You are on page 1of 7

ShFMU: ‘’AZIZ SYLEJMANI’’ - SUHODOLL

Ese: Hajdutja e librave

Arsimtarja: Nxënësi:
Fatbardha Osmani Latifi Sejfullah Latifi
Hajdutja e librave

 Një ndër veset më të shëmtuara që mund të ketë një njeri është vjedhja dhe
askush nuk do të dëshironte të etiketohej si hajdut. Ai mund të vjedhë i
detyruar nga nevoja për të jetuar por kjo nuk është aspak e justifikueshme.
 Dëshira për të jetuar, dëshira për të mësuar, dëshira për të shtuar dijet,
dëshira për tu bërë dikush një ditë e detyroi Lizel Meminger të bëhej hajdute.
Në ditët që jetojmë askush nuk e mendon ta bëjë këtë veprim, por sigurisht
në kohën e luftës kur varfëria dhe skamja kishte pushtuar Gjermaninë e asaj
kohe, kur vendi shkatërrohej nga lufta e bombardimet gjithkush do ta bënte
në vendin e Lizel.
Markus Zusak na kthen pas në kohë, në Luftën e Dytë Botërore kur njerëzit
jetonin në mjerim dhe nuk kishin asgjë të sigurtë. Personazhi kryesor është Lizel,
një vajzë e vogël, që jeta e përplasi sa andej këndej duke e bërë dëshmitare të
asaj kohe famëkeqe. Varfëria kishte pushtuar tërë vendin e sigurisht nuk mund të
bënte përjashtim edhe familja e Lizel. Mamaja e saj nuk kishte shumë para që të
ushqente atë dhe vëllain e saj ndaj një familje vendosi t’i birësonte.
Rrugës për te familja birësuese vëllai i saj vdes dhe ajo me të ëmën e
varrosin në një fshat. Pas varrimit Lizeli gjeti një libër në tokë dhe e mori
e shtyrë nga etja dhe dëshira për të lexuar e mësuar. Familja birësuese
ndodhej në Mynih, në rrugën Himel. Prindërit birësues e donin Lizelin.

 Lizeli nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte sado që ishte 9 vjeç. Babai nisi
t’i mësonte alfabetin. Me kalimin e kohës Lizeli zuri shumë shokë, ndihmonte
mamanë në punë. Lizel po kuptonte se po rritej dhe po bëhej më e
përgjegjshme. Miku i saj më i ngushtë quhej Rudi Shtajner. Shumë shpejt ajo
filloi të lexonte dhe për Krishtlindje i dhuruan dy libra. Lizeli u bë pjesë e
Rinisë Hitleriane.
 Ishte ditëlindja e Hitlerit. Atë natë Lizeli vodhi një libër tjetër. Ky ishte libri i
dytë që kishte vjedhur. Dëshira e Lizel për të shtuar dijet po shtohej dita –
ditës. Një ditë kur Lizeli po shpërndante dhe po merrte rroba nga familjet,
gruaja e kryetarit meqë e kishte parë që Lizel kishte vjedhur një libër në
ditëlindjen e Hitlerit e futi brenda në shtëpi dhe e çoi në një biblotekë. Kjo
për Lizelin ishte mrekullia vetë. Asaj iu duk se kishte pushtuar botën. Ajo
fluturonte sa herë që i duhej të punonte te shtëpia e kryetarit të bashkisë pasi
gruaja e tij e lejonte të shkonte e të lexonte në bibliotekë për orë të tëra.
Një ditë në shtëpinë e Lizelit erdhi një djalë i ri 24 vjeçar. Ai quhej
Maks. Maksi ishte hebre dhe askush nuk duhet ta dinte vendndodhjen e
tij pasi me siguri do ta arrestonin gjermanët. Kështu që Hubermanët e
ndihmuan dhe e fshehën Maksin në bodrum. Ai nisi te jetonte aty.

 Ngjarjet ndiqnin njëra- tjetrën dhe në ditëlindjen e 12 Lizelit i dhuruan përsëri një
libër, dhuratë që Lizel nuk do ta ndërronte me asnjë lloj tjetër edhe sikur të ishte
më e kushtueshme. Vlerën e librit se zëvendëson asgjë.
 Maksi ishte bërë shumë shok me Lizelin dhe për ditëlindje i dhuroi një libër me 13
faqe që e shkruajti vetë. Lufta ndihej ngado dhe të gjithë që më parë i jepnin rroba
Rozës nuk i dhanë më. Lizeli u mërzit shumë por sidomos me gruan e kryetarit dhe
nisi te vidhte libra prej biblotekës së saj. Maksi nisi të bënte një libër tjetër për
Lizelin por nuk i tregoi gjë pasi donte t’ia jepte më vonë .
 Në Mynih nisën bombardimet dhe të gjitha familjet futeshin në bodrumet shtëpive
të tyre pasi ishin vendstrehime të sigurta gjatë bombardimeve. Të gjithë ishin të
shqetësuar. Lizeli kishte marrë me vete librat. Ajo nisi tu lexonte me zë pjesë nga
librat dhe të gjithë gjenin qetësi. Dukej se për disa çaste lufta sikur ndalonte. Kur
ranë sirenat e mbarimit të sulmit të gjithë hynë në shtëpi. Pas disa ditësh Maksi u
largua. Ikja e tij la pak trishtim tek Lizeli.
Libri është thesari më i çmuar

 Po, është e vërtetë që Lizeli vidhte libra por nuk e bënte se donte, por e bënte që
të shtonte dijet, të mposhte injorancën. Lizeli donte të mësonte, donte të dinte
ç’ishte e aftë të bënte. Ajo i kishte shpallur luftë injorancës në të cilën ishte zhytur
populli hebre, racë së cilës i përkiste edhe Lizel. Kjo ishte njëherësh edhe një luftë
kundrejt vetë Fyhrerit i cili kërkonte me çdo kusht zhdukjen e hebrenjëve,
internimin e tyre në kampet e përqendrimit dhe shfarosjen masive të tyre duke iu
nënshtruar torturave më cnjerëzore që kishte parë ndonjëherë njerëzimi.
 Vdekja kërkonte me çdo kusht të bëhej poseduese e botës dhe e jetës së njerëzve
por kishte nga ata që u kapën fort pas degëve të pemës së jetës duke e hedhur tej
vdekjen dhe dëshirën e saj të çmendur.
 Madje, fjalët i shpëtuan jetën. Ky libër është një vlerësim e homazh për vetë
librin, për jetën, për miqësinë e vërtetë mes njerëzve, për ndjenjën dhe
njerëzoren që është brenda nesh. Libri është thesari më i çmuar dhe për këtë
askush nuk duhet të ketë dyshime.
PËRFUNDIM
Hajdutja e Librave nga Markus Zusak
 Kjo histori është tregimi i një vajze të re gjermane, e cila rritet gjatë një
prej kohërave më të tmerrshme në histori.
 Vitet kalojnë dhe vdekja e kishte përcjellë Lizelin gjatë gjithë jetë së saj dhe
në fund e takon atë që sipas rrëfimit të vdekjes Lizeli e kishte lënë këtë botë
përfundimisht duke qenë e bindur se ka përmbushur qëllimin në jetë.
 Vdekja po mundohet të kuptojë racën njerëzore po aq sa njerëzit.
 Nëse ju pëlqen të lexoni dhe nëse ju pëlqen të kujdeseni për personazhet për
të cilët lexoni dhe nëse doni ta keni zemrën tuaj të thyer, ky libër është për
ju.
 Deri më tani është libri më i lexuar dhe pëlqehet në masë sepse tregon një
histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë
ndjesi.

You might also like