You are on page 1of 3

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit

Njësia mësimore: Rregullimi kompjuterik i sistemit të ushqimit të


motorit
Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 17. 03 .2020

Me drejtim elektronik (rregullim) të punës së motorit dizel, merren parasysh numër i


madh faktorësh ndikues për karakteristikat e tij, në krahasim me rregullimin mekanik të
deritashëm, fitohet drejtim i sofistikuar në punën e motorit. Ky sistem i mundëson
motorit:
•Ekonomi më të mirë të lëndës djegëse.
•Gazra dalëse më të pastra.
•Zhurmë të zvogëluar.
•Fuqi optimale dhe moment rrotullues.
•Përshtatje të thjeshtë për lloje të ndryshme të makinave.
Sistemi elektronik për drejtim me punën e motorit është i ndarë në tri blloqe kryesore (fig.
e meposhtme):
Senzorët (dhënësit), me të cilët regjistrohen kushtet e punës së motorit-madhësitë fizike
ndikuese, të cilat nëpërmes te të dhënave shndërrohen në sinjale elektrike.
Njësia drejtuese (mikroprocesori), i cili sipas algoritmeve të caktuar dhe bazës së te
dhënave(sipërfaqe karakteristike - harta), i përpunon informatat e fituara për gjendjen
momentale të motorit dhe jep sinjale elektrike dalëse për drejtimin me organet kryerëse
(funksionale).
Organet kryerëse (funksionale) (aktuatorët), të cilët sinjalet dalëse elektrike nga njësia
drejtuese i shndërrojnë në madhësi mekanike për drejtim.
Fig. Bllok-skema e
rregullimit elektronik te
motori dizel

Fig. Llojet e pompave


distributore te injektimit
Analizo me kujdes figurën duke shikuar numrat dhe emërtimi i tyre në tekstin nënë
figurë

Fig. Sistemi i injektimit te lëndës djegëse te pompës distributore me pistonin


aksial te llojit VE .. EDC me rregullimin elektronik, 1 – rezervuari i lëndës djegëse, 2 – filtri i
lëndës djegëse, 3 – pompa distributore e injektimit me ngasësin (aktuatorin) elektromagnetik,
senzorine rregullimit te udhëtimit si dhe senzorit te temperaturës së lëndësdjegëse, 4 – valvuli
elektrik mbyllëse ELAB, 5 – njësia kohore me valvulin elektromagnetike, 6 – injektori dhe
pajisja për shtrëngim me senzorine lëvizjes se gjilpërës (zakonisht ne cilindrin 1), 7 – nxehësi
i skuqur i llojit GZS, 8 – senzori i temperaturës se motorit (ne sistemin e ftohjes), 9 – senzori
i shpejtësisë ne boshtin motorik, 10 – motori dizel (DI), 11- njësia kontrolluese e motorit, 12
– njësia kontrolluese e nxehësit te skuqur GZS, 13 – senzori i shpejtësisë se automjetit, 14 –
përshpejtuesi – senzori i pedalit, 15 – njësia operuese për kontrollin e lëvizjes, 16 – çelësi i
fillimit te punës, 17 – bateria, 18 – interfejsi për dijagnostifikim, 19 – senzori i temperaturës
se ajrit, 20 –senzori i ndryshimit te shtypjes se ajrit, 21 – turbo mbushësi, 22 – matësi i
prurjes se ajrit.

You might also like