You are on page 1of 5

Shkolla:Raqi Qirinxhi

Lenda:Letersi
Klasa:XD

Projekt
Tema:”Mjetet stilistike dhe ndarja e tyre.”
Nentema:”Figurat tingullore.”

Punoi:Klea Hoxhaj Pranoi:Jasemina Qosja


Figurat tingullore

1.Onomatopeja
Onomatopeja– është një figurë përmes së cilës imitohen zhurma të caktuara në
natyrë, zëra kafshësh ose zëra që na kujtojnë ndonjë send. Imitimi i zërave mund
të bëhet në dy mënyrë: në mënyrë të artikuluar dhe të paartikuluar. Kështu, kur i
përdorim shprehjet bam, fiu, miau, kërc etj, pak a shumë kemi të bëjmë me fjalë
të paartikuluara, sepse janë krijuar me imitimin e fjalëpërfjalshëm të natyrës,
kurse fjalët shushuris, bubulloj, kakaris etj. tregojnë se këto i ka krijuar njeriu dhe i
ka përpunuar në bazë të asaj që ka mundur të dëgjojë në natyrë, por magjithatë i
ka ndarë nga imitimi total me atë se ka përdorur zëra të artikuluar,të përcjellë, të
përpunuar me intelektin dhe emocionin e tij. Mjaft onomatope ndeshim në
poezinë Korbi të Edgar Alan Poes, të shkaktuara prej tingullit sh që japin
fëshfëritjen e perdeve prej mëndafshi:

Shembulli 1: Era frynte që përjashta, rrihte perdet e mëndafshta etj.


Shembulli 2: Nën kërkëllime zinxhirësh frymëmarrje luanësh
Ulirime, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi
(Ismail Kadare: Vdekja e Moisi Golemit)
Shembulli 3: “Ty, ty,ty! Ty, ty, ty! (bie trumbet’ e bririt). Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! Ha,
ha, ha! (ndërsejnë qentë). Kam kum, kam kum, kam kum! (lehin qentë). Taf tuf!
Taf tuf! Taf tuf! (kërcasin pushkët). -Prite, o Mark! -Prite, o Gjergj! -prite, o Gjon!
Taf tuf! Ha, ha, ha! Ty, ty, ty!…. ”
2.Aliteracioni
Aliteracioni– është përsëritje e bashkëtingëlloreve të njëjta ose e togjeve të
tingujve, ose e rrokjeve të njëjta në fillim të më shumë fjalëve, sidomos në vargje,
të cilat i japin forcë shprehëse ligjëratës artistike.

Shembulli 1: Err në terr therr në Ferr


Bardhësi derdh ngrohtësi merr
(Sabri Hamiti:Thika)
Shembulli 2: Hana e zbehtë, si ftyra e një të vdekuri, kundron nga bora. Kundron
kasollet e kristalizueme të katundit, të cilat as frymë nuk marrin. (Migjeni)

3.Asonanca
Asonanca (lat. assonare – bashkëtingëlloj) –krijohet me përsëritjen e një ose disa
zanoreve të njëjta brenda një vargu a strofe, për t’u arritur pëlqim tingëllor ose
efekt zanor. E ndeshim mjaft në poezi dhe shërben si mjet për arritjen e të
ashtuquajturës eufoni (gr. eufonia – zë i këndshëm).

Shembulli 1: O i zhgryer, i zhyer, i vyer për hu


Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè,
(Fan Noli, Marshi i Barabajt)

Shembulli 1: Fëmija pa nanë, si nata pa hanë… (Popullore)

Shembulli 3: vajto moj botë, / vajto me ne.. (Lasgushi)


4.Anafora – një nga figurat e përsëritjes, ku në fillim të vargut përsëriten fjalët e
njëjta.
Shembulli 1:
... drejt qytetit
ku unë jetoj,
ku unë ngre mur,
ku unë shtroj
rrugën me asfalt,
ku unë vargje thur,
ku unë shkoj në teatër,
ku unë ngre flamur...
(Drtëro Agolli, Hapat e mia në asfalt)
Shembulli 2:
Për atë mot që do të mbruhet brumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej mbi lumë,
Për atë mot që do mbinin lulet nën strehë e pragje.
(Dritëro Agolli: Ai mot)

5.Epifora
Ka marrë emrin nga fjala gr. kepiphora=shtesë dhe është përsëritje në fund të
vargjeve.
Shembulli 1:
Si s’na u ndanë- armiqtë
Të neveritshmit, barbarët- armiqtë
Agresorët, të dobëtit- armiqtë
Ismail Kadare: Armiqtë

You might also like