You are on page 1of 1

Hasan Kaleshi (Sërbicë, 7 mars 1922 - 19 korrik 1976) ka qenë orientalist dhe studjues shqiptar.

Sot jemi bërë bashk që të kujtojmë ditën e lindjes së Hasan Kaleshit, i lindur më 7 mars, 1922.
Ne në emër të degës së Orientalistikës, ju dëshiroj mirë se ardhje dhe ju falemnderoj për praninë
tuaj në këtë takim.

Pa dashur të lexoj biografinë dhe bibliografinë e Kaleshit, e cila sic e dini të gjithë, është shumë e
pasur, do të doja të theksoja rëndësinë ose rezultatin e kontributit të Kaleshit në hapjen e degës së
Orientalistikës.

Të gjithë e dimë se me ndarjen e trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane dhe me krjimin e
shtetit shqiptar, popullata e Ballkanit në përgjithësi, dhe ajo shqiptare në veçanti, u shkuput nga
trungu i pemës, rrënjët e së cilës ishin në Lindje dhe në kulturen islame. Më pastaj këtë ndarje,
sistemi komunist, në Shqipëri më shumë, e në ish-Jugosllavi më pak, e thelloi dhe e çoi deri në
një çarje të madhe të qenies së shqiptarëve dhe traditës së tyre orientale, kjo e fundit megjithë
anët e saj pozitive dhe negative që kishte. Kështu dhe, nëpër qendrat akademike dhe arsimore
filloi të konstruktohej një ‘shqiptar i ri’ i cili do të përvetësonte vlera komuniste, që buronin nga
një interpretim tepër dogmatik i markisizmit dhe leninizmit. Ky ‘shqiptar i ri’ do të harronte,
madje do ta quante të huaj traditën dhe kulturën në të cilën kishte frymuar për pesë shekuj me
radhë. Në një atmosferë të tillë qe themeluar Orientalistika cila, përveç se do të merrej me
mësimin dhe studimin e kulturës orientale, shqiptarëve gjithashtu do t’ia përkujtonte edhe vlerat
dhe traditën e tyre. Pra Studimet Orientale u bënë një hallkë që lidhte mendimin modern shqiptar
me mendimin tradicional, dhe sadopak mundi të kontribuojë në zbehjen e armiqësisë ndaj të
kaluarës sonë orientale.
Kështu, Hasan Kaleshi, profesorët dhe të diplomuarit e kësaj dege kanë bërë përpkjeje sa kanë
mundur që të kontribuojnë në këtë drejtim. Dhe vëretët meritojnë të falemnderohen vec e vec.

Në fund, duke e përkujtuar Kaleshin, ne duhet të kujtojmë edhe seriozitetin, objektivitetin dhe
universaliotetin e punës së tij shkencore, e cila në shumë rrafshe akoma ka se cfarë të thotë.

You might also like