You are on page 1of 9

Prerjet gjeodezike

Prejet gjeodezike janë algoritme (skema) që shërbejnë për shpeshtimin e


pikave të bazamentit mbështetës përkatësisht bazamentit të punës. Në
vijim do tregojmë dy algoritmet bazë që janë preja nga para dhe prerja
nga prapa.

Prerja gjeodezike nga para


Përdoret në rastet kur nga dy pika me koordinata të njohura A dhe B (fig
92) kërkohet përcaktimi i koordinatave të pikës C. Në këtë rast matjet
kryhen në dy pikat me koordinata të njohura.
Për zgjidhjen e kësaj detyre veprohet si më poshtë:
1. Llogaritet këndi i drejtimit të brinjës AB, αA-B duke përdorur
detyrën e kundërt të gjeodezisë
2. Llogariten këndet e drejtimit të brinjëve AC dhe BC duke
përdorur vlerat e këndeve të matura <A dhe <B
3. Llogaritet vlera e këndit <C nisur nga kushti që shuma e tre
këndëve në një trekëndësh është 1800. <C= 1800- (<A+<B)
4. Përdorim teoremën e sinus-it për të llogaritur brinjët AC dhe BC
5. Dukë ditur këndet e drejtimit të brinjëve AC dhe BC si dhe
gjatësitë e këtyre brinjëve, me detyrën e drejtë të gjeodezisë
përcaktojmë koordinatat e pikës C nga të dy drejtimet. Kontrrolli i
saktësisë së matjeve dhe llogaritjeve gjykohet mbi bazën e
rezultatit të koordinatave të pikës C nga të dy drejtimet. Nqs
ndryshimi i koordinatave është brenda kufinjve të lejuar atëhere
koordintat përfundimtare të pikës C merren si mesatare e vlerave
të koordinatave të llogaritura nga të dy drejtimet.
Në fig 92 është paraqitur një zgjidhje konkrete.

1
Fig 92 Skemë e prerjes nga para

Prerja gjeodezike nga prapa

Përdoret në rastet kur nga tri pika me koordinata të njohura B,C,D


kërkohet të përcaktohen koordinatat e një pike A. Në këtë rast matjet
kryhen në pikën A, koordinatat e së cilës do të përcaktohen. Konkretisht
referuar figurës 93 maten këndi <1 dhe këndi <2. Për kontrroll matet edhe
këndi <(1+2).
Për të llogaritur koordinatat e pikës A procedohet si vijon:

2
1. Me koordinatat e njohura të pikave B,C dhe D llogariten këndet e
drejtimit αC-B dhe αC-D.
2. Llogaritet këndi <(4+5) si diferencë këndesh drejtimi
3. Duke ditur shuma e këndëve në një katërkëndësh është 3600
llogaritim shumën e këndeve (3+6)
4. Duke ditur shumën e këndeve (3+6) nxjerrim njërin kënd në
funksion të tjetrit. Psh <3= V-<6 ku V=3600-(<1+<2+<4+<5)
5. Me teoremën e sinusit, në trekëndëshat ABC dhe ACD llogaritim
brinjën e përbashkët AC. Këtu këndin <3 e shprehim në funksion
të <6, kështu që në raportet e barazimeve kemi vetëm një të
panjohur <6. Formula llogaritëse do jetë:

Cot(<6)=(CD*Sin(<1))/(BC*Sin (<2)*Sin(<V))+Cot(<V)

6. Llogaritim këndi <6


7. Duke ditur shumën (3+6), llogaritim këndin 3
8. Duke njohur vlerat e këndëve 1,2,3,6 përdorim teoremën e sinusit
për të përcaktuar gjatësitë e brinjëve AB,AC dhe AD
9. Përcaktojmë vlerat e këndëve 4 dhe 5 nisur nga kushti i shumës së
këndëve në një trekëndësh.
10. Kontrrollojmë vlerat e llogaritura të këndëve 4 dhe 5 me vlerën e
këndit (4+5) të llogaritur i diferencë këndesh drejtimi.
11. Përcaktojmë vlerat e këndeve të drejtimit për brinjët B-A, C-A dhe
D-A.
12. Me detyrën e drejtë të gjeodezisë përcaktojmë nga tre drejtimet
koordinatat e pikës A
13. Kontrrolli i saktësisë së matjeve dhe llogaritjeve gjykohet mbi
bazën e rezultatit të koordinatave të pikës A nga të tre drejtimet.
Nqs ndryshimi i koordinatave është brenda kufinjve të lejuar
atëhere koordintat përfundimtare të pikës A merren si mesatare e
vlerave të koordinatave të llogaritura nga të tre drejtimet.
Për algoritmet e prerjes nga para dhe prerjes nga prapa ka skema
kompensimi të gabimeve, të cilat janë objekt i lëndës “Teoria e
Gabimeve”.

3
Në fig 93 dhe 94 jepet një shembull praktik i zgjidhjes së prerjes nga
prapa.

Fig 93 Skema e prerjes nga prapa

Fig 94 Një shembull numerik i zgjidhjes së prerjes nga prapa.

4
Poligonet
Me poligone në topografi kuptohen konfiguracione gjeometrike që
përbëhen nga kulme dhe brinjë. Në kulmet e poligoneve janë pikat e
rrjetit kordinativ, pra pika me koordinata të njohura. Në topografi
dallohen këto lloje poligonesh:
 Poligone të mbyllura
 Poligone të hapur të mbështetur
 Poligone të hapur gjysmë të mbështetur
 Poligone të hapur të varur
Ky klasifikim lidhet jo vetëm me formën gjeometrike por edhe me
mundësitë që ofron forma gjeometrike për të vlerësuar saktësinë gjatë
matjeve, përpunimit e vlerësimit të tyre.
Në këtë kuptim poligoni i mbyllur (fig 95) është një konfiguracion
gjeometrik kulmi i parë i të cilit përputhet topologjikisht me kulmin e
fundit. Pra, për një poligon me –n- kulme, kulmi -1- është identikisht i
barabartë me kulmin –n-. Ndërtimi i këtij poligoni bëhet duke projektuar
një formë sa më të favorshme (në kuptimin e saktësisë) të tij. Në kulmet e
poligonit të mbyllur vendosen pikat, koordinatat e të cilave duhet të
përcaktohen.
Për të ndërtuar e zgjidhur një poligon të mbyllur duhet të kemi së paku dy
pika me koordinata të njohura. Këto mund të jeni të dyja pika poligonale
ose një pikë poligonale dhe një jashtë poligonit. Këto dy pika shërbejnë
për orientim pra për vendosjen e të gjitha pikave të tjera në sistemin
koordinativ. Në rastin kur pika e dytë nuk përfshihet në poligonin e
mbyllur duhet të matet edhe këndi horizontal βlidhës, i cili shërben për
llogaritjen e këndit të drejtimit të brinjës së parë poligonale.
Në poligonin e mbyllur duhen matur edhe të gjitha këndet horizontale të
brendshëm në kulmet e tij si dhe të gjitha brinjët horizontale që e përbëjnë
atë.
Këndi i drejtimit të brinjës pasardhëse kur njihet këndi i drejtimit të
brinjës paraardhëse dhe vlera e këndit të brendshëm në kulmin e
poligonit, llogaritet me formulën:
αi-i+1=αi+1800-βi
Ndërsa shtesat e koordinatave:
ΔYi-i+1=Si-i+1*Sin(αi-i+1)

5
ΔXi-i+1=Si-i+1*Cos(αi-i+1)
Kontrrolli i zgjidhjes realizohet nga rezultati në përcaktimin e kordinatave
të pikës së fundit e cila është edhe pika e parë. Vlerat e këtyre
koordinatave duhet të ndryshojnë në një masë të caktuar e cila quhet
mosmbyllja e poligonit dhe vlera e lejuar e saj jepet në standartet e
matjeve topografike. Edhe për poligonin e mbyllur ekzistojnë skema të
vlerësimit e kompensimit të cilat jepen në teorinë e gabimeve
(kompensimeve).

Fig 95. Skemë e poligonit të mbyllur. Elementët e matur janë këndet


horizontale βi dhe distancat horizontale Si-i+1.

6
• Poligoni i hapur i mbështetur (fig 96) është një konfiguracion
gjeometrik kulmet e të cilit fillojnë nga dy pika me koordinata të
njohura (I,II) dhe përfundojnë ose në dy pika po me koordinata të
njohura (III,IV). Në rastin kur përfundon në një pikë me
koordinata të njohura (III), poligoni quhet poligon i hapur gjysmë
i mbështetur.

Fig 96 Polion i hapur i mbështetur


Për zgjidhjen e kësaj skeme llogaritet, me detyrën e kundërt të gjeodezisë,
këndi i drejtimit të brinjës së parë. Elementët që maten edhe në këtë rast
janë këndet e majtë dhe brinjët horizontale. Këndi i parë horizontal matet
në kulmin e poligonit, i cili është pika ku fillon poligoni. Zgjidhja e
poligonit realizohet duke llogaritur këndin e drejtimit të brinjës
pasardhëse më këndin e drejtimit të brinjës paraardhëse duke i shtuar
vlerën e këndit horizontal të matur në kulmin e parë të brinjës këndi i
drejtimit të së cilës do përcaktohet dhe zbritur 1800. Më tej, duke përdorur
detyrën e drejtë të gjeodezisë përcaktohen të gjitha koordinatat e pikave
kulmore të poligonit. Pra:
αi-i+1=αi+βi-1800
Ndërsa shtesat e koordinatave:
ΔYi-i+1=Si-i+1*Sin(αi-i+1)
ΔXi-i+1=Si-i+1*Cos(αi-i+1)

Edhe për këtë skemë ka kontrroll të plotë nëse poligoni përfundon në dy


pika me koordinata të njohura ose kontrroll të pjesshëm kur poligoni
përfundon vetëm në një pikë me koordinata të njohura (poligoni gjysëm i
mbështetur).
Poligoni i hapur i varur (fig 97) është një konfiguracion gjeometrik, i cili
fillon në dy pika me koordinata të njohura dhe përfundon në një pikë,

7
koordinatat e së cilës përcaktohen nga kjo skemë. Elementët që maten dhe
që përcaktohen janë të njejtë me ato të treguara në skemën e poligonit të
varur të mbështetur, veçse në këtë rast mungon kontrrolli i matjeve.

Fig 97 Poligon i hapur i varur

Sistemi relativ i koordinatave

Në disa raste për zgjidhen e detyrave të matjeve (rilevimeve) topografike


ato kryhen në një sistem relativ koordinatash, i cili pastaj, duke patur të
fiksuara së paku dy pikat që kanë shërbyer si stacion dhe si pikë
orientimi, lidhet me sistemin shtetëror të koordinatave duke mundësuar që
koordinatat relative të transformohen në koordinata shtetërore. Për
përcaktimin në sistemin shtetëror të dy pikave të përmendura (stacionit
dhe orientimit) përdoren ose prejet gjoedezike, ose poligonometria ose
teknologjia GPS. Në fig 98 tregohet përdorimi i sistemit relativ të
matjeve. Theksojmë se në një sistem relativ matjesh koordinatat e pikës
së stacionimit (stacionit) merren të tilla që të mos kemi vlera negative të
koordinatave. Gjithashtu në këtë sistem boshti relativ i X-ve (X’) merret
sipas drejtimit pikë stacionimi-pikë orientimi). Kjo do të thotë që nqs
pikat e stacionimit ka koordinatat –Ys’- dhe Xs’, Zs’ koordinatat e pikës
së orientimit do jenë: –Ys’=Yo’- dhe Xo’= Xs’+Ss-o ,
Zo’=Zs’+ Δhs-o ku Ss-o është distanca horizontale pikë stacionimi-pikë
orientimi dhe Δhs-o është disniveli midis pikave –S- dhe –O-. Në fig.98
tregohet rasti i përdorimit të sistemit relativ të koordinatave. Në figurë
pikës së stacionit i janë dhënë koordinatat relative Ys’= 5000.00m m- dhe
Xs’= 5000.000m Për pikën e orientimit kanë rezultuar koordinatat Y0’=
5000.000m- dhe Xo’= 5123.741 m. Në fig 99 tregohet që pikave –S- dhe
–O- u janë përcaktuar koordinatat shtetërore Ys, Xs, Zs dhe Yo, Xo, Zo.
Pas kësaj bëhet zhvendosja dhe rrotullimi i sistemit relativ të

8
Fig 98 Koordinatat në sistemin relativ

Fig 99 Koordinatat në sistemin shtetëror (pas zhvendosjes e rrotullimit)

You might also like