You are on page 1of 29

PROJEKTI : MODULI 4

PROGRAMI I MËSIMDHËNIES I MODULIT PRAKTIK


PROFESIONAL
DREJTIMI: _ HOTELIERI - TURIZËM / NIVELI III / KLASA 13
“MENAXHIMI I PERSONELIT NЁ STRUKTURËN HOTELIERE DHE TURISTIKE”
(KODI : M-13-1658-20)

33 orë mësimore

Qëllimi i modulit: Një modul praktik, që i pajis nxënësit me aftësi praktike për të kryer
procedurat e punësimit të personelit, dokumentuar veprimet e kryera dhe kryer regjistrimet e
duhura në strukturën hoteliere dhe turistike.

Objektiva:

1-Të identifikojë dhe të planifikojë nevojat për personel

2-Të hartojë njoftimet për vendet e reja të punës


3-Të kryejë procedurat e rekrutimit të personelit
4-Të kryejë procedurat e punësimit
5-Të hartojë planin e veprimeve për zhvillimin e personelit dhe trajnimin e vazhdueshëm të tij

Vëmendje: Në përfundim të modulit duhet të keni realizuar një model bazuar në objektivat e
mësipërm

RM1 - 9 orë ;Nxënësi identifikon dhe planifikon nevojat për personel

1.1-Identifikimi dhe planifikimi nevojat për personel;

1.2-Mbledhja e informacionit të saktë dhe të plotë nga sektorët e strukturës hoteliere dhe
turistike për nevojat për personel

1.3-Analizimi i saktë dhe me përgjegjshmëri kërkesat e sektorëve për personel


1.4- Përcaktimi i saktë shërbimet e tjera që do të ofrohen nga struktura hoteliere dhe turistike
1.5-Përcaktimi i saktë nevojat për personel të ri, sipas sektorëve të strukturës hoteliere dhe
turistike
1.6-Hartimi i formularëve përmbledhës për personelin e ri
1.7-Përcaktimi i dokumenteve dhe kritereve të nevojshme për vendet e lira të punës, sipas
standardeve të kërkuara
1.8-Reklamimi, sipas standarteve vendeve të lira të punës në media.
1.9-Vleresimi i nxënësve RM1
RM2 - 6 orë : Nxënësi harton njoftimet për vendet e reja të punës

2.1-Formulimi një njoftim të qartë për personelin që kërkohet;


2.2-Përcaktimi i mjeteve/mënyrave me të cilat mund të kryhet

2.3-Llogaritja me saktësi kostot paraprake të njoftimeve

2.4-Marrja e një vendimi të argumentuar ekonomikisht dhe efektiv për mënyrën e publikimit të
njoftimit

2.5-Publikimi i njoftimit sipas mënyrës së përzgjedhur

2.6-Vleresimi i nxënësve RM2

RM3 - 6 orë : Nxënësi kryen procedurat e rekrutimit të personelit

3.1-Shqyrtimi me korrektësi dokumentat e kandidatëve për vendet e punës


3.2-Formulimi i saktë i pyetësorëve dhe formularët për kandidatët që intervistohen
3.3-Kryerjadhe vlerësimi me objektivitet bazuar në dokumentacionin dhe rezultatin e intervistës

3.4-Kryerja publikimin e emrave fitues dhe njoftimin e sektorëve për personelin e ri;

3.5-Prezantimi kandidatin fitues me vendin e punës;


3.6-Vleresimi i nxënësve RM 3

RM4 - 6 orë : Nxënësi kryen procedurat e punësimit.

4.1-Përzgjedhja dhe përdorja në mënyrë korrektë të gjithë informacionin mbi bazën ligjore që
rregullon marrëdhëniet e punës

4.2-Negocimi lidhur me kushtet e punës, pagesën etj

4.3-Nënshkrimi kontratën e punës

4.4-Kryerja e regjistrimit në zyrën e punës, sigurimet shoqërore dhe të marrë numrin/at


e sigurmeve

4.5-Kryerja e regjistrimit e punonjësit/ve të ri/nj në librin e pagave


4.6-Vleresimi i nxënësve RM4

RM5 - 6 orë : Nxënësi kryen procedurat e punësimit.

5.1-Identifikimi i nevojave për kualifikime sipas sektorëve dhe vendeve të punës

5.2-Ndërtimi i një plan kualifikimi të personelit të ri

5.3-Hartimi i një program rikualifikimi për personelin ekzistues


5.4-Llogaritja kostot për veprimtaritë kualifikuese dhe rikualifikuese
5.5-Orë e planifikuar për nxënësit e prapambetur

5.6-Vleresimi i nxënësve RM5

RM1 - 9 orë ;Nxënësi identifikon dhe planifikon nevojat për personel

Hapat e punës:
1- Pergatisim vendin dhe mjetet e punes
2- Sigurojme te gjitha mjetet e punes perfshire dhe formatin A/4
3- Sistemojme tavolinen
4- Ndezim komjuterin (paisemi me fleta A/4)
5- Hapim programet me te cilet do te punojme (Sipas veprimtarive)
6- Pergatitja e dosjes se praktikes

1.1-Identifikimi dhe planifikimi nevojat për personel

Ndiq video “ 1.1”


1.2-Mbledhja e informacionit të saktë dhe të plotë nga sektorët e strukturës hoteliere dhe
turistike për nevojat për personel

Në bazë të Identifikimit dhe planifikimit të nevojave për personel të realizuar në orën e më


parshme analizojmë një prej sektorëve që ka kërkesa për personel është:

Sektori I recepsionit :
1- Personel I larguar (1)

2- Personel I ri (1) – zevendëson vendin e lirë pas largimit

3- Personel shtesë (2) – konsierzha

4- Gjithsej ( 3)

Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj për faktin se planifikimi i stafit është i lidhur edhe me
procese të tjera të planifikimit që ndodhin në hote “Dimesion, dhe duhet të lidhen me ta në
kohë. Në mënyrë ideale, duhet të planifikojmë për secilën periudhë. Këtë do ta trajtojmë në
orën në vazhdim.

Veprimtari praktike: Bazuar në planifikimin e nevojave për personel të realizuar nga ju analizoni
cdo sektorë të hotelit për të krijuar një ide me të qartë për nr e personelit që ju duhet.
Kush mbaron punën del në pushim të mathë ( ju befte mire akullorja).
Ju të tjerët vetëm ujë. ( ha, ha, ha)

1.3-Analizimi i saktë dhe me përgjegjshmëri kërkesat e sektorëve për personel

1 Cikli i dimrit nëntor-prill

Pronarët

Magazina

Ekonomisti

Kuzhina me dy punonjës Banakieri Punonjësi i sallës Punonjësi i sallës

Sanitarja e gjithë Sanitarja e gjithë


Orari i punës 9- 18

Pra siç shihet nga organigrama ekonomisti kryen si funksionin e tij, edhe procesin e magazinimit,
madje dhe të recepsionit nëse mund të ndodh vizitim në hotel

Banakieri dhe një kamarier merret vetëm me restorantin.

Kuzhina ka dy punonjës që më interesantia është që sanitarja kryen gjithë mirëmbajtjen e hotelit


gjatë kësaj periudhe, dhe roja e siguria është vetëm një punonjës.

Gjithësej në këtë periudhë punësohen 7 punonjës, ku njëri është funksion administrimi


( ekonomisti përgjigjet për të gjithë hotelin) dhe kuzhinjeri vetëm për kuzhinën.

3 Cikli i verës, sezoni i pikut

Punohet me dy turne, por ka orare fleksibel Magazinat

Ekonomisti
Pronarët

Kuzhina Banaku (2 Restoranti Dhomat


banake)

Shefi i sallës Recepsioni (2)


Kuzhinjeri kryesor
Dy punonjes
5 kamarier
Siguria 2
Kuzhinjeri i mengjësit punonjës dhe Sanitare (3)
4 ndihmës tekniku
2 Ndihmësit dhe 2 sanitarja e kuzhinës

Punonjësi i
Punonjësi i plazhit (2)
parkimit
Cikli i dytë pra maj-qershor dhe shtator-tetor

Punohet me një turn, por ka orar fleksibël

Siguria e një punonjës


Ekonomisti
Pronarët

Kuzhina Banaku Restoranti Dhomat

Dy punonjes Shefi i sallës Recepsioni


Kuzhinjeri kryesor

Dy kamarier

Kuzhinjeri i mëngjesit Dy sanitare


Tre ndihmës
Ndihmësi dhe sanitarja e kuzhin ës

Hoteli merr pamjen më të qartë në ndarjen e detyrave dhe funksioneve. Në organigramë shihet
qartë ndarja e plotë sipas sektorëve të prodhimit

Kuzhina bëhet me 4 punonjës, ku mund të veçojmë që kuzhinjeri i mëngjezit, bëhet ndihmës në


darkë, pasi në drekë nuk punon.

Ndërsa banaku është me dy punonjës, sepse vihet në funksion pjesa e molit, që preferohet në
stinën e pranëverës për konsum të barit si nga individët, ashtu edhe nga grupet turistike të çdo
lloj moshe

Sigurisht restoranti riformatohet me dy kamarier të shpërndar në bazë të hapësirës së funksionit,


pra një merret me sallën brenda restorantit, ndërsa tjetri me pjesën e jashtme të saj.

Sektori i dhomave kalon me një recepsioniste dhe dy sanitare, por që ajo ka dhe adminitrimin e
magazinave. Ekonomisti merr vetëm funksionet e tij dhe kontrollon financat, ndërsa siguria
vazhdon i njëjti numër punonjës, pra një.

Pra numri i punonjësve në këtë sezon është 18.


Detyrë : Plotësoni tabelën për planifikimin e nevojave të personelit në hotelin tuaj.

(Ju ndihmonë të përdorni hulumtimin dhe analizën )

E gjithë procedura për planifikimin e nevojave të personelit mund të përfaqësohet në pesë hapa
kryesorë.

Nr Hapat kryesore Procedura e planifikimit te Shënimet (specifika)


nevojave

1 Analizë e burimeve të  Strategjia e përgjithshme


brendshme të hotelit e hotelit
 Aftësia paguese
financiare
 Qarkullimi
 Fitimet, etj

2 Analizë e nevojave të hotelit  Sa (nr)


për personel në një periudhë  Llojet e kualifikimeve
specifike (muaj, tremujor).  Për cilat funksione
 Kur nevojiten punonjësit

3 Analizë e mundësisë së Kjo gjë varet nga politika e


plotësimit të nevojave personelit: a ka për qëllim
specifike të kompanisë në mbajtjen e punonjësve apo jo.
personel në kurriz të
burimeve njerëzore
ekzistuese
4 Nevoja cilësore për personel Numrin e të punësuarve sipas:
1- Kategorive

2- Profesioneve

3- Specialiteteve

4- Niveleve të kërkesave për


kualifikim

5 Nevoja sasiore Pa marrë parasysh kërkesat e


kualifikimit dhe karakteristikat e
organizatës.

1.4- Përcaktimi i saktë, shërbimet e tjera që do të ofrohen nga struktura hoteliere dhe turistike

Në modulin 3 tema – 1.5 ne kemi analizuardisa nga shërbimet që ofron hotel “Dimesion “ për
të cilat klientët paguajnë dhe çmime më të larta. Shërbimet të cilat kërkohen me shumë nga
klienti duhet të jenë pjes e shërbimeve shtesë, nëse nuk janë përfshirë në shërbimet bazë.
(Por mos harroni që merret parasysh dhe periudha/ sezoni)

NR Shërbimet bazë Po Sherbime


shtesë

1 Disponueshmëria e një restoranti në një hotel +

2 Mëngjesi i përfshirë në çmimin e dhomës +

3 Dhomë me diell në hotel +

4 Bar – Restorant - Piceri jashtë hotelit +

5 Madhësia e dhomës (e madhe apo e vogël) +

6 Udhëtim me anije (Karaburun) +

7 Bicikleta me qera +

8 Mundësia për të porositur drekën në dhomë +

9 Prania e një minibari në dhomë +

10 Prania e një kasaforte në dhomë +

11 Mundësia e larjes së rrobave +

12 Prania e një parukieri, salloni bukurie +

13 Bileta për evente kulturore , sportive, +


folklorike etj

Konkluzione : Shërbimet shtesë me të kerkuara janë :

1- Bar – Restorant - Piceri jashtë hotelit (gjatë gjithë vitit)


2- Udhëtim me anije (Karaburun) – për muajt maj dhe shtator
3- Bicikleta me qera
4- Prania e një parukieri, salloni bukurie
5- Bileta për evente kulturore , sportive, folklorike etj

Detyrë :Përcakoni saktë, shërbimet e tjera që do të ofrohen në bazë të llojit të strukturës tuaj
hoteliere
Nuk mjafton vetem nje “ Welcome” !

1.5-Përcaktimi i saktë nevojat për personel të ri, sipas sektorëve të strukturës hoteliere dhe
Turistike

Bazuar në konkluzionet e orës paraardhëse shihet qartë:

1- Bar – Restorant - Piceri jashtë hotelit (gjatë gjithë vitit)


a- Nuk kemi nevojë për personel shtesë ( personel ekzistues)

2- Udhëtim me anije (Karaburun) – për muajt maj dhe shtator


a- Nuk kemi nevojë për personel shtesë ( personel ekzistues)
3- Bicikleta me qera
a- Kemi nevojë për personel shtesë ( 1 – punonjës )

4- Prania e një parukieri, salloni bukurie


a- Nuk kemi nevojë për personel shtesë ( personel ekzistues)
( Ambjente me qera/ biznes privat)

5- Bileta për evente kulturore , sportive, folklorike etj


( realizohen nga recepsioni)

Pa haruar recepsionin (e kemi trajtuar në temën -1.2)

Sektori I recepsionit :
1- Personel I larguar (1)

2- Personel I ri (1) – zevendëson vendin e lirë pas largimit

3- Personel shtesë (2) – konsierzha

4- Gjithsej ( 3)

Mjafton një llogaritje e thjështë

 1 punonjës ( bicikleta me qera)

 3 punonjës (recepsion)

Gjithsej : 4 – punonjës ( prej tyre 2- personel shtesë dhe 2- personel I ri )

Detyrë : Llogarritni saktë nevojat për personel të ri sipas sektorëve të strukturës hoteliere dhe
Turistike.
Mos u mendoni shumë se ne 1 + 3 = 4 llogaritëm !

1.6-Hartimi i formularëve përmbledhës për personelin e ri

1.7-Përcaktimi i dokumenteve dhe kritereve të nevojshme për vendet e lira të punës, sipas
standardeve të kërkuara

Ne temën 1.5 ne realizuam një llogaritje e thjështë

 1 punonjës ( bicikleta me qera)

 3 punonjës (recepsion)

Gjithsej : 4 – punonjës ( prej tyre 2- personel shtesë dhe 2- personel I ri )

Kandidatët për vendet e lira të punës në recepsion duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

1) Të jetë shtetas shqiptar ( me vendbanim në Vlorë)


2) Të kenë të kryer arsimin e lartë

3) Të ketë leje drejtimi automjetesh

4) Te jetë i moshës 22 – 30 vjec

4) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar

5) Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT :

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1) Kërkesë për aplikim (me shkrim dore)

2) Curriculum Vitae

3) Fotokopje e Kartës së Identitetit

4) Çertifikatë e gjendjes familjare

5) Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar

6) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka)

7) Fotokopje e librezës së punës.

8) Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar)

9) Raport mjeko-ligjor

10) Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore

11) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sektorin e burimeve njerëzore brenda

DT. 20.01.2021.

Detyrë : Vendosni ju kriteret tuaja në bazë te vendeve të lira të punës


Kujdes me kriteret se I trembni aplikantët ….

Ndiq video : “4.1.7”

1.8-Reklamimi, sipas standarteve i vendeve të lira të punës në media.

1.9-Vleresimi i nxënësve RM1

RM2 - 6 orë : Nxënësi harton njoftimet për vendet e reja të punës

Hapat e punës:
1- Pergatisim vendin dhe mjetet e punes
2- Sigurojme te gjitha mjetet e punes perfshire dhe formatin A/4
3- Sistemojme tavolinen
4- Ndezim komjuterin (paisemi me fleta A/4)
5- Hapim programet me te cilet do te punojme (Sipas veprimtarive)
6- Pergatitja e dosjes se praktikes

2.1-Formulimi një njoftim të qartë për personelin që kërkohet

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Hotel “ Dimesion “ shpall konkurimin për vende të lirë pune në pozicionet :

1. Sektori recepsion / pozicioni – Konsierzh (2 vende)

a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në Hoteleri - Turizen.

Preferohet që dhe diploma e nivelit “te mesem” të jetë në të njëjtën fushë.

b) - Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

c) – Paga e kënaqshme - 35000 lekë ( si fillim).

d) – Kushte të mira pune dhe vaktet dhe uniforma ofrohen për personelin nga hoteli.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip .

b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën e nivelit te mesem).

c - Fotokopje të librezës së punës (nese ka/ jo kusht I domozdoshëm)

d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID)


e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore

f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

g - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash,

vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera
të përmendura në jetëshkrimin tuaj

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet në adresën :

Hotel “ Dimesion “Ujë I ftohtë . Vlorë

2.2-Përcaktimi i mjeteve/mënyrave me të cilat mund të kryhet

2.3-Llogaritja me saktësi kostot paraprake të njoftimeve

2.4-Marrja e një vendimi të argumentuar ekonomikisht dhe efektiv për mënyrën e publikimit të
njoftimit

2.5-Publikimi i njoftimit sipas mënyrës së përzgjedhur

2.6-Vleresimi i nxënësve RM2

RM3 - 6 orë : Nxënësi kryen procedurat e rekrutimit të personelit


Hapat e punës:
1- Pergatisim vendin dhe mjetet e punes
2- Sigurojme te gjitha mjetet e punes perfshire dhe formatin A/4
3- Sistemojme tavolinen
4- Ndezim komjuterin (paisemi me fleta A/4)
5- Hapim programet me te cilet do te punojme (Sipas veprimtarive)
6- Pergatitja e dosjes se praktikes

3.1-Shqyrtimi me korrektësi dokumentat e kandidatëve për vendet e punës

Çfarë dokumentesh paraqet aplikanti per pune?


 
1. 1 kopje jetëshkrimi (CV)
2. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit
3. Fotokopje e diplomës e noterizuar
4. Fotokopje e listës së notave e noterizuar
5. Deshmi penaliteti
6. Certifikate familjare
7. Libreze pune
8. Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme
9. Fotokopje e kartes se identitetit
10. Raporti mjeko-ligjor
11. Vertetim I Gjykates
12. Vertetim I Prokurorise

3.2-Formulimi i saktë i pyetësorëve dhe formularët për kandidatët që intervistohen

Shembull pyetësori:
1- Përse dëshiron të punësohesh në hotelin tonë?
2- Cilat janë aftësitë tuaja?
3- Cilat janë dobësitë më të mëdha tuaja?
4- Pse duhet t'ju besojmë juve?
5- Çfarë dini për Hotelin tonë?.
6- Pse po kërkoni të ndërroni punën tuaj (nëse është i punësuar)?
7- Pse duhet t'ju punësojmë juve?
8- Cila është paga që prisni të keni?
9- Çfarë synoni për të ardhmen?

1- Disa pyetje për intervistë pune?

Më thuaj diçka për veten tuaj?


Cilat janë pikat e tua të forta?

Cilat janë pikat e tua të dobta?

Çfarë dini për hotelin tonë?

A je I aftë të punosh në grup apo individualisht?

A je I aftë të punosh në presion?

A përshtatesh në situata të ndryshme?

A keni folur ndonjëherë në publik?

2- Disa pyetje tjera

Ku,dhe si dëshironi ta shikoni veten pas 10 viteve?

Çfarë mendoni për të ardhmen?

Në çfarë sektori do të përqëndroheni?

A keni ndonjë të familjes që është në atë drejtim?

A keni përkrahje nga prindërit?

A mendoni se është e pa mundur?

Cila lëndë është më e vështirë për ju?

Cili është libri I fundit që e ke lexuar?

Qyteti më I bukur sipas jush?

Hobi juaj?

3.3-Kryerja dhe vlerësimi me objektivitet bazuar në dokumentacionin dhe rezultatin e


intervistës
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE :
*Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

*Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si


dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.

*Totali i pikeve për këtë vlerësim është 60 pikë.


Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin e punës


b - Eksperiencën e tyre të mëparshme
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në


mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4-Kryerja publikimin e emrave fitues dhe njoftimin e sektorëve për personelin e ri;
3.5-Prezantimi kandidatin fitues me vendin e punës

3.6-Vleresimi i nxënësve RM 3

RM4 - 6 orë : Nxënësi kryen procedurat e punësimit.

Hapat e punës:
1- Pergatisim vendin dhe mjetet e punes
2- Sigurojme te gjitha mjetet e punes perfshire dhe formatin A/4
3- Sistemojme tavolinen
4- Ndezim komjuterin (paisemi me fleta A/4)
5- Hapim programet me te cilet do te punojme (Sipas veprimtarive)
6- Pergatitja e dosjes se praktikes

4.1-Përzgjedhja dhe përdorja në mënyrë korrekte i të gjithë informacionin mbi bazën ligjore që
rregullon marrëdhëniet e punës

4.2-Negocimi lidhur me kushtet e punës, pagesën etj

4.3-Nënshkrimi kontratën e punës

4.4-Kryerja e regjistrimit në zyrën e punës, sigurimet shoqërore dhe të marrë numrin/at


e sigurimeve

4.5-Kryerja e regjistrimit e punonjësit/ve të rinj në librin e pagave

4.6-Vleresimi i nxënësve RM4

RM5 - 6 orë : Nxënësi hartonë planin e veprimeve për zhvillimin e personelit dhe
trajnimin e vazhdueshëm të tij.
Hapat e punës:
1- Pergatisim vendin dhe mjetet e punes
2- Sigurojme te gjitha mjetet e punes perfshire dhe formatin A/4
3- Sistemojme tavolinen
4- Ndezim komjuterin (paisemi me fleta A/4)
5- Hapim programet me te cilet do te punojme (Sipas veprimtarive)
6- Pergatitja e dosjes se praktikes

5.1-Identifikimi i nevojave për kualifikime sipas sektorëve dhe vendeve të punës

Përcaktimi i nevojave të trajnimit. Analiza e punës mund të përdoret për nevojat e trajnimit, për
të identifikuar apo për të zhvilluar:

• përmbajtjen e trajnimit
• testet vlerësuese si dhe për të matur efektivitetin e trajnimit

• mjetet që do të përdoren në trajnim

• metodologjinë e trajnimit (bazuar në punën me grupe të vogla, duke përdorur mediat


didaktike apo teknologjinë e informacionit etj.).

5.2-Ndërtimi i një plan kualifikimi të personelit të ri

Aftesite e komunikimit ne hotel ( I jashtëm dhe I brendshëm)

Kohëzgjatja:1 dite

Fillon: 9:00 AM

Mbaron: 4:00 pm

Numri i pjesëmarrësve: Min 8 – Maks 12

Gjuha: Shqip/Anglisht

Përgjegjes / Trajnues : Burimet njerëzore

Prezantimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është të ndihmojë punonjësit e hotelit të njohin dhe dallojnë përqasjen e
tyre ndaj komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Ky trajnim fokusohet tek gama e aftësive ndërpersonale që kontribuojnë në një komunikim


efektiv. Trajnimi do të inkurajojë pjesëmarrësit të reflektojnë mbi gamën dhe cilësinë e
komunikimit të tyre si dhe të marrëdhënieve në punë. Ai do të ofrojë sugjerime, teknika dhe ide
që do të ndihmojnë pjesëmarrësit të zhvillohen dhe përmirësohen.

Temat që do të trajtohen:

 Komunikimi si aftësi për punë, sfida/ risi


 Zonat tipike problematike – Rast Studimor
 Komunikim me klientin e brendshëm.
 Supozimet që bëjmë.
 Komunikimi verbal dhe joverbal.
 Kanalet e komunikimit.
 Interpretimi imesazheve (kodimi)
 Të shkruarit në biznes.
 Mjetet e komunikimit të suksesshëm.

Grupi i interesit:

Ky trajnim është i përshtatshëm për te gjithe stafin e hotel “Dimesion”.

(Gjithmon ka risi që duhet ti mësojmë)

Përfitimet tuaja:

Ky trajnim sugjeron ide, jep njohuri, mënyra dhe teknika që ndihmojnë stafin e hotelit të jetë
më i suksesshëm dhe të arrijnë maksimumin e kënaqësisë në punë nëpërmjet komunikimit
korrekt.

Detyrë : Hartoni një test vlerësues për të matur efektivitetin e trajnimit.

( Mësoni dhe ju si të hartoni një test kontrolli, të na besoni dhe ne kur ju japim test ne mësim)

5.3-Hartimi i një program rikualifikimi për personelin ekzistues


Youth Reception for “Dimesion” Hotel-Restorant Vlora

1) Zhvillimi i aftësive të të rinjve përmes

trajnimit për

Zhvillimin e Aftësive, për ti krijuar mundësi

për (vetë)
punësim .

Objektivat: 2) Forcimi i kapaciteteve të të rinjve në

përdorimin e TIC.
3) Krijimi i partneriteteve me operatorët turistik

për

promovimin e Vlorës si destinacion gjithë


vjetor.

4) Procedurat e rezervimit

5) Procedurat e check-in

6) Shitja e sukseshme e sherbimeve në hotel

7) Procedurat e check-out
8) Informimi dhe zgjidhja e ankesave të
klientëve

1) 4 të rinj të trajnuar si recepsionist.

2) 2 të rinj të trajnuar për krijimin e videove dhe

spoteve
a. promovuese për Qarkun e Vlorës dhe të
Rezultatet: hotelit.

3) Krijimi i recepsionistit që identifikon asetet e

hotelit.

Shkolla Tregtare Vlorë,Hotel-Restorant


“Dimesion”

Vendi dhe Shkurt-Mars 2021


Koha:

Përgatiti: Ariola Panteqi, Daniela Ruçi, Fatmira Prodani dhe

Gëzim Kabashi

Aftësitë e
fituara 1) Aftësitë komunikative
gjatë 2) Aftësitë shkruese

trajnimeve :
3) Aftësitë prezantuese

4) Aftësitë ndërvepruese

Aftësitë teknologjike (TIK)

5) Aftësi teknike-profesionale në recepsion

5.4-Llogaritja kostot për veprimtaritë kualifikuese dhe rikualifikuese

5.5-Orë e planifikuar për nxënësit e prapambetur

5.6-Vleresimi i nxënësve RM5

You might also like