You are on page 1of 12

Tranzicioni Demokratik

Literatura: Lawrence Mayer: faqe 219-249

Demokratizimi Para se te flasim per tranzicionin demokratik duhet te dallojme termin demokratizim i cili ka dy kuptime: 1) Perforcimi i karakterit demokratik te nje regjimi politik (per shembull evolucioni kah nje demokraci perfaqesuese). Ne kete rast kemi te bejme me thellimin e nje demokracie egzistuese; 2) Tranzicion demokratik i cili nenkupton kalimin progresiv nga nje diktature ose forme tjeter e regjimit jo-demokratik (apartheid), ne demokraci. Ne kuptim ekonomik te fjales, demokratizimi nenkupton nje proces te vecante te ndryshimit social ku, rritet numri i personave qe kane qasje ne dicka qe per nje kohe te gjate ka qene e rezervuar vetem per nje kategori personash. Kjo behet e mundur ose me zbritjen e cmimeve (shkaku i konkurences se lire) ose me rritjen e kushteve te pergjithshme. Ketu kemi nje lemi te gjere duke ja filluar nga demokratizim i studimeve, sportit, hobit, sistemit te shendetesise etj.

Apartheid-i (etimologjia: nga gjuha Afrikaans- te jetosh ndamas) Eshte term qe fillimisht ka pershkruar regjimin e Afrikes se Jugut, nje ndamje, nje politike te bazuar mbi ligjet e ndamjes rraciale. Ne nivel nderkombetar, ka qene e bazuar mbi diskriminimin rracial, ndermjte te bardheve, te zive, te perzierve dhe indianeve (keta te fundit kane qene te ardhur nga India per te punuar token). Eshte pra nje politke e zhvillimit ndamas e bazuar mbi kriteret rraciale dhe etnike ne zona gjeografike te caktuara. Ky model eshte konceptualizuar dhe vendosur ne vitin 1948 ne Afrike te te Jugut. Ne ate kohe Afrika e Jugut eshte quajtur Unioni i Afrikes se Jugut . Ketij sistemi i eshte dhene fund ne qerrshor te vitit 1991. Politika e Apartheid-it eshte institucionalizimi si nje politike dhe praktike empirike te segregacionit racial (Pass-laws, te vendosur ne Afrike te jugut ne vitin 1652).

Ne kete sistem, perkatesia teritoriale (nacionaliteti) dhe statusi social mvaren nga statusi rracial i individit) ; Koncepti i apartheidi-i artikulohej perreth ndamjes politike, sociale dhe ekonomike dhe gjeografike te teritorit jug-afrikan dhe te popullates se tij te ndare ne kater grupe raciale te ndara sipas hirararkise: Te Bardhit : qe jane kryesisht pasardhesit e imigranteve evropian qe kane shkuar ne kete vend nga viti 1652. Nga ky grup dallojme Afrikaaneret (60 % te ketij grupi rracial), kryesisht me origjine holandeze dhe franceze, gjermane, skandinave. Keto grupe kane edhe nje gjuhe te tyre te quajtur afrikaans. 40 % te ketij grupi jane anglofon, kryesisht me origjine Angleze. Te gjithe keta se bashku kane perbere rreth 21% te popullates jug-afrikane ne moment te vendosjes se sistemit te Apartheid-it. Te tjerat grupe jane Indianet, te perzierit qe perbejne dikun rreth 9 % te popullsise dhe autoktonet qe jane grupi me i madh (67%) dhe te cilet sot e kane pushtetin. Dy grupe dallohen (Xhosas dhe Zulu-s)

Tranzicioni Demokratik Pas Luftes se Dyte Boterore, shume shtete te Evropes dhe botes kane evoluar kah marksizem-leninizmi si model i modernizimit. Ne shume raste, ky model eshte zgjedhur por ne disa tjera edhe eshte imponuar. Gjate gjithe kohes se pas Luftes se Dyte Boterore, demokracia ka qene e kufizuar ne nje pjese te botes.(Amerike Veriore, disa shtete te Evropes Perndimore); Ne vitet 70, vetem 39 shtete nga 191 kane qene demokratike (ose se paku te konsideruara si demokratike); Ne vitet 80, Huntington thote se perspektiva per shtrirje te demokracise ne shoqeri tjera nuk eshte e madhe ; Kishte pra nje bindje pesimiste qe pretendonte se demokracia nuk ishte zgjidhja me e mire per shoqerite ne modernizim, dhe se disa forma te autoritarizmit ishin zgjedhje me te pershtatshme per fazen e pare te modernizimit (Tunizi etj); Megjithate, gjate viteve 70 dhe 80, disa shtete fillojne tranzicionin e tyre ne demokraci (vala e trete); Sipas Huntington-it, pra ka tri vale te demokratizimit. Te trijat keto faza perfundojne me nje faze stagnimi ( qe ai e quan reflux),

Vala e pare: 1828-1926 ( e ka origjinen tek Revolucioni francez dhe perfundon pas Luftes se Pare Boterore; Kjo vale ka te beje me demokratizimin e shteteve demokratike themeluese si Britania, SHBA-te, France dhe disa shtete te Amerikes Latine dhe Jugore te cilat pamvaresohen ne fillim te shekullit 19: Kili, Argentina, Uruguai, Kolumbia; Periudha e stagnimit zgjate nga viti 1922-1942. Vala e dyte : 1943-1962 ka filluar pas Luftes se Dyte Boterore, ku aleatet qe e fitojne luften kane vendosur institucione demokratike ne Gjermani, Itali, Japoni dhe Austri, ( si dhe ne disa shtete tjera si ne Indi dhe Kore); Periudha e stagnimit zgjate nga viti 1958-1975; Vala e trete: fillon ne vitin 1975, pas ramjes se diktaturave ne Greqi, Spanje dhe Portugali. Ky tranzicion do te kete efekte ne gjithe boten, sidomos tek shtete e Amerikes Latine te cilat ne ate kohe udheheqeshin nga diktatura ushtarake.

Konsolidimi i Demokracise Konsiderohet se nje regjim demokratik konsoloidohet kur ka fituar nje shkalle te larte te legjitimiteti (pranim te gjere popullor); Kjo shkalle e larte e legjitimitetit eshte e mjaftueshme per te parandaluar nje kundervenie serioze ndaj regjimit demokratik te vertete; Linz dhe Stepan e quajne ate e vetmja loje ne qytet , kur aktoret politik perpiqen ti zgjedhin pakenaqesite brenda kufijve te rregullave egzistuese te lojes; Linz dhe Stepan mbrojne idene se edhe konsolidimi i diktatures edhe ai i demokracise bazohen tek nje proces identik (1996); Tjeter element i rendesishem qe demkracia te behet e vetmje loje ne qytet eshte mungesa e mbeshtetjes se partive fashiste ose komuniste me propagande revolucionare per rrezimin e pushtetit; Pra, principi baze i konsolidimit te demokracise eshte nese ajo behet e vetmja loje e mundeshme ne qytet . Nuk duhet te kete regjim tjeter me kredibilitet. Nje situate e tille arritet kur shteti ne pyetje i ploteson 6 kushte: 1) Shteti eshte performant; 2) Shoqeria civile eshte e lire dhe dinamike; 3) Shoqeria politike (political society) eshte autonome dhe e konsideruar si e mire; 4) Shteti i se drejtes eshte vendosur (rule of law); 5) Administrata publike eshte ne sherbim te te gjitheve; 6) Ekonomia eshte e mvarur nga Shteti (institutionalized economic society);

Samuel Huntington: The Third Wave: Democratization in the Late Twentieth

Century (1991)

Kete ceshtjen e konsolidimit, Huntington e koncepton ndryshe. Ai e quan testi i dy kembimeve qe nenkupton se nje demokraci konsiderohet si e konsoliduar nese nje parti ne pushtet e len pushtetin pas humjes se zgjedhjeve. Pra nese pushteti zhvendoset paqesisht nga nje parti apo grup udheheqesish ne nje tjeter, gjate se paku dy zgjedhjesh te vecanta; Huntingtoni e formulon kete kusht per faktin se historikisht, dorezimi paqesor i pushtetit ne baze te nje rezultati elektoral ka qene gjithmone i jashtezakonshem; Kur kjo ndodhe, se paku dy heresh (dy kembime), ka sipas tij arsye te mendohet se ai sistem ka arritur ti rrespektoj rregullat e lojes demokratike dhe se keto rregulla jane bere me te rendesihme se rezultati i zgjedhjeve;

Ky legjitimim i rregullave te lojes, pamvaresisht nga rezultati politik, eshte element i rendesihem qe u lejon regjimeve te mbijetojne nga krizat qe jane te pashmangeshme per te gjitha sistemet politike. Ne kete liber, Huntingtoni jep shembuj konkret (qe e quan trend global) qe ka bere qe me shume se 60 shtete ne Evrope, Amerike Latine, Azi, Afrike, kane pasur tranzicion demokratik pak a shume te sukseshem. Historikisht, Huntingtoni e vendose fillimin e vales se trete ne vitin 1974. Kjo teori e Huntington-it eshte kritikuar shume per faktin se disa tranzicione qe ai i quan demokratike, kane qene ne fakt tranzicione gjysemdemokratike ashtu sikur mund ta shohim sot ne shume shtete te botes.

Poliarkia (Robert Dahl) Gr: poly-shume dhe arkhe dominim (rule) Ne shkenca politike moderne, Poliarkia (polyarchy) eshte teorizuar nga Robert Dahl per te pershkruar nje forme qeverisje ku pushteti eshte i ndare ndermjet tre ose me shume personash. Kjo forme qeverisje eshte vendosur per here te pare ne SHBA dhe eshte perhapur gradualisht ne tjera shtete; Sipas Dahl-it, principi fundamental i demokracise nenkupton qe kur kemi te bejme me marrje te vendimeve kolektive, cdo personit te komunitetit politik ti jepet rendesi e barabarte. Poliarkia eshte sistem i cile eshte kusht i domosdoshem per te arritur principin e demokracise. Poliarkia nuk duhet perzier me Polikraci-ne (polycracy) si fjale qe eshte e kunderta e Monokracise. Ne kundershtim me Poliarkine, polikracia nenkupton nje forme qeverisje ku pushteti mbahet nga me shume se nje person. Fjala rrjedhe nga poly-shume dhe kratos- pushtet. Sistemet totalitare kane pasur nje dimension te polikracise sepse kane qene sisteme qe kane deleguar pushtet.

Vala e trete sipas Huntington-it karakterizohet me 5 faktor kryesor: 1) Ramje te legjitimitetit ne regjime autoritare te shkaktuara me rritjen e kerkesave popullore per zgjedhje dhe/ose ekonomi te dobet ose deshtim ushtarak (Argjentine- Maluinet) . 2) Rritje te standardit ekonomik global qe ndihmon modernizimin e ekonomive me pak te zhvilluara. Modernizimi ekonomik shkakton ndryshime strukturore si per shembull rritje te arsimit, urbanizimit, rritjen e klases se mesme, krijon konstelacion te forcave sociale me kapacitete organizuese dhe te edukuara per qeverisje demokratike. 3) Ndryshim ne Kishen Katolike te bere nga vatikani II (Gjon Pali I Dyte), perfshin te drejta individuale dhe kundershtim ndaj regjimeve autoritare. Ky modernizim i qendrimit te Kishes ka qene i rendesishem per disa shtete katolike mesdhetare dhe te Amerikes Latine si dhe ne Filipine, Poloni, Hungari etj. 4) Faktori i kontaminimit regjional (efekti Snowball ose domino), ndodhe kur suksesi i demokracise ne nje shtet shkakton demokratizimin e shteteve tjera (ose kerkese per demokratizim); Rasti i shteteve arabe sot eshte rast tipik. 5) Faktoret e jashtem, ne kete rast presioni per demokratizim nga BE-ja ose SHBA-te.

Ka edhe nje teori tjeter te politiologut Guillermo ODonnell i cili thote se konsolidimi eshte ai qe i ben te afta regjimet politike qe tu mbijetojne krizave. Eshte sipas tij mbijetesa qe mund te perdoret si treguese qe nje regjim eshte i konsoliduar;

Transitologjia konsiderohet si shkence qe ka te beje me kuptimin e ndryshimeve politike, sidomos atyre te demokratizimit. Persa i perket tranzitologjise, tri analiza te ndryshme duhen permendur si themele te kesaj discipline: 1) Qasja institucionaliste ku aparati juridik eshte kryesor per te spjeguar demokracine 2) Perspektiva e faktoreve strukturor qe e spjegojne suksesin ose deshtimin demokratik ( Seymour M. Lipset dhe Barrington Moore) 3) Ne kontestin e fenomenit qe Huntington-i e identifikon si vala e trete e demokracise ku behet fjale per nje zgjedhje racionale. Teoria e ODonnell dhe Schmitter, te cilet konsiderohet si vizionare modern te nje demokracie ku elitat politike dhe rreziku i deshtimit jane shtyllat kryesore te interpretimit te tranzicionit. Kjo eshte analize e tranzicionit nga nje perspektive strategjike.

You might also like