You are on page 1of 9

E DREJTA PUBLIKE

LEKSIONI 2
SHTETI: Politika dhe e drejta
Pjesa 1: Pushteti Politik
Enkelejd ALIBEAJ
Cfarë është pushteti
 Pushtet është situata, kur një individ arrin të imponojë preferencat e
tij, pra vullnetin e tij, edhe kur personat e tjerë kanë preferenca të
ndryshme nga ai.
 Pushteti social është aftësia për të influencuar tek sjellja e
individëve të tjerë.
 Kategoritë kryesore të “pushtetit social” dallohen prej “mjetit
nëpërmjet të cilit ushtrohet influenca”
 pushteti ekonomik
 pushteti ideologjik
 pushteti politik
Evolucioni historik i pushtetit dhe fitimi
i autonomisë së tij në kohët moderne
 Antikiteti: në shoqëritë antike, tre tipet e pushtetit
konfondoheshin me njëra-tjetrën
 Mesjeta: në shoqëritë feudale ndodhte e njëjta gjë: tre tipet e
pushtetit konfondoheshin me njëra-tjetrën
 Kohët moderne: pushteti politik fitoi autonomi
 Shteti fitoi monopolin e ushtrimit
 Organizimet sociale private nuk mund ta ushtronin atë
 Pushtet politik – ai lloj pushteti social që i mundëson atyre që e
ushtrojnë të imponojnë vullnetin e tyre nëpërmjet forcës
legjitime
Legjitimimi
 Nënshtrimi ndaj pushtetit politik, është rrjedhojë jo vetëm
e “frikës” së ushtrimit të forcës. Vetëm ushtrimi i forcës
është i pamjaftueshëm
 Ekziston edhe një “detyrim moral” për respektim të
pushtetit politik
 “Respekti moral” = LEGJITIMIM
 “Legjitimimi” është arsyeja që justifikon ushtrimin e forcës.
 Kultura e shoqërive moderne ka si karakteristikë thelbësore,
kërkimin gjithnjë të ekzistencës së legjitimimit ndaj
pushtetit politik
Mekanizmat kontrollues të legjitimimit
 Pasojë e drejtpërdrejtë e kulturës moderne të kërkimit
të ekzistencës së legjitimimit është vendosja, hap pas
hapi (së paku në 4 faza), e mekanizmave që
disiplinojnë/kontrollojnë LEGJITIMIMIN e pushtetit
politik:

1. Parimet e konstitucionalizimit
2. Sovraniteti popullor
3. Ekuilibrimi i të drejtave dhe eleminimi i absolutizmit
4. Raporti midis pushtetit kombëtar vendas dhe atij
mbikombëtar apo të tregjeve botërore
Mekanizmat kontrollues të legjitimimit

 Fazae parë krijoi parimet e konstitucionalizimit –


Lindja e Kushtetutave
ndarja e pushteteve
parimi i ligjshmërisë
liritë kushtetuese
Mekanizmat kontrollues të legjitimimit
 Faza e dytë krijoi konceptin e sovranitetit popullor

 Pushteti politik mund të jetë i ligjshëm por mund të


mos jetë besnik ndaj vullnetit të sovranit. Për këtë
shkak, u përforcuan mjetet e sovranitetit popullor:
 sistemi i zgjedhjeve politike
 sistemi i partive
 sistemi i sindikatave
 referendumi
Mekanizmat kontrollues të legjitimimit
 Rritja në maksimum e “sovranitetit popullor” nxori nevojën që
Kushtetutat moderne të zgjidhnin 2 probleme të reja:
1) të mundësonin që interesat e ndryshme sociale (të popullit), në konflikt me njëra-
tjetrën, të mos paralizonin administrimin e shtetit (sepse për pasojë rendi social nuk
respektohet dot);
2) eleminimin e absolutizmit që vjen prej “tiranisë së mazhorancës”.
 Për këtë qëllim u përforcuan mekanizma dhe teknika të reja kushtetuese:
 ngurtësimi i Kushtetutave
 drejtësia kushtetuese
 të drejtat sociale
 referendumet
 teknikat organizative të përforcimit të pushtetit të qeverisë
 rregullimet e tregjeve
 pavarësia e pushtetit gjyqësor
 ngritja e autoriteteve administrative të pavarura
Mekanizmat kontrollues të legjitimimit
 Pas LIIB, sfida e re: asimetria midis dimensionit kombëtar të “pushtetit politik” me
dimensionin mbikombëtar apo edhe botëror të “tregjeve dhe ekonomisë” !!
 Eleminimi i kësaj asimetrie solli krijimin e “organizatave ndërkombëtare”:
o 1960 - OPEK. Bashkim i 10 vendeve që kontrollojnë 78% të prodhimit të naftës.
o 1967 – ASEAN. Bashkim i vendeve të Azisë juglindore, me qëllim bashkëpunimin
ekonomik dhe social.
o 1991 – MERCOSUR. Bashkim i Argjentinës, Brazilit, Paraguajit, Uruguajit dhe Venezuelës
që nxit një politikë ekonomike dhe ambientale të përbashket.
o 1992 – NAFTA. Bashkim i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës që synon qarkullimin e lirë të
mallrave mes tyre.
o 1993 – BE. Me traktatin e Mastrihtit u zgjerua në 28 vende të Europës (dalja e Mbretërisë
së Bashkuar në proces). Bashkim që synon qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve dhe
njerëzve, nëpërmjet një politike të përbashkët ekonomike dhe sociale.
o 2002 – Bashkimi Afrikan. Vendet e Afrikës, përvec Marokut. Synon realizimin e një tregu
të përbashkët me monedhë të përbashkët dhe një Bankë Qendrore
o Vini re se BE-së tashmë i kanë kaluar disa kompetenca të pushtetit politik. Posedon edhe
disa funksione që fillimisht iu përkisnin shteteve. Rendi juridik i BE, kufizon pushtetin
politik të shteteve anëtare.

You might also like