You are on page 1of 1

Leopardi (Panthera pardus) është një nga pesë llojet e gjinisë Panthera, një anëtar i familjes Felidae.

[4] Shtrihet më së shumti në Afrikën nën-Sahariane, në pjesë të vogla të Azisë Perëndimore, në Indi,
në Azinë Juglindore dhe në Azinë Lindore. Ai është listuar si specie e Rrezikuara në Listën e Kuqe të
BNRN-së pasi popullatat e tij janë të rrezikuara nga humbja dhe fragmentimi i habitateve dhe janë në
rënie në pjesë të mëdha të rangut global. Në Hong Kong, Singapor, Kuvajt, Siri, Libi, Tunizi dhe më së
shumti në Marok, popullsia e leopardit është zhdukur tashmë.[3] Të dhënat bashkëkohore
sugjerojnë se leopardi ndodhet vetëm në 25% të vargut historik global.[5][6] Leopardët janë gjuajtur
ilegalisht dhe pjesët e tyre të trupit janë kontrabanduar në tregtinë e kafshëve të egra për praktikat
mjekësore dhe dekorimi.[7][8]

Krahasuar me macet e tjera të egra, leopardi ka këmbë relativisht të shkurtra dhe një trup të gjatë
me një kafkë të madhe. Gëzofi i tij është i mbushur me njolla. Ai është i ngjashëm fizikisht me
jaguarin, por ka një trup më të vogël dhe më të lehtë, dhe njollat e tij janë përgjithësisht më të vogla,
më të dendura dhe pa pika brenda tyre. Të dy, leopardi dhe jaguari janë melanikë, të njohur si
panthera të zeza. Leopardi dallohet për aftësinë e përshtatjes me mjedisit me anë të gëzofit të tij, të
qënit oportun gjatë gjuetisë dhe për fuqi e aftësi që ka për t'u përshtatur në një shumëllojshmëri
habitatesh, në zona të thata e malore. Mund të vrapojë me një shpejtësi deri në 58 kilometra në orë.
[9] Fosilet datojnë në Pleistocenin e vonë në Kinë, Europë dhe në Japoni.[2][10]

You might also like