You are on page 1of 7

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM MBI TEKSTIN “LUFTA, POLITIKA DHE

SHOQËRIA”

Teksti “Lufta, Politika dhe Shoqëria” me autorë Kapiten MSc. Hekuran Budani dhe MSc.
Orgest Xhangoli synon të sjellë një kuptim të thelluar të rolit të luftës në botën moderne. Në të
do të studiohet ndërveprimi kompleks midis shoqërisë, politikës kombëtare, ndërkombëtare,
teorive dhe praktikave të luftës që nga fillimi i epokës moderne dhe "revolucioni ushtarak" i
shekullit të gjashtëmbëdhjetë deri në ditët e sotme. Teksti do të shqyrtojë veçanërisht rolin e
luftës në shfaqjen dhe zhvillimin e shtetit-komb, industrializimin, modernizimin e shoqërive dhe
ndryshimin e qëndrimeve kulturore ndaj përdorimit të forcës së armatosur, vlerave luftarake,
formësimin e ndërgjegjes kolektive dhe kujtesës historike.
Aty do të trajtohen koncepte dhe çështje që sjellin qasje nga shkolla dhe autorë të ndryshëm
mbi debate dhe tema bashkëkohore si: përvoja historike e luftës që i ka dhënë formë shoqërive
moderne dhe anasjelltas, “kriza” e të kuptuarit klasik të luftës, koncepti i luftës dhe sfidat që
paraqet ajo; Marrëdhënia reciproke rregullative e luftës dhe e shtetit-komb në epokën moderne,
procesi historik i monopolizimit të dhunës dhe lidhja e saj me intensifikimin e luftës; Diskutimet
nëse lidhja mes luftë-bërjes dhe shtet-bërjes vazhdon ende edhe sot dhe si konceptet historike të
shtetësisë kanë qenë të lidhura ngushtë me nocionin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm; Si kanë
evoluar marrëdhëniet civilo-ushtarake gjatë shekullit të kaluar dhe si kanë ndryshuar kultura dhe
zakonet shoqërore të institucioneve ushtarake; Luftëtari si figurë historike, hero mitik dhe tip
psikologjik që dallohet nga ushtari, vlerat që e karakterizojnë dhe që i japin kuptim personal në
zhvillimin e luftës, ndryshimi i qëndrimeve shoqërore ndaj luftëtarit dhe nderimi në “boshllëk”,
debatet nëse luftëtari është ende i rëndësishëm në fushëbetejën bashkëkohore të teknologjisë së
zhvilluar; Si është formuar zhvillimi i mjekësisë dhe psikiatrisë nga përvoja e luftës si një
laborator eksperimental për përvetësimin e njohurive dhe ndërhyrjeve të reja në trupin dhe
mendjen e njeriut, teknikat e trajnimit të përdorura nga organizatat ushtarake për të kryer
rekrutime dhe për ti kthyer në ushtarakë të bindur dhe të besueshëm, diskutimet mbi rolin e
disiplinës, motivimit luftarak dhe solidaritetit në grup në ruajtjen e organizimit ushtarak nën
presionin e betejës; Marrëdhënia midis luftës dhe gjenocidit si forma të vrasjes së organizuar,
aspektet "moderne" që kanë karakterizuar qëllimet dhe mjetet e gjenocidit në shekullin e njëzetë,
siç ilustrohet nga holokausti, trashëgimitë e kolonializmit dhe konceptet moderne të përkatësisë
etnike; Rëndësia e futjes së armëve bërthamore në zhvillimin historik të luftës, parimet themelore
të strategjisë bërthamore, strategjia e parandalimit që mbizotëroi gjatë gjithë luftës së ftohtë,
debatet mbi një epokë të re të përhapjes bërthamore në epokën bashkëkohore dhe nëse strategjitë
e parandalimit janë ende të zbatueshme, nëse çarmatimi bërthamor global është i arritshëm apo
thjesht i dëshirueshëm, etj..
Çështjet e përmendura më sipër dhe shumë të tjera do të sillen në tekst të ndara në kapituj të
veçantë duke u mbështetur në një spektër të gjërë literature të shkencave shoqërore, burime
historiografike, artikuj dhe kërkime bashkëkohore shkencore. Ky tekst do të shërbejë si
literaturë mbështetëse për programin e ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në
“Siguri dhe Politikë Ndërkombëtare” .

STRUKTURA PARAPRAKE

1. Çfarë është lufta?

Si duhet ta përkufizojmë dhe konceptojmë “luftën”? Çfarë mund të na thotë studimi i luftës për
njerëzit dhe organizimet që e përbëjnë atë? Si e formëson përvoja historike dhe qëndrueshmëria
bashkëkohore e luftës, botën në të cilën jetojmë?
- koncepti i luftës, përkufizimet dhe sfidat që paraqet ajo dhe rreziku i emërtimit të "luftës";
- si përvoja historike e luftës i ka dhënë formë shoqërive moderne dhe anasjelltas;
- “kriza” e të kuptuarit klasik të luftës.

2. Clausewitz: Filozofi i luftës

Dy shekuj pas vdekjes së tij, Carl von Clausewitz vazhdon të gëzojë reputacion të gjërë si
teoricien i luftës. Por a janë shkrimet e tij kryesisht me interes historik të një epokë të shkuar apo
ende na tregojnë diçka për format bashkëkohore të luftës? A janë koncepte të tilla si triniteti i
luftës, fërkimi (ngacmimi) dhe mjegulla e luftës ende të rëndësishme apo thjesht reflektojnë në
vetvete mjedisin në të cilin ato u krijuan?
- Jeta e Carl Von Clausewitz-it dhe sesi ‘Vepra’ e tij e madhe Mbi Luftën u hartua në përgjigje të
trazirave dhe çështjeve ushtarake të shkaktuara nga Revolucioni Francez dhe Napoleoni;
- Qasja unike intelektuale e Clauseëitz-it për studimin e luftës dhe konceptet kryesore që ai
formuloi përmes saj;
- Diskutimet bashkëkohore se sa të rëndësishme mbeten idetë e Clauseëitz-it për të kuptuar
manifestimet e luftës në ditët e sotme.

3. Lufta dhe shtet-formimi

Cili ka qenë roli i luftës në themelimin e shteteve-kombe? Cila është marrëdhënia midis
monopolizimit të dhunës dhe intensifikimit të luftës? Cili është roli i metodave të mbledhjes
emergjente të taksave dhe prodhimit në historitë e ndërlidhura midis shtetit dhe luftës?
- Marrëdhënia reciproke rregullative e luftës dhe e shtetit-komb në epokën moderne;
- Procesi historik i monopolizimit të dhunës dhe lidhja e saj me intensifikimin e luftës;
- Diskutimet nëse lidhja mes luftëbërjes dhe shtetbërjes vazhdon ende dhe sot.

4. Shoqëria dhe Forcat e Armatosura


Cila është lidhja historike midis shtetësisë dhe shërbimit ushtarak të detyrueshëm? Pse dhe për
çfarë arsyeje shoqëritë perëndimore miratuan shërbimin ushtarak të detyruar dhe e braktisën atë
në dekadat e fundit? A jetojmë tani në shoqëri post-ushtarake në të cilat ndikimi i ushtrisë në
pjesën tjetër të shoqërisë po zbehet? Apo kufijtë gjithnjë e më të paqartë midis sferave ushtarake
dhe civile fshehin një “ militarizim ” të ri të shoqërisë?
- Si konceptet historike të shtetësisë kanë qenë të lidhura ngushtë me nocionin e shërbimit
ushtarak;
- Si kanë ndryshuar kultura dhe zakonet shoqërore të institucioneve ushtarake;
- Vlerat ushtarake më mbizotëruese dhe format e reja të " militarizimit ", cënues në jetën tonë të
përditshme.

5. Rruga e Luftëtarit

Çfarë duhet të bëjmë sot për figurën e "luftëtarit" kaq të spikatur në mit dhe histori, por gjithnjë e
më të dyshimtë për sytë e modernizmit? A mund të na tregojë ende diçka të vlefshme për
përvojën njerëzore dhe kuptimin ekzistencial të betejës përtej përdorimeve instrumentale që
forcave të armatosura i janë vënë në emër të politikës apo teknologjia dhe ndryshimet e normave
shoqërore e kanë bërë atë një arkaizëm të parëndësishëm?
- Luftëtari si figurë historike, hero mitik dhe tip psikologjik që dallohet nga ushtari;
- Vlerat që karakterizojnë etikën e ushtarakut dhe japin kuptim personal në zhvillimin e luftës;
- Ndryshimi i qëndrimeve shoqërore ndaj luftëtarit nga nderimi në boshllëk;
- Debatet nëse luftëtari është ende i rëndësishëm në fushën e betejës bashkëkohore të
teknologjisë së zhvilluar.

6. Shoqwria dhe Lufta;Mendja dhe trupi në luftë

Lufta është një aktivitet shoqëror në të cilin mendjet dhe trupat prodhojnë aq sa edhe
shkatërrojnë. Cilat janë rolet e disiplinës, motivimit luftarak dhe solidaritetit në grup në ruajtjen e
organizimit ushtarak nën presionin e betejës? A është ushtria një laborator për shfaqjen e një
fuqie më të gjerë disiplinore në shoqëritë moderne? Në çfarë mënyrash janë ndërthurur historitë e
mjekësisë dhe psikiatrisë me atë të luftës?
-Formimi dhe zhvillimi i mjekësisë dhe psikiatrisë nga përvoja e luftës si një laborator
eksperimental për përvetësimin e njohurive dhe ndërhyrjeve të reja në trupin dhe mendjen e
njeriut;
- Teknikat e trajnimit të përdorura nga organizatat ushtarake për t’i kthyer civilët në ushtarakë të
bindur dhe të besueshëm;
- Diskutimet mbi rolin e disiplinës, motivimit luftarak dhe solidaritetit në grup në ruajtjen e
organizimit ushtarak nën presionin e betejës.

7. Lufta dhe gjenocidi


Cila është marrëdhënia midis luftës dhe gjenocidit? A është përhapja e gjenocidit në shekullin e
njëzetë një rikthim irracional në kohët paramoderne apo ka diçka konkretisht moderne në lidhje
me qëllimet dhe mjetet e përfshira në ato përpjekje për shkatërrimin e popullsive specifike?
- Diskutimet shkencore dhe ligjore mbi përcaktimin dhe konceptimin e gjenocidit.
- Marrëdhënia midis luftës dhe gjenocidit si forma të vrasjes së organizuar.
- Aspektet specifikisht "moderne" që kanë karakterizuar qëllimet dhe mjetet e gjenocidit në
shekullin e njëzetë, siç ilustrohet nga holokausti.
- Trashëgimitë e kolonializmit dhe konceptet moderne të përkatësisë etnike në raste të tilla si
gjenocidi i Ruandës.

8. Lufta dhe paqja në epokën bërthamore

Cila ka qenë rëndësia e futjes së armëve bërthamore në zhvillimin e luftës? A ua detyrojmë atyre
mungesën e një përsëritjeje të luftërave botërore që nga viti 1945? A po hyjmë në një epokë të re
të përhapjes së armëvë bërthamore në të cilën strategjia e parandalimit të Luftës së Ftohtë nuk
qëndron më? A është çarmatimi bërthamor global një qëllim i arritshëm apo i dëshirueshëm?
- Rëndësia e futjes së armëve bërthamore në zhvillimin historik të luftës.
- Parimet themelore të strategjisë bërthamore, ndër to strategjia e parandalimit, që mbizotëroi
gjatë gjithë Luftës së Ftohtë.
- Debatet mbi një epokë të re të përhapjes bërthamore në epokën bashkëkohore dhe nëse
strategjitë e parandalimit janë ende të zbatueshme.
- Debatet nëse çarmatimi bërthamor global është i arritshëm apo edhe i dëshirueshëm.

9. Humanizimi i luftës

A mund të bëhet lufta më njerëzore si për ushtarakët ashtu edhe për civilët? A është nxitja për një
luftë 'pa rrezik' në thelb në kundërshtim me thelbin e saj vetëshkatërrues? A maskojnë ndërhyrjet
ushtarake në emër të të drejtave të njeriut asimetri të thella në vlerësimet e jetës në rajonë të
ndryshme? A është mënyra më e mirë për të kuptuar ndërhyrje të tilla si një formë e policimit
ndërkombëtar?

10. Terrorizmi dhe valët e historike të tij

Cili është thelbi i terrorizmit si taktikë e dhunshme? Çfarë është veçanërisht moderne për
fenomenin e terrorizmit dhe çfarë na tregon historia e për valët kryesorë të tij dhe legjitimitetin
politik? Ku përshtaten Al-Kaeda, Daesh-i dhe mjegullnajat më të gjera xhihadiste në këtë
histori?

11. Lufta Civile


A janë luftërat civile bashkëkohore thelbësisht të ndryshme nga luftërat e së kaluarës, dhe nëse
po, si? Cili është roli i globalizimit në këto konflikte dhe çfarë kuptimi t'i jepet ringjalljes së
mercenarëve dhe aktorëve të tjerë joshtetërorë? A është dobësuar përfundimisht monopoli
shtetëror mbi dhunën që karakterizoi epokën moderne?
Java 12

12. Teknologjitë e reja: Dronet dhe robotet e luftës

Dekada e fundit ka parë përhapjen e gjerë të mjeteve ajrore pa pilot (ose dronëve), veçanërisht në
përdorimin e tyre për vrasje të synuara. Përtej dronit të telekomanduar qëndron vizioni i
sistemeve autonome të armëve të afta të identifikojnë në mënyrë të pavarur objektivat dhe të
vendosin në mënyrë të pavaruar mbi anagazhimin e tyre. Cilat janë implikimet e këtyre
teknologjive në kuptimin ligjor dhe etik në një konflikt të armatosur?

13. Ekonomitë e luftës dhe krimi i organizuar

Si e transformojnë luftërat ekonominë dhe politikën e një shteti? Cila është marrëdhënia midis
dhunës politike, ekonomive të paligjshme dhe krimit të organizuar? A janë ekonomitë e
paligjshme në thelb të dhunshme? Si duhet të trajtohen ekonomitë e luftës në tranzicionin luftë-
paqe?
14. Luftë apo jo? Lufta në zonën gri

A përfshin nocioni i luftës hibride një ndryshim të ri radikal në konflikt apo është thjesht “një
verë e vjetër në shishe të reja”? A banojmë ne në një zonë gri në të cilën bëhët gjithnjë e më e
vështirë të dallosh ato që konsiderohen si akte lufte?

15. Marrëdhëniet civilo-ushtarake

Si kanë evoluar marrëdhëniet civilo-ushtarake gjatë njëqind viteve të kaluara dhe si kanë
ndryshuar kultura dhe zakonet shoqërore të institucioneve ushtarake. Format e rekrutimit dhe
vështirësitë e përfshirjes së të rinjve të sotëm nën-uniformë .

Referenca Paraprake

1. Bousquet, Antoine, “War”, in Felix Berenskoetter (ed.), Concepts in World Politics (Sage
Publications, 2016)
2. Malesevic, Sinisa & Christian Olsson, "War" in William Outhw aite & Stephen Turner
(eds.), The Sage Handbook of Political Sociology (London: Sage Publishing, 2017)
3. Clausewitz, Carl von, On War - trans: Michael Howard & Peter Paret (Princeton, NJ:
Princeton University Press, 1976)
4. Fleming, Colin M. “New or Old Wars? Debating a Clausewitzian Future.” Journal of
Strategic Studies Vol.32, no.2 (2009)
5. Porter, Bruce, War and the Rise of the State: The Military Foundations of Modern
Politics (New York: Free Press, 1994)
6. Tilly, Charles. “W ar Making and State Making as Organized Crime” in Ernesto
Castaneda & al (eds) “Collective Violence, Contentious Politics, and Social Change: A
Charles Tilly Reader” (Abingdon: Routledge, 2017).
7. Moskos, Charles C., Williams, John Allen & Segal, David R (eds.), The Postmodern
Military: Armed Forces after the Cold War (New York & Oxford: Oxford University
Press, 2000)
8. Stahl, Roger, Militainment, Inc.: War, Media, and Popular Culture (London: Routledge,
2009)
9. Coker, Christopher, The Warrior Ethos: Military Culture and the War on Terror (London:
Routledge, 2007)
10. Gray, J. Glenn, The Warriors: Reflections on Men in Battle (Lincoln, Nebraska &
London: University of Nebraska Press, 1998)
11. Foucault, Michel, Discipline and Punish: The Birth of the Prison (Harmondsworth:
Penguin, 1991)
12. Smith, Philip. “Meaning and Military Power: Moving on from Foucault.” Journal of
Power Vol.1, No.3 (2008)
13. Shaw , Martin, War and Genocide: Organized Killing in Modern Society (Cambridge:
Polity, 2003) - Chapter 2
14. Hughes, James. “Genocide” in Karl Cordell & Stefan Wolff (eds.), Routledge Handbook
of Ethnic Conflict (London, Routledge: 2011)
15. Morgenthau, Hans. “Death in the Nuclear Age.” Commentary, September 1961
16. Paris, Roland. “The ‘Responsibility to Protect’ and the Structural Problems of Preventive
Humanitarian Intervention.” International Peacekeeping Vol.21, No.5 (2014)
17. Zehfuss, Maja, W ar and the Politics of Ethics (Oxford University Press, 2018)– Chapter
1
18. Gearson, John. “The Nature of Modern Terrorism”, Political Quarterly Vol.73 (August
2002)
19. Burke, Jason. “How the Changing Media Is Changing Terrorism”. The Guardian, 25
February 2016
20. Kalyvas, Stathis. “New and Old Civil Wars: A Valid Distinction?” World Politics Vol.54,
No.1 (2001)
21. Shaw, Ian. “Robot Wars: US Empire and Geopolitics in the Robotic Age.” Security
Dialogue Vol.48, No.5 (2017)
22. Kalyvas, Stathis N. "How civil wars help explain organized crime—and how they do
not." Journal of Conflict Resolution 59, no. 8 (2015)
23. Wennmann, A. “Economic dimensions of armed groups: profiling the financing, costs,
and agendas and their implications for mediated engagements.” International Review of
the Red Cross, 93(882) (2011).
24. Hughes, Geraint. “War in the Grey Zone: Historical Reflections and Contemporary
Implications.” Survival Vol.62, No.3 (2020)
25. Hirst, Paul. Lufta dhe Fuqia në Shekullin 21: Shteti, Konflikti Ushtarak dhe Sistemi
Ndërkombëtar, Cambridge: Polity, 2001
26. Maleševic , Siniša . “Sociologjia e Luftës dhe Dhunës”
27. Freedman, Lawrence. “Lufta”
28. Howard, Michael. “Clausewitz”
29. Sun Tzu. “Arti i Luftes”
30. Carl von Clausewitz, “Mbi luften”

You might also like