You are on page 1of 6

Roli i shefit të shtetit në sistemin parlamentar

• Roli i shefit të shtetit në sistemin parlamentar


• Raporti i shefit të shtetit me parlamentin
• Pozita dhe pergjegjësia e shefit të shtetit

Punuan: Aulona Dedinca dhe Eron Gashi


Profesor: Murat Jashari
Në shtetet me sistem parlamentar Presidenti apo shefi i shtetit përfaqëson unitetin
e popullit, njëri prej tyre është edhe shteti i Kosovës. Presidenti i Republikës së
Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i
funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me
Kushtetutë. Kohëzgjatja e mandatit është pesë vjet dhe zgjedhja bëhet nga Kuvendi i
Kosovës me votim të fshehtë dhe duhet të marrë votat e dy të tretave e votave të
deputetëve. Nëse nuk merr votat e dy të tretave të deputetëve në dy raundet e
para, në raudin e tretë zgjedhet me votat e gjysmës së deputetëve.
POZITA E PRESIDENTIT NË REGJIMIN PARLAMENTAR
• Presidenti i Republikës në një republikë parlamentare nuk bën pjesë në asnjë
prej tri pushteteve dhe, nga ana tjetër, nuk përbën as pushtet të katërt. Në
raport me organet e tjera të pushteteve të ndryshme, ai konsiderohet si organi
më i lartë shtetëror nga pikëpamja protokollare. Pavarësia e tij garantohet në
mishërimin tek ai i unitetit të popullit. Kjo pozitë e Presidentit e ka origjinën te
zhvillimi historik dhe nevoja për të patur një kryetar shteti të ndryshëm nga ai
që ofronte regjimi monarkik absolut. Nëse do t’I përmbaheshim zhvillimit të
doktrinës kushtetuese, do të kishim dy lloje kryetarë shtetesh: “të pavarur” dhe
“të varur”. I pari karakterizohet nga pasja e kompetencave politike thelbësore
dhe zgjedhja e tij drejtpërdrejt nga populli. Shembull tipik i këtij varianti është
kryetari i shtetit në SHBA. Përballë tij qendron Presidenti “i varur”, i cili
karakterizohet nga mungesa kompetencave politike që mund t’i ushtrojë i
vetëm. Kjo formë është përkrahur nga shumica e vendeve europiane, si
Gjermania, Italia, Austria. Kryetari i shtetit që paraqitet në formën e dytë, pra, “i
varur”, quhet ndryshe edhe President joqeverisës, pra, që nuk është në krye të
qeverisjes, për shkak se i mungojnë kompetencat përkatëse për të ushtruar këtë
funksion.
Presidenti i janë njohur me Kushtetutë edhe tagra të tjera që lidhen me rolin e tij të quajtur
ndryshe si “noter i shtetit”, pra, me nënshkrimin e akteve të ndryshme. Ky term nënkupton
që Presidenti ka një sërë detyrash dhe pergjegjësi karshi organeve të tjera, të cilat ai i kryen
nëpërmjet akteve që u drejton. Disa nga pergjegjësit e tij janë:

-Përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;


-Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;
-Cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të
koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
-Emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e
Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
-Emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit
Gjyqësor të Kosovës;
-Emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me
propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës;
-Emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit
Prokurorial të Kosovës;
-Emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
-Emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të
Kryeministrit;
Vjosa Osmani – Sadriu
Juriste dhe Presidente e Republikës së Kosovës
Faleminderit për vëmendjen tuaj !

You might also like