You are on page 1of 17

SI TË FITOJMË

PARA ONLINE?
Një guidë ku do të eksplorojmë katër metodat më të
njohura dhe më efektive për gjenerimin e të
ardhurave përmes botës dixhitale: Dropshipping,
Amazon FBA, Affiliate Marketing dhe Freelancing.

VALBONA BRAHAJ
Dua të fitoj para online,
si mund ta bëj këtë gjë?
Kjo pyetje vjen pafund çdo ditë në inbox-in
tim, ndaj vendosa të shkruaj këtë libër të
shkurtër për të treguar më në detaje se si
mund të punoni online përmes disa
metodave. Dhe nëse jeni me të vërtetë të
interesuar që të punoni online, atëherë
lexojeni këtë libër me vëmendje deri në fund.

Valbona Brahaj
Jemi në vitin 2024 dhe peizazhi dixhital vazhdon
evolucionin e tij të shpejtë, duke shpalosur një mori
mundësish për ata që aspirojnë të fitojnë para online. Në
këtë mjedis që ndryshon vazhdimisht, kjo guidë
gjithëpërfshirëse shërben si një fener për fillestarët, duke
ofruar një udhëzues të qartë dhe të detajuar për t’ju
ndihmuar të zgjidhni se cila është forma e duhur e
biznesit online për ju. Sepse jam e sigurtë që gjithmonë
krijohet konfuzion i madh se çfarë metode duhet të ndiqni
për të fituar para online pasi të gjthë thonë se po bëjnë
milionat, por se si, nuk po arrijmë ta kuptojmë.

Por këto pikëpyetje marrin fund në këtë guidë ku do të


eksplorojmë katër metodat më të njohura dhe më efektive
për gjenerimin e të ardhurave përmes botës dixhitale:
Dropshipping, Amazon FBA, Affiliate Marketing dhe
Freelancing. Secila prej këtyre modeleve paraqet një
qasje unike për ndërtimin e një biznesi të suksesshëm
online, duke pasur parasysh interesat, aftësitë dhe nivelet
e ndryshme të investimit.
Dropshipping: Një metodë shitjesh me pakicë
ku ju shisni produkte pa mbajtur inventar, duke
shfrytëzuar fuqinë e platformave e-commerce
(tregtisë elektronike) dhe furnitorëve
strategjikë.

Amazon FBA: Përmes kësaj metode përdorni


bazën e madhe të klientëve të një prej tregjeve
më të mëdha online në botë siç është Amazon.
Do mësoni mbi sfidat e gjetjes së produkteve,
lundrimit në platformën e Amazon dhe përdorimit
të strategjive efektive për t'u bërë një shitës i
suksesshëm.

Affiliate Marketing: Sipas kësaj metode ju


fitoni komisione duke promovuar produkte ose
shërbime të ofruara nga kompani të tjera.

Freelance: Dini të bëni diçka? Keni një aftësi


në një fushë X? Transformoni aftësitë dhe
ekspertizën tuaj në një karrierë fleksibël dhe
fitimprurese.
Në përfundim të kësaj guide ju do të jeni në gjendje të
merrni një vendim të informuar për rrugën që përputhet më
mirë me qëllimet tuaja personale dhe financiare. Pavarësisht
nëse synoni të fitoni disa të ardhura më tepër se çfarë fitoni
aktualisht apo nëse synoni të punoni online me kohë të
plotë, kjo guidë ju ofron njohuritë dhe mjetet thelbësore për
të nisur udhëtimin tuaj sipërmarrës.
DROPSHIPPING
Çfarë është Dropshipping?
Dropshipping është një model biznesi i
tregtisë online ku ju shisni produkte pa
mbajtur inventar fizik. Është si të jesh një
shitës me pakicë pa pasur mall në stok.

Për shembull:
Nëse nje bluzë kushton $5 në internet (Ali Express psh).
---> Ju e listoni atë në website tuaj për $12 (Pa e blerë dhe
pa e pasur në inventar)
----> Në momentin që dikush e porosit atë në website tuaj
për çmimin $12 ju e porsisni për $5, vendosni të adresën e
blerësit dhe fitoni diferencën ($12-$5= $7 fitim)
Kjo gjë realizohet lehtësisht falë platformave që janë të
dedikuara për ta lehtësuar këtë model biznesi siç është
psh. Shopify.
DROPSHIPPING
Avantazhet e Dropshipping:
Fleksibilitet: Shisni një shumëllojshmëri të gjerë
produktesh.
Lehtësisht i përshkallzueshëm si biznes: Është
e lehtë për të zgjeruar gamën e produkteve tuaja.

Disavantazhet Dropshipping:
Kosto të larta fillestare: Megjithëse nuk ka nevojë për
një dyqan fizik ose inventar, do t’ju duhet investim i
konsiderueshëm në reklama për të sjellë blerës drejt
produkteve tuaja. Sepse me të vërtetë ju mund të gjeni
një produkt konkurues për ta shitur, mund të ndërtoni
website tuaj, por që të sillni trafik në dyqanin tuaj online
duhet të bëni vazhdimisht reklama me pagesë në
Facebook /Instagram TikTok. Kjo sepse askush nuk ju
njeh tashmë, ju apo dyqanin tuaj dhe pa blerës nuk mund
të bëni para.
Konkurrencë e lartë: Ka shumë persona që bëjnë
dropshipping dhe që shesin produkte të ngjashme.
Varësia nga furnizuesi: Reputacioni juaj mund të
ndikohet nga performanca e furnizuesit tuaj.(Dërgesat e
produkteve me vonesë, probleme si psh thyerje apo
dëmtim produkti në shipping, ose dhe raste kur produkti
nuk i shkon klientit fare edhe pse ka paguar)
Marzhe të ulëta: Marzhet e fitimit mund të jenë të ulëta,
veçanërisht në vendet me konkurrencë të lartë.
Hapat e parë për të filluar

ME DROPSHIPPING:
Zgjidhni një kategori produktesh:
Zgjidhni produkte në një kategori
specifike produktesh që doni të shisni.
Diçka që ju mendoni se mund ta
promovoni më mirë dhe në një formë
më të veçantë se konkurrentët tuaj.

Gjeni furnitorë të besueshëm që


ofrojnë këto produkte: Vendosni një
marrëdhënie të mirë me furnitorë të
besueshëm të cilët ofrojnë produktet
për të cilat jeni të interesuar për të
shitur.

Reklamoni dyqanin tuaj online:


Investoni në strategji e marketingu si
Rrjetet Sociale, Paid Advertising,
Influencer Marketing etj.
AMAZON FBA
(FULFILLED BY AMAZON)

Çfarë është Amazon FBA?


Amazon FBA është një shërbim ku Amazon ruan
produktet tuaja në magazinat e tyre, kryen transportin e
produkteve qe shiten dhe menaxhon shërbimin ndaj
klientit tuaj. Pra një metodë në pamje të parë goxha
interesante ku praktikisht ju vetëm do ndërtoni dyqanin
online dhe më pas pjesën më të vështirë e realizon
Amazon për ju.
AMAZON FBA
(FULFILLED BY AMAZON)
Avantazhet e Amazon FBA:
Audiencë e madhe: Qasje në miliona klientë që e
përdorin platformën e Amazon për të blerë produkte nga
më të ndryshmet.
Transporti dhe logjistika: Mallrat ruhen në magazinat e
Amazon dhe Amazon kujdeset për transportin e cdo
produkti që shitet.
Amazon Prime: Produktet tuaja bëhen të pranueshme
për Amazon Prime - një shërbim për përdoruesit e
Amazon që ju ofron përdruesve përfitime të shumta,
mes tyre edhe transport më të shpejtë. Gjë e cila mund
t’i motivojë vizitorët që të blejnë brenda Amazon.

Disavantazhet e Amazon FBA:


Kostot fillestare: Nevoja për të blerë dhe dërguar
inventar në magazinat e Amazon.
Tarifat e Amazon: Tarifat e ruajtjes dhe përmbushjes
së porosive mund të jenë mjaft të shtrenjta.
Konkurrenca: Ekzistojnë shumë shitës në shumicën e
kategorive të produkteve.
HAPAT E PARË PËR TË FILLUAR
ME AMAZON FBA:

Hulumtoni rreth produktit që do të shisni:


Identifikoni produkte me marzh fitimprurës
dhe që kanë konkurrencë të ulët.
Kuptoni rregullat e Amazon: Qëndroni në
përputhje me rregullat e Amazon për të
shmangur pezullimin e llogarisë tuaj.
Optimizoni listimet: Përdorni imazhe me
cilësi të lartë dhe përshkrime të detajuara të
produkteve për të ndihmuar renditjen në faqet
e Amazon.
AFFILIATE MARKETING
Çfarë është Affiliate Marketing?
Affiliate Marketing ju ofron mundesinë të fitoni
komisione duke promovuar produktet e kompanive të
tjera. Ju fitoni kur dikush blen përmes linkut tuaj affiliate.

Affiliate

Për shembull:
Një bluzë në një faqe interneti kushton $10.
Programi i tyre affiliate ju ofron 20% komision për cdo
shitje të këtij produkti që realizohet me linkun tuaj.
Ju e reklamoni këtë produkt në faqen tuaj në instagram
dhe një nga miqtë tuaj vendos që ta blejë duke
përdorur linkun tuaj affiliate.
Pasi përfundon blerjen, ju shpërbleheni me 20% të
shumës së blerjes që u realizua me linkun tuaj affiliate.
Në këtë rast 20% e $10 = $2.
Avantazhet e Affiliate Marketing:
E lehtë për të filluar: Duke qenë se do të promovoni
produktet e të tjerëve dhe nuk ju duhet të keni
produktin tuaj, kjo e bën shumë të lehtë për të filluar.
Fleksibilitet: Keni mundësinë te promovoni produkte
që përputhen me audiencën tuaj.
Potenciali i të ardhurave pasive: Fitoni para edhe kur
nuk jeni duke punuar në mënyrë aktive.

Disavantazhet e Affiliate Marketing:


Në varësi të trafikut: Suksesi varet nga aftësia juaj për të
drejtuar sa më shumë trafik drejt produktit të cilin po
promovoni. Sepse sa më shumë shitje të bëhen me linkun
tuaj, aq më shumë komisione do të fitoni. Shpesh sjellja e
një trafiku të gjerë lidhet ngushtë me sa audiencë keni ju
në rrjetet sociale dhe sa influencë keni mbi të.
Nuk keni kontroll mbi produktet: Përderisa po
promovoni produktin e dikujt tjetër nuk keni kontroll mbi
cilësinë e tij.
Konkurrenca: Ekzistojnë shumë të tjerë që promovojnë të
njëjtat produkte si ju.

Hapat e parë për të filluar me Affiliate Marketing:


Zgjidhni kategorinë tuaj: Fokusohuni në një kategori
specifike produktesh për të cilën keni njohuri ose keni një
audiencë me të cilën përputhet.(psh lifestyle, makeup,
home, tech etj)
Ndërtoni një platformë: Krijoni një blog, kanal në YouTube,
faqe në Instagram për të tërhequr vëmendjen e personave
që mund të jenë të interesuar në atë kategori produktesh.
Zgjidhni programet e duhura të affiliate: Bashkepunoni me
kompani me reputacion dhe që ofrojnë tarifa të mira
komisionesh.
FREELANCING
Çfarë është Freelancing?
Freelancing është ofrimi i aftësive dhe shërbimeve tuaja në
mënyrë të pavarur, duke punuar në projekte ose detyra për
klientë të ndryshëm.

Shembuj:
Nëse njihni gjuhë të huaja, ju mund të përdorni këto njohuri për
të ofruar shërbime përkthimi për klientë të cilët kanë nevojë për
këtë shërbim.

Nëse dini të krijoni postime të mira në rrjete sociale ju mund të


punoni për biznese të cilat kanë faqen e tyre në Facebook apo
Instagram dhe ta menaxhoni për ta.

Nëse dini të ndërtoni website, ju mund të gjeni klientë(biznese


ose individë) dhe t’ju ndërtoni website e tyre kundrejt pagesave
që ju vetë i përcaktoni.

Nëse nuk keni një aftësi për të ofruar, unë mund t’ju ndihmoj
në këtë pjesë.
Avantazhet e Freelancing:
Fleksibiliteti: E zgjidhni ju se kur dhe ku punoni.
Fitime direkte: Të ardhurat tuaja lidhen drejtpërdrejt me
përpjekjet dhe aftësitë tuaja. Pra sa më të aftë të jeni në
një fushë, aq më shumë mund të fitoni.
Kosto minimale: Nuk nevojitet investim financiar për të
filluar.Mjafton të keni një aftësi për të ofruar si shërbim
dhe mund të filloni menjëherë me shitjen e shërbimit.

Disavantazhet e Freelancing:
Vetëpromovimi: Zakonisht duhen përpjekje të
konsiderueshme për të gjetur klientët e parë.
Menaxhimi i shumë roleve: Mund t’ju duhet të kryeni
detyra të ndryshme përtej aftësive tuaja kryesore si psh
marketingu.
HAPAT E PARË PËR TË FILLUAR ME FREELANCING:
Identifikoni aftësitë tuaja: Vlerësoni
se çfarë shërbimesh mund të ofroni.
Nëse nuk keni një aftësi për të ofruar,
atëherë mund të jetë koha për të
mësuar dicka të re.

Ndërtoni një portofol pune: Shfaqni


punën tuaj për të tërhequr klientët.
Duke parë punimet tuaja ata mund të
binden më lehtë për të punuar me ju.

Networking: Lidhu me klientë të


mundshëm dhe Freelancers të tjerë të
pavarur pasi kështu mund të mësoni
më shumë nga të tjerë që punojnë si
ju si dhe mund të gjeni më shumë
biznese të cilët mund të bëhen klientët
tuaj.

Për fillestarët, Freelancing është një mënyrë e shkëlqyer për


t’u futur në botën e të punuarit përmes internetit.
Freelancing lejon aplikimin e menjëhershëm të aftësive
ekzistuese, kërkon investim financiar minimal dhe ofron një
fitim më të shpejtë për kohën e shpenzuar, ndryshe nga
metodat e tjera që kërkojnë investime financiare ose
strategji afatgjata për të pasur fitim.
Përfundim
Çdo metodë për të fituar para në internet ka avantazhet
dhe sfidat e veta të veçanta. Zgjedhja juaj duhet të
përputhet me burimet financiare, aftësitë dhe qëllimet
tuaja personale.

Ndërsa Dropshipping, Amazon FBA dhe Affiliate


Marketing kanë potencial të madh, Freelancing është
shpesh më e arritshme dhe më e përshtatshme për ata
që po kërkojnë të fillojnë udhëtimin e tyre të të punuarit
online pasi ka thuajse zero kosto për të filluar dhe do të
jetë gjithmonë prezente në treg sepse gjithmonë bizneset
do të kenë nevojë për të deleguar dhe pranuar shërbime.

Freelancing në fakt është metoda që unë vetë përdora


për të ndërtuar biznesin tim të parë online i cili vazhdon
edhe sot.

Mësimet e nxjerra nga ai udhëtim i kam përmbledhur në


një trajnim të cilin mund t’a gjeni këtu.

You might also like