You are on page 1of 2

Institucioni publik nga lëmia e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, entit dhe qendrës

urgjente Shkup, në bazë të Vendimit të Bordit Drejtues nr. 02-1417/1më datë 29.06.2023 shpallë

SHPALLJE PUBLIKE Nr. 01/2023


të dorëzohet përdorimi i hapësirës së lirë për vendosjen e aparateve të ushqimit dhe pijeve

Nr. Vend ndodhja Lloji i Numr Çmimi fillestar pa Çëllimi


Ren. hapësirës ii TVSH në muaj për
apara një aparat
tit
IP nga lëmia e shëndetësis Hapësirë e 1 2.500 denarë Vendosje e aparatit
rr. Vodnjanska nr. 17, Shkup, lirë me për ushqim dhe pije
1. - te hymja kryesore e sipërfaqe
ndërtesës së Klinikave prej 1 м²
kirurgjikale
IP nga lëmia e shëndetësis Hapësirë e 1 2.500 denarë Vendosje e aparatit
rr. Vodnjanska nr. 17, Shkup, lirë me për ushqim dhe pije
- te hymja kryesore e sipërfaqe
2. ndërtesës së Klinikave interne prej 1 м²

IP nga lëmia e shëndetësis Hapësirë e 1 2.500 denarë Vendosje e aparatit


rr. Vodnjanska nr. 17, Shkup, lirë me për ushqim dhe pije
3. - para hymjes së urgjentës sipërfaqe
qendrore prej 1 м²

IP nga lëmia e shëndetësis Hapësirë e 1 2.500 denarë Vendosje e aparatit


rr. Vodnjanska nr. 17, Shkup, lirë me për ushqim dhe pije
4. - rruga e këmbësorëve afër sipërfaqe
Heliodromit prej 1 м²

Hapësirën e lirë të cilën e shfrytëzon dhe mirëmbanë IP nga lëmia e shëndetësisë e lëshon për vendosjen e
aparatit për ushqim dhe pije në 4 (katër) lokacione, me çmim fillestar prej 2.500,00 denarë në muaj për një
aparat pa TVSH 18% me shpenzime të përgjithshme (rrymë, dhe harxhime tjera komunale) personave fizikë dhe
juridikë vendas dhe të huaj.
Hapësira e lirë lëshohet për një periudhë të caktuar kohore prej 1 (një) viti, me afat të marrëveshjes prej 30
ditësh, sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
Dorëzimi i ofertave bëhet me postë në adresën e: IP nga lëmia e shëndetësisë për nevojat e institucioneve
publike shëndetësore klinikat universitare, entit dhe qendra urgjente Shkup rr. Vodnjanska nr.17-Shkup, ose
duke e dorëzuar në Arkivin e IP.
Ofertat dhe dokumentacioni dorëzohen në zarf të mbyllur me shënimin “mos hap” dhe shënimin “për shpallje
publike nr.01/2023”.
Oferta dorëzohet në një kopje origjinale, e cila duhet të vërtetohet dhe të nënshkruhet nga personi përgjegjës i
ofertuesit.
Kandidatët e Shpalljes publike te oferta të dorëzojn dhe:
- vërtetim identiteti/kartë identiteti ose dokument udhëtimi/ - për person fizik,
- statusi aktual nga Regjistri Qendror i RMV në origjinal ose kopje të noterizuar jo më i vjetër se 6 muaj;
- vërtetimin e veprimtarisë së regjistruar, në origjinal ose kopje të noterizuar dhe jo më të vjetër se 6 muaj;
- Vërtetim nga Regjistri Qendror i RMV se nuk është hapur asnjë procedurë falimentimi dhe likuidimi në
origjinal ose kopje të vërtetuar nga një noter dhe jo më e vjetër se 6 muaj;
- çertifikatë se me aktgjykim të formës së prerë ndaj tij nuk është vendosur masë sigurie që e ndalon kryerjen e
një veprimtarie në origjinal ose kopje të vërtetuar nga noteri dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
- Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatimet, kontributet dhe detyrimet e tjera publike të paguara,
në origjinal ose kopje të noterizuar dhe jo më të vjetër se 6 muaj;
- vërtetim i shumës së paguar (garancisë) për pjesëmarrje në shpallje në vlerën e çmimit fillestar tarifë mujore
për
një pajisje;
- adresa, telefoni kontaktues, faksi
Garancia për pjesëmarrje në shpallje paguhet në një formular PP me të dhënat e mëposhtme:
Emri i pranuesit: IP nga lëmia e shëndetësisë për nevojat e institucioneve
publike shëndetësore klinikat universitare, entit dhe
qendra urgjente Shkup.
Llogaria:
200001582035363
Banka pranuese: Stopanska Banka SHA Shkup
Qëllimi i dërgesës: Garanci për shpallje publike nr. 01/2023

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30.08.2023 ora 10:00.


Ofertat e pakompletuara dhe të parakohshme nuk do të shqyrtohen nga Komisioni. Hapësira e lirë i ndahet
ofertuesit më të favorshëm. Ofertuesi më i favorshëm konsiderohet të jetë personi i cili do të japë ofertën më të
lartë, e cila është të paktën e barabartë me çmimin fillestar.

Nëse pranohen dy ose më shumë oferta të së njëjtës shumë për të njëjtin vend, një ofertim reciprok shtesë do të
bëhet vetëm për ata ofertues, brenda një periudhe të caktuar nga Komisioni.
Vendndodhja e saktë ku do të vendosen pajisjet do të përcaktohet në marrëveshje me ofertues.
Marrëveshja për instalimin e një aparati ushqimor dhe pijesh arihet brenda 8 ditëve nga përfundimi i vendimit të
përzgjedhjes.
Mënyra e sigurimit të pagesës për instalimin e një aparati ushqimore dhe pijesh, me kosto hargjimesh, është me
depozitimin e fondeve në një llogari xhiro të IP në shumën e tarifës mujore.
Nëse brenda 8 ditëve pas njoftimit të formës së prerë të vendimit, pjesëmarrësi të cilit i është ndarë hapësira e
lirë nuk vazhdon me lidhjen e kontratës, do të konsiderohet se ka hequr dorë nga hapësira e lirë e ndarë dhe IP
mund të lidhë një kontratë për instalimin e një aparati ushqimor dhe pijesh me ofertuesin e radhës nga lista e
renditjes.
Në atë rast pjesëmarrësit - ofertuesit më të favorshëm, nuk do t'i kthehen mjetet e paguara si garanci për
pjesëmarrje në Shpalljen Publike.
Pjesëmarrësve të mbetur në shpallje do t'u kthehen fondet e paguara për pjesëmarrje në Shpalljen Publike
mbrenda 8 ditëve nga dita e përfundimit të vendimit.

IP NGA LËMIA E SHËNDETËSISË PËR NEVOJAT E


INSTITUCIONEVE PUBLIKE SHËNDETËSORE, KLINIKAT
UNIVERSITARE ENTIT DHE QENDRËS URGJENTE SHKUP

u.d. Drejtor
Mirsad Ibraimi

You might also like