You are on page 1of 2

PARASHKRIMI

Përshkrimi i temës:
Kjo temë do të synojë të japë njohuri të thelluara në lidhje me kuptimin e institutit të parashkrimit shues,
si një fakt juridik me pasoja shuese. Do të trajtohet natyra juridike e këtij instituti, fusha e veprimit të tij,
çfarë do të kuptohet me termin “e drejta e padisë...shuhet”, nëse me shuarjen e së drejtës së padisë do të
kuptohet shuarja e të drejtës subjektive, cili është qëllimi i këtij instituti dhe cilat janë kushtet që duhet të
plotësohen për të vepruar ky institut.
Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet, në mënyrë të veçantë dallimeve midis parashkrimit shues dhe
prekluzivitetit (dekadencës), sidomos për të aftësuar magjistratët të dallojnë praktikisht nëse një afat është
afat parashkrimi apo dekadence. Do të trajtohen çështje, që lidhen me llojet e parashkrimeve, momentin e
fillimit e mbarimit të tyre, çështjet që lidhen me pezullimin e ndërprerjen; çështje që lidhen me
parashkrimin e titujve ekzekutivë si dhe një vështrim të shkurtër të këtij instituti në të drejtën
ndërkombëtare.

Çështjet kryesore të temës:


1. Kuptimi i parashkrimit të padisë, natyra juridike, qëllimi dhe kushtet thelbësore për ekzistencën e
parashkrimit shues.
2. Parashkrimi shues dhe prekluziviteti, të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre.
3. Kufijtë e zbatimit të parashkrimit dhe paditë që nuk i nënshtrohen parashkrimit.
4. Afatet e parashkrimit, llojet, fillimi dhe mbarimi i tyre.
5. Pezullimi dhe ndërprerja e parashkrimit si dhe efektet që sjellin pezullim dhe ndërprerja e
parashkrimit të padisë.
6. Disa çështje në lidhje me parashkrimin e kërkesave për vënien në ekzekutim të titujve ekzekutivë.
7. Disa çështje lidhur me parashkrimin e padisë në të drejtën ndërkombëtare.

Pyetje vetëstudimore
1. Nëse në një rast, konkret pranohet se “e drejta e padisë... shuhet (neni 112 i Kodit Civil), çfarë duhet
të kuptojnë se shuhet e drejta e padisë në kuptimin procedural, e drejta e padisë në kuptimin noterial
apo do të kuptohet se shuhet vetë e drejta subjektive civile?
2. Cilat janë kushtet thelbësore ose elementet thelbësore, që duhet të ekzistojnë për të vepruar instituti i
parashkrimi shues të padisë ose instituti i dekancës së të drejtave dhe praktikisht si mund të dallojmë
nëse një afat është afat parashkrimi shues apo afat prekluziv?
3. A është e vlefshme marrëveshja e palëve për të hequr dorë nga parashkrimi shues ose për të shkurtuar
ose zgjatur afatet e parashkrimit?
4. Duke pasur parasysh parashikimet e nenit 113 të Kodit Civil, që parashikon paditë që nuk
parashkruhen jepni raste padish, të cilat do të konsiderohen “padi njohje” (neni 113/6) që nuk i
nënshtrohen parashkrimit shues?
5. Përsa kohë në Kodin tonë Civil nuk ka dispozita të veçanta, që parashikojnë që edhe kërkesat për
ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve i nënshtrohen parashkrimit, a mendoni se këto kërkesa nuk
zbatohen për dispozitat për afatet e parashkrimit të padive?
6. A i nënshtrohet parashkrimit shues padia për pavlefshmërinë absolute të një veprimi juridik dhe a
është kjo padi një nga llojet e padisë së njohjes (neni 113/6)?
7. A i nënshtrohet parashkrimit prapësimi dhe kundërpadia?
8. A janë të zbatueshme për parashkrimin dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Civile që të mund të
kërkohet në gjykatë rivendosja në afat për paraqitjen e padisë?

Rast praktik
Rrethanat e çështjes
1. Paditësi M.SH dhe i padituri A.K janë në marrëdhënie të posaçme (vajza e paditësit është martuar me
djalin e të paditurit).
2. Paditësi M.SH, në datën 25.8.1996, i ka dhënë të paditurit A.K, 2 400 000 lekë për t’i derdhur në
shoqërinë huamarrëse “VEFA” sh.p.k.
2.1. I padituri A.K. ka futur te shoqëria “VEFA” sh.p.k. 1 450 000 lekë më datën 27.8.1996, ndërsa
shumën tjetër e ka derdhur më datën 27.12.1996.
3. Paditësi M.SH, më datën 20.11.1996, i ka dhënë të paditurit A.K edhe shumën prej 500 000 lekë për
t’i futur në shoqërinë huamarrëse “Kamberi” sh.p.k. i padituri ka futur te kjo shoqëri 350 000 lekë dhe
pjesën tjetër prej 150 000 lekë e ka mbajtur.
4. Veprimet juridike të lidhjes së kontratës së huasë me shoqërinë huamarrëse janë kryer në emër të
paditësit nga përfaqësuesi i tij i padituri A.K në vitin 1996.
5. Paditësi M.SH, duke pretenduar se i padituri duke mos derdhur shumat e parave në kohën e duhur,
por vetëm një pjesë të tyre, e duke e mbajtur një pjesë për veten e tij si dhe duke tërhequr këste, për të
cilat ishte rënë dakord, që nuk do të tërhiqeshin, i padituri ka përfituar pa të drejtë shumën 600 000
lekë, pa shkak, me mashtrim si dhe ka përfituar edhe shuma nga mosderdhja dhe derdhja me vonesë e
këtyre shumave.
5.1. Për këto arsye, paditësi me padinë në gjykim ka kërkuar, që të detyrohet i padituri t’i kthejë shumën
600 000 lekë të fituar me mashtrim në firmat piramidale “VEFA” e “Kamberi” si dhe interesat nga
mosderdhja ose derdhja me vonesë e shumave të dhëna (sipas kontratës së lidhur midis tyre).
6. Paditësi ka pretenduar se, është vënë në dijeni të veprimeve të mësipërme të të paditurit në vitin 2004,
kur ka marrë shumat e derdhura në shoqëritë huamarrëse si dhe përfitimet përkatëse të rrjedhura nga
kontrata e huasë.
7. Gjatë gjykimit pala e paditur ka prapësuar, duke kërkuar rrëzimin e padisë me pretendimin se padia e
paditësit, bazuar në nenin 115/dh të Kodit Civil është parashikuar. i padituri ka pretenduar se afati 3-
vjeçar i ngritjes së padisë për paditësin ka filluar të ecë, që nga dita që i padituri nuk i ka futur të
gjitha shumat e parave të dhëna në firmat huamarrëse, në datën 25.8.1996 dhe në datën 20.11.1996,
sepse që nga këto ditë paditësit i është pakësuar pasuria pa të drejtë. Paditësi, bazuar në nenin 121 të
Kodit Civil ishte i detyruar që nga këto data të mësipërme të dinte për kursimin pa të drejtë të kryer
nga i paditur A.K, pasi që nga kjo ditë ka ardhur pasoja e kursimit të padrejtë të pasurisë në dëm të
pasurisë së paditësit.
7.1. Për këto arsye, padia e paditësit M.SH për kërkimin e parë është parashkruar më datën 25.8.2000,
ndërsa për kërkimin e dytë është parashkruar në datën 20.11.2000.

Çështje për diskutim:


1. A mund të pranohet si i bazuar në ligj e në fakt prapësimi i të paditurit se në rastin konkret padia e
paditësit duhet konsideruar si padi për përfitim pasuror pa të drejtë, begatim pa shkak, parashikuar
nga nenet 655-658 të Kodit Civil?
2. A mendoni se, gjykata para se të marrë në shqyrtim prapësimin e të paditurit nëse padia e paditësit
është parashkruar, bazuar në nenin 115/dh e 121 të Kodit Civil, duhet më parë të verifikojë natyrën
juridike të padisë, shkakun ligjor dhe objektin e saj?
3. Edhe sikur të pranohet se në rastin konkret do të gjeni të zbatueshme nenet 115/dh e 121 të Kodit
Civil, a mendoni se pretendimi i të paditurit (prapësimi) është rrjedhojë e interpretimit të drejtë e
kuptimit të parashikimeve të bëra në nenin 121 për të përcaktuar fillimin e ecjes së afatit të
parashkrimit për padinë e kthimit të përfitimit pasuror pa të drejtë?

You might also like