You are on page 1of 65

Aktet dhe Afatet procedurale

Aktet procedurale
• Veprime procedurale janë tërësia e
veprimeve që kryejnë subjektet e
marrëdhënies juridike procedurale civile mes
tyre, në kuadër të procesit gjyqësor civil.

• Akte procedurale: Dokumente me shkrim,


të krijuara para dhe gjatë gjykimit, të
parashikuara në ligj, në të cilat gjejnë
pasqyrim fakte, rrethana, ngjarje, veprime,
që kanë lidhje të dpd me çështjen.
Aktet procedurale
1. Akte të palëve/përfaqësuesve: Padia,
kundërpadia, prapësimi, ankimi, kundërankimi,
rekursi, kërkesa për rishikim vendimi, kundër-
rekursi, kërkesa zyrës së përmbarimit për
ekzekutimin e vendimit të formës së prerë, etj.

2. Akte të gjykatës: Vendimet (përfundimtare, të


ndërmjetme, jo-përfundimtare), njoftimet,
procesverbalet gjyqësore, etj.

3. Aktet të organeve ndihmëse të drejtësisë:


Njoftimet e ekzekutimit (të përmbaruesit gjyqësor),
etj
Forma aktit procedural
• Parimi i lirisë së formës.
• “Aktet procedurale, për të cilat ligji nuk kërkon
forma të caktuara, mund të kryhen në formën
më të dobishme për arritjen e qëllimit të tyre”
(n. 115 KPrC).

• Nëse kërkohet forma, mosrespektimi i saj e


bën aktin të pavlefshëm.

• Forma e shkruar. Hartohen në gjuhën shqipe


(n. 116 KPrC).
Forma e aktit procedural
1. Data e përpilimit të aktit procedural
a. Dita, b. Muaji, c. Viti.
Pse? Afati i përmbushjes së aktit, afati i
parashkrimit të së drejtës etj.

2. Gjeneralitetet dhe nënshkrimi i përpiluesit.

3. Gjeneralitetet e personit të cilit i drejtohet nëse


i drejtohet dikujt nominalisht.
Përmbajtja e aktit procedural
• Përmbajtja e aktit procedural ndryshon në varësi të
(a) Subjektit që prodhon aktin; & (b) Qëllimit të aktit
në procesin civil.
• Thirrja për në gjyq, kërkesëpadia, kundërpadia duhet
të tregojnë:
a. Gjykatën
b. Palët
c. Objektin e kërkesës
d. Shkaqet ligjore
e. Përfundimet
f. Datën e hartimit
g. Nënshkrimin.
Procesverbali i seancës gjyqësore
• Mjeti që provon zhvillimin e procesit
gjyqësor duke e dokumentuar atë.

• Paraqiten veprimet sipas kronologjisë së


ndodhjes së tyre.

• Një gjykatë e një hierarkie më të lartë


mund të kontrollojë shkeljet, ose jo të
normave procedurale të bëra nga një
gjykatë më e ulët.
Format e mbajtjes së procesverbalit

• Nëpërmjet regjistrimit audio ose audioviziv (risi


122/2013)
▫ Regjistrimi fillon nga momenti i hyrjes ne salle te trupit
gjykues deri kur seanca gjyqesore deklarohet e mbyllur.
▫ Pasqyrohen te gjitha veprimet procedurale, vecanerisht
perberja e trupit gjykues, emri i sekretarit gjyqesor,
gjeneralitet e paleve dhe perfaqesuesve, arsyet e mungeses.
▫ Palet mund te kerkojne kopje te ceritifkuar te origjinalit te
regjistrimit. Publiku dhe media gjithashtu ne perputhje me
ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale.
Format e mbajtjes së procesverbalit
Transkriptimi i procesverbalit audio dhe audioviziv
1. Kërkohet nga anëtarët e trupit gjykues.
2. Kërkohet, (i) me shkrim, nga palët në gjykim, ose persona të tjerë
të interesuar DHE (ii) kjo kërkesë miratohet nga kryetari i seancës
gjyqësore, (iii) pasi paguhen tarifat e vendosura për këtë qëllim
me urdhër nga MD.
3. Transkriptimi mund të kërkohet për (a) të gjithë seancat, (b)
seanca të vecanta ose (c) pjesë të shkëputura.
Ne rast pasaktesish, palët mund të paraqesin kërkesë për korrigjim.
Format e mbajtjes së procesverbalit

• Nëse nuk është e mundur mbajtja ne formen


audio/audiovizive:
a. Përmbledhje e saktë me shtypshkrim.
b. Përmbledhje e saktë me dorë shkrim.

• Procesverbali me shtypshkrim apo dorëshkim


mbahet nga sekretari i senacës gjyqësore. Ai
nënshkruhet në çdo faqe nga sekretari i seancës dhe
në fund të çdo seance nga kryetari i seancës në fund
të dokumentit dhe përfshihet në dosjen gjyqësore.
Përmbajtja e procesverbalit
1. Vendi ku zhvillohet veprimi procedural
gjyqësor.
2. Koha e zhvillimit të veprimit procedural
gjyqësor.
3. Përbërja e trupit gjykues dhe emri i sekretarit të
gjykatës.
4. Gjeneralitetet e pjesëmarrësve në gjykim.
5. Personat e thirrur, por që nuk janë paraqitur, si
dhe nëse dihet, arsyen e mungesës së tyre.
Përmbajtja e procesverbalit

6. Të gjitha kërkimet dhe kundërshtimet e palëve dhe të


personave të tretë.
7. Përmbledhjen e saktë të cdo shpjegimi dhe pretendimi
me shkrim të paraqitur nga pala.
8. Pyetjet dhe thëniet e personave që marrin pjesë në
gjykim, duke përfshirë dëshmitarët dhe ekspertët.
9. Provat e marra, duke përfshirë përmbajtjen e provave
me shkresë që janë paraqitur, të shiritave të
magnetofonit, diapozitivave, e filmave.
10. Të gjitha vendimet dhe urdhrat që ka dhënë gjykata
gjatë gjykimit.
11. Të gjitha pretendimet përfundimtare të palëve.
Vendimi

1.Vendime të ndërmjetme
2.Vendime jo-përfundimtare
3.Vendime përfundimtare
Vendime të ndërmjetme
•“Vendimet e ndërmjetme jepen nga gjykata në
seancë gjyqësore, me qëllim që t’i përgjigjet
kërkesave dhe të sigurohet zhvillimi i gjykimit në
pajtim me dispozitat e këtij kodi (n. 125 K.Pr.C).
•«Vendimet që jepen gjatë gjykimit dhe që nuk
janë përfundimtare mund të ndryshohen ose të
revokohen nga gjykata që i ka dhënë, përvec kur
në Kod parashikohet se kundër tyre mund të
bëhet ankim i vecantë.» (n. 315K.Pr.C.)
•Mund të ankimohen së bashku me vendimin
përfundimtar, përveç kur K.Pr.C parashikon
ankim të veçantë.
Llojet të vendimeve të ndërmjetme

1. Vendimet për marrjen e provave.


2. Vendimet për thirrjen e dëshmitarëve.
3. Vendimet për pranimin, ose jo të kërkesave të
palëve për sigurimin e padisë.
4. Vendimet për pezullimin e gjykimit.
5. Vendimet për shpalljen e moskompetencës
dhe dërgimin e akteve në gjykatën
kompetente, etj.
Vendime jo-përfundimtare
“Vendimet jopërfundimtare janë vendimet e
pushimit të cështjes, me të cilët gjykata ose
gjyqtari në rastet e parashikuara në këtë Kod i
japin fund procesit gjyqësor civil pa e zgjidhur
cështjen në themel, si dhe cdo vendim tjetër që
pa e zgjidhur cështjen në themel i jep fund
procedimit gjyqësor. (n.127 KPrC).
1. Nxjerrja e cështjes jashtë juridiksionit, kthimi
i akteve (n.154/a)
2. Vendime në “Emër të Republikës”.
3. Vendimi i pushimit te gjykimit
Vendimi përfundimtar
•“Vendimi përfundimtar jepet nga gjykata në
përfundim të gjykimit, i cili zgjidh çështjen në
themel (n. 126 K.Pr.C).
•Vendimi jepet në emër të Republikës
•Vendimi përmban:
a. bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e
mosmarrëveshjes,
b. analizën e provave dhe
c. mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.
Vendimi përfundimtar
•Pjesët përbërëse të vendimit
gjyqësor janë:

1. Pjesa hyrëse
2. Pjesa përshkruese-arsyetuese
3. Pjesa urdhëruese.
Pjesa hyrëse e vendimit
1. Gjykata që ka gjykuar çështjen
2. Trupi gjykues dhe sekretari.
3. Koha dhe vendi i dhënies së vendimit.
4. Palët, duke u shënuar identiteti dhe cilësia e tyre
si paditës, i paditur, person i tretë si dhe
përfaqësuesit e tyre.
5. Emri i prokurorit nëse ka marrë pjesë.
6. Objekti i padisë.
7. Kërkimet përfundimtare të palëve.
8.Mendimi i prokurorit nëse ka marrë pjesë.
Pjesa përshkruese e vendimit
1. Rrethanat e çështjes, ashtu siç janë
konstatuar gjatë gjykimit, dhe
përfundimet e nxjerra nga gjykata.

2.Provat dhe arsyet në të cilat mbështetet


vendimi.

3.Dispozitat ligjore në të cilat bazohet


vendimi.
Pjesa urdhëruese e vendimit

1. Çfarë vendosi gjykata?

2.Nëse gjykata vendos detyrime për palët,


përmbajtja konkrete e tyre.

3.Kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqësore?

4.E drejta për të bërë ankim dhe afati për


paraqitjen e tij.
Thirrja në gjykatë
• Asnjë person nuk mund të gjykohet mbi një padi
pa marrë dijeni të rregullt më parë për ditën
dhe orën e fillimit të gjykimit dhe pa u
njohur me të gjitha aktet procedurale.
• Thirrja në gjykatë bëhet nëpërmjet:
1. Njoftim i drejtpërdrejtë në seancë gjyqësore.
2. Njoftim me letërthirrje.
3. Njoftim me mjete të komunikimit elektronik
(n.129K.Pr.C.).
4. Shpallje publike
5. Çdo mënyrë tjetër që garanton njoftim të rregullt,
përsa kohë që personi i thirrur konfirmon
personalisht me shkrim se ka marrë njoftimin
Letërthirrja
Letërthirrja duhet të përmbajë:

1. Gjykatën që e ka nxjerrë.
2. Emrin dhe mbiemrin e personit të thirrur.
3. Kohën dhe vendin e seancës gjyqësore.
4. Mosmarrëveshjen për të cilën thirret.
5. Pasojat ligjore në rast se personi i thirrur nuk
paraqitet në gjykatë. (n.129KPrC)
Njoftimi i akteve procedurale
• Njoftim shkresor
• Njoftim elektronik
• Njoftim me shpallje publike (n. 133)
• Njoftim i akteve te shtetit të huaj
• Çdo mënyrë tjetër që garanton njoftim të rregullt, përsa
kohë që personi i thirrur konfirmon personalisht me
shkrim se ka marrë njoftimin (n. 144)

• “Njoftimi është i pavlefshëm kur nuk janë zbatuar


dispozitat që kanë lidhje me mënyrën dhe personin të cilit
i duhet dorëzuar kopja e aktit ose kur ka pasiguri të plotë
për personin ose datën e njoftimit” (n. 122 K.Pr.C.)
Njoftimi shkresor i akteve
1. Nëpërmjet dorëzimit nga punonjesi i gjykatës ose
2. Shërbimi postar (n. 130/1 K.Pr.C.)
3. Përmbaruesi gjyqësor, kur e urdhëron gjykata.
Përmbaruesi gjyqësor nuk mund të veprojë si punonjës
i gjykatës gjatë fazës së ekzekutimit të titullit ekzekutiv.
(n. 144/a)
• Kur njoftimi shkresor bëhet nëpërmjet shërbimit
postar, punonjesi i gjykatës shënon mbi origjinalin dhe
mbi kopjen e njoftimit edhe zyrën e postës, me anë të së
cilës i është dërguar akti marrësit, me dërgesë të
porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet t’i
bashkohet origjinalit të aktit dhe përfshihet në dosjen
gjyqësore.” (n. 130/5 K.Pr.C.)
Njoftimi shkresor i akteve individëve

• “Njoftimi shkresor bëhet nëpërmjet dorëzimit


nga punonjesi i gjykatës ose shërbimi postar i
letërthirrjes ose akteve të tjera që duhet t’i
njoftohen personit të thirrur kudo ku ai gjendet.”
(n. 130/1K.Pr.C.)

• Personave në shërbim në ushtri, njoftimi u bëhet


me anë të komandës së repartit nga i cili varen
(n. 130/2 K.Pr.C.);
Njoftimi shkresor i akteve individëve
• Në qoftë se personi i thirrur refuzon
marrjen e njoftimit, punonjesi i gjykates,
ose punonjësi i shërbimit postar bën
shënimin përkatës në aktin objekt njoftimi
dhe kur është e mundur e vërteton me
nënshkrimin e një dëshmitari të
pranishëm. Në këtë rast, njoftimi duhet
konsideruar i përfunduar. (Neni 130/6
K.Pr.C).
Njoftimi shkresor i akteve individëve

• Kur nuk është i mundur kontaktimi dhe njoftimi sipas


nenit 130K.Pr.C., njoftimi bëhet në vendbanimin apo
vendqëndrimin e personit të thirrur, ose në zyrën, apo
vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare, industriale, ose
të artizanatit. (n. 131/1K.Pr.C.)
• Në qoftë se personi i thirrur nuk gjendet në një nga këto
vende, njoftimi i dorëzohet një personi të familjes që ka
mbushur moshën 16 vjeç DHE kur nuk ndodhet as
ndonjë prej tyre, njoftimi mund të bëhet edhe nëpërmjet
fqinjëve, që pranojnë t’ia dorëzojnë atë personit të
thirrur, zyrës ose qendrës së punës së tij, përveç kur
marrësi është i mitur, nën 16 vjeç, ose është i pazoti për
të vepruar (n. 131/2 K.Pr.C).
Njoftimi shkresor i akteve individëve
• Kur nuk është e mundur të bëhet njoftimi si më sipër,
kopja e njoftimit i dorëzohet portierit të ndërtesës së
banimit, të zyrës apo të qendrës së punës (131/3).

• Në të gjitha këto raste, personi që merr njoftimin, duhet


të nënshkruajë origjinalin ose kopjen e saj, duke marrë
përsipër detyrimin që kopjen tjetër t’ia dorëzojë personit
të thirrur. Gjithashtu bëhet shënimi në kopjen që mban
nëpunësi i gjykatës edhe për marrëdhëniet e këtij
personi me personin e thirrur, veprimet dhe kërkimet e
bëra nga punonjesi i gjykates për dorëzimin e aktit të
thirrur, si dhe vendin dhe kohën e dorëzimit. (n. 131/4)
Njoftimi shkresor i akteve individëve

• Kur personi që thirret në gjykatë, ose njerëzit e


familjes së tij nuk pranojnë të marrin në dorëzim
njoftimin, si dhe kur këta dhe fqinjët që u jepet
njoftimi për t’ia dorëzuar personit të thirrur, nuk
dinë ose nuk mund të nënshkruajnë, bëhet
shënimi në kopjen e njoftimit dhe, kur është e
mundur, vërtetohet edhe me nënshkrimin e një
dëshmitari të pranishëm.Në këtë rast njoftimi
quhet i kryer. (n. 132 K.Pr.C)
• Në alternativë të fundit, kryehet njoftimi me
shpallje publike.
Njoftimi shkresor i personave juridikë
a. Personave juridikë publikë njoftimi u bëhet në
qendrën e tij dhe i dorëzohet titullarit ose
personave të ngarkuar për pranimin e akteve
(n. 130/3 K.Pr.C.);
b. Personave juridikë privatë njoftimi u bëhet në
qendrën e tij dhe i dorëzohet përfaqësuesit ose
personit të ngarkuar për pranimin e akteve dhe
në mungesë të tyre një personi tjetër që punon
në këtë qendër të personit juridik (n. 130/3
K.Pr.C.).
Njoftimi i akteve në adresën e
përzgjedhur
• Kur përzgjedhja e një adrese, me qëllim njoftimi në
gjykatë është parashikuar shprehimisht në kontratë
nga palët, për të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga
kjo kontratë, gjykata mund të kryejë njoftimin sipas
kësaj mënyre.
• Palët ose personat e tretë, për çdo ndryshim të
mëvonshëm të adresës dhe të të dhënave elektronike të
kontaktit të tyre ose të përfaqësuesit të tyre, detyrohen
të njoftojnë gjykatën. Shkelja e këtij detyrimi e bën të
papranueshëm pretendimin për pavlefshmëri njoftimi.
Njoftimi i akteve personit të autorizuar

• Neni 133 KPrC


• 1. Kushdo mund të emërojë një person të
autorizuar për marrjen e njoftimeve. Akti i
emërimit depozitohet në gjykatë.
• 2. Punonjësi i gjykatës regjistron personin
e autorizuar në portalin elektronik
kombëtar, i cili krijohet dhe administrohet
nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Njoftimi elektronik i akteve
• Njoftimi elektronik i akteve bëhet me mjete të komunikimeve
elektronike, nëpërmjet dërgimit nga punonjësi i gjykatës të
letërthirrjes ose akteve të tjera që duhet t’i njoftohen personit të
caktuar si marrës, në të dhënat e tij të kontaktit.

• Ky njoftim duhet të pasqyrohet në një procesverbal të posaçëm, në


të cilin duhet të tregohen të dhënat e kontaktit dhe mjeti i
komunikimeve elektronike të përdorura për njoftim, data dhe ora e
saktë e komunikimit, personi me të cilin komunikon dhe qëllimi i
njoftimit.

• Procesverbali hartohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhet prej


tij dhe punonjësit të gjykatës të ngarkuar për kryerjen e njoftimeve.
Ky procesverbal bëhet pjesë e dosjes gjyqësore. (Neni 141 KPC)
Njoftimi i akteve me shpallje publike

• Njoftimi bëhet me shpallje publike nëse:


• a) nuk është e mundur të realizohet njoftimi
sipas parashikimeve të neneve 129, 130, 131, 132
dhe 133 dhe pasi punonjësi i gjykatës ka marrë
të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e adresës
së personit që i drejtohet njoftimi; ose
• b) personi, të cilit i drejtohet njoftimi, nuk ka
vendbanim, vendqëndrim, nuk ka zgjedhur një
banesë ose nuk ka caktuar një përfaqësues në
Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka qenë i
mundur njoftimi i tij sipas njërës nga mënyrat e
parashikuara nga ligji.
Njoftimi me shpallje i akteve
• 1. Njoftimi me shpallje publike kryhet me anë të afishimit të tij në
gjykatën e vendit ku do të gjykohet mosmarrëveshja, në vendin ku
personi të cilit i drejtohet njoftimi ka vendbanimin ose në
vendqëndrimin e tij, si edhe në njësinë administrative në të cilën ka
vendbanimin ose vendqëndrimin.
• 2. Kur personi të cilit i drejtohet njoftimi është një person juridik privat,
njoftimi kryhet me anë të afishimit të tij në selinë e regjistruar në
regjistrat publikë përkatës.
• 3. Njoftimi botohet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në
internet të gjykatës, dhe/ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar
për këtë qëllim.
• 4. Njoftimi me shpallje publike duhet të përmbajë: a) palët ndërgjyqëse;
b) identitetin e palës të njoftuar me shpallje dhe adresën e vendbanimit
ose vendqëndrimin; c) datën dhe orën e gjykimit, gjykatën që shqyrton
mosmarrëveshjen, objektin e mosmarrëveshjes dhe të dhënat e aktit
objekt njoftimi; ç) personin zyrtar ose zyrën në të cilën mund të marrë
aktin objekt njoftimi, si dhe pasojat që mund të vijnë nga mosveprimi i
palës që i drejtohet njoftimi.
• 5. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.
Kazus
• A ngre padi për shpërblim dëmi jashtë-kontraktor ndaj
B-së. Në kërkesëpadi ai shënon adresën e banimit të B-
së. Gjykata urdhëron që një kopje e kërkesëpadisë së
bashku me provat shkresore t’i njoftohen B-së në
adresën e shënuar në kërkesëpadi nga A-ja.
• Ftuesi i gjykatës shkon tek adresa e B-së, për t’i dorëzuar
letërthirrjen së bashku me aktet e tjera dhe në derë i del
gjyshja e B-së, 88 vjeç, e cila nuk di shkrim. Ftuesi ia
dorëzon kopjen e letërthirrjes së bashku me aktet e tjera
dhe në kopjen që i kthen gjykatës vendos shënimin se
“aktet iu dorëzuan gjyshes së B-së e cila vendosi edhe
shenjën e gishtit në letërthirrje”.
Kazus

• A është i vlefshëm njoftimi dhe a është


respektuar procedura në këtë rast?
• Nëse B-ja nuk paraqitet në gjykatë, ç’qëndrim
duhet të mbajë gjykata?
• Ç’pasoja vijnë nëse B-ja paraqitet në gjykatë dhe
kundërshton njoftimin?
• Po nëse gjyshja 88 vjeçare do të dinte shkrim e
këndim, dhe do të refuzonte nënshkrimin (duke
i marrë aktet), si duhej të vepronte ftuesi i
gjykatës për të vërtetuar se njoftimi u krye?
Njoftimi i akteve të shtetit të huaj
• Shteti shqiptar mundëson që të realizohen
njoftime apo dorëzime aktesh brenda territorit të
RSh për llogari të autoriteteve të huaja.
• Njoftimi i akteve të shtetit të huaj bëhet n.p.m
Ministrisë së Drejtësisë e cila ia përcjell Gj.Shk.I.
të vendit ku duhet të kryhet njoftimi (n.
135/1K.Pr.C.).
• Kur ka marrëveshje ndërmjet shteteve njoftimi
bëhet d.p.d ndërmjet organeve kompetente të të
dy shteteve ose sic parashikohet në marrëveshje
(n. 135/2 K.Pr.C.).
1. Konventa e Konferencës së Hagës “Për
njoftimin dhe dorëzimin jashtë shtetit të
dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në
fushën civile dhe tregtare”, e ratifikuar me ligjin
nr. 9554, datë 08.06.2006 dhe e botuar në
fletoren zyrtare 06.07.2006. (‘Konventa per
Njoftimin’)
2. Konventa e Konferencës së Hagës për
procedurën civile, e miratuar me ligjin Nr.
10182, datë 29.10.2009. Nenet 1-7 te saj nuk
aplikohen mes shteteve qe jane kontraktore te
te dy konventave.
Njoftimi i akteve të shtetit të huaj
• Konventa per Njoftimin aplikohet:
▫ Kur dy shtetet jane pale te kesaj
konvente;
▫ Adresa e personit qe i dergohet akti eshte
e njohur;
▫ Akti qe dergohet eshte nje dokument
gjyqesor ose jashtegjyqesor;
▫ Akti ka lidhje me ceshtje civile ose
tregtare.
Njoftimi i akteve të shtetit të huaj

• Ratifikimi i Konventës për Njoftimin i sherben


qëllimeve të Konferencës së Hagës:
a. Krijimi i një sistemi efektiv për njoftimin e
marrësit me dokumentet në kohë të arsyeshme
duke i mundësuar atij mbrojtjen e nevojshme.
b. Thjeshtimi i metodës së transmetimit të
dokumentave.
c. Lehtësimi i provueshmërisë se njoftimi jashtë
është kryer, nëpërmjet certifikatave të përfshira
në një model uniform.
Njoftimi sipas Konventes se Njoftimit
• Menyrat e njoftimit:
▫ Autoritet Qendror – Ministria e Drejtesise
▫ Kanale alternative:
 Sherbim konsullor ose diplomatik
 Sherbim postar, kur:
 Shteti i destinacionit nuk e ka kundershtuar
 Shteti i origjines e parashikon si menyre njoftimi
 Njoftim i drejtperdrejte nepermjet oficereve gjyqesore, zyrtareve apo
personave te tjere kompetente

• I takon pales se interesuar te zgjedhe metoden me te


pershtatshme
• Refuzimi i kerkeses per njoftim te aktit te shtetit te huaj vetem
nese cenohet sovraniteti ose siguria.
Njoftimi sipas Konventes se Njoftimit
• Procedura
▫ Autoriteti kompetent i shtetit te huaj i dergon Ministrise se
Drejtesise kerkesen dhe dokumentin qe do te njoftohet ne
dy kopje
▫ MD mund te kerkoje qe akti te perkthehet ne gjuhen
shqipe
▫ MD e kthen kur kerkesa ka te meta, ose kur nuk ka te meta
ia percjell gjykates se vendit ku duhet te kryhet njoftimi
▫ Gjykata ploteson nje certifikate sipas modelit
bashkengjitur konventes, e cila deklaron dokumentin qe
eshte njoftuar, metoden, vendin dhe daten e njoftimit dhe
personin qe i eshte dorezuar akti.
Njoftimi i akteve të shtetit të huaj kur Konventa e Njoftimit ose
e Procedures Civile nuk eshte e zbatueshme

• Njoftimi i akteve të shtetit të huaj bëhet nëpërmjet Ministrisë


së Drejtësisë, e cila ia përcjell ato gjykatës së rrethit të vendit
ku duhet të kryhet njoftimi.
• Akti njoftohet në gjuhën e vendit nga i cili është dërguar, por
marrësi që nuk e njeh gjuhën në të cilën është përpiluar akti,
ka të drejtë të refuzojë njoftimin dhe të kërkojë që ai të
përkthehet në gjuhën shqipe ose në një gjuhë tjetër të njohur
prej pritësit për llogari të palës kërkuese dhe me shpenzimet
e saj. (n. 137 K.Pr.C.)
• Për njoftimin e aktit mbahet procesverbal ose plotësohet një
certifikatë, në të cilën përmendet detyrimisht vendi, data e
njoftimit, personit të cilit i është dorëzuar akti, lidhjet e tij me
personin që i drejtohet akti, nënshkrimi dhe kur është rasti
arsyet që kanë penguar njoftimin (n. 138 K.Pr.C.)
Njoftimi i akteve të shtetit të huaj kur Konventa e Njoftimit
ose e Procedures Civile nuk eshte e zbatueshme

• Për dokumentet që bëjnë fjalë për ekzekutimin ose


mosekzekutimin e kërkesave të njoftimit, veprohet në të
njëjtën mënyrë sikurse për dërgimin e kërkesave për
njoftim (n. 139 K.Pr.C.)

• Ekzekutimi i një kërkese njoftimi apo përcjelljeje mund


të refuzohet nga autoritetet kompetente shqiptare:
1. Kur preket sovraniteti apo siguria e shtetit, si dhe
2. Kur nuk është paraqitur në përputhje me dispozitat e këtij
Kodi (n. 140 KPrC.).
Pavlefshmeria e aktit procedural
• Per shkak te veseve te aktit
▫ Mosrespektimi i kerkesave formale

• Per shkak te faktoreve te jashtem


▫ Mungesa e juridiksionit,
kompetences
Pavlefshmëria e aktit procedural
• Akti mund të shpallet i pavlefshëm kur
nuk është kryer në formën e kërkuar nga
ligji (Neni 119 K.Pr.C).
• Akti mund të shpallet i pavlefshëm kur i
mungojnë të dhënat e domosdoshme për
arritjen e qëllimit të tij.
• Akti nuk mund të shpallet i pavlefshëm
kur me gjithë mangësitë e tij, akti ia ka
arritur qëllimit për të cilin është krijuar.
Pavlefshmëria e aktit procedural
• Shpallja e pavlefshmërisë vetëm me kërkesën e palës
(relative), përveç kur ligji parashikon ndryshe
(absolute- gjykata e konstaton ex officio. P.sh. Neni
467 KPC).
• Vetëm pala në interes të së cilës ligji parashikon një
element të aktit procedural, mund të prapësojë
pavlefshmërinë e aktit për mungesë të atij elementi.
Prapësimi duhet të ngrihet në seancën më të parë
pas njoftimit, ose menjëherë, kur dijenia merret
gjatë gjykimit.
• Pavlefshmëria nuk mund të kundërshtohet nga pala
që e ka parashtruar as nga ajo që ka hequr dorë
heshtazi.
Pavlefshmëria e pjesshme

• Pavlefshmëria e një akti nuk ka rëndësi për aktet


e mëparshme, kur këto janë të pavarura prej tij.

• Pavlefshmëria e një pjese të aktit nuk prek pjesët


e tjera që janë të pavarura.

• Kur e meta e një akti procedural pengon një


efekt të caktuar, efektet e tjera të prodhuara prej
tij, për të cilat ai është krijuar, janë të vlefshme
Pavlefshmëria e vendimit

• Pavlefshmëria e vendimeve të gjykatës që


mund të shqyrtohen në gjykatën e apelit,
ose për të cilat mund të bëhet kërkesë në
Gjykatën e Lartë, vlerësohet brenda
kufijve dhe rregullave të caktuara për këto
mjete të kundërshtimit
Ripërtëritja e aktit

• Gjykata që shpall pavlefshmërinë e një


akti procedural, kur është e mundur,
duhet të veprojë për ripërtëritjen e plotë
ose të pjesshme të aktit.

• Kur pavlefshmëria e aktit procedural është


rrjedhojë e fajësisë së sekretarit,
përmbaruesit ose përfaqësuesit, gjykata
me vendim i ngarkon personit përgjegjës
shpenzimet për ripërtëritjen e aktit.
Afatet procedurale
• Afatet:
1. Garantojnë moszvarritjen e proceseve
gjyqësore.
2. Garantojnë parimin e sigurisë juridike.

• Afatet mund të përcaktohen si:


1. Moment në të cilin duhet kryer veprimi
procedural.
2. Periudhë kohore brenda ose jashtë të cilës
duhet kryer veprimi procedural.
Afatet procedurale
• Afatet Franc dhe afatet Jo-franc.
• Franc – veprimi mund të kryhet edhe të nesërmen
e ditës së fundit të afatit.
▫ Jo-franc- veprimi nuk mund të kryhet të
nesërmen e ditës së fundit të afatit.

• Afatet që parashikon legjislacioni ynë janë afate


Jo-franc
Afatet procedurale

• Afatet për kryerjen e veprimeve


procedurale caktohen nga ligji
dhe kur ky e lejon edhe nga
gjykata. (n. 145K.Pr.C.)
Klasifikimi i afateve
1. Afate ligjore - janë të përcaktuara nga
ligji.
2. Afate gjyqësore - caktohen nga gjykata.
• Afatet ligjore mund të jenë:
▫ Afate të zakonshëm
▫ Afate të prerë
▫ Afate prekluzivë
• Afate vonues (të ndërmjetëm) dhe
përshpejtues
• Afate fillestare dhe përfundimtare.
• Afate normale dhe afate se prapthi.
Afatet procedurale
• Afate të zakonshme - afate që caktohen nga ligji,
ashtu edhe nga gjykata dhe që mund të zgjaten,
shkurtohen, shtyhen, ose rivendosen.
• Afate të prerë – afate ligjore kur ligji parashikon
shprehimisht që janë të prerë. Afatet e prerë NUK mund
të shkurtohen, ose të shtyhen, qoftë edhe me pëlqimin e
palëve, POR që mund të rivendosen.
• Afatet prekluzive - janë ato afate me kalimin e të
cilave humbet e drejta për kryerjen e aktit procedural.
Këto afate parashikohen shprehimisht nga ligji dhe NUK
mund të shkurtohen, zgjaten, shtyhen dhe as rivendosen
Llogaritja e afateve
A. Llogaritja e afteve në ditë
• Afati ka si “dies a quo” ditën e parë pas asaj të
aktit, të ngjarjes, të vendimit, ose të njoftimit që
vë atë në lëvizje. Afati ka si “dies ad quem”
ditën e fundit të përcaktuar në orën 24:00.
• Kur akti duhet të paraqitet në gjykatë apo
institucion shtetëror afati mbaron me mbarimin
e orarit zyrtar.
• Afati nuk quhet i humbur kur kërkesa dërgohet
me postë.
• Kur dita e fundit është ditë pushimi apo festë
zyrtare afati mbaron në ditën e punës që vjen
pas saj.
Llogaritja e afateve

• Afatet e caktuara në nenin e mësipërm janë të prerë dhe


fillojnë nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit
përfundimtar. Kur cështja është gjykuar nga gjykata e
shkallës së parë ose nga gjykata e apelit, në mungesë të
njërës palë, ky afat fillon nga dita e njoftimit të vendimit.
(n444/2K.Pr.C.)
• Në rastet kur gjykimi në apel bëhet në mungesë të palës,
por janë respektuar kërkesat e neneve 460 dhe 461 për
mënyrën e njoftimit të palëve, verifikimin e shkaqeve të
mungesës dhe rregullsinë e njoftimit, vendimi
përfundimtar i gjykatës së apelit duhet t’i njoftohet palës
në mungesë dhe afati 30 ditor i rekursit llogaritet nga e
nesërmja e ditës së njoftimit. (VUGJL Nr. 14 datë
16/02/2001)
Llogaritja e afateve

• Kur afati është caktuar me ditë


dhe me orë, përjashtohet dita dhe
ora në të cilën ka filluar ngjarja
ose koha nga e cila duhet të fillojë
afati.
Llogaritja e afateve
• Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara nr.2 datë
27.03.2012:
• “Kur çështja është gjykuar nga gjykata e
shkallës së parë, ose nga gjykata e apelit, në
mungesë të njërës palë, afati i ankimimit (apel,
rekurs) për këtë palë fillon të llogaritet
përkatësisht nga e nesërmja e marrjes njoftim
të vendimit, sipas rregullave të përcaktuara
nga dispozitat e neneve 316 dhe 148 të
K.Pr.Civile.”
Llogaritja e afateve

B. Llogaritja e afateve në muaj


• Afati fillon ditën pas së cilës njoftohet vendimi,
ndodh ngjarja apo akti që bën të eci afati dhe
përfundon ditën e fundit të muajit që mban të
njëjtën datë të ditës së ngjarjes, aktit, vendimit
ose njoftimit që ka vënë në lëvizje afatin në orën
24:00.
• Nëse dita e fundit e afatit korrespondon me një
ditë pushimi, atëherë afati shtyhet deri në ditën
zyrtare pasardhëse.
• Në mungesë të ditës identike, afati skadon në
ditën e fundit të muajit.
Rivendosja në afat
• Institut procedural që synon t’i japë mundësi
palës që pa faj humbi afatin për kryerjen e një
veprimi procedural.

• Kur palët ose prokurori, për arsye që rrjedhin


nga forca madhore ose që nuk mund të ishin
parashikuar nga ata, kanë tejkaluar afatin
procedural ligjor ose atë të përcaktuar nga
gjykata, mund t’i kërkojnë gjykatës rivendosjen
në këto afate procedurale, përveç kur afatet
kanë karakter prekluziv.(n. 151 K.Pr.C.)
Rivendosja në afat
• Rivendosja në afat nuk zbatohet për afatet e së
drejtës materiale, por vetëm për ato të së
drejtës procedurale.

• Kur palët kanë humbur të drejtën e ankimit për


shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin
kërkesë për rivendosje në afat, përpara gjykatës
që ka dhënë vendimin. Kjo kërkesë shqyrtohet
nga gjykata dhe kundër vendimit të tij mund të
bëhet ankim i veçantë (n. 458 K.Pr.C).
FALEMINDERIT!

You might also like