You are on page 1of 13

SHFMU.

’’Ibrahim Uruqi’’
BRESALC
Tema:Rrethi dhe sipërfaqja rrethore
Lënda:Matematikë
Përmbajtja:
Rrethi
Elementet e rrethit :
Rrezja e rrethit
Diametri i rrethit
Korda e rrethit
Harku rrethor
Sipërfaqet rrethore
Sipërfaqja rrethore
Sektori rrethor
Segmenti rrethor
Rrethi
Rreth quajmë bashkësinë e pikave në
rrafsh,të cilat kanë largesë të njëjtë nga
një pikë,të cilën e quajmë qendër të
rrethit.
E përdorim shënimin L(O,r),për ta shënuar
rrethin me qendër O e rreze r.
Elementet e rrethit

Rrezja e rrethit: Segmenti i cili bashkon


qendrën e rrethit me cilëndo pikë të
tij e quajmë rreze të rrethit.
Diametri i rrethit: Diametër të rrethit e quajmë
segmentin,i cili bashkon dy pika të rrethit dhe
kalon nëpër qendrën e tij.
Diametri e ndan rrethin në dy pjesë.Secilën prej
këtyre pjesëve e quajmë
gjysmërreth.Diametrin e rrethit zakonisht e
shënojmë me d.
d=2r
Harku rrethor: Pikat A dhe B e ndajnë rrethin në dy phark
rrethor.
Në figurë dallojmë dy harqe rrethore:harkun AJB dhe AKB.
Nëse harku është më i vogël se gjysmërrethi,e quajmë harku i
vogel i rrethit e nëse ai është më i madh se
gjysmërrethi,atëherë e quajmë harku i madh i rrethit
Sipërfaqet rrethore:Çdo rreth,pikat e rrafshit në të cilin
ndodhet,i ndan në tri bashkësi pikash:në pika brenda
rrethit,pika të rrethit dhe pika jashtë rrethit .
Sipërfaqja rrethore: Bashkësinë e pikave të rrethit dhe
të pikave brenda tij e quajmë sipërfaqe rrethore.
Sektori rrethor: Pjesa e hijesuar e sipërfaqes rrethore në
figurë,është e kufizuar me një hark rrethor dhe me dy rreze të
rrethit.Pjesën e sipërfaqes rrethore të kufizuar me një hark
rrethor dhe me dy rreze e quajmë sektor rrethor.Dy rreze [OA]
dhe [OB] e ndajnë sipërfaqen rrethore në dy sektorë
rrethorë.Për ta përcaktuar sektorin për të cilin bëhet
fjalë,harkun e shënojmë dhe një pikë ashtu si shihet në
figuurë
Kur rrezet [OA] dhe [OB] së bashku formojnë
diametrin e sipërfaqes rrethore,sektori rrethor
përputhet me sipërfaqen gjysmërrethore.
Segmenti rrethor: Pjesën e sipërfaqes rrethore të
kufizuar me një kordë dhe me një hark të saj e
quajmë segment rrethor.
Pra, çdo kordë e ndan sipërfaqen rrethore në dy
segmente rrethore.Pjesën më të vogël e quajmë
segment i vogël rrethor,ndërsa pjesën më të
madhe e quajmë segment i madh rrethor.Me anën
e harkut AMB është përcaktuar njëri prej tyre.
Faleminderit për vëmendje

You might also like