You are on page 1of 2

BisedË letrare

Vepra:”E penguara” nga Ismail Kadare


Subjekti:
Ne këtë libër flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit
Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel
"Dajtit". Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm
dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo
është "e penguara", vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila quhet Linda B,ashtu si personazhet antike
që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Ku fundi i saj, është tepër
tragjik, përfundon me vetëvrasje.
Kryedramaturgu Rudia Stafa , është bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i
nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e
Lindës, Migena,duke qënë se Linda ishte e internuar ajo dërgon shoqen e saj qe Rudian Stefa t'i
nenshkruaje nje libër.Ku ky nënshkrim i ngjall akoma dhe më shumë dashurinë Lindës për
Rudianin. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga
shoqja e saj e ngushtë. Në të njejtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhëti ndaj
shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në
komitetin e partisë,pa e ditur përse-në,por me pas kupton se ishte thirrur për të treguar atë ç'ka
dinte rreth Lindës,duke qënë se hetuesit kishin gjetur librin e nënshkruar nga Rudian Stefa. Atje
ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku
ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet te kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i
zonave të rrezikshme , është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e
ndërgjegjës. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të
tjerëve.Ai perpiqet të kuptojë vetëvrasjen e Lindës dhe fillon te fajësojë veten,por është Migena e
cila i tregon atij shkakun e vdekjes te Lindës.
Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete , por dhe të panjohura. Duke mbyllur jëtën tragjikisht,
Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingullon si një metaforë e zezë ekzistenciale.
Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrënqethës. Ajo përnjëmend është një qenie
njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një
gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga
rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të kundërt.
Kjo vepër mer përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet , si një strukturë që ngrihet mbi vetë
zhanerin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë
regjimit totalitar.
Jeta e autorit:

Ismail Kadare (lindi në 28 janar 1936, në Gjirokastër,në një familje qytetare, i biri i Halit
Kadaresë dhe Hatixhes nga familja Dobi. ) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj
bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në
dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat
u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.Deri më sot veprat e tij
janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë
shqipe nëpër botë.
Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.
Ai e sfidoi realizmin socialist për tre dekada duke iu kundërvënë realizmit socialist me realizëm
subjektiv.Aftësina e Kadaresë për t’iu shmangur realizmit socialist është konsideruar e
jashtëzakonshme.Pothuajse në të gjitha veprat e tij e ka sfiduar regjimin përmes një “disidence të
heshtur”. Kadare iu shmang realizmit socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike,
simbolike, historike dhe mitologjike.

You might also like