You are on page 1of 6

Lënda: Elektroteknika e mjeteve të transportit- ligjërata 10

Njësia mësimore: Ngrohësi dhe ventilatori i kabinës si skemat e lidhjes së


ngrohësit dhe ventilatorit të kabinës së automjetit

Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 02. 05 .2020


HISTORIKUI ZHVILLIMIT TË SISTEMIT A/C TË AUTOMOBILAVE
Në vitin 1939 Packard ishte nga të parët mekanike që ka instaluar në automobil sistemin A/C që
ka punuar në sistemin me cikël të mbyllur. Ai realizoi në një linjë të përbashkët përdorimin e një
kompresori, ventilatori, kondensatori, akumulatori dhe aparat-avullimi, për të funksionuar
sistemin me kontroll unik në një sistem të vetëm. Fushata e marketingut të Packard ishte:
"Harrojeni nxehtësinë këtë verë, vetëm ajër të kondicionuar do të ketë në automjet përherë".
Problem të madh me sistemin ishte se kompresori operonte vazhdimisht dhe duhej të hiqej rripi
për të shkëputur sistemin, që ishte përgjithësisht i bashkuar dhe gjatë periudhës të muajve të
dimrit.
NGROHJA DHE VENTILIMI

Ngrohja dhe ventilimi në mjetet e transportit automobilistik nuk është vetëm një funksion i
krijimit të kushteve komode me ngrohje gjatë drejtimit të mjetit dhe kontrollit të temperaturave
të dëshiruara, por zvogëlon lodhjen e udhëtarëve dhe drejtuesit të mjetit, siguron dukshmëri të
mirë, zgjat kohën e qëndrimit dhe kombinimin e sistemeve të fluksit të temperaturave.
NGROHJA

Sistemet e ngrohjes përdorin nxehtësinë e motorit të sistemit të ftohjes për të ngrohur ndarjen e
pasagjerit në kohë të ftohtë. Ka disa metoda të ndryshme të disponueshme për ngrohjen e ajrit:
ngrohja me gazet e shkarkimit të motorit, ngrohja nga produktet e djegies të karburantit, ngrohja
elektrike.
Në përgjithësi mjetet motorike përdorin ngrohjen nga djegia e lëndës djegëse që transferohet
nëpërmjet ujit ose ajrit në varësi të faktit nëse motori është me ftohje me ujë ose ajër.

KOMPONENTËT E SISTEMIT TË NGROHJES


Komponentët e sistemit te ngrohjes përgjithësisht janë: kaloriferi(bërthama ngrohëse), dy
tubacionet që lidhin sistemin ftohës të motorit, një elektro-ventilator (ajër-fryrës) që tërheq ajrin
në rastin e ngrohjes dhe e depërton atë përmes kaloriferit si dhe një mekanizëm kontrolli.
Komponentët e tjera të tilla si: rubineti e ujit dhe termostatet -- janë me të vërtetë pjesë e sistemit
të ftohjes të motorit dhe funksionet e tyre janë të dokumentuar mire në tekste të tjera.
Figura 1. Sistemi i ftohjes së motorit dhe Kaloriferi

Pjesa tjetër e sistemit të ngrohjes -- kutia ngrohëse, farfallat e përzierjes, të kontrollit të përzierjes
në hapësira, valvula e kontrollit (nëse është e pajisur), çdo sensorë temperature, etj -- janë në të
vërtetë pjesë e sistemit të kontrollit të ngrohjes.
Ajër-fryrësi konsiston në një grup motori elektrik dhe një ventilator. Kur rryma furnizon
motorin elektrik, ventilatori shtyn ajrin përmes bërthamës ngrohëse ose në avulluesin e ajrit të
kondicionuar. Tubat ngrohës janë me diametër të vogël dhe çojnë ftohësin e motorit tek
bërthama ngrohëse. Fryrësi montohet në një enë që rrethon bërthamën ngrohëse, avulluesin dhe
dyert e ajrit. Shih figurën 2.

Figura 2. Paraqitja e ajër-fryrësit dhe pjesët përbërëse të sistemit të ngrohjes në automjet


Kontrolli i ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar: Në panel janë instaluar komponentët për të
lejuar hyrjen e më shumë ose më pak ujë nga cilindri i motorit ose kalimin e më shumë a më pak
ajër që rrjedh mbi sipërfaqen e tij. Këto janë dy sisteme të jashtme të përdorura për kontrollin e
shfrytëzimit të nxehtësisë që janë referuara si: Futje e ujit të nxehtë dhe futje e ajrit dhe ujit në
një kohë.

Figura 3. Skemat e jashtme për kontrollin e nxehtësisë me futjen ose jo të ujit në kalorifer
VENTILIMI
Ngarkimi i vazhdueshëm i ajrit me dyoksid karboni CO2 brenda kabinës së automjetit në nivele
të ulta vepron si një për gjumës dhe influencon në përkeqësimin e aromave. Ndërsa CO2 në
përqendrim të lartë mund të shkaktojë tek drejtuesi i mjetit lodhje të shpejtë, dhimbje koke e deri
marrje mendsh. Për këtë rekomandohen norma ventilimi të cilat përcaktojnë vlerat numerike të
kapacitetit qarkullues të brendshëm të ajrit në metra kub (në kabinë) dhe të shpejtësisë së
zëvendësimit brenda një ore. Përfundimisht në këtë llogaritje përfshihet edhe numri i mundshëm
i hapësirave të fshehta të brendshme në sallonin e automjetit. Në disa vende performanca e
sistemit të ngrohjes dhe ventilimit është e detyruar nga standarte jetësore të ngrohjes. Ky është
sistemi i ventilimit të kombinuar me sistemin e ajrit të kondicionuar që të sigurojë një gamë të
gjere të temperaturës për udhëtarët.

Figura 4. Paraqitja skematike e shpërndarjes së ajrit nëpërmjet kolektorëve në automjet

Figura 5. Pamja e jashtme dhe pozicionimi i pajisjes për ngrohje ftohje në automjet
Figura 6. Skema e qarkullimit të ajrit përmes njësisë qendrore të shpërndarjes së saj
Kontrolli elektronik i motorëve elektrike është përdorur për harmonizim më të mirë të
komandimit të dritareve të përzierje-shpërndarjes. Këta motorë zakonisht janë përdorur për të vë
në veprim dritare për përzierjen e temperaturave dhe shpërndarjen e ajrit, pasi këto duhet të
lëvizin proporcionalisht. Sistemi i kontrollit elektronik të temperaturave është pajisur me një
voltmetër të integruar në motorin e komandimit të dritareve, i cili transferon reagimet në modulin
e kontrollit në lidhje me pozicionin e dritares.

Figura 7. Komanduesi elektronik i motorëve elektrik


Fig 8. Komanda e ngrohjes dhe ventilimit
Pyetje për diskutim:
1. Çka dini për historikun e ngrohjes dhe ventilimin e automjetit?
2. Cili është roli i ngrohjes dhe ventilimit në aspektin e sigurisë në trafik?
3. Përmendi elementet e sistemit të ngrohjes?
4. Çka shërben ajr – fryrësi dhe si funksionon?
5. Cili është roli i kontrollës elektronike të ngrohjes dhe ventilimit dhe si funksionon?
Pyetjet të dërgohet në formë të raportit tek profesori i lendes në mënyrë elektronike

Literatura; Sistemet e sigurisë dhe kondicionimit, Msc. Ing. Elvi VYSHKA

You might also like