You are on page 1of 17

FAKTOR – Nga fjalori elektronik shqip: “Fjalë”, kjo shpjegohet si rrethanë a

force lëvizëse që ndihmon të kryhet një punë, të arrihet një përfundim etj.; fakt që
përcakton rrugën e zhvillimit të një dukurie a të diçkaje tjetër. Faktori kryesor
(vendimtar, i rendesishëm), Faktori objektiv (Subjektiv), Faktori i brendshëm (i
jashtëm), Faktori politik (ekonomik), Faktori njeri, Faktori kohë etj.

MËSIMI – “Mësimi është proces i njësuar (i vetëm) mësimor-edukativ, në


të cilin përvetësohen njohuritë shkencore sipas programit mësimor;
njëkohësisht formohen aftësitë psiko-fizike dhe krijohen cilësitë pozitive të
personalitetit.” <Prof.dr. Musa Kraja, 2012. PEDAGOGJIA. Tiranë, fq.67.>

“Mësimi është veprimtari komplekse pedagogjike. Përfshin të mësuarit-


mësimdhënien (bartjen aktive të njohurive dhe përvojës njerëzore nga
arsimtari… në nxënës, nga nxënësi në nxënës), të nxënët-mësimnxënien e
njohurive dhe përvojës në mënyrë të pavarur nga ana e nxënësit me
veçantitë e edukimit-riedukimit, arsimit-riarsimimit, edukimit-
veteedukimit, arsimit-vetearsimimit.” <Dr.Riza Brada. Pedagogjia
shkollore, Prishtinë, 2005, fq.247.>
Mësimdhënia – “Mësimdhënia përfshinë gjithë procesin mësimor, d.m.th gjithë
procesin arsimor, përfshinë edukimin e mbarë personalitetit të nxënësit me anë të
procesit mësimor.” <PEDAGOGJIA, Dr.Pero Shimllesha, Botimi i dytë, Prishtinë
1988, fq.406.>

Në bazë të asaj që u tha më lartë për mësimin dhe mësimdhënien, mund të përmbledhim
se mësimdhënia si veprimtari profesionale është proces i organizuar i komunikimit
dykahor, ku gjatë këtij procesi të organizuar të komunikimit, bëhet bartja aktive e
njohurive, shkathtësive, shprehive dhe përvojës njerëzore nga arsimtari në nxënës,
pastaj nga nxënësi në nxënës e pse jo edhe nga nxënësit tek mësimdhënësi.

Mësimdhënia me në qendër nxënësin – “ Pedocentrizmi (gr. Pais-fëmijë lat. centrum-


qendër), sipas të cilit fëmija duhet të jetë në qendër të procesit edukativo-arsimor
(pedagogjik).” <Prof. Dr. Hajrullah Koliqi. Historia e pedagogjisë botërore II.
Prishtinë, 1998, fq. 209.>
.

Faktorët e mësimit

• Në punën mësimore marrin pjesë disa faktorë, të cilët janë të lidhur funksionalisht dhe të
kushtëzuar në mënyrë të ndërsjellë. Ata zunë fill në lashtësi, kur lindi mësimi si veprimtari
shoqërore dhe u zhvilluan gjatë historisë. Fillimish, u theksuan tre faktorë themelorë të mësimit:
nxënësi, arsimtari, përmbajtja mësimore, të njohur si trekëndëshi didaktik (shih figurën 1). Në këtë
trekëndësh didaktik dominonte arsimtari dhe përmbajtja mësimore.

L​

N M​
Më pas nën ndikimin e teknikës dhe tekonologjisë Liberalizimi dhe aktualizimi i rëndësisë së mësimit, si dhe
trekëndëshi modifikohet. Tekonologjia si faktorë gjithnjë e filozofi të ndryshme të tij, ndikuan në shtimin e numrit të
më i rëndësishëm në punën mësimore shndërroj faktorëve, që marrin pjesë gjithnjë e më shumë me punën
trekëndëshin në katërkëndësh, ku veç nxënësit, arsimtarit mësimore, për të arritur kështu te pesëkëndëshi didaktik. Pjesë
dhe përmbajtjes kemi edhe teknikën e mësimit. e këtij pesëkëndëshi janë nxënësit, mësimdhënësit, përmbajtja
mësimore, teknika e mësimit dhe hapësira mësimore.

N M​
N L​

T ​


M T M H
Aktualisht, theksohet me
forcë se, veç faktorëve Faktorët subjektivë:
të përmendur në punën
mësimore marrin pjesë • Nxënësi;
dhe ndikojnë edhe • Arsimtari;
faktorë të tjerë. Fjala
është për pluralizëm • Prindi;
faktorësh, të cilët për • Eksperti;
nga natyra e tyre, mund
të ndahen në dy grupe • Shokët dhe shoqet e
themelore, siç janë: klasës.
• Faktori i parë që ndikon në zhvillimin e personalitetit mendohet të jetë faktori
gjenetik, që përcakton ritmin dhe cilësinë e zhvillimit emocional, intelektual, fizik
dhe social të fëmijës. Pastaj, funksioni edukativ i familjes është segmenti dhe
mjedisi i parë dhe i pashmangshëm i socializimit të fëmijëve dhe zhvillimit të
personalitetit të tij. Një nga faktorë kyç është edhe faktori social, që nën ndikimin
e vazhdueshëm të tij personaliteti i fëmijës është elastik, pasurohet dhe zhvillohet
natyrshëm. Ky mjedis përfshinë edukatën dhe trashëgiminë kulturore të atij
mjedisi, si dhe trajtohet si determinant i rëndësishëm i zhvillimit të personalitetit.
Përvojat e reja dhe ndërveprimet sociale gjatë këtij procesi ofrojnë mundësi të
zhvillimit emocional, intelektual, fizik dhe social të fëmijës.
2. Faktorët objetiv:
 Lënda:  Hapësira:
• Përmbajtja kurrikulare të obligueshme dhe • Në shërbim të nxënësit;
zgjedhore; • Në shërbim të mësimit;
• Përmbajta jashtëkurrikulare; • Në shërbim të shkollë;
• Zbatueshmëria; • Në shërbim të komunitetit.
• Praktika mësimore.

 Literatura:​
• Për nxënës; ​
• Për mësimdhënës.

 Pajisjet:
Mjetet elektronike:
• Për punë individuale;
• Për punë grupore; • Digjitalizimi i shkollës, i mësimit.
• Për punë në çifte;
• Për punë kolektive.
 Si përfundim po e paraqesim një vizion se si duhet kuptuar rotacionin e pozitës dominuese të
faktorëve të mësimit në mësimdhënien bashkëkohore:

 Preferohet ndërrimi i vazhdueshëm i rolit dominantë të


N secilit nga pesë faktorëve revelantë, varësisht nga:
• Natyra e lëndës;
H A • Përmbajtja;
• Aktualiteti;
• Koha;
• Funksioni;
• Niveli.

T L
Faktorët e mësimit
Procesi mesimor perbehet prej faktoreve te ndryshem, disa prej tyre janë: mesuesi, nxenesi, puna që
duhet trajtuar, klasa, permbajtja e mesimit, struktura, vleresimi, mënyra e ligjërimit, funksioni
edukativ, njohja shqisore, etj.
Sa i përket aktit të vlerësimit, ai si faktorë në vete nuk mund te kryhet pa pjesëmarrjen e 3 faktorëve
tjerë siq janë:
• Faktori mësues
• Faktori nxënës dhe
• Puna qe duhet trajtuar/testimi dhe vlerësimi.

Faktori mësues
• mësuesi eshte njëri prej faktorëve më të rëndësishëm pa të cilin është e pamundur zhvillimi i orës
mësimore, ai kryen role te ndryshme si rolin e mësimdhenjes, vlerësimit, e në disa raste edhe
prindërimit. Ai, pasiqë obligimet e tij janë të mëdha, duhet të jetë i kualifikuar per ta kryer detyren
e tij ne menyren me te mire te mundshme.
Faktori nxënës
• Nxenesit poashtu janë faktor i rëndësishëm ne mësim pasiqë vetë mësimi zhvillohet që ata te fitojnë njohuri të
reja, roli i nxënësit ne mësim është i ndryshëm, ai ka rolin e punëtorit, degjuesit, mësimnxënësit, vepruesit e
nganjëherë edhe vetëvlerësuesit.
• “Nxënësi nuk është njeri i rritur, që ai është një qenie në zhvillim e sipër, tek i cili shumë aftësi, sa i përket
cilësisë dhe sasisë janë në rrugë që të zhvillohen deri në shkallën që është karakteristike për të
rriturin”. <PEDAGOGJIA, Dr.Pero Shimllesha, Botimi i dytë, Prishtinë 1988, fq.206.>

Puna që duhet trajtuar/testi


• Puna që duhet trajtuar mund te propozohet nga mësuesi ose nga një burim i jashtëm. Rendesi te veqante merr
njohja e kushteve te realizimit te punimeve nga nxenesit: nje detyre e propozuar per tu realizuar Brenda 2 oreve,
nuk sjell pritshmëri dhe rezultat te njejte ne rast se per punimin e asaj detyre lihet ne dispozicion per nje kohe
prej 4 oresh.

Faktori i vlerësimit
• Vlerësimi eshte poashtu nje faktor i rëndesishëm per sa i përket mësimit. Mësimi nuk mund të quhet i
përfunduar për mësuesin, në qoftë se ai nuk e ka shqyrtuar me sy kritik punën e bërë prej nxënësve, elementet
dhe pikat se ku duhet rregulluar në qoftë se rezultatet nuk kanë dalur ashtu siq pritej.
Faktori klasë
• Klasa përfaqëson njësinë në të cilën organizohet puna e nxënësve dhe mësuesve. Ajo duhet të ofrojë
hapësirë te mjaftueshme per zhvillimin e veprimtarive të ndryshme dhe një ambient të përshtatshëm për
aktivitete të ndryshme.
Rëndësi te klasat ka: atmosfera e qetë - pasiqë zhurma është e lodhshme per nxënësit dhe nuk lejon
zhvillim normal te punës intelektuale, atmosfera e ndritshme – ku rëndësia e saj eshte e padiskutueshme
dhe mundësisht duhet të ketë ndriqim natyral me tepër sesa elektrik, pastërtia – e cila është e
padiskutueshme.

Struktura e mësimit
• Struktura e mësimit ndryshon sipas kohëzgjatjes së tij, nivelit, situatës, dëgjuesve dhe tipit të mësimit.
Mësimi fillon me një etapë qe ka si objektiv qoftë lidhjen e mësimit të ri me atë të mëparshem, qoftë
prezantimi i nje mesimi te ri duke vene theksi se ku lidhet apo nuk lidhet ky subjekt me njohuritë e
mëparshme, ku njihet funksioni psikopedagogjik i pergaditjes se degjuesve nëpermjet te cilit mësuesi
sigurohet se i gjithë grupi eshte gati ta marrë mesazhin qe ky deshiron t’u dërgojë.

• Te gjithë këta faktorë e kan rëndësine e tyre dhe se me mungesën e ndonjërit nga këta, mundësia per
zhvillimin e suksesshëm të mësimit do ishte gati e pamundur.
Mësimdhënia më në qendër nxënësin
• Mësimdhënia më në qendër nxënësin inicon një lëvizje progresive
për përmisimin e cilësisë së mësimdhënies.Problemi në këtë
mësimdhënie shtrohet për të pasur më shumë mësimdhënie të
hapur.Mësuesit në këtë mësimdhënie duhet të jenë të hapur ndaj
përfshirjes së nxënësve në të gjitha hallkat e procesit mësimor.

• Diskutimi me në qendër nxënësin ka dy elemente kryesore:


nxënësin dhe nuk mund të shmanget aspak mësuesi.

• Mësimdhënia më në qendër nxënësin nuk e bën nxënësin një robot


të bindur, por një partner me një mendim të zhvilluar kritik dhe
krijues.

• Nxënësi aktivizohet në një proces aktiv të: përfshirjes, përshtatjes


dhe shpërndarjes së informacionit.
1. Të qenit i qartë se si të bëni mirë në klasën tuaj.

2. Modelimi për studentët se si të “ mendojnë”.


3. Ndihmimi i studentëve në praktikën dhe rishikimin e
vazhdueshëm të mënyrës se si performojmë në një
7 Shembuj të formular vlerësimi.
mësimdhënies më 4. Lënia e studentëve të zgjedhin qëllimin e projektit.
në qendër 5. Lejimi i studentëve të zgjedhin nga 2 romane që janë të
ndryshme nga çdo gjë që ata kanë parë ose përjetuar
nxënësin ndonjëherë në jetën e tyre.

6. Fillimi i orës me një histori.


7. Zgjedhja e asaj që vlerësohet me kujdes dhe konsiderimi i
punëve të tjera si praktikë.
Shkolla e vjetër - Nxënësi – Dëgjues
pasiv
• Shkolla e vjetër cilësohet si shkollë e mësimit në të cilën nxënësi duhet të mësojë
atë që është në planprogram.
• Zëri ( fjala e arsimtarit);
• Libri;
• Dërrasa e zezë dhe harta gjeografike.
• Ajo grumbullon dituri të gatshme dhe insiston në të mbajturit në mend, por
është e shkëputur nga jeta e zakonshme
• Në shkollën e vjetër komunikimi është i njëkahshëm, nga mësuesi tek nxënësi.
• Shkolla e vjetër cilësohej si shkollë autoritare.
• Shkolla e vjetër u cilësua edhe si shkollë e disiplinës:
• Pa rregull nuk ka punë.
• Klasa ishte statike
• Bankat ishin të mëdha dhe të palëvizshme
• Nxënësit nuk guxonin të komunikonin
Shkolla e re -Nxënësi në qendër

• Përfaqësuesit e shkollës së re ishin kundër


mësuesit të tipit autoritar.
• Mësuesi i shkollës së re trajtohet si
bashkëpunëtor:Ai është organizues, orienton,
nxit bashkëpunimin, është këshilltari afërt,i
sinqert.
• Në shkollën e re klasa është bashkësi punuese,
bankat dhe karriget janë të lëvizshme.
• Mësimi organizohej në kabinete, në punëtori,
në biblotekë, në natyrë.
Referencat

[1]. Koliqi, Dr. Hajrullah: HISTORIA E PEDAGOGJiSË BOTËRORE II, Prishtinë


1998, fq. 209.
[2]. Kraja, Prof. dr. Musa: PEDAGOGJIA, Tiranë 2012, fq.67.
[3]. Brada, Dr. Riza: PEDAGOGJIA SHKOLLORE, Prishtinë 2005, fq. 247.
[4]. SHIMLLESHA, P. (1988). Pedagogjia (Botimi i dytë). (I. BAJÇINCA, Trans.)
Prishtinë: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të
Kosovës, fq.406.
[5]. Mialaret, G: Pedagogjia e përgjithshme. Shtëpia Botuese – "Faik Konica",
Prishtinë 1995, fq. 258-259, 274-275, 374-376.
[6]https://www.portalishkollor.al
[7]https://www.teachthought.com

You might also like