You are on page 1of 2

Pune Portofoli Letersi

Punoi: Seriat Maska

Drama e nje intelektuali te shfrytezuar keq


Ne romanin “Shkelqimi dhe Renia e Shokut Zylo” flitet per nje
njeri “intelektual”, ne dukje shume i pergatitur dhe i zgjuar, por
qe, ne fakt, prapa kesaj zgjuarsie dhe pergatitjeje fshihet
nenpunesi i tij, Demka, i cili ben gjithcka qe duhet duke iu
nenshtruar detyres qe ka dhe e ben me se miri kete gje, por nuk
i merr asnjehere meritat per te. Ai eshte quajtur edhe “Zyrtari i
skllaveruar”. Ne kete roman verehet me se miri kjo dukuri e
shfrytezimit keq te nje intelektuali dhe ne kete menyre
pasqyron nje te vertete te hidhur te sistemit komunist qe ka
qene dikur ne Shqiperi. Po a flet ky roman vetem per ate kohe
apo eshte aktual edhe ne ditet e sotme? Sigurisht qe nuk eshte
nje dukuri e perhapur aq shume sa c’ka qene me pare dhe
dikush mund te thoshte qe s’ekziston me, por une do te thoja
qe ekziston edhe ne ditet e sotme, dhe mbase me shume se c’e
veme re ne.
Nuk eshte e veshtire te shohim se sa te afte jane njerezit tane
te shtetit, ata qe jane ne krye te vendit. Shume prej tyre na
prezantohen si shoku Zylo ne fillim dhe cdokush i adhuron.
Duken njerez te pergatitur, te mencur dhe te besueshem
sigurisht, prandaj njerezit u besojne. Megjithate jane ato raste
ku ata fillojne e shajne si njerez te rendomte, ose rastet ku
bejne gafa per gjera te thjeshta, ose atehere kur shfaqen qe
kane genjyer dhe nuk bejne ato qe thone, jane ato raste, ku e
kuptojme se cilet jane ata ne te vertete. Pra, paskemi plot Zylo
ne shoqerine tone te sotme. Po Demka ku eshte? A ekziston
Demka ne mesin tone? Sigurisht qe po dhe me shume se Zylo
mbase. Ne shoqerine tone shqiptare plot korrupsion ka plot nga
ata njerez qe mbarojne universitete me rezultatet me te mira
dhe perseri e kane te veshtire te gjejne pune, kur ne vendin ku
ata duhet te jene eshte dikush qe nuk ia ka idene si ta beje ate
pune, por eshte miku i dikujt ne pushtet ose eshte vete ne
pushtet. Ka plot nga ata qe hiqen nga puna me ndrrimin e
pushteteve, per shkak se s’jane mbeshtetes te partise qe eshte
ne pushtet. Keta behen me vone njerezit qe detyrohen te bejne
gjithcka per te fituar buken e gojes, duke iu nenshtruar njerezve
qe jane ne pushtet dhe duke mos mare asnjehere ate qe vertet
e meritojne.
Nese shohim me thelle jam i sigurt qe mund te gjejme edhe
shembuj te tjere. Pra, kjo dukuri qenka me e perhapur se c’e
mendonim. Cfare te bejme per ta rregulluar atehere?
Sado e veshtire qe eshte dhe shume njerez mund te thone qe
eshte dicka e pashmangshme, une mendoj se kjo eshte dicka qe
ndodh mes njerezve dhe secili prej nesh, si njeri, mund te beje
pjesen e tij per te bere nje ndryshim. Asnje njeri nuk ka perse te
rrije i shtypur dhe te lejoje shfrytezimin e tij nga te tjere, por
nga ana tjeter njerezit ne pozite jane ata qe duhet te kthejne
gishtin nga vetja dhe te ndalojne se beri padrejtesite, qe
tashme jane bere normale, dhe ti japin secilit ate qe meriton.

You might also like