You are on page 1of 2

“Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” nga Ismail Kadare, shprehje e

qëndrimit kritik ndaj diktaturës së kuqe - sistemit komunist

Kërkesa për një organizim ideal shoqëror është evidente që nga


parahistoria. Njerëzit e tërë kohërave vazhdimisht kanë provuar
mënyra për organizimin e jetës së tyre shoqërore, në tërë botën,
edhe në Shqipëri. Socializmi është një prej skemave të propozuara
për një ideal të tillë, që me preteks se ofron barazi absolute, se e
zhduk korrupcionin që e mbin kapitali mbi ndërgjegjen e njeriut, do
të zhduk kapitalin individual në tërësi, dhe kështu, rrjedhimisht do
të mbante barazi mes të gjitha shtresave, madje edhe do të fshinte
çdo kufi që i ndante shtresat shoqërore.
Megjithatë, nga përjetimet e njerëzve dhe në këtë rast, nga ajo që
përshkruhet në Pallatin e Ëndrrave, diket sikur kjo skemë nuk
përfundoi në gjë tjetër veçse izolimin edhe më tutjeshëm të
shtresave, tashmë ato nuk i ndante merita, puna apo kapitali i tyre,
por ndarja mes tyre formohej me anë të vetëdijes dhe pavetëdijes
ndaj së vërtetës. Kjo ndarje e re ishte edhe më e errët, edhe më e
rreptë se ajo e vjetra, meqë te e vjetra kishte lëvizje mes shtresave të
ulëta dhe ato të larta, këtu këtë lëvizje e gëzonin shumë pak njerëz,
fati i të cilëve e kishte hedhur në mes të njerëzve të fuqishëm. Por
ajo që e bënte edhe më të mjerueshëm këtë sistem, ishte një shtresë
e re, e ngushtë, e errët që posedonte diçka më shumë se vetëm
vetëdija, kishte kontroll mbi definimin e së vërtetës, mbi definimin e
vetëdijes, kishin njëfarë mbivetëdije. Kontrolli mbi të vërtetën, ose
mbi kuptimin e së vërtetës i bënte shumë më të fuqishëm njerëzit e
kësaj shtrese.
Mark-Alemi në fillim të veprës sapo ishte kyqur në sistemin e
Tabir Sarajit, ishte kyqur në brendi të shtetit dhe kështu e kishte
fituar statusin e të vetëdisuarit. Kishte fituar një pozitë prej nga
mund të shihte gjithçka që ndodh brenda jetës së njerëzve të
rëndomtë, dhe me këtë pozitë kishte edhe një fuqi, një kontroll mbi
kuptimin e jetës së njerëzve. Në Seleksionim i ndante ëndrrat në të
vlefshme dhe të pavlefshme. Çdo ëndërr që kalonte nga dora e tij
mund të ishte mjet për shtetin dhe shtresën më të lartë të ngrit
fuqinë edhe më lartë, por edhe kishte potencialin e rrëzimit të fuqisë
së dikujt. Megjithë fuqinë që kishte në dorë, Mark-Alemi ishte i
Jasir Idriz, Mars 2022
tërhequr nga shfrytëzimi i saj i paprerë. Ai është indiferent ndaj
gjithçkaje që është duke ndodhur rreth tij, veprimet e tij duken të
rëndomta e të pafajshme. Ky qëndrim indiferent është kritika më e
theksuar e tij ndaj këtij sistemi përbindësh. Ai e dinte se çka
pësonin njerëzit që mundoheshin të jenë pjesë e shtetit dhe të
përfitojnë prej saj, që sa më shumë dikush i afrohej shtetit, aq më
shumë kërcënohej me ndëshkim, e aq më rëndë vuante në fund kur
ndëshkohej. Mark-Alemi kur ishte në Interpretim pa arkivolin e
ëndërrparësit të kryeëndrrës, e pa se si zhgënjehej ai që priste
shpërblim nga shteti. Kur zbriti në Arkiv u informua për gjurmimin
e thellë që iu bëhej ëndrrave të hershme. As ëndrrat e shumë
shekujve më parë nuk shpëtonin nga angazhimi i shtetit, edhe faqet
më të vjetra mund të ishin mjet për qëllimet e shtetit. Kjo vërteton
se tentakulat e shteti shtriheshin deri në skajin më të largët të
shtetit dhe shtetasve, ato arrinin deri te secili individ, prej nëpunësit
më të lartë deri te perimeshitësi. Shteti posedonte të kaluarën, të
tashmen dhe të ardhmen. Kjo e bënte aq të tmerrshme shtetin, aq
shumë e frikësonte Mark-Alemin, saqë ishte në dilemë: të ngritej
më lartë në këtë piramidë, të fitonte pozitë edhe më të lartë në këtë
mekanizëm, apo të qëndrojë kokulur, ta lëshojë veten në rrjedhën e
drejtuar nga më të lartit? Zgjedhja e tij o do ta shpëtonte nga
dhëmbët e këtij përbindëshi, o do ta bënte atë vetë një prej
dhëmbëve të tij.
Përgjigjes iu afrua pas darkës së tmerrshme, pas vrasjes së Kurtit.
Vrasja e ungjit të tij e bindi atë që ky sistem vetë nga natyra ishte
shkatërrues, nuk kishte se si të ndalje, se si të drejtoje shkatërrimin
e pashmangshëm nga ana e tij. Kështuqë e lëshoi veten të rrjedhë, të
rrjedhë në lumin e indiferencës, e qetësisë, e shuarjes. Edhe pse
arriti të bëhet kryetar i Pallatit, këtë nuk e kishte bërë me dorën e
vet, ai vetëm ulte kokën dhe punonte, mundohej të mos ndërhyjë në
kërkesat e shtetit dhe familjes, ashtuqë shkatërrimin që do të sjellte
puna e tij, nuk do të jetë nga faji i tij, por do të jetë rezultati absolut i
sistemit të tillë.
Romani në tërësi është metaforë për distopinë totalitare në
përgjithësi, jo vetëm të shqiptarëve në kohën e komunizmit. E
përshkruan vështirësinë e ndryshimit thelbësor në një sistem të
tillë. Evidenton se për ndryshim duhet fuqi edhe më të madhe se ajo
që e kishte familja e Qyprillinjve.
Jasir Idriz, Mars 2022

You might also like