You are on page 1of 2

Komuna e Mitrovicës së Jugut

Opština Južna Mitrovica


Municipality of South Mitrovica

DREJTORIA E ARSIMIT
_________________________________________________________________
Datë: 04/07/2022
Mitrovicë

Drejtoria Komunale e Arsimit fton mbledhjen e 5-të me radhë të kolegjiumit të drejtorëve


të shkollave me qëllim të raportimit për përgatitje të përfundimit të gjysëmvjetorit të dytë dhe të
vitit shkollor 2021/2022, si dhe të përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2022/2023.
Me qëllim të informimit të udhëheqësve të shkollave për çështjet e sigurisë në shkolla në
takim do të merr pjesë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, zt. Bahtir Maxhuni.
Gjithashtu në këtë takim prezent do të jetë edhe zt. Imer Preteni me kolegë nga zyra e SIA-s, për
harmonizimin e aktiviteteve ndërinstitucionale.
Për rritjen e efikasitetit takimi do të organizohet në tri grupe.

AGJENDA
Koha e takimit: 11:10 – 13:35
Vendi i takimit: Salla e mediave
11:10 – 11:20 Ardhja e pjesëmarrësve
11:20 – 11:50 1. Hapja e takimit: Drita Kadriu-DKA

 Prezantimi i rendit të ditës


 Zt. Bahtir Maxhuni, Drejtor i Mbrojtjes dhe Shpëtimit :
Aspekte të sigurisë në institucionet arsimore.
 Zt. Imer Preteni, SIA Mitrovicë: Harmonizimi i aktiviteteve
dhe raportimet për SIA
11:50 – 13:00 2. Përgatitjet për përfundimin e gjysëmvjetorit të dytë ( periudhës së
tretë):
 Suksesi i nxënësve në gjysëmvjterin e dytë (raportim nga
shkollat)
 Mungesat e nxënësve për gjysëmvjetorin e dytë (raportim nga
shkollat)
 Rezultatet e testit të arritshmërisë

13:00 – 13:30 3. Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023


Përgatitjet përmbajtësore:
 Përgatitja për konkursin plotësues ( kërkesat e shkollave për
lëndët ku nuk ka pasur kandidat të kualifikuar)
 Plotësimi i normave mbrenda shkollave dhe bashkëpunimi me
rrjetin e shkollave për plotësimin e tyre
 Zgjedhja dhe funksionalizimi i aktiveve profesionale sipas
Udhëzimit administrativ 22/2016 dhe raportimi i emrave
 Përcaktimi i lëndëve zgjedhore sipas udhëzimit administrativ
32/2013
 Përditësimi i të dhënave për koordinator të cilësisë: profesioni,
numri i orëve që i mbajnë për koordinim të cilësisë
Përgatitjet teknike të ambienteve shkollore
 Pastrimi i shkollave, lyerja dhe dezinfektimi i tyre
 Organizimi i pushimeve dhe kujdestaritë në shkolla

13:30 – 13:35 4. Informatë:


Nga e marta (05.07.2022) fillon procesi i dëgjimit buxhetor të shkollave,
sipas orarit të përgatitur nga sektori i financave .Shkollat kanë obligim ti
hartojnë të gjitha aktivitetet për vitin kalendarik 2023 me aktivet
profesionale dhe këshillat e arsimtarëve.

Me respekt!

You might also like