You are on page 1of 17

1.

Disavantazhet e Marrjes me Qera te nje Ambienti


per te Ofruar Sherbime Shendetesore
1- Pronari mund te vendose qe te mos e rinovoje kontraten. Nje biznes i
suksesshem mund te detyrohet te levize ne nje vendndodhje te re dhe ky
ridislokim i ri shoqerohet me kosto shume te larte dhe humbje ne mase te
konsiderueshme te pacienteve.
2- Pronari mund te kerkoje rritje te qerase nese e sheh qe biznesi eshte i
suksesshem. Pronari eshte i vetedijshme per kostot qe lidhen me levizjen ne nje
vend tjeter dhe ka me shume fuqi ne bisedimet per kontraten.
3- Ne disa marreveshje qeraje pronari kompensohet pervec se me rritje te
qerase edhe me sherbime falas.
4- Kufizimi i rimodelimit.
5- Te gjitha modifikimet e perhershme te struktures behen prone e pronarit.

2. Arsyet e Nderhyrjes se Qeverise ne Sherbimet


Shendetesore Neper Bote
1- Reduktimi ose zbutja e varferise. Suksesi ne reduktimin e varferise kerkon
te zbatohen 2 strategji:
a. Promovimin dhe aktivizimin e mjetit me te rendesishem qe kane te
varferit-punen e tyre.
b. Rritjen e kapitalit shendetesor te tyre duke u krijuar lehtesira ne
kujdesin shendetesor, arsimimin dhe ushqimin.
2- Nderhyrjet per funksionimin normal te tregut. Eficenca perkufizohet si te
paturit e volumit "maksimal" te prodhimit dhe konsumit te mallrave dhe
sherbimeve. Eficenca kerkon 4 kushte:
a. Te gjitha kushtet per konkurrence perfekte duhet te jene te plotesuara.
b. Duhet te kete shume prodhues dhe konsumatore ne treg.
c. Mallrat dhe sherbimet qe prodhohen dhe konsumohen duhet te jene
homogjene. Faktoret e prodhimit duhet te levizin lirisht.
d. Konsumatoret dhe prodhuesit duhet te jene te mireinformuar rreth dhe
çmimit te mallrave ose sherbimeve.
Mallrat ose sherbimet nuk duhet te jene mallra publik (malli nga konsumi i
se cilit nuk perjashtohet askush) sepse ato mund te konsumohen pa u paguar
per to.

3- Prodhimi ose konsumi i mallrave ose sherbimeve nuk duhet te


shkaktoje ekstermalitete.

3. C’kuptojme me Plan Biznesi


Plani i biznesit eshte nje permbledhje e shkruar e aktivitetit te sipermarresit,
detajeve operacionale dhe financiare, mundesive dhe strategjive te marketingut dhe
aftesive e zotesive te menaxhereve te tij. Ai permbush 2 funksione themelore:

1. Udheheq aktivitetin e biznesit.

2. Terheq huadhenesit dhe/ose investitoret.

Plani i biznesit i siguron sipermarresit keto perfitime:

a. Nje vleresim sistematik dhe realist te shanseve te biznesit per sukses.


b. Nje menyre per te percaktuar rreziqet kryesore.
c. Nje plan me rregulla per menaxhimin e suksesshem te biznesit.
d. Nje instrument per krahasimin e rezultateve aktuale me objektivat e
percaktuar.
e. Nje instrument kryesor per terheqjen e parase ne kerkimin per kapital.

4. Roli i Shtetit Shqiptar ne Shendetesi


Arsyet e nderhyrjes:
1- Te varferit jo gjithmone jane ne gjendje te perballojne shpenzimet per
shendetin. Investimet financiare ne shendet ose ulin nivelin e varferise ose
pakeson pasojat e saj.
2- Disa veprime qe promovojne shendetin jane thjesht “mallra publike”.
3- Deshtimi i tregut ne fushen e shendetesise dhe sigurimeve shendetesore do te
thote se nderhyrjet jane te domosdoshme.

Qeveria synon qe:


1- Te shpenzoje sic duhet.
2- Te shperndaje burimet ne menyre qe te kemi rritje maksimale te mireqenies
se shendetit per cdo lek qe shpenzohet ne sektorin e shendetesise.
3- Te siguroje infot dhe nxitesit e ndryshem ne permiresimin e shperndarjes se
burimeve ne sektorin privat.
4- Te permiresohen rezultatet ne kujdesin shendetesor.
5- Te reduktohen kostot.
6- Te kete sherbime te barabarta per te gjithe.

Roli i qeverise eshte i rendesishem sepse:


1- Sigurimet shendetesore financojne nje pjese te vogel te sherbimit
shendetesor.
2- Administratat nuk arrijne te sintonizojne punen e tyre. Emerimet ne
administrate percaktohen nga politika dhe duke qene te perkohshem
(punonjesit e administrates) ndikon negativisht ne disa aspekte.
3- Ne poste drejtuese ka mjeke dhe jo ekonomiste. Kuptohet qe nje
specialist i ekonomise/finances do ishte me i pershtatshem ne kete rol.

5. Koncepti Psikologjik i Sjelljes se Konsumatorit


• Nevojat jane pikenisje per te gjitha sjelljet. Ato nuk plotesohen teresisht dhe
kjo siguron vazhdimesine e biznesit. Sherbimi ofrohet ne varesi te asaj
nevoje qe do te plotesoje konsumatori.

• Perceptimet nenkuptojne procese individuale qe interpretojne stimujt me te


cilet konsumatori perballet. Sherbimi qe i ofrohet konsumatorit duhet te jete
me te njejten cilesi, komoditet dhe kushte si te konkurrenteve te tjere ne kete
fushe.

• Motivimet jane objektiva drejtuese brenda njerezve qe organizojne dhe i


japin drejtim tensionit qe lind nga nevojat e papermbushura. Motivimi i
konsumatorit arrihet permes reklamave te cilat konsiderohen forca
motivuese.

• Qendrimet jane opinione te vazhdueshme qe bazohen ne kombinimin e


njohurive, ndjenjave dhe tendences se sjelljeve. Nje qendrim mund te jete
nje pengese apo nje nxites per ta bere pacientin ta pranoje sherbimin tone.

6. Shpenzimet Qeveritare dhe Efektiviteti i Tyre ne


Shendetesi

Faktoret qe shpjegojne diferencat e medha midis vendeve te ndryshme jane:


1- Sjellja njerezore e cila varet nga te ardhurat, arsimi, etj.
2- Shuma & efektiviteti i shpenzimeve ne fushen e shendetesise.
3- Shkalla aktuale e semundshmerise e cila varet shume nga klima dhe
pozicioni gjeografik.

• Teorikisht, sa me te larta te jene shpenzimet ne shendetesi aq me te larte do te


jene treguesit e shendetesise por realisht kjo nuk eshte gjithmone e vertete.
• Politika publike ne sektorin e shendetesise eshte e sukseshme nese:
1- Rritet mireqenia permes rezultateve te mira te shendetesise
2- Ofrohen sherbime per te gjithe dhe ne te njejtin nivel.

7. Pse Lind Nevoja per Menaxhim Projektesh


Menaxhimi i projektit pajis nje organizate me mjete te fuqishme qe permiresojne
aftesine e saj per te planifikuar, zbatuar dhe kontrolluar perdorimin e fuqise
punetore dhe gjithe burimeve te tjera te saj. Nevoja e menaxhimit te projekteve
lind ngaqe nje numer i forcave te shoqerise kerkon metoda te reja te drejtimit.
Forcat madhore shtytese jane 2:

1- Kerkesa per mallra dhe sherbime komplekse te sofistikuara.

2- Rritja e madhe e shkalles se njohurive njerezore.

Objektivat kryesore te projekteve jane:

1- Performanca
2- Koha
3- Kostoja

8. C’eshte Drejtuesi, Kur Perdoret Stili Autoritar


Drejtuesi eshte dikush qe cakton drejtimin dhe influencon njerezit qe ta arrijne ate.
Funksioni i liderit ushtrohet ne kontekstin e nje organizate e cila sipas menyres se
saj te strukturimit ndikon ne stilin e lidershipit po aq sa personaliteti i liderit.
Lidershipi karakterizohet nga disa veti si:
1- Ushtrimi i influences
2- Motivimi dhe frymezimi
3- Ndihma per te tjeret qe ata te arrijne potencialin e tyre
4- Udheheqja permes shembullit personal
Stilet e punes se drejtuesit ndahen ne kater kategori:
‹ S1 detyre e larte/sjellje marredhenore e ulet
‹ S2 marredhenie supportive e larte/detyre e larte
‹ S3 detyre e ulet/sjellje supportive e larte
‹ S4 detyre e ulet/marredhenie supportive e ulet.

Stili Autoritar - Lideri vendos gjithe politikat dhe detyrat, kritikon personalisht
vartesit. Keta behen me agresive dhe pak produktive, por produktiviteti eshte i
larte. Ne S3 stili eshte autoritar sepse vartesit marrin nje pjese te vendimeve dhe
drejtuesi duhet te siguroje suport emocional.

9. Avantazhet e Ndertimit
1- Krijon imazh pozitiv tek pacientet potenciale. Biznesi duket i ri, krijon imazh se
eshte modern, efficient dhe me cilesi te larte.
2- Gjate ndertimit perdoren treguesit me modern, duke ulur keshtu kostot e
operimit. Nese keto kosto justifikojne konkurrim te suksesshem, ndertimi i
arsyeshem.
3- Ambjente shume funksionale.

10. C’eshte Drejtimi, Stili Delegues


Drejtimi eshte nje proces permes te cilit, nje individ perpiqet te influencoje nje
grup ose nje individ per te arritur nje qellim te caktuar. Ketu perfshihen keto
koncepte themelore:

1- Drejtimi eshte proces aktiv qe ekziston ne veprimet e drejtuesve, jo ne


abstraksion.

2- Drejtimi perfshin nderveprimin mes njerezve, por ndekohe ai eshte proces


individual sepse eshte njeriu qe drejton, jo institucioni/organizata.

3- Aftesia drejtuese varet nga individi dhe si i tille nje infermiere mund te jete
po aq drejtuese e mire sa nje mjek.

4- Lideri kerkon te influencoje vartesit e tij ne 3 drejtime:

a. Te influencoje mendimet e te tjereve permes intelektit te vet. Duke u


percuar te tjereve idete e veta ai ndikon ne mendimet e tyre, e si
pasoje edhe sjelljen.
b. Te influencoje ndjenjat dhe opinionet e tyre. Eshte me e veshtire sepse
duhet te ndryshoje nje menyre te vjeter te menduari.

c. Te ndryshoje menyren e te sjellurit. Drejtimi ka per qellim qe individi


te kryeje nje veprim edhe nese ai nuk deshiron, ne menyre qe te
arrihet objektivi.

5- Drejtimi eshte i plotqellimshem. Ai behet duke pasur si pikesynim arritjen e


objektivit qe eshte vene fillimisht nga drejtuesi. Vartesit duhet te jete ne
sintoni me drejtuesin per permbushjen e qellimit te perbashket.

Stili eshte metode e sjelljes e perdorur nga drejtuesi per te influencuar ne


mendimet, ndjenjat, motivin dhe veprimet e vartesit. Ai ka 2 dimensione:

1- Shkalla e sjelljes ndaj detyres eshte shkalla me te cilen drejtuesi ndan detyrat
sipas kompetencave te vartesve dhe u tregon se c’produkt pritet prej tyre.

2- Shkalla e sjelljeve dhe marredhenieve suportive ne pune. Sa i gatshem eshte


drejtuesi t’i ofroje asistencen dhe eksperiencen e vet vartesit gjate punes.

Stilet e punes se drejtuesit ndahen ne kater kategori:

‹ S1 detyre e larte/sjellje marredhenore e ulet

‹ S2 marredhenie supportive e larte/detyre e larte

‹ S3 detyre e ulet/sjellje supportive e larte

‹ S4 detyre e ulet/marredhenie supportive e ulet.

S4 kerkon nje stil delegues sepse vartesi kryen punen me pak ose aspak
supervizim.

11. Marketingu dhe Propozimi i Huase per Plan


Biznesi
Strategjia e marketingut eshte e rendesishme per invesititorin dhe huadhenesin
nese ka nje treg real per sherbimin e propozuar dhe nese ai eshte fitimprures.
Indikatoret per nje treg fitimprures jepet nepermjet 2 hapave :
1- Hapi i pare - Duhet treguar interesi i tregut. Sipermarresi duhet te jete i afte
te provoje qe klientet ne treg kane nevoje per ate sherbim dhe jane te
gatshem ta blejne ate.
2- Hapi i dyte - Dokumentimi i kerkesave te tregut. Rezultatet e analizave te
tregut, pyetesoret e klienteve dhe studimet demografike i japin kredibilitet
sipermarresit.

Propozimi i huase paraqet arsyen e marrjes se huase, sasine e kerkuar dhe planin e
pagesave. Pronari duhet te specifikoje perdorimin e huase si dhe preventivat e
kostove. Element kyc i propozimit te huase eshte itinerari i huase ose strategjia e
daljes. Pronari duhet te perfshije dhe nje itinerar per zbatimin e planit te propozuar.

12. Planet e OBSh-se per te Ardhmen e Shendetit


Fushat prioritare per permiresimin e shendetit publik jane:

1- Promovimi i shendetit:
‹ Ushqimi i mire dhe eleganca (ushqim cilesor e jo sasior)
‹ Aktiviteti fizik
‹ Braktisja e droges, duhanit, etj.
‹ Planifikimi familjar
‹ Shendet i mire mendor
2- Mbrojtja e shendetit:
‹ Jetesa e mire
‹ Ambjente te pershatshme pune & jetese
‹ Standarde higjenike te larta
3- Sherbimet parandaluese:
‹ Kujdes per femije te shendetshem
‹ Parandalimi i semundjeve kardiovaskulare, tumorale, etj.
‹ Parandalimi i SST-ve
‹ Imunizimi

13. Strategjia e Marketingut ne Hartimin e Planit


Strategjia e marketingut eshte e rendesishme per invesititorin dhe huadhenesin
nese ka nje treg real per sherbimin e propozuar dhe nese ai eshte fitimprures.
Indikatoret per nje treg fitimprures jepet nepermjet 2 hapave :
1- Hapi i pare - Duhet treguar interesi i tregut. Sipermarresi duhet te jete i afte
te provoje qe klientet ne treg kane nevoje per ate sherbim dhe jane te
gatshem ta blejne ate.
2- Hapi i dyte - Dokumentimi i kerkesave te tregut. Rezultatet e analizave te
tregut, pyetesoret e klienteve dhe studimet demografike i japin kredibilitet
sipermarresit.
14. Faktoret Sociale qe Ndikojne ne Semundshmeri &
Vdekshmeri
Faktoret qe ndikojne mbi semundshmerine dhe mortalitetin ndahen ne faktore te
brendshem qe kane lidhje direkte me vete individin dhe faktore te jashtem ku
perfshihen faktoret mjedisore, sociale, psikologjike.
Tek faktoret sociale hyjne:
1- Klasa sociale: nje klase e ulet i korrespondon nje semundshmerie te larte.
2- Statusi i punes: nese ne ambientin e punes i nenshtrohet nje i faktoreve
demtues ndaj shendetit.
3- Stili jetes: duhanpirja, alkooli, jeta sedentare.

15. Rendesia e Sherbimit te Konsumatorit & Vleresimi


i Tij
Rendesia e sherbimit te konsumatorit:

1- Terheqja e nje konsumatori te ri kushton 5 here me shume se mbajtja e


konsumatorit ekzistues.
2- 65% e te ardhurave te biznesit vjen nga konsumatoret aktuale
3- 91% e konsumatoreve te pakenaqur nuk do ti blejne serish sherbimet tona
dhe do ti tregojne te pakten 9 vetave te tjere per eksperiencen e tyre
negative.

Sherbimi duhet te jete serioz, etik dhe duhet te investojme ne rritjen e gjeresise dhe
thellesise se sherbimeve per te shmangur konkurrencen.

Vleresimi i sherbimit te konsumatorit:


1- Qendrimi i konsumatorit ndaj sherbimit dhe nivelit te sherbimit
2- Qendrimet e punonjesve duhet te ndryshojne para se te merret sherbimi nga
konsumatori
3- Firmat perpiqen te eleminojne anekset (sherbime qe nuk u kryhen sic duhet
klienteve)
4- Menaxheri ben vezhgime personale per problemet e sherbimit
5- Menaxheri vlereson sherbimin duke biseduar direkt me klientin
6- Vleresim nga agjenci profesionale
16. Agjenti i Lire
Me perpara spitalet funksiononin dhe ngriheshin nga studentet dhe punonjes te
fushes se shendetesise (p.sh, infermiere). Pacientet dhe famijlaret e tyre, mund te
punesonin infermiere duke i kontaktuar personalisht. Keta te fundit punonin si
agjente te lire, pra nuk ishin te punesuar te mirfillte te spitalit. Sot gjenden
kontraktore te pavarur ne te gjithe fushat, punonjes me kohe te pjesshme, njerez qe
kane dy, tre pune. Ky model eshte pak i pershatshem per mjekesine dhe perben nje
nga sfidat e se ardhmes.

17. Roli i Shtetit Shqiptar si Investitor, Kontrollues,


Rregullator
Roli i qeverise eshte i rendesishem sepse:
1- Sigurimet shendetesore financojne nje pjese te vogel te sherbimit
shendetesor.
2- Administratat nuk arrijne te sintonizojne punen e tyre. Emerimet ne
administrate percaktohen nga politika dhe duke qene te perkohshem
(punonjesit e administrates) ndikon negativisht ne disa aspekte.
3- Ne poste drejtuese ka mjeke dhe jo ekonomiste. Kuptohet qe nje
specialist i ekonomise/finances do ishte me i pershtatshem ne kete rol.

18. Diversiteti i Fuqise Punetore


Sot ne boten perendimore nder sfidat me te madha ne vendin e punes eshte
diversiteti ne fuqine punetore. Kjo vjen nga ndikimi i globalizmit. Ne vendin e
punes ekzistojne kultura te ndryshme, etni te ndryshme, etj. Diversiteti vjen edhe si
pasoje e moshes, ne shendetsi vjen nje brez i ri nderkohe qe per dekada te tera
brezi i meparshem ka dhene kontribut jetesor ne ate organizate.

19. Faktoret qe Ndikojne ne Semundshmeri ne Vendet


e Pazhvilluara
” Faktoret gjenetike
” Faktoret psikologjike
” Faktoret mjedisore
” Faktoret sociale:
• Klasa sociale - nje klase e ulet i korrespondon nje semundshmerie e larte.
• Statusi i Punes - faktoret rrezikues ne mjediset e punes.
• Stili i jetes – duhanpirja, alkooli, etj.

20. Koncepti Social i Sjelljes se Konsumatorit


• Kultura eshte trashegimia e nje grupi social, e cila ka ndikim te madh ne
blerjen dhe perdorimin e produkteve. Kultura influencon blerjet, prandaj
ndryshimi i kultures duhet te shoqerohet me ndryshimin e sherbimit. Kultura e
kufizuar nga variabla si mosha ,feja, preferencat, etnia quhet analiza
nenkulturore.

• Klasat sociale pershkruajne ndarjet ne nje shoqeri me nivele te ndryshme te


prestigjit social. Percaktues te klases sociale jane punesimi, pasurite, burimi i te
ardhurave dhe arsimi. Stile te ndryshme te jeteses lidhen me preferenca te
ndryshme produktesh.

• Grupet e referimit jane vetem ato grupe te cilat nje individ i lejon dhe i pranon
te ushtrojne influence ne sjelljen e tij. Te tilla jane familja, grupi i punes, etj.
Qellimi i menaxherit te marketingut eshte te kuptoje pse ndodhin keto influenca
dhe si mund te perdoren ato per te promovuar shitjen e sherbimit.

• Udheheqesi i opinionit eshte nje ide e komunikimit te gjere. Konsumatoret


marrin infot nepermjet individeve te quajtur udheheqes te opinionit, te cilet jane
anetare grupi qe luajne nje rol kyc ne komunikim. Ata jane te ditur, te
paraqitshem dhe te ekspozuar ndaj masmedias.

21. Fuqia e Grupit


Gjate implementimit te ndryshimeve vihet re nje fenomen qe lidhet me stafin. Ky
eshte niveli i adaptueshmerise se stafit qe lidhet me menyrat e ndryshme se si
individet brenda stafit e presin ndryshimin. Individet ndahen ne 5 kategori sipas
menyres se reagimit te tyre:

1- Iniciatoret e ndryshimeve (hedhin idete per ndryshime)


2- Mbeshtetesit e shpejte (i presin me optimizem ndryshimet, kryesisht te rinj)
3- Mbeshtetesit e shpejte, te influencuar (kane besim te aftesite e drejtuesve
te tyre dhe per ata mjafton qe te jete iniciative e tyre dhe e mbeshtetin; edhe
Servilet)
4- Mbeshtetesit e vonshem ( individe mosbesues ndaj teknikave te reja,
shfaqin rezistence te vogel )
5- Te ngurtet (kryesisht individe te vjeter po me peshe ne kompani qe shfaqin
rezistence te madhe)

22. Eksternalitetet, te Mirat Publike, Kushtet e


Eficences se Tregut
Eksternalitetet ndikojne si tek cmimet ashtu dhe ne vendimet e personave te
ndryshem.

- Nje eksternalitet pozitiv ndodh p.sh. kur perfitimi personal nga konsumi i nje
malli ose sherbimi eshte me i paket se sa perfitimi social i tij. (Shemb.
Vaksinimi i te rrezikuarve nga cfaredolloj semundjeje ul kerkesen e vaksinave
ne treg).

- Nje eksternalitet negativ ndodh p.sh. kur kostoja sociale e produktit tejkalon
koston private te prodhimit, (Shemb. Prodhimi i atyre mallrave ose sherbimeve
qe shkaktojne ndotje ambienti).

Eficenca kerkon 4 kushte:

a. Te gjitha kushtet per konkurrence perfekte duhet te jene te plotesuara.


b. Duhet te kete shume prodhues dhe konsumatore ne treg.
c. Mallrat dhe sherbimet qe prodhohen dhe konsumohen duhet te jene
homogjene. Faktoret e prodhimit duhet te levizin lirisht.
d. Konsumatoret dhe prodhuesit duhet te jene te mireinformuar rreth dhe
çmimit te mallrave ose sherbimeve.

Nje mall publik perkufizohet si nje mall nga konsumimi i te cilit nuk mund te
perjashtohet askush ose konsumi i te cilit kryhet permes mungeses se
konkurrences. Mbasi te jene hedhur ne treg eshte e pamundur qe te veçohet nje
konsumator nga konsumimi i mallrave prej te cilave s'mund te perjashtohet askush,
edhe ne rastet kur ai nuk ka paguar per kete mall. Mallrat ose sherbimet nuk duhet
te jene mallra publik (malli nga konsumi i se cilit nuk perjashtohet askush) sepse
ato mund te konsumohen pa u paguar per to.
23. SIM, Dallimi Mes te Dhenave dhe Informacioneve,
Dallimi mes Paresor & Dytesor
SIM (Sistem i Informacionit te Menaxhimit) eshte nje mekanizem i integruar per
sigurimin e te dhenave te aplikueshme dhe te interpretueshme, qe mund t’i
ndihmojne menaxheret ne marrjen e vendimeve. Nje SIM duhet te organizoje, te
interpretoje dhe te filtroje te dhenat ne menyre qe ato te jene te shfrytezueshme me
eficence dhe per nje kohe te shkurter nga menaxheret . SIM mund te shihet si nje
sistem i kufizuar tek kompjuterat ose me gjere si nje sistem i bazuar mbi
komunikimin total.

Informacioni eshte i rendesise primare per nje planifikim te sakte dhe


vendimmarrje. Te dhenat jane burimi baze i informacionit per menaxheret. Te
dhenat jane “lende e pare”nga perpunimi i te cilave perftohet informacioni.

Tipet e burimeve baze te te dhenave jane 2:


1- Paresore – vijne direkt nga aktiviteti dhe mblidhen ne ate kohe qe ato
nevojiten. Mbledhja e te dhenave paresore eshte me e shtrenjte dhe
kerkon me shume kohe se grumbullimi i te dhenave dytesore, por te
dhenat paresore jane me te sakta dhe i sherbejne nje problemi specifik.
2- Dytesore – grumbullohen nga te tjeret, zakonisht para se te nevojiten.

Te dhenat ndahen ne:

- Objektive – perfaqesojne fakte, japin informacion per te tashmen dhe te


kaluaren e institucionit. Per mbledhjen e tyre u referohemi te 2 llojeve te
burimeve: paresore dhe dytesore.
- Subjektive – perfaqesojne opinione. Per mbledhjen e tyre u referohemi:
 Mendimit te eksperteve
 Gjykimit te perbashket
 Gjykimit te grupit
 Sondazheve

24.Ndryshimi ne Cilesi i Semundshmerise ne Kohe dhe


Faktoret Ndikues
Semundjet e se shkuares si pneumonia, tuberkulozi, tifo, malaria, hasen sot shume
rralle dhe vihet re nje ndryshim i natyres se semundjes, ku verehen ato kroniket si
tumoret, semundjes e zemres, etj. Eshte vene re se faktoret sociale e mjedisore sic
jane sanitimi, permiresimi i ushqimit e kushteve te banimit, rritja e standarit te
jeteses jane kontributoret me sinjifikativ.
Faktoret ndikues:

• Te brendshem: Gjenetika

• Te jashtem: Psikologjike, Mjedisore, Sociale (statusi socioekonomik, statusi i


punes, stili i jetes)

25. Dallimi Midis Menaxherit dhe Liderit


” Eficenca vs Efektivitet: Ku fokusohen me teper?
1. Nje menaxher shqetesohet per eficencen, te beje gjerat sic duhet me mire
dhe me shpejt, duke patur prioritet rritjen e produktivitetit.
2. Nje lider eshte me i shqetesuar per efektivitetin duke vene ne diskutim nese
nje veprim duhet ndermarre apo jo.
” Si vs Cfare & Pse: Cilat jane pyetjet qe bejne?
1. Nje menaxher pyet si? Ai di si behet nje proces pune dhe eshte i afte t’u
shpjegoje vartesve si te permbushin detyren me se miri.
2. Nje lider pyet cfare? dhe pse? Ai shpenzon me shume kohe duke
shpjeguar direktivat dhe qellimin e punes se sa vete procesin.
” Struktura vs Njeriu:
1. Menaxheri rrotullohet rreth procedurave dhe politikave: te gjitha keto
perbejne strukturen.
2. Udheheqja ka te beje me njerezit dhe marredheniet.
” Status-Quo vs Risite:
1. Menaxheret duan te ruhet Status-Quo
2. Lideret fokusohen drejr risive dhe krijimit te proceseve te reja te se
ardhmes.

26. Turizmi Spitalor


” Qarkullimi i pacienteve - Ajo qe e shtyn pacientin te vizitoje klinikat e huaja
eshte siguria dhe cilesia e sherbimit. Turizmi spitalor eshte nje tregues i cilesise
se sherbimit eficent te nje qendre shendetesore. Disa vende, sidomos ato te
zhvilluara, terheqin kliente duke iu ofruar sherbim shendetesor me nje cilesi te
larte dhe me nje kosto te ulet krahasuar me vendin e tyre.
” Qarkullimi i profesionisteve - Levizja e profesionisteve, ne pergjithesi penalizon
vendet e pa zhvilluara.
1. Shume te rinj nga vende te varfra vendosin te arsimohen ne vende te
zhvilluara ku dhe vendosen per te jetuar dhe.
2. Politikat rekrutuese te disa vendeve te pasura te cilet si pasoje e mungesave
ne staf marrin dhe punesojne njerez te shkolluar apo trajnuar ne vendet ne
zhvillim. Levizja e profesionisteve lehtesohet edhe nga nderkombetarizimi
i njohjes se diplomave.
KAPITULLI 1
MENAXHIMI SI SISTEM, FUNKSIONET , ROLET DHE AFTESITE MENAXHUESE

1. Perkufizimet :

Sipas Harold Koontz: Menaxhimi eshte nje proces i perbere nga aktivitete dhe funksione
teknike dhe sociale qe bashkeveprojne me nj-tj, qe ndodh brenda nje institucioni , me qellim
qe te arrije objektiva te paracaktuara , nepermjet perdorimit te burimeve njerezore si dhe
burimeve te tjera.
Sipas David Gustafson : Menaxhimi eshte nje proces i kryerjes se punes nepermjet te tjereve
ashtu sic duhet , ne kohe , si dhe brenda buxhetit.
Ngjashmerite mes dy perkufizimeve : Fokusi eshte ne rezultatin e punes si dhe te dy
perkufizimet i referohen proceseve qe perfshijne njerez.
Menaxhimi nuk eshte nje profesion pasiv qe ka per qellim thjeshte qe te ruaje rregullin dhe
statusquone por eshte nje pune dhe veprim i forte .

Burimet  Produktiviteti Popullsia


Institucioni

2.Funksionet e menaxhimit

Funksionet e menaxhimit jane ato funksione cka menaxheret bejne per te realizuar objektivat e
organizatave te tyre , duke perdorur njerez dhe burime . Pra funksionet jane aktivitete madhore
te kryera nga menaxheret.
Aktivitetet qe ben menaxheri ndahen ne 5 kategori te medha :
 PLANIFIKIMI
 ORGANIZIMI
 PERSONELI (STAFI)
 DREJTIMI
 KONTROLLI
Keto funksione edhe pse jane ndare, mund te mbivendosen dhe te kryhen njekohesisht
.

1)PLANIFIKIMI
Qellimi i planifikimit eshte qe te beje te afta organizatat shendetesore te merren me ceshtjet e
sotme dhe te ardhmes. Planifikimi ka te beje me vendimin me cfare te behet , si, kur dhe ku te
behet. Ai mund te jete me afat te gjate ( me me shume se nje vit ne te ardhmen ) apo mund te
jete me afat te shkurter ( nje vit apo me pak se nje vit ). Buxheti i spitalit konsiderohet plan afat
shkurter spse behet per nje vit. Taylor sugjeron : Menaxheret planifikojne kur ata projektojne
nje vizion te qarte per te ardhmen dhe ndermarrin veprime me qellim qe te arrijne objektiva te
caktuara. Ne nivele te larta te menaxhimit fokusi eshte : percaktimi i misionit te organizates dhe
objektivat dhe qellimet. Ne nivele te uleta te menaxhimit fokusi eshte gjetja e rrugeve per te
permbushur objektivat.

2)ORGANIZIMI
Do te thote krijimi i marredhenieve te autoritetit dhe pergjegjesise. Ne marrjen e vendimeve
organizative ,menaxheri ka nevoje qe te zgjedhe midis mundesive strukturale te ndryshme.
Organizimi mund te behet i strukturuar ne baze te funksionit ku aktivitete te ngjashme jane
mbledhur se bashku , si laboratori klinik, departamenti i radiologjise apo i farmacise .Ose mund
te behet ne baze te sherbimeve ; psh i kirurgjise apo i urgjences. Organizimi mund te behet
edhe ne baze te nje produkti ku aktivitetet e departamenteve jane te lidhura sepse synojne nje
rezultat te perbashket , si psh maternitete ose qendrat e diabetit. Organizimi mund te jete
afatgjate ( struktura permanente) ose afat shkurter ( grup pune i perkohshem).

3)STAFI
Funksionet e personelit perfshijne aktivitetin e burimeve njerezore ( kuadrit si dhe personelin e
administrates). Qellimi kryesor ne drejtimin e personelit eshte qe te percaktojme punonjesin
me te pershtatshem dhe te afte ne nje pune te caktuar . Punonjesi sduhet as i mbi as i
nenkualifikuar. Kjo pune konsiston ne *rekrutimin e punonjesve, *seleksionimin e tyre,
*percaktimi i vendit te punes , *trajnimi, *keshillimi i punonjesve, * vendosja ne kategorine e
pagave dhe benefiteve apo perfitimeve. . Nje tjeter funksion i personelit mund te jete
dokumentat e marrjes dhe shkeputjes nga puna.

4)DREJTIMI
Funksioni drejtues i menaxhimit konsiston ne drejtimin e punonjesve ne cfare te bejne dhe
cfare te mos bejne. Pra eshte nje funksion me karakteristike kryesore veprimin. Ka te beje me
ndertimin e vete kushteve per motivim, komunikim dhe udheheqje ku anetaret e organizates
kuptojne se cfare pritet te behet prej tyre . Drejtimi perfshin dhenien e nje detyre vartesit. Nje
menaxher mund te zgjedhe menyra te ndryshme te drejtimi sipas detyres qe duhet te kryhet
dhe personin qe e kryen detyren .

5)KONTROLLI
Funksioni i kontrollit ne menaxhim fokusohet ne monitorizimin dhe vleresimin e kryerjes se
punes. Qellimi eshte te permiresohet cilesia e punes. Ky eshte funksion baze dhe duhet te
perfshihet ne cdo aktivitet menaxherial qellimi i te cilit eshte rezultati i prodhimit apo
permiresimi i aktit te punes. Kontrolli ka te beje me vendosjen e standarteve dhe krahasimin e
rezultateve konkrete me ato te standartit. Kontrolli perfshin nje mekanizem feedback ne te
cilin inputi (burimet , materialet) krahasohen me rezultatin apo rendimentin.Kur ka variacione
ne rezultatin qe pritet , behen ndryshime ose te burimet ose te standartet e kryerjes se punes
.Perseritja e vazhdueshme dhe e rregullt eshte themeli i procesit te permiresimit te cilesise.

3.Rolet e menaxhimit
Menaxheret kryejne ceremoni te ndryshme . Ngjarje si pershendetje te vizitoreve apo
pjesemarrja ne dreka darka per nje vartes apo punonjes qe del ne pension cilesohen si
veprimtari ceremonial . Rolet e menaxherit klasifikohen ne 3 kategori te gjera si pjese
perberese e autoritetit formal.
 ROLET INTERPERSONALE
 ROLET INFORMATIVE
 ROLET VENDIMMARRESE
1)ROLET INTERPERSONALE
Ketu perfshihen 3 role kryesore
 Prezantues Menaxheri shfrytezon data apo ngjarje per organizimin e takimeve qe
te krijohet nje atmosfere e ngrohte brenda stafit.
 Drejtues Jane pergjegjes per drejtimin e punes qe kryhet ne organizaten e tyre.
 Nderlidhes Ben kontaktet jashte vendit te punes

2)ROLET INFORMATIVE Ketu


perfshihet
 Monitorizimi Menaxheri kerkon informacion per punen nga burime te ndryshme te
shumta si formale dhe informale dhe nga keto informacione perzgjedh informacionin
me te RELEVANT DHE ME TE DOBISHEM.
 Propagandimi Menaxheri percakton se cili informacion DUHET te ndahet me te tjeret
 Zedhenesi Menaxheri mund te flase si ne emer te personelit ose organizates qe ai
perfaqeson disa here per informuar disa here per te bere te qarte dicka.

3)ROLET E MARRJES SE VENDIMIT


Keto role klasifikohen si:
 Roli si nismetar i ndryshimit Menaxheret vullnetarisht mund te kerkojne ndryshimin
e struktures ne vendin e punes , implementojne teknika te reja, sherbime qe te
permiresohet cilesia e sherbimit ne klinikat e tyre.
 Menaxhimi i problemeve dhe shqetesimeve Menaxheri duhet te jete ne nje pozicion
te tille qe te mund te reduktoje ose eleminoje konfliktet qe lindin.
 Shperndarja e burimeve Menaxheri duhet te percaktoje cili do te marre , cafre prej
burimeve qe jane ne dispozicion , pra burimeve te kufizuara.
 Si negociator Menaxheri duhet te perfaqesoje interesat e organizates , te beje
perpjekje qe te siguroje burimet qe duhen apo te arrije marreveshje me te tjere.

4.Aftesite e menaxhimit
Jane 3 aftesi qe nje menaxher duhet te kete.
 AFTESI TEKNIKE
 AFTESI HUMANE
 AFTESI KONCEPTUESE

Katz sugjeroi se raporti i kohes qe cdo menaxher shpenzon me secilen nga aftesite varet
nga rangu i tij ne institucion. Psh nje menaxheri i rangut te ulet harxhon kohe te aftesite
teknike , kurse i rangut te larte harxhon me shume kohe te aftesite koncetuale.
Nderkohe te aftesite e komunikimit harxhohet e njejta kohe.

1)AFTESITE TEKNIKE Kane


te bejne me nivelin e aftesise dhe mjeshterise ne nje lloj te vecante aktiviteti qe me shpesh ka
te beje me sende sesa njerez. Aftesite teknike perfshijne metodologjine apo procese specifike
qe duhen per te kryer nje pune specifike. Psh kirurget aftesi teknike te larta
2)AFTESI HUMANE
Aftesia e menaxhereve per te punuar ne menyre efektive me te tjeret si me individet ashtu
edhe me grupe eshte nje reflektim i aftesive humane. Menaxhimi eshte nje process qe
vazhdimisht konsideron sjelljet dhe qendrimin e te tjereve dhe sillet ne nje menyre qe te rrise
besimin dhe konfidencen. Disa aftesi komunikuese: dhenia e drejtimit pa ofendim, mos renia
dakort pa qene kokeforte.
3)AFTESI KONCEPTUESE
Eshte aftesia per te kuptuar marredheniet ne situatat me komplekse per te pare lidhjet ne kaos
dhe rrugen per te ardhmen. Nje menaxher duhet te perceptoje institucionin dhe aktivitetet qe
institucioni kryen si nje e tere. Inputi dhe output(rezultati), marredheniet mes komponenteve
brenda organizates dhe marredheniet mes organizates dhe ambjentit rrethues duhet te shihen
si nje e tere. Aftesite konceptuese bejne qe menaxheri te kuptoje pasojat qe do te kete nje
veprim ne njesite e punes dhe gjithe organizaten.

You might also like