You are on page 1of 6

Plan

Marketingu
PUNOI: HYGERTA DEMNUSHAJ,
B311
Biznesi..

Meqë tani jemi në përfundim të studimeve Bachelor, dy nga shoqet e mia të universitetit po
mendojnë të hapin një biznes veshjesh për vajza të reja, online.
E veçanta e këtij biznesi do të jetë fakti që përveç modeleve të veshjeve më të kërkuara të
momentit ato do të ofrojnë dhe ekskluzivitete. Pra, njëra nga vajzat do të stilojë vetë veshje të
saja dhe dëshiron ti reklamojë dhe ti shesë në këtë faqe online.
Mua mu kërkua ti ndihmoj me një plan marketingu.
Ky ishte sugjerimi im..
Qëllimi dhe tregu i synuar
Qëllimi i kësaj faqeje është të ofrohen produkte dhe një shërbim cilësor. Duke qenë se sot faqe
të tilla ka plot, konkurrenca është e lartë. Mirëpo, shumë nga këto faqe kanë një shërbim dhe
korrektesë që lë për të dëshiruar.
Dëshira jonë është të bëjmë diferencën përmes produktit të ofruar, korrektesës maksimale si
dhe ndërtimi i marrdhënieve me klientët sa më efikasë.
Kështu dhe të mund të depërtojë tek konsumatorët gradualisht. Tregu i synuar do jetë, ai i
vajzave të reja kryesisht, mosha 17-27 vjeç.
E veçanta jonë..

Ky biznes synon vajzat e reja dhe po drejtohet nga dy vajza të reja. Në këtë mënyrë kjo do të
ndihmojë në kuptimin se çfarë pëlqehet dhe për çfarë ka nevojë tregu (pa diskutuar dhe studimin
e mirëfilltë të tregut që do bëhet). Si është forma e duhur e komunikimit, gjuha e përdorur.
Risia jonë do jenë modelet e veçanta, ekskluzive që do stilohen dhe prodhohen nga vetë ne. Kjo
do bëhet duke marrë parasysh dhe sugjerime të vetë klienteve, për të ofruar produktin e
dëshiruar.
Në paketim do përfshihen dhe dhurata të vogla dhe të lezetshme për kliente që bëjnë porosi në
masë apo porosi të përsëritura.
Kanalet e marketingut
Forma kryesore do të jetë marketingu digjital. Duke ditur tregun e synuar dhe fuqinë që mbart sot
instagrami dhe jo vetëm, patjetër që këtu do shpalosen mendjet kreative dhe fuqitë bindëse që dy
shoqet e mia kanë.
Më vonë do përdoret dhe media e televizionit. Një reklamë e biznesit në një nga emisionet më të
ndjekura nga të rinjtë.
Nuk duhet lënë pa përmendur WOM marketing (word of mouth marketing). Jemi të vetëdijshëm se kjo
është një nga mënyrat më efektive për njohjen e biznesit, fillimisht. Një kliente e kënaqur nga shërbimi
ynë do të thotë fillimisht një blerje më tepër nga ajo dhe një grup konsumatorësh të mundshëm më
shumë, shoqet, kushërirat.., e saj. Për më tepër që e dimë që mes vajzash diskutohet gjithçka dhe një
veshje e veçantë, që se ka askush në atë klasë, shkollë, punë do tërhiqte vëmendje. Nuk është e
çuditshme që dhe në rrugë të ndalohen klientet tona për tu pyetur se ku i blejnë rrobat e tyre. Dhe nqs
kësaj i shtohet dhe një komunikim perfekt nga ana e stafit të biznesit dhe një paketim e delivery
korrekt, e reklamojmë tek të tjerët si të ishte biznesi ynë ne vajzat.
KY ËSHTË PLANI QË UNË IU PARAQITA VAJZAVE DHE AI
QË DO ZBATOHET PËR BIZNESIN E TYRE. WISH US
LUCK! 😃

Faleminderit!

You might also like