You are on page 1of 3

Lënda: Teoria Moderne e Investimeve

Përsëritje e koncepteve statistikore

Përsëritje e koncepteve statistikore


Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

1. Cilat janë dy burimet e të ardhurave që përcaktojnë normën e kthimit të një letre me vlerë?
2. Çfarë përfaqëson një shpërndarje probabilitare dhe si vlerësohet ajo? Cilat janë kufizimet në
vlerësimin e saj?
3. Çfarë mat kovarianca, dhe çfarë kuptojmë kur themi që dy mjete kanë kovariancë negative?
4. Çfarë mat koeficienti i përcaktueshmërisë? Nëse koeficienti i korrelacionit midis dy aksioneve
është 0,5, sa është koeficienti i përcaktueshmërisë?
5. Përshkruani faktorin beta. Cili aksion mund të ketë një koeficient beta më të lartë: aksioni i një
kompanie ajrore apo aksioni i një shërbimi? SCL-të e këtyre aksioneve tentojnë drejt boshtit
vertikal apo horizontal?
6. Supozojmë se dy mjete kanë korrelacion -1. Cila mund të jetë vlera më e ulët e riskut që një
portofol kombinim i dy mjeteve mund të ketë? Gjeni peshat e mjeteve në këtë portofol.
7. Çfarë përfaqëson vija e kombinimit të dy mjeteve? Çfarë forme merr kjo vijë për vlera
korrelacioni të ndryshme?
8. Si paraqitet vija e kombinimit të një mjeti me risk dhe një mjeti pa risk?
9. Nëse dy mjete kanë korrelacion perfekt pozitiv, a mund të ndërtohet një portofol me devijim
standart zero?
10. Si ndikon shitja e shkurtër në rritjen e kthimit të portofolit?
11. Nëse mjetet A dhe B kanë kovariancë pozitive dhe mjeti A gjeneron kthim më të lartë sesa kthimi
i shpresuar i tij, cilat do të jenë parashikimet tuaja për mjetin B?
12. Nëse investitori mund të investojë vetëm në dy mjete, përshkruani mundësitë e vendosjes në një
portofol të mjetit me risk dhe mjetit pa risk.
13. Çfarë kriteri duhet të plotësojë një portofol që të ndodhet në tërësinë e variancës minimale?
14. Krahasoni tërësinë e portofoleve me variancë minimale me frontin eficient. Nëse ju nuk zgjidhni
dot një portofol në frontin eficient, do të preferonit një portofol me të njëjtin risk në pjesën e
poshtme të tërësisë së portofoleve me variancë minimale, apo një portofol brenda harkut?
15. Ç’është portofoli me variancë minimale?
16. Nëse lejohet shitja e shkurtër, pse disa mjete kanë peshë pozitive në portofol, dhe disa peshë
negative?

Zgjidhni ushtrimet e mëposhtme:

1. Aksioni A ka probabilitet të njëjtë që të ketë normë kthimi 10% ose -10%. Mundësia tjetër është
që aksioni të ketë kthim 0% dhe probabiliteti i kësaj mundësie është dyfishi i i probabilitetit të
normës 10%. Cila është norma e shpresuar dhe devijimi standart i kthimeve të aksionit A?
2. Jepet informacioni i mëposhtëm në lidhje me aksionet A, B dhe C:

Lektore: Prof. Asoc. Edlira Luçi; Prof. Asoc. Dorina Kripa


-1-
Lënda: Teoria Moderne e Investimeve
Përsëritje e koncepteve statistikore

Probabiliteti A B C
0,25 10% 15% -5%
0,25 -5% 0% 10%
0,25 20% 25% -15%
0,25 0% 5% 5%

a. Llogarisni kthimet e shpresuara të secilit aksion.


b. Llogarisni devijimin standart të kthimeve të secilit aksion.
c. Llogarisni kovariancat midis kthimeve për çdo çift aksionesh.
d. Nëse kthimi i aksionit A rezulton më i lartë se ai i shpresuar, si mendoni të jetë kthimi i aksionit
C në krahasim me atë të shpresuar?

3. Në bazë të vëzhgimeve për katër periudha mbi aksionin Y dhe portofolin e tregut M:

Periudha Kthimi Y Kthimi M


1 10% 2%
2 14% -2%
3 12% 8%
4 8% 17%

a. Llogarisni kthimin mesatar të aksionit Y dhe tregut M.


b. Llogarisni devijimin standart të aksionit Y dhe tregut M.
c. Llogarisni kovariancën e kthimeve të Y dhe M.
d. Llogarisni koeficientin beta të aksionit Y.
e. Cili është ekuacioni për vijën karakteristike të aksionit Y?
f. Llogarisni koeficientin e korrelacionit midis kthimeve të Y dhe M.
g. Llogarisni koeficientin e përcaktueshmërisë së aksionit Y, çfarë tregon kjo statistikë?

4. Investitori krijon një portofol duke blerë 1000$ aksione A, 500$ aksione B dhe merr hua 500$.
Cilat janë peshat e secilit komponent të portofolit? Llogarisni kthimin e shpresuar dhe varia ncën
e këtij portofoli, nëse korrelacioni midis A dhe B është 0,7 dhe huamarrja realizohet me një
normë 5%.

A B
Varianca 0,25 0,49
E(r) 0,10 0,16

Lektore: Prof. Asoc. Edlira Luçi; Prof. Asoc. Dorina Kripa


-2-
Lënda: Teoria Moderne e Investimeve
Përsëritje e koncepteve statistikore

5. Dy letra me vlerë A dhe B, kanë korrelacioni -1 dhe karakteritikat e mëposhtme risk-kthim:

A B
Devijim standart 12% 6%
E(r) 12% 6%

Llogarisni kthimin dhe riskun e portofoleve të mëposhtëm dhe vendosini ato në një grafik risk-
kthim.
Portofoli 1:  A  2,  B  1 Portofoli 3:  A  1 / 3,  B  2 / 3

Portofoli 2:  A  0,5,  B  0,5 Portofoli 4:  A  0,5,  B  1,5

6. Dy letra me vlerë A dhe B, kanë karakteritikat e mëposhtme risk-kthim:

A B
Devijim standart 25% 30%
E(r) 10% 14%

Supozojmë që ndërtojmë një portofol me shumë të barabartë në këto dy letra me vlerë. Llogarisni
kthimin dhe riskun e portofolit nëse korrelacioni midis mjeteve është: 1; 0; -1.

Lektore: Prof. Asoc. Edlira Luçi; Prof. Asoc. Dorina Kripa


-3-

You might also like