You are on page 1of 8

32

TEMA 5
MATERIALET E MASES

Funksioni i nje materiali mase eshte te rregjistroje me perpikmeri permasat e


indeve te gojes dhe marredheniet e tyre hapsinore. Per te marre masen, materiali vendoset ne
fazen plastike te tij kundrejt indeve te gojes derisa te forcohet. Pas ngurtesimit, masa hiqet
nga goja dhe perdoret per te bere nje kopje te indeve te gojes. Masa eshte negativi i ketyre
indeve. Riprodhimi i nje pozitivi merret duke derdhur allcine dentare ose ndonje material
tjeter te pershtatshem mbi mase dhe duke e lene ate te forcohet. Riprodhimi pozitiv quhet
model kur perfshihen zona te gjera te indeve te gojes ose stampe kur ne te rregjistrohen nje
ose disa dhembe te pergatitur.

Fig 5.1.: Shembuj masash ne goje me dhembe dhe pa dhembe

Masa mund te merret per pjese te nje dhembi, per nje dhemb, disa
dhembe, ¼ e gojes ose nje hark te plote me ose pa dhembe.
33

Ne kete kapitull do te pershkruhet lloji te materialeve te mases duke theksuar


faktin se asnje material i vetem nuk eshte ideal per te gjitha rastet. Lista e meposhtme e
cilesive per nje material mase ideal thekson kerkesat e shumta te vendosura ndaj tyre: asnje
material nuk i kenaq plotesisht keto kerkesa.

1. lehtesi perdorimi dhe kosto te arsyeshme.


2. cilesi te pershtatshme rrjedhese (viskozitet i pershtatshem).
3. koha e ngrutesimit dhe karakteristikat e pershtatshme.
4. fortesi mekanike e mjaftueshme qe te mos griset (cahet) ose te deformohet
pergjithmone gjate heqjes.
5. perpikmeri e mire dimensionale (e permasave)
6. pranueshmeri nga pacienti.
7. siguri (jo toksik ose irritues).
8. jo prishje sinjifikante e cilesive si rezultat i dizifektimit.
9. kompatibilitet (pajtueshmeri) me materialet e modeleve.
10. ruajtje e mire e cilesive (jo prishje e materialit te paperdorur ende ne
kabinetin dentar).

Ketu do te diskutohen nente grupe materialesh mase dhe do te perdoren


menyra te ndryshme te klasifikimit te tyre. Ato mund te ndahen ne materiale qe ngrutesohen
si rezultat i nje reaksioni kimik ose si rezultat i ndryshimit te temperatures, ose mund te
klasifikohen ne materiale qe jane fleksibel ose ato qe jane rigide (te shtangeta) ne momentin e
heojes nga goja. Metoda e fundit e klasifimit eshte me e perdorshmja,sepse rigiditeti kufizon
me shume sesa metoda e forcimit perdorimin e tyre.

Tab. 8 – 1: Klasifikimi i materialeve te mases sipas fleksibilitetit te tyre.

Rigid Fleksibel
Perzierja dentare Agar hidrokoloidi
Allcija e mases Alginat hidrokoidi
Zink oksid- eugenoli goma polisulfide
goma silikone
goma polietere

Nje material mase rigid eshte i kufizuar te perdoret ne zona pa retensione. Nje
material i tille nuk duhet perdorur, ne goje me dhembe sepse mund te bllokohet ne retensionet
e dhembeve dhe te hiqet duke i frakturuar ato. Nje material rigid mund te perdoret per nje
dhemb te pergatitur per nje korone te plote ose per nje hark pa dhembe ku nuk ka retensione.
34

Sidoqofte keto dy lloj masash mund t'i marre po aq mire nje material mase fleksibel. Dhe ne
pergjithesi, materialet e mases qe jane fleksibel kur forcohen perdoren me shpesh.

Perzierja dentare e mases

Disa here quhet thjesht perzierje mase, e cila ngaterrohet pak sepse eshte e
vlefshme ne dy tipe te ndryshme: perzierja e luges dhe perzierja e mases. Perzierja e luges
perdoret per te pergatitur nje mase paraprake individuale ose lugen individuale qe do te mbaje
me vone nje material mase te dyte, i cili do te rregjistroje masen perfundimtare. Keto luge
individuale jane me shpesh prej akriliku per te cilin do te flitet me vone. Perzierja mases
mund te perdoret per te marre masen perfundimtare te nje dhembi te preparuar: me shpesh ajo
perdoret per te kontrolluar mjaftueshmerine e nje kaviteti.

Perberja

Perzierja dentare permban rreth 40 % rezina, 7 % dyllera, 3 % acide organike,


50% mbushes dhe sasi te vogia agjentesh ngjyrues. Perzierja dentare eshte termoplastike.
Acidi stearik funksionon si plasticier si dhe e ben materialin me te qendrueshem dhe me pak
te thyeshem. Shtimi i mbushesve ul rrjedhshmerine e materialit dhe pakeson ngjitshmerine e
materialit te zbutur me indet e gojes. Mbushesi mund te jete talk, shkumes ose oksid hekuri:
mund te shtohen edhe pigmente te ndryshme. Ngjyrat me te perdorshme jane kafe, gri ose
jeshile, por mundet edhe e bardha ose e zeza. Perzierja dentare jepet ne madhesi dhe forma te
ndryshme (shkopinj, kone, kallepe). Perzierja e luges shitet ne porcione te medha dhe
zakonisht ne formen e nje tabakaje, ndersa perzierja e mases jepet ne sasi me te vogla ne
formen e shkopinjve dhe koneve. Perzierja e mases mund te emerohet me shkrirje te ulet ose
te larte sipas rritjes se rrjedhshmerise ne temperaturen e gojes dhe mbi te.

Vetite

Ne temperaturen e gojes rrjedhshmeria eshte minimale, ndersa 8°C mbi


kete temperature arrihet rrjedhshmeria e nevojshme. Ne kete temperature indet e gojes
nuk digjen. Keto materiale jane te forta ne temperaturen e gojes (37°C), por plastike dhe
te afta per te rregjistruar nje mase ne 45°C.

Kerkesat per rrjedhshmeri jane te ndryshme per perzierjen e luges dhe te


mases dhe paraqiten ne tabelen 8-2 (sipas specifikimeve te ANSI-ADA)
35

Fig. 5-2.: Forma te ndryshme te perzjerjes se mases

Tab. 8-2

Perzierja dentare Rrjedhshmeria ne


37°C 45°C
e mases < 6% > 85%
e luges < 2% 70 -85%

Per perzierjen e mases kerkohet rrjedhshmeri me e larte ne 45°C sepse ajo do


te perdoret si material i mases perfundimtare, ndersa perzierja e luges perdoret vetem per
masen fillestare (luga individuale) mbi te cilen do te perdoret nje material i dyte mase si zink
oksid-eugenoli per masen perfundimtare.

Perzierja dentare ka percjellshmeri termike te ulet . Gjate ngrohjes pjesa e


jashtme e materialit zbutet, nderkohe qe brenda eshte ende i forte dhe ka rrjedhshmeri me te
ulet se sa duhet. Gjate ftohjes ndodh e kunderta. Prandaj duhetlene kohe gjate ftohjes ose
ngrohjes per te lejuar perzjerjen dentare te arrije nje temperature uniforme.

Gjate marrjes se mases ushtrohet shtypje, ndaj ne masen e ftohte ekziston


shtypje mbetese. Ne qofte se masa ruhet ne te ngrohte ose per nje periudhe kohe te zgjatur, ne
te ndodhin ndryshime dimensionale dhe deformime. Perzierja dentare mund te ngrohet mbi
flake ose ne uje te nxehte. Duhet patur kujdes per te eleminuar diegjen e perzierjes, sepse kjo
36

do te ndryshoje perberjen e saj dhe rrjedhshmerine. Mbajtja e tepert ne uje te nxehte do t'i heq
disa perberes dhe do t'i ndryshoje vetite rrjedhese. Meqe transportimi i nxehtesise ne
perzierjen dentare eshte i ulet, eshte bere praktike te ferkohet materiali pasi eshte ngrohur ne
uje ne menyre qe te sigurohet nje temperature uniforme. Ferkimi ne uje per nje minute
afersisht e dyfishon rrjedhshmerine e dhene ne 37°C.

Prodhuesit i kerkohet te jape udhezime mbi metoden e zbutjes dhe


temperaturen e punes dhe nje kurbe te tkurrjes me nje temperature prej 40 ne 20°C. Nje
tkurrje tipike e perzierjes dentare prej gojes ne temperaturen e dhomes eshte -0,3 %. Disa
cilesi te tjera te kerkuara nga specifikimet e ANSI-ADA jane: 1. Homogjeniteti; 2. Siperfaqje
e lemuar pas kalimit ne flake; 3. Buze te qendrueshme, te lemuara pas rregullimit me nje
thike ne temperaturen e dhomes. Nje kerkese tjeter vetem per perzierjen e mases, jo te luges,
eshte qe ne 45°C te merret masa per nje seri gropash me forme "V-je" nga 0,2 mm seicila.

Perdorimi

Perzierja e luges. Luga merret duke zbutur perzierjen ne uje, zakonisht ne


nje banjo speciale te kontrolluar nga ana termostatike dhe duke adaptuar pastaj ne goje ose
mbi nje model allcije te parapergatitur me nje mase alginati mbi nje hark pa dhembe.
Perzierja e luges mund te vendoset mbi nje luge alumini. Kur perzierja forcohet, buzet e luges
rregullohen me nje thike dhe pastaj kalohen ne flake per te dhene nje siperfaqe te lemuar, jo
irrituese. Pastaj luga e aluminit me perzierjen e luges perdoret per te mbajtur perzierjen e zink
oksid-eugenolit. Modelet duhet te pergatiten menjehere, sepse perzierja mund te deformohet
gjate majtjes. Per shkak te kesaj mundesie dhe sepse perzierja eshte e thyeshme, eshte me
popullore fabrikimi i lugeve prej plastike akrilike.

Perzierja e mases. Dy perdorimet kryesore te perzierjes se mases jane a)


rnasa e
kontrollit; b) masa perfundimtare. Per nje mase kontrolli, ngrohet mbi flake nje shkop ose
kon prej materialit derisa fundi te zbutet teresisht, pastaj presohet ne kavitetin e pergatitur dhe
mbahet fort derisa te ftohet e gjitha. Per te ndihmuar ftohjen mund te perdoret edhe nje curril
uji me temperature 16 – 18°C. Me pas hiqet nga kaviteti dhe masa kontrollohet per ndonje
frakture ose deformim, tregues keto te retensioneve te padeshiruara ne kavitetin e pergatitur.

Perzierja e mases mund te perdoret edhe per masen perfundimtare. Ne kete


rast perzierja e zbutur vendoset mbi nje shirit bakri te adaptuar sic duhet per tekniken e inlejit
dhe te
kurorave. Keto shirita bakri jepen ne unaza me diametra te ndryshme dhe kane mure te holle.
Pastaj mund te adaptohen me gershere ose te perkulen. Shiriti i bakrit e kufizon perzierjen ne
37

zonat pa retensione. Perzierja e zbutur e vendosur ne shirit presohet mbi zonen e mases dhe
mbahet pa levizur derisa te ftohet. Perseri ftohja mund te ndihmohet nga nje curril uji ne
temperature 16-18°C. Kur perzierja eshte ftohur sa duhet hiqet dhe pergatitet stampa.

ALLCIJA E MASES

Allcija e mases tashme perdoret rralle per marjen e mases ,meqe eshte rigide (e
shtanget) dhe frakturohet lehte. Sidoqofte per shkak te kohes se shkurter te fortesimit dhe
perpikmerise, ajo perdoret ne radhe te pare, per te ngjitur modelet ne artikulator ose per te
rregjistruar kafshimin okluzal.
Allcija e mases jepet si nje pluhur i holle qe hidhet ne uje dhe forcohet si rezultat i
reaksionit te hidratimit qe do te pershkruhet me vone (tek allcija e modeleve). Ca.S0 4 • ½ H 2 O
(sulfati i kalciumit hemihidrat) modifikohet duke i shtuar kripra inorganike si: K 2 S0 4 ( Sulfati i
kaliumit) ose KN0 3 (nitrati i kaliumit) per te rregulluar kohen e ngrirjes 3-5 min. dhe ndryshimin
dimensional gjate forcimit ne ± 0.06 %. Ne qofte se pluhuri ruhet i ekspozuar ndaj lageshtise se ajrit ai
absorbon uje, dhe nje pjese e materiali rivepron duke dhene CaS04 • 2 H 2 0 (Sulfati i kalciumit
dihidrat). Ne qofte se pluhuri ruhet ne mbajtese hermetike ai mund te perdoret per te pakten nje vit.

Materiali i mases zink-oksid-eugenoli

Oksid zink-eugenoli perzihet ne konsistencen e nje paste te holle dhe perdoret


me lugen individuale ose me luge akriliku per te rregjistruar masat e harqeve krejtesisht ose
pjeserisht pa dhembe. Ky material eshte zevendesuar gjeresisht nga materialet e mases prej
gome. Oksid zink-eugenoli kur ngrin eshte nje trup i ngurte i thyeshem.

Perberja dhe reaksioni

Oksid zink-eugenoli tregetohet si dy pasta ne tubeta. Nje tubet permban oksid-


zinku, vajra, dhe plotesues dhe tjetri permban eugenol, vajra.rezine, dhe plotesues. Dy pastat
kane ngjyra te ndryshme: pasta e oksid zinkut eshte e bardhe ndersa pasta e eugenolit eshte
ngjyre qelibari ose ndonje ngjyre tjeter kontrastuese. Tubeti qe permban eugenol identifikohet
lehte nga era karakteristike e vajit te karafilit.

Per disa paciente eugenoli eshte irritues per indet e buta, ndaj jane prodhuar
zevendesues per eugenolin si acidi laurik ose alkoksi-fenolet qe veprojne ne menyre te
ngjashme me oksidin e zinkut.

Dy pastat, zakonisht ne gjatesi te barabarta, perzihen mire me spatul mbi nje


bllok te posacem. Rezultati i reaksionit te eugenolit me oksid zinkun jepet me poshte
38

Oksid zinku (teprice) + Eugenol → Eugenolat zinku + oksid zinku

(qe s'ka hyre ne reaksion )

Materiali i forcuar konsiston ne nje perberje kelatesh amorfe, eugenolati I


zinkut i cili mban me vete pjesezat e oksidit te zinkut qe s'ka hyre ne reaksion. Prodhuesit
perziejne perqindje te ndryshme te ujit, i cili eshte i nevojshem per forcimin e materialit.
Kontakti me ujin gjate perzierjes shpejton reaksionin e forcimit dhe shkurton kohen e
ngrirjes. Sapo perzihet derisa ngrin, materiali eshte ngjites.

Vetite

Materiali i oksid zinkut eugenolit eshte i vlefshem ne dy tipe: me forcim te


forte dhe me forcim te bute. Diferenca kryesore midis dy tipeve eshte se materiali me forcim
te bute eshte me i qendrueshem dhe jo aq i thyeshem: sidoqofte te dy tipet klasifikohen si
materiale rigide dhe nuk mund te perdoren per te marre masen ne zona me retensione.
Materiali me forcim te forte pergjithesisht eshte me fluid kur perzihet, ka kohe me te shkurter
forcimi (maksimumi 10 minuta ne krahasim me 15 minuta qe e ka ai me ngrirje te bute) dhe
rezistence penetrimi me te larte kur forcohet. Keto kohe forcimi jane shume me te shkurtra ne
temperaturen dhe lageshtine e gojes. Te dy materialet e kane te njejte kohen e fillimit te
forcimit 3-5 minuta. Koha e forcimit eshte me e shkurter ne prani te ujit, lageshtise se
larte dhe rritjes se ternperatures. Ngjyrat konstrastuese te pastave tregojne kur eshte arritur
perzierja e mire. Materialet e mases te oksid-zink-eugenolit jane te sakta, me ndryshim
dimensional gjate forcimit rreth 0,1 %.

Materialet e perziera kane ngjitshmeri te pershtatshme ne lugen e perzierjes se


luges ose ne lugen e akrilikut, prandaj ne klinike s'eshte e nevojshme te perdoren adhesive.
Materialet e modeleve te perdorura me zink oksid-eugenoli jane te kufizuara ne tipin e gipsit
(allcija e mode lit ose dentare, ose guri me fortesi te larte). Modeli ndahet lehtesisht prej
mases.
Per kete material mase fortesia nuk eshte nje kerkese e dores se pare,
meqenese ai mbahet nga luga dhe nuk perdoret ne zonat ku mund te kerkohet t'i rezistoje
deformimit te tepert dhe shtypjes gjate heqjes nga goja.

Perdorimi

Prej tubave nxirren gjatesi te barabarta te te dyja pastave, duke patur kujdes qe
shiritat e nxjerre te kene te njejtin diameter si hyrjet e tubetave perkatese. Perzierja mund te
behet mbi nje leter rezistente ndaj vajit (blloqe te gatshme) ose mbi nje pllake xhami
(perdorimi i njehershem i nje cope leter eshte me i pershtatshem se pastrimi i pllakes se
39

xhamit). Per te bere perzierjen rekomandohet nje spatul me teh te forte.

Fig. 5-3.: Pastat e zink-oksid-eugenol-it dhe spatula perzjerese

Pastat duhet te perzihen me levizje te gjera te spatules. Perzierja duhet kryer


per 30-45 sec. Pastaj kjo perzierje vendoset ne nje shtrese te holle mbi siperfaqen pertypese te
luges dhe kjo e fundit vendoset ne goje.

Ne kushtet e gojes materiali ngrin zakonisht per 3-5 minuta dhe kjo
kontrollohet me sonde. Pasi ngrin materiali, masa hiqet, shpelahet me uje te ftohte te
rrjedhshem, tundet qe te ikin tepricat e ujit, dhe dezifektohet. Nuk ka nevoje per ndares te
ndermjetem (separator) para se te derdhet modeli prej guri. Pasi guri i modelit ngrin, ai
ndahet nga masa duke u zhytur ne uje te nxehte 49 – 60°C per 5-10 minuta.

Heqja e oksid-zink-eugenolit prej buzeve dhe faqeve te pacientit mund te


behet duke perdorur vaj portokalli. Perdorimi i vazelines (petrolatum) mbi buzet e pacientit
para marrjes se mases e lehteson mjaft pastrimin.

N.qs pasta e perzier ngrin shume shpejt, nje deri dy pika glicerine do ta
varionin ngrirjen, ndersa nese ngrin shume ngadale, ngrirja mund te pershpejtohet duke
hedhur 1-2 pika uji ose alkool etilik ne pasten e eugenolit para se te perzihet me pasten e
oksid-zinkut.

Koha e ngrirjes kontrollohet prej kushteve te temperatures dhe lageshtise.


Ruajtja e materialeve ne kabinetin dentar duhet bere duke patur ne mendje keta faktore. Tubat
duhen mbyllur kur nuk perdoren dhe te ruhen ne te ftohte.

You might also like