You are on page 1of 3

Proz poetike – Nga FAIK KONICA

NATA PO AFROHET…
Nata po afrohet. Drita e ditës tretet dalë nga dalë: e mbi tjegullat e shtëpive, mbi rrasat e
gurëve, mbi fletët e pemëve, përmbi trupat e epta të çupave që shkojnë, një ngjyrë
manushaqe – një ngjyrë gushëpëllumbi, si thonë në ca male tona – shtrihet e i mpshtjell.

Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bëhen të dendura, me të zeza.
Njëri pas tjetrit, yjtë çpojnë qiellin, e pikojnë dritë. Nata u afrua. Nata erdhi.

E kur afrohet nata, kur vjen nata, më pëlqen të vete të rri anës liqenit. S’është si liqeni i
Ohrit me ujra të kulluara si të një rrëkeje, si liqeni i Janinës që shkëlqen si një fushë e
shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrës, det i vogël i rrahur tej e këtej nga lundra të
metshme sa Shkodra e në anë të cilit gjallojnë malsorë të rreptë. Është një liqen jo më i
madh se një kopsht, në mes të një pylli të punuar, liqen i ndyrë, i ndyrë sa uji i qelbet, i
bukur se pemët që e rrethojnë mvarin degët e tyre gjer mbi faqen e tij, edhe mbi faqe të
tij hëna ndrit e lot. Në pushim të natës bretkosat këndojnë. Herë-herë një peshk, një
tjetër, e një tjetër, shumë peshq tingëllojnë ujët. Uji përsëri pushon e fle. Po një erë e
ngadaltë (oh, shumë e ngadaltë!), unjet mbi liqen e i zubravit faqen.

NË LIQEN

Poezi Për Familjen – IRMA KURTI


NUK SHITET KJO SHTËPI
Nuk shitet, as nuk blihet kjo shtëpi,

aty flenë e zgjohen miliona kujtime,

si thërrmija të bardha enden në ajër

bisedat që lamë atje dhe ëndërrimet.

Në korridorin e tkurrur nga vetmia


jehojnë ende hapat e prindërve të mi,

ecejaket e lehta të nënës e mbushnin

si simfoni hyjnore të gjithë shtëpinë.

Hyj në kuzhinë: divanët e lodhur -

njëri prej tyre ku mbështetej im atë,

mund të duket i vjetër, gati i rrënuar,

por ai praninë e tij ende e mban.

Në aneksin e vogël, dy hapa më tutje

ndihet aroma e kafesë së ngrohtë,

s’e krahasoj me parfumet më të mira

që shiten nëpër dyqanet pafund sot.

Ky kuadër me bojëra vaji mbi mur,

ku në ishull strehohet një shtëpi-vilë,

përmbledh dëshirën time për të jetuar

tok me familjen në një botë më të mirë.

Kujtimet i japin një vlerë që s’llogaritet,

e bëjnë shumë të shtrenjtë, jo si çmim -

po për shpirtin, zemrën, ndjesitë e mia.

Nuk shitet, as mund të blihet kjo shtëpi!

Tekste dramatike
Romeo dhe Xhulieta (William Shakespeare)
Hyni në Samson dhe Gregory, nga Shtëpia e Capulets, të armatosur me shpatë dhe
mburojë.

Samson: Gregorio, betohem se nuk do të gëlltisim.

Gregorio: Jo, ne nuk jemi aq lakmitarë.

Samson: Unë them që nëse nuk i gëlltisim, fytet e tyre do të priten.

Gregorio: Po, por le të mos e përfundojmë litarin rreth qafës sonë.

Samson: Nëse më provokojnë, unë do godas shpejt.

Gregorio: Po, por nuk të provokojnë kaq shpejt për të goditur.

Samson: Qentë e Montagues më provokojnë.

Gregorio: Të provokosh do të thotë të lëvizësh dhe të jesh trim, të ngrihesh në këmbë,


kështu që nëse të provokojnë, ti ike.

PUNOI:THOMA CIMI

You might also like