You are on page 1of 7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Propozim i kërkimit shkencor i paraqitur nga:

Msc. Hekuran Budani

Tema: "Analiza e Strategjisë së Komunikimit të Bashkimit Evropian në Procesin e Zgjerimit: Një


Hulumtim i Efektivitetit dhe Sfidave në Vendet Kandidate"

Tiranë, 2024
1. Hyrje

1.1 Kontekst mbi temën


Refuzimet franceze dhe daneze ndaj Traktatit të Mastrihtit, shënuan një pikë kthese në
marrëdhënien midis qytetarëve evropian dhe projektit të Bashkimit Europian. Dimensioni politik
i paraqitur nga Traktati i Mastrihtit nxori në sipërfaqe “çështjet e shtetësisë së BE-së, legjitimitetit
demokratik dhe dialogut social”, çështje të cilat do të vendoseshin më pas në thelb të strategjisë së
informacionit dhe komunikimit të BE-së (Michailidou 2010). Vështirësitë që shoqëruan
ratifikimin e Traktatit të Mastrihtit, u pasuan me refuzimin e Kushtetutës Europiane dhe me
rezultatet negative të referendumit Irlandez mbi Traktatet e Nicës dhe Lisbonës.
Sot, problemet në axhendën e Bashkimit Evropian janë të shumta, akute dhe urgjente: rritja e
nacionalizmit dhe intolerancës etnike, e ardhmja e paqartë e vetë Bashkimit Evropian dhe shumë
probleme të tjera më të rëndësishme si: Brexit, kriza e emigracionit, pasiguria dhe së fundmi
agresioni Rus në Ukrainë, e kanë bërë të domosdoshme nevojën për një komunikim më të mirë.
Referendumi në Mbretërinë e Bashkuar është një dëshmi se qytetarët e painformuar mund të
mashtrohen lehtësisht nga deklaratat e rreme dhe propaganda e shënjestruar mire (Inman, N. 2019).
Faktet e mësipërme të çojnë në përfundimin se integrimi evropian nuk është një proces i pavarur
nga opinioni publik.
Një numër analistësh të BE-së (Habermas, Moussis) flasin për "deficitin e informacionit" ose
"deficitin e komunikimit" në Bashkimin Evropian. Deficiti i informacionit/komunikimit do të thotë
që qytetarët janë të keqinformuar për arsyet, qëllimet dhe arritjet e politikave, ligjeve dhe masave
evropiane. Trenz i vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar një sferë publike si
“iluzion i menaxhimit të komunikimit publik” (Statham dhe Trenz, 2013).
Megjithëse studiuesit përmendin shpesh deficitin e komunikimit, nuk është gjithmonë e qartë se
me çfarë lloj keqkomunikimi lidhet saktësisht: mungesa e komunikimit të mirë ndërmjet
institucioneve, mungesa e komunikimit me palët e interesuara në procesin e krijimit të politikave,
problemet e komunikimit të qeverive kombëtare me qytetarët, apo të institucioneve të BE-së dhe
qytetarëve evropianë.
Tradicionalisht, para anëtarësimit, informimi dhe komunikimi për Bashkimin Evropian
përqendrohet pothuajse ekskluzivisht në përfitimet dhe kostot që duhen bërë për shkak të
anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në mënyrë tipike, komunikohen përfitimet e BE-së
që lidhen me ekonominë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës, lëvizjen e lirë të njerëzve,
mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Shumë pak vëmendje i kushtohet vlerave jomateriale si paqja,
demokracia, të drejtat e njeriut dhe barazia para ligjit, që nuk janë më pak të rëndësishme dhe kanë
ndikim direkt në standardin e jetesës dhe jetën e përditshme të qytetarëve (Bruter, 2003).
Procesi i anëtarësimit paraqitet kryesisht si një “hapje dhe mbyllje kapitujsh”, progresi i vendit
matet kryesisht nga raportet periodike të Komisionit Evropian dhe synimi kryesor është t'i
përgjigjet vëzhgimeve dhe rekomandimeve të këtyre raporteve. Paraqitja e anëtarësimit në BE si
synim strategjik dhe arritja e tij si një integrim i plotë evropian i vendit krijon pritshmëri të rreme
në shoqëri. Në fakt, pikëpamja e saktë që duhet t'i prezantohet publikut është se anëtarësimi në BE
është vetëm një mjet për të ndihmuar në arritjen e qëllimit real: kthimin e vendit në një shtet ligjor
modern, të begatë dhe me një standard të lartë jetese.
Është e qartë se zgjerimet e ardhshme do të varen shumë nga opinioni publik, si në shtetet anëtare
ashtu edhe në vendet kandidate. Kuptimi i lidhjeve ndërmjet opinionit publik dhe zgjerimit është
i domosdoshëm për vlerësimin e kapacitetit integrues të BE-së (Michailidou, 2010). Siç thekson
me të drejtë Claes de Vreese, “Demokraci efektive do të thotë komunikim efektiv” (De Vreese,
2003). Pavarësisht përpjekjeve në vitet 1990 për të sjellë BE-në Bashkimi më afër qytetarëve, pas
miratimit të Traktatit të Mastrihtit mbetet sfida e informimit të qytetarëve dhe komunikimit të
çështjeve evropiane. Kjo konfirmohet edhe nga sondazhet e opinionit që tregojnë rënien e besimit
të qytetarëve në Bashkimin Evropian (Schmidt, 2013). Kriza e besimit në Bashkimin Evropian
mund të përkufizohet kryesisht si një manifestim i deficitit të komunikimit dhe i paaftësisë për të
përballuar këtë sfidë.
1.2 Pyetja kërkimore dhe objektivat
Nisur nga nga panorama e paraqitur më sipër, ky kërkim shkencor ka synim të hulumtojë mbi
pyetjen e mëposhtme kërkimore: Si i është përgjigjur Bashkimi Europian sfidave në rritje të
çështjeve të zgjërimit të BE-së në strategjinë komunikimit në vendet kandidate, sa efektive ka
qenw dhe si mund të përmirësohet ajo?
Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, do të shqyrtojmë dy aspekte. Nga njëra anë, do të gjurmojmë
evoluimin e strategjisë së komunikimit të Bashkimit Evropian dhe nga ana tjetër do të përpiqemi
të kuptojmë se si Bashkimi Evropian i ka vënë në praktikë këto strategji duke i parë ato të
konkretizuara në vendet kandidate me qëllim matjen e efektshmërisë së tyre dhe identifikimin e
mundwsive pwr pwrmirwsim.
Gjetja e përgjigjeve në do të arrihet nëpërmjet realizimit të objektivave të mëposhtme:
1. Analizë e thelluar e politikës së kushtëzimit dhe strategjisë së komunikimit të BE-së në
dimensionin politik
2. Studim i impaktit të strategjisë së BE-së në vendet kandidate në reforma specifike të
funksionimit të institucioneve të pavarura
3. Qasje krahasimore midis vendeve te rajonit mbi efektet e strategjisë së BE-së tek mbështjetja
qytetare ndaj procesit
4. Hulumtim i kohezionit të strategjive dhe qëndrimeve brenda BE-së (vendeve anëtare dhe
institucioneve të BE-së) në komunikimin politik tek vendet kandidate.

1.3 Nevoja për këtë kërkim shkencor


Kërkimi i thelluar mbi strategjinë e komunikimit të Bashkimit Evropian shërben për të kuptuar më
mirë se si kjo strategji ndikon në perceptimin dhe opinionin publik në vendet kandidate, dhe se si
këto ndikime mund të përfshijnë ose ndryshojnë qëndrimet dhe sjelljet e popullsisë. Ky kërkim
shkencor do të shërbejë për të identifikuar dhe analizuar tendencat aktuale, sfidat në lidhje me
politikën e zgjërimit dhe të komunikimit të BE-së, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në
politikat e jashtme, brexitin dhe ndryshimet në dinamikën globale, duke përcaktuar rekomandime
konkrete dhe sugjerime të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave të BE-së në
lidhje me komunikimin në vendet kandidate.
2. Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi, do të kombinohen midis tyre mbledhja dhe analiza e të dhënave
primare dhe sekondare, si cilësore ashtu edhe sasiore.
Të dhenat sekondare sasiore dhe cilësore do të mblidhen nga shqyrtimi i literaturës ekzistuese në
fushën e studimeve europiane, procesit të zgjerimit dhe strategjisë së komunikimit. Analiza e
dokumenteve zyrtare të BE-së dhe dokumentacionit të lidhur me procesin e zgjerimit dhe
strategjinw e komunikimit.
Të dhënat primare sasiore dhe cilësore do të mblidhen nga intervista me ekspertë dhe përfaqësues
të institucioneve të BE-së mbi strategjinë e komunikimit të BE-së në vendet kandidate, intervista
me përfaqësues të qeverisë lokale, shoqërisë civile, dhe ekspertë lokale, sondazhe të opinionit
publik dhe analiza të mediave lokale.
Analiza e thelluar e të dhënave do të realizohet duke përdorur mjetet analitike të përshtatshme.

3. Plani kërkimor
Ky plan kërkimor synon të përfshijë të gjithë fazat e procesit shkencor, duke filluar nga identifikimi
i problemit dhe përgatitja e kërkimit deri te shpërndarja e gjetjeve dhe kontributi në literaturën
shkencore. Çdo fazë do të përqëndrohet në arritjen e objektivave të përcaktuara në fillim të
hulumtimit. Plani kërkimor 3-vjeçar, për një analizë të thelluar të strategjisë së komunikimit të
Bashkimit Evropian në vendet kandidate, i ndarë në faza do të ishte si më poshtë vijon:
Viti 1: Planifikimi i Përgjithshëm
Faza 1: Përgatitja dhe Identifikimi i Çështjeve Kërkimore (Muajt 1-3)
Identifikimi i literaturës ekzistuese në fushën e studimeve europiane, procesit të zgjerimit dhe
strategjisë së komunikimit.
Përcaktimi i pyetjeve kryesore të kërkimit, objektivave dhe formimi i një hipoteze të parë.
Faza 2: Hartimi i Planit Kërkimor (Muajt 4-6)
Analiza e dokumenteve zyrtare të BE-së dhe literaturws të lidhur me procesin e zgjerimit.
Faza 3: Identifikimi i Vendeve Kandidate dhe Hartimi i Planit të Terrenit (Muajt 7-9)
Përcaktimi i vendeve kandidate për analizë të thelluar, duke marrë parasysh faktorë të tilla si
historia politike, përvoja mëparshme, dhe aktualiteti i procesit të anëtarësimit.
Hartimi i planit të terrenit për intervista, sondazhe dhe analiza të dokumenteve lokale, dhe
bashkëpunim me institucionet vendase.
Viti 2: Mbledhja e të dhënave dhe analiza
Faza 4: Mbledhja e të dhenave (Muajt 10-15)
Intervista me përfaqësues të qeverisë lokale, shoqërisë civile, dhe ekspertë lokale.
Sondazhe të opinionit publik dhe analizë e mediave lokale.
Mbledhja e të dhënave të tjera të nevojshme për analizën.
Faza 5: Analiza e të Dhënave dhe Identifikimi i Tendencave (Muajt 16-18)
Analiza e thelluar e intervistave dhe të dhënave të tjera duke përdorur mjete analitike të
përshtatshme.
Identifikimi i tendencave, shenjave dhe ndërveprimeve mes strategjisë së komunikimt dhe reagimit
të vendit kandidat.
Viti 3: Shkrimi dhe Publikimi
Faza 6: Shkrimi dhe Përgatitja për Publikim (Muajt 19-24)
Përpilimi i raportit të kërkimit me përfshirjen e seksionëve të nevojshme si hyrja, metodologjia,
analiza, rezultatet dhe rekomandimet.
Përpjekje për prezantim në konferenca shkencore dhe aktivitete të tjera akademike.
Faza 7: Përmirësimi dhe Përfundimi (Muajt 25-36)
Rishikimi dhe përmirësimi i raportit në bazë të komenteve dhe vlerësimeve nga kolegët dhe
mentorët.
Përgatitja për publikimin e përfunduar në revista shkencore dhe për hartimin e një prezentimi të
detajuar për një audiencë të gjerë.
Faza 8: Ndarja e Rezultateve dhe Kontributi Në Fushën e Studimeve Europiane (Muajt 28-36)
Publikimi i artikujve dhe rezultateve në revista shkencore të specializuara.
Mbështetja në zhvillimin e aktiviteteve të tjera akademike dhe bashkëpunimi me institucionet
relevante dhe ekspertët në fushën e studimeve europiane.
4. Mundësitë e financimit

Me anë të kësaj punë kërkimore mund të aplikohet për financim në programin Horizon Europë
2021 – 2027 (Research and innovation programme).

https://research-and-innovation.ec.europa.eu/funding/funding-opportunities/funding-
programmes-and-open-calls_en

Gjithashtu, mund të kërkohen financime nga aktorë të ndryshëm në vendet kandidate, të cilët
mund të jenë të interesuar mbi rezultatet dhe gjetjet që mund të prodhojë ky kërkim shkencor,
apo edhe mundësi të tjera financimi që mund të shfaqen gjatë periudhës kërkimore.

5. Literatura paraprake

Inman, N. (2019, July 4). Europeans have a lot to say. Brussels needs to listen. News Organisation. Retrieved
August 7, 2019, from https://www.politico.eu/article/brussels-should-listen-to-european-citizens/.

ICF Mostra. (2018). Public Information and Communication Campaign towards EU Citizens: ‘A Union That
Empowers’—Monitoring and Evaluation.

De Wilde, P., Michailidou, A., & Trenz, H. J. (2013). Contesting Europe: Exploring Euroscepticism in online media
coverage. ECPR Press.

Herrero-Tejedor, L. F. (2005). Report on the implementation of the European Union’s Information and
Communication Strategy. Report from the Committee on Culture and Education of the European Parliament,
2004/2238 (INI) A6–0111/2005. European Parliament.

Hooghe, L., & Marks, G. (2009). A postfunctionalist theory of European integration: From permissive consensus to
constraining. British Journal of Political Science, 39(1), 1–23.

Padoa-Schioppa, Tommaso (2006) “Europe of Melancholy” – lecture delivered by the author on October 28th, 2005,
to inaugurate the Academic Year 2005–2006 of the Luigi Bocconi University in Milan. The text is published in
Italian in the journal Il Mulino, LV (2006), n.1.

Moussis, Nicolas (2007), Guide to European Policies, 13th Revised Edition, European Study Service.

Trenz, Hans-Jörg (2008): Media. The Unknown Player in European Integration. In: Bondebjerg, Ib/ Madsen, Peter
(eds.): Media, Democracy and European Culture (pp. 49–64). Bristol: Intellect Books

María-Isabel Soldevila and Julie Vander Meulen (2022): The European Commission’s Communication Strategy as a
Response to Politicisation in Times of EU Contestation.

De Vreese, Claes (2003), Communicating Europe, Sixth output from the ‘Next Generation Democracy: Legitimacy
in Network Europe’ project, British Council.
Blanco Cio-Lopez, Cristina (2015), from tell to sell: The commodification of EU institutional Communication
through the Case of the Communication Strategy on EU’s Eastward Enlargement.

Brüggemann, M. (2005). How the EU constructs the European public sphere seven strategies of information
policy. Javnost—the Public, 12(2), 57–73.
Bruter, M. (2003). Winning hearts and minds for Europe: The impact of news and symbols on civic and cultural
European identity. Comparative Political Studies, 36(10), 1148–1179.

De Wilde, P., Michailidou, A., & Trenz, H. J. (2013). Contesting Europe: Exploring Euroscepticism in online media
coverage. ECPR Press.

Herrero-Tejedor, L. F. (2005). Report on the implementation of the European Union’s Information and
Communication Strategy. Report from the Committee on Culture and Education of the European Parliament,
2004/2238 (INI) A6–0111/2005. European Parliament.

Michailidou, A. (2010). Vertical Europeanization of online public dialogue: EU public communication policy and
online implementation,[w:] mapping the European public sphere. Institutions, Media and Civil Society, red. C. Bee,

E. Bozzini, Farnham. Oleart, A. (2021). Framing TTIP in the European public spheres: Towards an empowering
dissensus for EU integration. Palgrave Macmillan.

Palonen, K. (2003). Four times of politics: Policy, polity, politicking, and politicization. Alternatives, 28(2), 171–
186.

Penney, J. (2017). The citizen marketer: Promoting political opinion in the social media age. Oxford University
Press.

Reding, V., & Lewandowski, J. (2013). Communication to the Commission from Vice-President Reding and
Commissioner Lewandowski in Agreement with President Barroso. Corporate Communication under the
Multiannual Financial Framework 2014–2020. Retrieved July 29, 2019, from
https://ec.europa.eu/transparency/regdoc/rep/2/2013/EN/2-2013-486-EN-2-1.PDF.

Schmidt, V. A. (2013). Democracy and legitimacy in the European Union revisited: Input, output and ‘Throughput.’
Political Studies, 61(1), 2–22.

Schmitter, P. C. (1969). Three Neo-Functional Hypotheses about International Integration. International


Organization, 23(1), 161–166.

Van Brussel, A. (2014). From informing to interacting? Exploring the European commission’s communication
strategy ‘to Be All Ears.’ Journal of Contemporary European Research, 10(1), 90–104.

Van den Brande, L. (2017). Reaching out to citizens: A new opportunity ‘About us, with us, for us.’ Report from
Special Adviser to the President Juncker. https://ec.europa.eu/commission/sites/beta-political/files/rea
ching-out-to-citizens-report_en.pdf.

DG Communication. (2016). Strategic Plan 2016–2020. DG Communication.

European Commission. (2004). Communication from the Commission to the Council, the European Parliament, the
European Economic and Social Committee and the Committee of the Regions on Implementing the Information and
Communication Strategy for the European Union.

You might also like