You are on page 1of 55

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui

opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfgh
jklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvb
nmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwer
HYRJE NË SHKENCA POLITIKE
tyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas
dfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx
DORACAK

cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq
wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuio
Prof.Dr.Bekim Baliqi

pasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghj
klzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbn
mqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty
uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdf
ghjklzxcvAbnmqwertyuiopasdfghjklzx
cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmrt
yuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd
fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc
vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Përmbajtja

1. Historiku dhe zhvillimi i shkencave politike

2. Konceptimi i Politikes

3. Metodat e studimit tё politikës.

4. Qasjet teorike te shkencave politike

5. Ideologjitë Politike

6. Modelet e demokracisë

7. Teoritë mbi shtetin

8. Kombi dhe Nacionalizmi

9. Komunikimi Politik

10. Kultura politike dhe sistemet Politike

11. Politika dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare

12. Politikat Publike

13. Përmbledhje

14. Libra te rekomanduara

2
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

1. Historiku dhe zhvillimi i shkencave politike

Pikësëpari shtrohet pyetja; Çka është në të vërtetë Shkenca Politike? Sipas


një përkufizimi te përgjithshëm shkencat politike i referohen asaj disipline
shkencore e cila merret me proceset, sjelljet dhe veprimet politike apo me
fjale tjera, siç edhe mund te supozohet nga emërtimi kjo lëmi përbën
studimin shkencor te dukurive politike. Vete fjala politike rrjedh nga fjala
greke nga Antika polis që d.m.th qytet-shtet. Kjo le te kuptohet se qe nga
fillimi politika merr domethënien e nje organizimi shoqëror përmes
qeverisjes. Ndërsa Aristoteli e quan njeriun zoon politikon pra qenie politike.
Për shkak te mungesës së metodologjisë, teorisë dhe terminologjisë së
caktuar shkencore, shkencat politike ishin një kohe të gjatë nw kuadër të
filozofisë dhe mendimit politik Pikë referimi ishin kryesisht shteti dhe
pushteti. Me mendimtarin italian Makiavelli e me pas Hobbsin fillon edhe
mendimi teorik mbi politikën. Por tek ne shekullin e 19-te kjo disipline merr
formën dhe karakterin e nevojshëm si disipline e veçante shkencore. Duke u
zhvilluar sidomos ne SHBA gjate dhe pas luftës se dyte botërore, kryesisht
nga shkencëtaret e emigruar evropian, kjo lende se shpejti është avancuar
dhe u përhapë ne tere rruzullin tokësor. Me kalimin e kohës fusha e studimit
te shkencave politike është zgjeruar shteti dhe qeveria dhe përfshin tani një
spektër te gjere objektesh dhe tema studimi. Nënfushat kryesore te
shkencave politike janë:

- Sistemi politik i vendit, qe ekzaminon institucionet, ndërveprimet dhe


sjelljet politike te shtetit ame, me këtë rast pra te Republikës se
Kosovës.

- Politika krahasuese analizon dhe krahason sistemet politike ndërmjet


shteteve dhe regjioneve te ndryshme gjeografike.

3
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

- Marrëdhëniet dhe politika ndërkombëtare hulumton raportet dhe


ndërveprimet mes shteteve, institucioneve apo organizatave
ndërkombëtare dhe OJQ-ve internacionale sikurse edhe aktoreve tjerë
ndërkombëtare si p.sh grupet terroriste etj.

- Teoritë dhe filozofia politike shqyrton konceptet dhe qasjet


fondamentale politike dhe mundohet qe te gjeje përgjigje ne çështje të
ndryshme teorike. Kjo përfshin historinë e mendimeve, ideve dhe
ideologjive politike ne kohe dhe hapësire. Ekziston një keqkuptim dhe
paragjykim për teoritë ne përgjithësi, duke pohuar se janë te thata e
te panevojshme. Duke mos pranuar faktin, qe çdonjëri përdor teoria
ne jetën e përditshme pa qene i vetëdijshëm për ketë. Tekembramja,
nëse teoria s´është e rëndësishme për shkencat politike atëherë pse
valle teoricienët si Hobsi, Kanti, Makiavelli etj. janë me te njohur se
qindra e mijëra studiues tjerë që merren me, kushtimisht thënë,
pjesën “pragmatiste” të politikës!

Ekzistojnë edhe nënfusha tjera dhe kategorizimi i tyre varet nga interesimi
dhe mënyra se si i qasemi atyre, aq sa ne disa vende këto përbejnë edhe
gati disiplina te veçanta sikur bie fjala administrimi publik apo edhe
marrëdhëniet ndërkombëtare. Institucionet e para arsimore e shkencore te
shkencave politike ishin të konceptuara si hibride ose konglomerat
studimore, të një vargu disiplinash të shkencave sociale. Dhe se këto sikurse
edhe vet shkenca politike bashkëkohore si disipline është zhvilluar për
qëllime politike me shume sesa si produkt i vet politologëve.

Ekzistojnë mendime se shkenca politike me origjine është nga Shtetet e


Bashkuara Amerikane, marre parasysh avancimin e hulumtimeve ne këtë
disipline, publikimeve, nivelit te institucioneve te arsimit te larte, pra
universiteteve si dhe prejardhjes se studiuesve, duket se ky mendim
qëndron. Mirëpo, vështruar nga një perspektive me e gjere del se origjina e

4
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

vërtetë e shkencës politike është Evropa, dhe se edhe shkencat politike


amerikane jane me origjinë evropiane. Kjo ngase, Universitetet e para qe
kishin katedra nga shkenca politike, si dhe pjesa me e spikatur e studiuesve
kane prejardhje evropiane, ku u formuan intelektualisht dhe profesionalisht
dhe me vone pas emigrimeve apo angazhimeve akademike kontribuan ne
Amerike, sic ishin shkencëtarët gjerman e austriak – Leo Strauss, Hannah
Arendt, Theodor Adorno, Henry Kissinger, Max Horkheimer, Hans
Morgenthau, Paul Lazarsfeld, Karl Deutsch dhe shume të tjerë.

Tradita evropiane ne shkenca politike ka vertete nje historik te gjate,


ligjëratat e para nga shkenca politike kanë ekzistuar ne universitete si ajo
Universitetin e Vjenës më 1389, në Pragë më 1390, në Lajpcig më 1410 si
dhe katedra e parë e shkencës politike, u themelua qysh më 1622 në
universitetin në Uppsala të Suedise.

Shkencat politike si disiplinë akademike kanë zënë fill në Kosovë vetëm pas
luftës dhe u konsoliduan si disipline akademike dhe dege studimi vetem pas
hapjes së Departamentit te Shkencave Politike dhe Administrimit Publik ne
kuadër te Fakultetit Filozofik ne Universitetin e Prishtinës ne vitin akademik
2001/2002. Përkundër faktit se kuadrot e para nga shkencat politike qe
kishin diplomuar ne disa universitete te ish-Jugosllavisë, si ne atë te
Zagrebit, Sarajevës apo Beogradit, dhe qe kishin specializuar ne Universitete
perëndimorë ekzistonin edhe me herët, ndikimi dhe kontrolli i regjimit
komunist ne këtë fushe shkencore nuk lejuan qe te zhvillohen ne mënyrë të
pavarur dhe si duhet. Mirëpo, përveç si degë studimi në universitetin publik
apo edhe ne disa universitete private, shkencat politike nuk janë te
pranishme dhe aktive ne forma tjetër. Kështu për shembull asnjë institut
hulumtues, asnjë qendër kërkimore-shkencore, asnjë shoqate profesioniste
te studiuesve te kësaj lëmie, asnjë reviste shkencore nuk merren me

5
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

promovimin, zhvillimin dhe me studime te njëmendta nga prizmi i shkencës


politike.

Përkundër atraktivitetit dhe interesimit aq te madhe për studime të


shkencave politike dhe numrit relativisht të lartë të studenteve si dhe të
diplomuarve, kjo lëmi mbetet akoma nën nivel të duhur zhvillimi dhe me
cilësi të dobët shkencore krahasuar me vendet e zhvilluara.

Sidoqoftë, sot shkenca politike është shume me e avancuar dhe me globale,


prandaj është e pamundur qe te kufizohet brenda shteteve ose brenda vet
universiteteve.

6
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

2. Konceptimi i Politikes

Politika si nocion në sensin e ngushtë ka dy kuptime themelore, si veprimtari


dhe si sjellje. Në kuptimin përmbajtësor, politika si një çështje praktike rreth
qeverisjes, e ngacmon kërshërinë e njeriut qysh prej kohërave më të vjetra,
sot politika si disiplinë studiohet në mënyrë serioze, sistematike dhe
shkencore. Kjo nënkupton që në njërën anë kemi ata protagonist që merren
drejtpërdrejt me politikë duke u quajtur politikan, dhe në rastin e dytë kemi
ata që merren me politikë në trajtën shkencore duke e studiuar atë dhe
duke u munduar që të e kuptojnë dhe sqarojnë më mirë, kategori e njerëzve
që njihen kryesisht edhe si politologë. Disa studiues bile i përkufizojnë
shkencat politike si përpjekje për te siguruar njohuri përmes metodave
përkatëse hulumtuese, mbi sistemet politike dhe politikat e caktuara.

Vetë termi politika rrjedh nga fjala antike greke polis që d.m.th qytet-shtet.
Kjo lë të kuptohet se që nga fillimi politika merr domethënien e një
organizimi shoqëror e politik përmes qeverisjes. Ndërsa Aristoteli e quan
njeriun zoon politikon pra qenie politike, që karakterizohet me organizim
shoqëror brenda entiteteve politike.

Hapi i parë që duhet të bëhet gjatë studimit të çfarëdo disipline shkencore, e


sidomos atyre të shkencave shoqërore, është të mësohet gjuha profesionale
respektivisht terminologjia përkatëse e asaj lëmije. Kështu shkenca politike
posedon një gjuhë mjaft domethënëse dhe specifike dhe çdo politolog
kompetent kur flet me këto terme është i vetëdijshëm, apo së paku duhet te
dije, se kujt i drejtohet dhe për çka bëhet fjalë. Prandaj familjarizimi me
terme adekuate dhe profesionale nënkupton edhe konceptimin e drejtë të
nocioneve dhe fjalëve bazë të shkencave politike (Godin/Rein/Moran, 2006).
Kështu terminologjia e përdorur në analizimin e politikave, është mjaft
specifike dhe kërkojnë domosdoshmërisht njohjen e mirë të tyre, me qëllim

7
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

që njohuritë të fitojnë një bazë të fortë dhe komunikimi si me qarqet e


caktuara profesionale ashtu edhe me publikun e gjerë të jetë i drejtë.

Në gjuhën shqipe, sikurse edhe në atë gjermane dhe në gjuhët sllave, nuk
ekziston një term i posaçëm për politika sikurse që është në gjuhën angleze
fjala “policy” e që për dallim nga fjala “politics” e përshkruan më së miri atë
që ne po e quajmë me këtë rast Politikat. Përkundër vështirësive semantike
shkaqet e kësaj përshtatje besoj se janë të arsyeshme. Në shumë vende dhe
gjuhë termi “policy” mbetet edhe në gjuhët e tyre amtare i pa përkthyer,
mirëpo në gjuhën tonë ekziston mundësia reale e ngatërrimit më nocionin
“polici” (si organ i ruajtjes të rendit dhe sigurisë) për shkak të shqiptimit dhe
tingëllimit shumë të ngjashëm edhe keqkuptimit eventual.

Në gjuhën shqipe, termi politika është i shumëkuptimshëm, pra edhe si


tërësi e sjelljeve, qëndrimeve dhe veprimeve politike, pra si një “art i së
mundshmes” por edhe si proces i vendimmarrjes politike në sektorë të
ndryshëm publik, pra diçka si “mjeshtëri qeverisjeje” por edhe si institucion
vendimmarrës. Kështu pra politika përshkruhet në tre aspekte thelbësore që
ne duke e huazuar nga termi anglosakson, mund ti veçojmë në polity, në
policy dhe se fundi në politics.

Së pari dimensioni institucional, e që nënkupton edhe komponentin


konstitucional dhe sistemin ligjor në përgjithësi, përfshin mënyrën e formimit
dhe organizimit të parimeve politike nëpërmjet institucioneve si partitë
politike, parlamentin,organizatat, zgjedhjet e lira, të drejtat dhe obligimet
qytetare etj. Dimension që njihet shpeshherë si polity, përfshin formën dhe
kornizën vepruese në kuadër së cilës bëhet organizimi politik. Hapësira e
veprimit politik kanalizohet në saje të drejtimit dhe formës institucionale.
Temë boshte e këtij dimensioni është zakonisht shteti, si institucioni më i
lartë i organizimit politik. Si dhe përbënë aspektin në bazë të cilës një

8
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

shoqeri organizohet dhe menaxhohen politikat përmes ushtrimit të pushtetit


politik, pra në suaza të një sistemi politik të bazuar në qeveritë e shteteve.

Pastaj politika kuptohet si një proces i pandalshëm veprimi shoqëror ku


mbrohen interesat dhe që është në kërkim të vazhdueshëm të një
konsensusi e kompromisi për çështje të ndryshme. Këtë dimension procesual
dhe konsesual e njohim edhe si politics, pra politika. Kjo pikëpamje për
politikën është më e përhapura dhe daton që nga Aristoteli e tutje.
Zakonisht njerëzit e perceptojnë politikën nga ky prizëm, si orvatje dhe
veprime për zgjidhje që i kënaq të gjitha palët dhe shmang konfliktet e
mundshme. Politika nënkuptohet kështu edhe si ndërmjetësues dhe
rregullator shoqëror e ekonomik. Institucionet politike nga ana tjetër, janë
trajta pak a shume statike te proceseve dinamike politike, qe ndikojnë dhe
formojnë njëra tjetrën.

Dhe së fundi dimensioni i tretë është ai i përmbajtjes, që i referohet


qëllimeve, parimeve dhe detyrave të politikës. Gjë që njihet nganjëherë
edhe si politikbërje. Mirëpo, esenca e saj normative aludon në atë që
formësimi politik si dhe përmbushja e objektivave varen nga interesat dhe
aktorët e ndryshëm, gjë që detyrimisht kërkon një balancim të ekuilibruar
dhe adekuat të politikave. Me këtë politika konceptohet si çështje publike, që
i takon të gjithë qytetarëve. Ky dimension quhet pra policy apo përshtatur
në shqip politikat publike. Këtu kemi të bëjmë me përmbajtjen, procesin dhe
rezultatet e politikave të ndryshme në praktikë.

Me shume sesa te ndara dhe te veçanta, këto dimensione duhet te shihen ne


një perspektive me te gjere. Vlen të thuhet se këto tre dimensione janë
komplementare, plotësojnë njëra tjetrën, pra si forma institucionale,
zhvillimet procesuale dhe përmbajtja normative përbejnë tërësinë e asaj që
ne e njohim ne përgjithësi si politikë ose ndryshe sipas përkufizimit te
Hannah Arendt politikja (political, das politische).

9
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

3. Metodat e studimit te politikes.

Metodat ne shkenca shoqërore, janë mjete te domosdoshme të hulumtimit,


të cilat na mundësojnë që të arrijmë te rezultatet dhe njohuritë e reja, apo
t’i korrigjime ato ekzistuese. Në krahasim prej hulumtimeve shkencore që
disponojnë me instrumente të shumta metodologjike, me qasje të ndryshme
teorike, shkencat politike kombinojnë një sere metodash qe janë te
përbashkëta apo te ngjashme per te gjitha shkencat shoqërore.

Gjithsesi ne shkenca politike kërkohet zotërimi i njohurive dhe teknikave te


kërkimit shkencor. Objektivi i secilit hulumtim shkencor është rritja e
njohurive por edhe te kuptuarit tone per realitetin shoqeror e politik. Kjo
fillon me parashtrimin e nje apo me shume pyetjeve hulumtuese rreth
problemit qe na preokupon ose fenomeni qe na intereson, keto pyetje
rrjedhin apo udhëhiqen nga ndonje teori/teorite duke i sfiduar permes
hipotezes/hipotezave e cila/te cilat duhen përfundimisht te i nënshtrohen
vlerësimit e matjes nepermjet testimit qe rezulton me konkluzione (Vujovic,
2009).

Procesi i kërkimit shkencor përbëhet nga disa faza qe jane te ndërlidhura me


formulimin e teorisë, operacionalizimi, përzgjedhja e teknikave kërkimore,
analiza dhe interpretimi i të dhenave.

Qasjet kryesore metodike në studime politike ndahen në qasjen normative,


që konsistojnë rreth asaj se SI DUHET TË JETË vlera, çështja ose diçka e jo
si ËSHTË, dhe në atë empirike e cila mundohet që realitetin politik të
hulumtojnë dhe interpretojnë në mënyra sa më objektive përmes
vrojtimeve, përvojave, instrumenteve dhe metodave të caktuara shkencore
duke testuar tezat dhe matur të dhenat e fituara, në kuptimin e verifikimit
dhe falsifikimit të tyre (sipas tezës së Karl Popper-it). Duke u nisur nga
10
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

qasjet se ÇKA ËSHTË ose edhe SI ËSHTË. Derisa qasjet teorike normative e
vlerësojnë botën duke gjykuar më shumë sesa analizuar, ato empirike e
përshkruajnë atë përmes observimeve sistematike dhe gjetjeve të lidhjeve
kausale.

Metodat e hulumtimit përkah mënyra e veprimit mund të jenë kuantitative


dhe kualitative. Përmes metodës kuantitative ose cilësore ne sigurojmë
kuptimin dhe sqarimin e rasteve studimore, gjëgjësisht objekteve të
hulumtimit nga prizmi historik e filozofik. Duke grumbulluar të dhënat e
informatat me qëllim të krahasimeve të rasteve apo duke u bazuar në një
rast të vetëm studimor. Ndërsa te metodat kuantitative ose sasiore
mbështetemi tek të dhenat numerike e që janë zakonisht të prezantuara në
trajten e statistikave. Kështu çështjet e hulumtuara përmes të dhënave të
matura tentojmë të interpretojmë duke i shfrytëzuar indikatorët e matësit
pak a shumë konkret, për të ardhur deri te rezultatet e duhura.

Megjithatë, se çfarë informatash dhe studimesh do të ofrohen, varet në


masë të madhe, se si bëhet studimi, konkretisht se përmes çfarë metodash
kërkohen të dhënat, si analizohen dhe se si interpretohen keto.

Duke iu referuar studiuesit të spikatur William N.Dunn humultimet ne


shkenca politike zakonisht iu referohen dhe orientohen rreth pyetjeve si;

 Çka është çështja për të cilën kërkohet zgjidhja?

 Çfarë qasje duhet ndjekur për të zgjidhur këtë çështje?

 Çfarë rezultate priten të arrihen?

 A mundësojnë këto rezultate zgjidhjen e çështjes së caktuar?

11
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

 Çfarë masa shtesë duhet ndërmarrë nëse këto veprime nuk ishin të
mjaftueshme? Cila alternativa duhet ofruar në këtë rast? (Dunn, 2008:
8ff.)

Siç edhe kemi theksuar më herët studimi politologjik është interdisiplinare


prandaj edhe metodat e saj janë të huazuara nga fusha tjera shkencore.

Të gjitha këto disiplina si dhe metodat e tyre janë të ndërvarura dhe


interferojnë edhe me faktorët tjerë të cilat nuk duhet të anashkalohen.
Ndërsa matjet e indikatorëve brenda politikave përkatëse mund të bëhen në
forma statistikore, përmes figurave dhe të dhënave qoftë ekonomike apo
nga anketimet e opinionit publik, ose përmbajtësore përmes shqyrtimit legal,
apo politik ose edhe në formë të krahasimeve me politika të ndryshme të
vendeve tjera etj. Metodë unike, ideale dhe të caktuar nuk ka, ajo varet
kryekëput nga vet objekti i studimit.

Mirëpo një ndër mënyrat e hulumtimit me të shpeshta dhe më të përhapura


në shkenca politike është padyshim metoda krahasuese, e që njihet edhe si
“metoda mbretëreshë e shkencave politike” (shih: Schubert /Bandelow,
2003: 210). Kjo metode nënkupton krahasimin e dy apo me shumë
objekteve të studimit. Metoda komparative përbëhet prej konstatimit të
ngjashmërisë dhe ndryshimeve në mes të dukurive të ndryshme, për
shembull, të kuptohen dhe të interpretohen më mirë shtetet dhe politikat e
caktuara të tyre, shkalla e zhvillimeve ekonomike, niveli arsimor,
administrimi, menaxhimi i burimeve etj.

Krahasimet mund të bëhen ndërmjet fushave, faktorëve dhe aktorëve të


ndryshëm, apo edhe ndërmjet shteteve ose organizatave të ndryshme. Në
aspektin kohor mund të jenë diakron- pra në kohë të ndryshme, ose
sinkron- në kohë të njejtë. Ndërsa në sferën hapësinore studimet
krahasimtare mund të jenë:

12
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

 brendashtetërore ( p.sh. krahasimi i partive politike të një vendi)

 ndërshtetërore (si bie fjala krahasimi i të ardhurave mesatare apo


shkallës së papunësisë mes dy apo më shumë shteteve).

 ndërregjionale (modelet komparative mund të përdoren ndërmjet


regjioneve në disa aspekte si p.sh:politikat e energjetikës në Balkan
dhe Skandinavi apo politikat tregtare ndërmjet Amerikës Latine dhe
Azisë Qëndrore etj.).

 globale (bëhen krahasimet mes rendeve botërore në kohëra të


ndryshme me karakter të përgjithshem siç është rasti ndërmjet Pax
Romana dhe Pax Americana ose hulumtimi për ngrohjen globale,
vrimin e Ozonit etj.)

Kjo metode ka vlerën e vet praktike, sepse duke krahasuar dukuritë e


ndryshme shoqërore, institucionet e ndryshme qeveritare dhe duke zbuluar
vetitë e njejta apo te ndryshme nga ato krahasuese, konsatohen perparesite
apo mangesite konkrete e asaj qe deshirojme te studiojme dhe te njohim.

Janë të njohura raportet e shumta ndërkombëtare, regjionale dhe


kombëtare që bazohen në metoda krahasuese dhe që publikohen
periodikisht për çështje të caktuara. Bie fjala kërkimet statistikore të numrit
të veprave kriminale apo të konflikteve të armatosura, shkallës së
papunësisë, barazisë mes meshkujve dhe femrave në tërë vendet e botës
nga institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare,
indeksi i zhvillimit njerëzor (Human Development Index) nga OKB-ja, liritë
politike nga Instituti Freedomhouse, shkalla e korrupsionit nga organizata
Transparency International, Conflict Barometer nga fondacioni Bertelsman, e
kështu me radhë.

13
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Përveç për studime të politikave publike krahasimet e tilla përdoren sidomos


në marrëdhënie ndërkombëtare si dhe ekonomi. Mirëpo, të dhënat e tilla
krahasuese për analiza të politikave preferohen zakonisht për një numër më
të vogël shtetesh duke u fokusuar më shumë në përmbajtje sesa në
përgjithësime të çështjeve përkatëse.

Përzgjedhja e rasteve studimore mund të bëhet duke u bazuar në raste me


ngjashmëri më të përaferta (most smilar systems design) dhe atyre me
dallime më të medha (most different systems design). Varësisht prej
intencionit të hulumtimit dhe vet natyrës së objektit të studimit bëhet
përzgjedhja edhe e rasteve studimore dhe numrit të tyre.

Një metodë mjaft e popullarizuar është modeli i rasteve të veçanta


studimore (case study), që mundëson përqëndrimin në një fushë të caktuar
politike dhe përfitimin e rezultateve me specifike. Përndryshe kjo menyrë,
është edhe klasike apo të themi konvencionale gjatë studimit të politikave
publike. Në kuadër të saj mund të shërbehemi me intervista të ekspertëve,
analizave të dokumenteve dhe dispozitave ligjore, analizave të ligjërimit,
anketimeve etj.

Kurse hulumtimi i opinionit apo anketimi mbetet një ndër metodat më të


përhapura dhe preferuara gjatë kërkimeve të shumta rreth dukurive
shoqerore e politike. Sot zgjedhjet demokratike as qe mund te
paramendohen pa anketime e sondazhe të tilla. Në politike, rezultatet e dala
nga sondazhe te tilla merren edhe si indikatore te sukseve apo deshtimeve
te politikave si dhe ndikojne mjaft ne procesin e politikberjes dhe
vendimmarrjes. Madje edhe ekonomia aq shume e ka pervetesuar kërkimin
e opinionit sa qe perben nje komponente te pandare te tregut dhe te
marketingut.

14
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Përveç metodave te lartpërmendura, ne shkenca shoqërore mjaft te


përhapura është edhe vrojtimi (observimi) si dhe eksperimentimi. Gjithashtu
edhe analiza përmbajtjesore e teksteve dhe dokumenteve përbën një
metode, e cila sidomos ne studime te politikave favorizohet mjaft shume.

Dhe se fundi vlen te thuhet se metodat janë te varura nga teoritë, ndërsa
teoritë te ndërlidhura me hipotezat, e hipotezat me pyetjen hulumtuese dhe
te gjitha këto nga te dhënat respektive te cilat duhet interpretuar dhe
analizuar. Njohuritë tona shkencore si dhe rezultatet e hulumtimeve varen
nga saktësia, objektiviteti si dhe lloji adekuat i metodës hulumtuese.

15
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

4. Qasjet teorike te shkencave politike

Ne kuptimin e gjere teoritë janë botëkuptimet dhe mënyra se si ne i qasemi


ndonjë çështje. Mënyra se si e shohim boten dhe tentojmë te sqarojmë
fenomenet apo relacionet shoqërore. Teoria është ne një mënyrë shuma e
“ligjeve” apo principeve ose hamendjeve shkencore. P.sh ligjet fizike apo
hamendjet filozofike përmblidhen ne kuadër te një teorie. Teoria nuk na
sqaron realitetin por na ndihmon dhe mundëson qe te kanalizojmë
perceptimet, qasjet dhe botëkuptimet tona me qellim te kuptimit me te mire
te saj. Mirëpo duhet thënë se Teoria nuk nënkupton përherë diçka qe nuk
është edhe e dëmshme, apo le te themi se teoritë nganjëherë
keqinterpretohet e keqpërdoren për qëllime te ndryshme. Bie fjala teoria
naziste pe rasën ariane, apo edhe teoritë nga fizika atomike e Ajnshtajnit qe
quan ne prodhimin e bombës nukleare, teoritë konspirative te terrorizmi apo
grupet radikale etj.

Prejardhja e fjalës Teori është nga Greqia antike Theoros dhe kishte
kuptimin e emisarit, te dërguarit zyrtar qe te këshillohet me orakullin, qe
merrej pra me njëlloj profecie, dhe veprimtaria e tij ishte pra Theoria-
Teoria. Prandaj qe nga kjo kohe Teoria ishte ngushte e lidhur me te
menduarit, me filozofin dhe me mënyrën e vështrimit te çështjeve. Kështu
teoritë politike kane një tradite historike, filozofike, përshkruese dhe
analitike.

Pra, shtrohet pyetja pse na duhen teoritë ne Politike?

Sepse mendimi i sotëm politik, ka ndikime te shumta nga kohërat e kaluara,


nga rrymat dhe qasjet e ndryshme teorike. Sepse për të kuptuar shume
konflikte te tashme, duhet njohur rrënjët qe i kane nga epokat e kaluara, po
ashtu ideologjitë burojnë nga idetë e ndryshme, nga kontekste e rrethanave
16
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

te ndryshme. Sikurse edhe nocionet themelore dhe konceptet baze te


politikes përmes teorisë politike mund te i kuptojmë. Kështu interpretimi dhe
kuptimi ynë për politiken është i ndikuar nga teoritë e ndryshme, te cilat
gjithashtu janë influencuar ne mase te madhe nga ndjenjat subjektive, nga
përvojat, interesat dhe vlerat e teoricienë qe i kane zhvilluar këto teorie.
Prandaj brenda lendes Teori politike ne do te ballafaqohemi me kompetente
dhe dimensione te shumta si historia e mendimit politik, filozofinë politike po
ashtu edhe me qasjet e shumta teorike nga disiplinat e tjera shkencore.

Qasjet kryesore teorike ne shkenca politike ndahen ne tre QASJE TEORIKE,


qe përfaqësojnë tradita te ndryshme historike e mendore: Pra me atë
NORMATIVE apo ontologjike, qe i përgjigjen kryesisht heshtjeve se SI
DUHET TE JETE e jo si është. Me këtë rast zakonisht kemi te bëjmë me
shtjellime filozofike qe nga koha antike, mesjetare e deri ne kohen e
modernes. Këtu ndërthuren aspekte te ndryshme etike, teologjike e
metafizike, për Platonin per shembull kriza politike e asaj kohe ishte si
pasoje e “egërsimit” shpirtëror (psyche) te njerëzve, apo sot do te thonim te
vlerave humane!

Merite e madhe e kësaj qasje është se janë vene gurrëthemelet një mori
idesh qe janë diskutuar dhe shtruar si çështjesh jetike për shoqërinë si p.sh
forma me e mire e qeverisjes, e shtetit, e qytetarit etj. Pastaj kemi qasjen
DIALEKTIKE apo HISTORIKE e cila mundohet qe dukuritë shoqërore ne baze
te zhvillimeve historike e ideologjike te i përcaktoj. Sidomos viteve 1960
kishte një interesim te shtuar ne shkenca politike për këto qasje, sidomos ne
kontekst te Luftës se Ftoftë dhe antagonizmave ideologjike. Këto ofroheshin
kritika si shkencore ashtu edhe historike e politike, duke u motivuar nga
historia filozofike e Hegelit dhe nga teoritë shoqërore te Karl Marksit, prej
nga edhe rrjedhin teoritë e marksizmit e me vone te asaj qe quhet Teoria
Kritike e Shkollës se Frankfurtit me Adornon, Horkheimer etj.

17
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Dhe se fundi kemi qasjen EMPIRIKE e ANALITIKE e cila mundohet qe


realitetin politik te studioj ne mënyra sa me objektive përmes instrumenteve
dhe metodave te caktuara shkencore. Duke huazuar nga disiplinat tjera,
sidomos ato ekzakte mënyra për te verifikuar apo falsifikuar, ne frymën e
Karl Popper-it, qe te dhënat e hulumtuara te japin rezultate qe mund te
“kontrollohen” pra te maten. Ne aspektin historik apo teorik kjo ndodhe
përmes metodës shkencore qe njihet si Hermeneutike, qe nënkupton
përshkrimin sa me te qarte, korrekt dhe objektiv te ngjarjeve historike duke
u bazuar ne fakte shkencore.

Ne përgjithësi ne këtë ligjëratë, ne do te mundohemi qe idetë, mendimet,


qasjet e ndryshme ideologjike te i paraqesim dhe te i shtjellojmë duke u
bazuar ne studimin sistematik si te punimeve burimore ashtu edhe te
konteksteve e rrethanave historike, politike e sociale qe kane ndikuar ne
keto qasje. Gjithashtu krahasimi i tyre me perspektiven bashkëkohore do te
na mundësoj qe se bashku te reflektojmë rreth shume preokupimeve edhe
nga jeta jone e përditshme.

18
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

5. Ideologjite Politike

Fillimisht, duhet thënë se lindja dhe formimi i ideologjive, erdhi si pasoje e


ndryshimeve dhe zhvillimeve shoqerore, ekonomike dhe politike gjate nje
periudhe te gjate kohore.

Si rrjedhoje e laicizmit dhe emancipimit te shoqërive perëndimore qe nga


shekulli XVII-te, sidomos pas Paqes se Vestfalisë-1646, dhe ne kontekstin e
Iluminizmit fillojnë botëkuptimet fetare te marrin gjithnjë e me shumë
karakterin “religjioneve laike”. Ne këtë atmosfere te konflikteve te ashpra,
por edhe te krizës se pushtetit te kishës dhe mbretit, filluan ideologjitë e
reja politike te e përmbushen një zbrastesire qe la pas veti botëkuptimi fetar
dhe legjitimimi monarkist i politikes.

Tradita e filozofisë së lashtë politike, ku oikos (shtëpia) si njësi përkatëse


ekonomike dhe bazë për marrëdhënie shoqërore. Shoqëria nënkuptonte
rendin hierarkik dhe politik të komunitetit ku shteti përfshinte në rend te
pare autoritetin politik. Shoqëria dhe shteti shiheshin dhe kuptoheshin si dy
anët e një monedhe deri në shekullin e XVII-te. Ndryshimet qe ndodhin vinin
si rezultat i konceptimeve te reja për shoqërinë, ekonominë dhe gjendjen e
përgjithshme politike. Jeta individuale e vlerësuar nga prona (ekonomia) dhe
arsimi (kultura) dhe jo më nga statusi aristokratik. Individualizmi, si parim
qendror i marrëdhënieve shoqërore. Rendi i vjetër shoqëror i hierarkisë
aristokratike dhe së rregullimi i kaluar ekonomik tashme sfidoj nga lëvizje te
reja shoqërorë qe duhej plotësuar këtë boshllëk. Parimet e reja të një
dinamike të rendit shoqëror, megjithatë, nuk ofrojnë një orientim të
përgjithshëm dhe ky vakum duhej mbushur nga lëvizjet politike dhe
shoqërore me ide dhe ideologji. Kështu, interesat e ndryshme çojnë në

19
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

programe konkurruese (ideologjitë) për një rend të përgjithshëm të shtetit


dhe shoqërisë.

Revolucioni francez është përvojë kyçe e politikes dhe botëkuptimit te


rregullimit shoqëror politik dhe ekonomik. Revolucioni amerikan ne anën
tjetër sjell bazë kushtetuese të pushtetit politik dhe sovranitetit popullor.
Interpretimet e ndryshme të revolucionit nga pozitat e ndryshme të
mendimeve politike rezultuan ne krijimin e ideologjive, siç janë;
Konservatizmi, Liberalizmi, Socializmi, Komunizmi dhe Anarkizmi.

Kritiket konservativ pohonin se revolucioni francez ishte një lloj mishërimi i


anarkisë dhe shkatërrimit. Revolucioni dhe me këtë republika simbolizonte
idetë të rrezikshme të ndërtimit arbitrar të rendit politik dhe social.
Konservatizmi ka te beje me moralin dhe etiken politike. Kjo është ideologji
politike sepse synon marrëveshje politike që e bënë një shoqëri te mire dhe
mundëson njerëzve që jetojnë në atë shoqëri te jetojnë jetën e lumtur, te
janë të kënaqur dhe te dobishëm për të tjerët. Natyrisht kjo është qasja e
saj normative. Një shoqëri e mirë është e mundur vetëm në qoftë se
ekziston premisa e saj politike, e kjo do te thotë marrëveshje apo kontrate
shoqërore. Marrëveshjet reflektojnë kështu normat dhe ligjet përkatëse.
Megjithëse shoqëria e mire dhe ideale, mbetet ne realitet pak a shume
utopike, objektiv kryesor i konservativizmit mbetet ruajtja dhe mbrojtja e
vlerave te përgjithshme popullore, respektivisht tradita e një shoqërie pak a
shume kompakte ne vlera kulturore, fetare e politike. Mirësia e shoqërisë
varet jo vetëm nga faktori politik por edhe etik, dhe kjo është një pikëpamje
morale. Prandaj, konservatorët nuk tentojnë te krijojnë një teori të vetme e
te përgjithshme që ofron një plan te thuket për një shoqëri të mirë apo e te
atille çfarë e synojnë. Kjo është arsyeja pse ka versione nga më të
ndryshmet të teorive mbi konservatorizmin. Edmund Burke (1729-1797),
Joseph de Maistre (1754-1821), Juan Donoso Cortés (1809—1853), Adam

20
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Müller (1779-1829) si dhe shume mendimtar tjerë politik. Vlen te thuhet se


nga konservatizmi burojnë edhe idetë politike si romantizmi politik por edhe
nacionalizmi.

Te Liberalizmi hasim te një perceptim me pozitiv për njeriu dhe te hapur


ndaj ndryshimeve, sidomos atyre ekonomike. Ne aspektin politik fokusimi
bie tek deklarimi i të drejtave fondamentale te njeriut me 1789 dhe
kushtetutës së shkruar me 1791. Krijimi i shtetit kushtetues liberal me
sundimin e ligjit, vlerësohet mbi bazën e të drejtës se votimit, te pronës dhe
lirisë individuale.

Si revolucioni francez ashtu edhe interpretimi liberal i saj, është frymëzuar


nga Montesquieu, Voltaire e Rousseau ku autoriteti politik është bazuar në të
drejtën natyrore dhe me parimet e lirisë dhe barazisë. Nga shume autor e
mendimtar, ia vlen te ceken përfaqësuesit kryesor te liberalizmit klasik e qe
jane; Alexis de Tocqueville (1805-1859) dhe John Stuart Mill (1806-1873).

Vepra me e njohur e Tocqueville është “Demokracia në Amerikë” qe e ka


shkruar me pasion për lirinë individuale dhe qe është një analize largpamëse
të një demokracie në zhvillim. Një fraze e tij mbi demokracinë mbetet
akoma e rëndësishme:

“Ajo që është më e rëndësishme për demokracinë nuk është se pasuria


e madhe nuk duhet të ekzistojë, por që pasurit e mëdha nuk duhet të
mbeten në duart e njëjta. Në këtë mënyrë ka njerëz të pasur, por ato
nuk formojnë një klasë.”

Ndërkaq, Mill-i si një nder mbrojtësit me te denje te lirisë dhe demokracisë,


si dhe pishtar i liberalizmit modern ne veprat “Mbi Qeverinë Përfaqësuese”
dhe “Mbi lirinë” shfaqi idetë kryesore te liberalizmit. Ai pohon se rreziku
kryesor i demokracisë është në shtypjen e dallimeve individuale dhe
diversitetit shoqëror e politik, sepse nuk lejon zhvillimin e mendimeve dhe të

21
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

kulturave qe e pasurojnë dhe plotësojnë një vend. Sepse uniformiteti


shoqërore ose njëmendësia mund të çojë deri në terror dhe tirani.

Sidoqoftë, sot liberalizmi ka një varg rrymash dhe drejtimesh te ndryshme


duke filluar nga ndikimi ekonomik ashtu edhe ne formën e demokracisë
liberale.

Socializmi qe nga formimi është i lidhur ngushtë me lëvizjet e punonjësve.


Revolucioni francez si pikënisje e ideve sociale egalitare dhe planeve
ekonomike. Kontradiktat në lidhje me aprovimin e kushteve të punës,
transformimin e rendit kapitalist ekonomik, reforma apo revolucion si rrugë
e drejtë për këtë qëllim, roli i shtetit etj. Teoricienët me te shquar janë Karl
Marx (1818-1883) dhe Friedrich Engels (1820-1895) te cilët ishin jo vetëm
autoret por ideologët vendimtar si te socializmit ashtu edhe komunizmit.
Duke filluar qe nga ngjarjet e vitit 1848, marksizmi si ideologji qendrore e
lëvizjes së organizuar të punëtorëve.

Anarkizmi si variante me radikale e socializmit, ku qëllimi është fundi i


komandës së njeriut mbi njeriun dhe maksimizimi i lirisë individuale.
Anarkizmi ve ne spikame idenë e “vetrregullimit” të një shoqëri të lire, ku
ekziston një marrëveshje krejtësisht e lirë në vend të tregut dhe shtetit.
Nder figurat me te shquara anarkiste ishte mendimtari Michail Bakunin
(1814-1876) i cili ishte i përkushtuar me pasion ndaj kauzës
revolucionare.

Për Anarkistët rregullimi politik duhej te ishte pa klasa, shoqëria pa shtetësi


që do të themelohet me veprime të drejtpërdrejta nga masa, revolucioni
socialist dhe ishte refuzues ndaj diktaturës se proletariatit, sepse diktatura
është tenton te jete e përhershme dhe ngulfatëse.

22
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

6. Modelet e demokracisë

Demokracia burimin e saj si forme e qeverisjes e ka Greqinë e vjetër prej


nga edhe vjen emërtimi nga fjalët Demos qe dmth popull dhe Kracia
qeverisje. Kurse si vlere e kulture politike shume me vone. Demokracia
është një nga ato nocione qe kane shumekuptime dhe përdoren shume
shpesh ne politike për qëllime te ndryshme, p.sh Gjermani Lindore DDR ose
politikane te spektrave te ndryshme e përdorin ketë fjali magjike vend e
pavend. Sidomos ne shkenca politike ky koncept si rralle ndonje tjeter zgjon
aq shume debate, ekzistojne mbi 50 emertime qe marrin mbiemrin ose
prapashtesen demokratike.

Pra, Cka eshte ne te vertete Demokracia?

Ndoshta nje pergjigje qe do te na ndihmonet mjaft, na ofron presidenti i


dikurshem amerikan Abraham Linkoln qe ne nje fjalim te mbajtur ne kohen
e luftes civile amerikane theksonte: “ qeverisje e popullit, nga populli dhe
per popullin”. Pikerisht kete e perseriti ne fjalimin e tij pas fitores se
zgjedhjeve presidenciale ne Cikago edhe presdienti i tanishem amerikan
Barack Obama. Por u deshten edhe shume shekuj ne fakt te kalojne prej
Demokracise athinase deri te kjo demokraci qe e njohim ne sot.

Parimet e para te demokracisë moderne janë zhvilluar gradualisht nga


lëvizjet religjioze të kalvinizmit gjatë shekullit 17-te ne Evrope, veçanerisht
në Angli dhe Holandë ku bashkësitëe tilla filluan të mbështesin dhe tw
ndajnw jo vetëm idetë e perbashketa religjioze, por edhe ato politike e
shoqerore. Filozofia e lirisë dhe barazisë u shtua edhe më tej gjatë periudhës
së iluminizmit që pastaj do të njihen si vlerat thelbësore të demokracisë.
Procese te cilat paten jehone me te madhe me vone ne revolucionin
amerikan dhe ate francez ne fund te shek.18-te. Mirepo, demokracia
23
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

perfaqesuese te cilen e njohim ne nw formen e sotme eshte shume me e


vonshme, mund te themi tek ne shekullin e kaluar mund te flasim per
demokracine si nje sistem vlerash shoqerore dhe si sistem politik.

Huntington i pershkruan kater Valet e demokratizimit; 1 para 1945, 2 me


dekolonizim te vendeve aziatike e afrikane, me pas ne vendet e Jugut
respektivisht ish- diktaturat si në Spanjë, Portugali, Greqi, Argjentinë dhe
Uruguaj, të gjitha u bënë demokraci dhe vala e fundit me rrëzimin e murit të
Berlinit në vitin 1989 dhe shembjes se komunizimit.

Kjo e shtyri Fukujamen qe te konsideronte se demokracia liberale ka


triumfuar perfundimisht dhe ne tere globin,gje qe paraqet sipas tij edhe
“fundin e historise”!

Edhe pse demokracia liberale, qe nenkupton tregun e lire ose ndryshe


variantin capitalist te demokracise, eshte modeli me i perhapur, nuk mund
te pohohet se eshte i vetmi apo me i miri. Të konsideruarit e demokracisë si
konkurrencë, lejon opinione të ndryshme legjitime, të cilat konkurrojnë
vazhdimisht. Xhovani Sartori, teoricieni i njohur italian, e paraqet
demokracinë si proces dinamik.

Teorite e demokracise mund të kuptohen vetem ne kuader te teorive dhe


mendimeve te pergjithshme politike, kursesi te ndare nga keto dhe teoricien
te spikatur nga periudha te ndryshme kohore.

Nese per shembull themi se komunizmi e socializmi mund të lidhen me një


autor kryesor – Marksin, kurse demokracia përbëhet nga rrjedha e një
debati që fillon prej Platoni dhe Aristotelit e deri te Ruso, Monteskje, Robert
Dahli, Habermasi dhe shume te tjerë. Madje ne vepren e tij Teorite
Ekonomike te Demokracise nga viti 1957 Anthony Down, se demokracia
eshte ne nje mase si ekonomia e tregut ku votuesit jane konsumatoret
ndersa partite jane ndermarjet qe duhet te bejne ofertat me te mira,

24
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

sidomos ne ekonomi. Ai e ndau spektrin politik ne te majte dhe djathte


pikërisht nga programi i tyre ekonomik.

Ka pas mjaft debate, sidomos pas Luftës se dyte Botërorë, rreth asaj se a
janë zgjedhjet ato qe duhet te përcaktojnë qeverinë pasi qe edhe Hitleri
erdhi ne pushtet përmes votës se lire. Por edhe dileme 51 % kundër tjerëve
ose e njohur si “tirania e shumicës”!

Format e demokracisë

Demokracia ndërlidhet zakonisht me procedurat demokratike si pluralizmi,


Zgjedhje, përzgjedhja dhe ndërtimi vertikal i demokracisë mbështetet në
zgjedhje të lira, të përseritura kohe pas kohe dhe konkurruese.

Dallimi kryesore dhe tradicional ndërmjet demokracive është ai në mes


modeleve të demokracisë direkte dhe përfaqësuese.

Demokracia direkte është një formë e qeverisjes në të cilën e drejta për të


marrë vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithë trupi qytetar, duke
vepruar nën procedurat e sundimit të shumicës. Kjo formë është e
mundshme vetëm për enitete të vogla politike, siq ishin poliset apo sic jane
kantonet zvicerane. Mekanizmat e demokracisë direkte janë peticionet,
iniciativat legjislative popullore, referendumi.

Demokracia përfaqësuese është një formë e qeverisjes në të cilën


qytetarët ushtrojnë të njëjtën të drejtë, nëpërmjet përfaqësuesit të zgjedhur
nga ata dhe të përgjegjshëm ndaj tyre. Pika qendrore e qenesore jane
zgjedhjet periodike si një mjet kontrollit te pushtetit nga qytetaret.

Demokracia përfaqësuese është e ndërlidhur me dy forma themelore të


qeverisjes: demokracinë parlamentare dhe presidenciale.

25
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Një numër të indikatorëve objektivë për matjen e përparimit të demokracisë


mund te jene disa e këtu përshihen pra;

• Data e zgjedhjeve të fundit

• Pjesëmarrja e votuesve ne votime *turnout

• Numri i femrave të cilat kanë fituar të drejtën përfaqesimi permes votës

• Numri i ulëseve në parlament që mbahet nga minoritetet

• Anëtarësimi në sindikata

• Organizatat joqeveritare

Gjithashtu edhe liritë civile dhe të drejtat politike, liria e shtypit dhe
përgjegjësia, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, sundimi i ligjit dhe
kutpimi i treguesve të korrupsionit, përbëjnë një mjet ndihmës që të
vlerësojnë qeverisjen demokratike.

Shoqëria civile,

Marrëdhëniet ndëretnike, nderfetare dhe raporti mes shumicës dhe


pakicës,

Mediat e lira dhe të pavarura,

Demokracia dhe të drejtat e njeriut

Ka dallim në mes të teorisë se identitetit dhe teorisë së konkurrencës të


demokracisë.

Shkurt, të konsideruarit e demokracisë si konkurrencë, lejon opinione të


ndryshme legjitime, të cilat konkurrojnë (me konkurrencën e opinioneve të
varguar zakonisht në anën e sundimit të shumicës).

26
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Demokracia si identitet e sheh një identitet në mes të sundimit dhe të qenit i


sunduar dhe kundërshton ekzistimin e dallimeve të justifikueshme, por
lufton që ta gjejë atë që Ruso e quante volonte generale (vullnet i
përgjithshëm) dhe që më pas të vihet në legjislacion.

Gjithashtu, numri i shteteve me sistem politik te bazuar ne demokracinë


liberale me zgjedhje te lira e demokratike, me liri te shprehjes dhe shtypit,
me ekonomi te tregut te lire dhe me sundim te ligjit është rritur dukshëm ne
vitet e fundit. Për këtë flasin, përveç tjerash, edhe raportet e organizatave te
shumte, si p.sh ajo e Freedomhouse, sipas se cilës ne vitin 2010 reth 90
shtete janë tërësisht te lira, rreth 64 apo 32% pjesërisht, ndërsa 40 shtete
nuk konsiderohen te lira sikurse vendet demokratike.

27
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

7. Teoritё mbi shtetin

Shteti eshte teme boshte dhe objekt kyq ne studime te shkencave politike.
Sot, rendi politik eshte i organizuar brenda shtetit dhe se rendi boteror
konsiston ne marredheniet ndermjet shteteve.

Hannah Arendt pohon seMakiaveli ishte ai qe përdori termin, deri atëherë te


panjohur-lo stato, beri qe ai te identifikohej me te drejte si ati i shtetit-komb
modern dhe i nocionit te ekzistencës se “arsyes shtetërore”.

Në marrëdhënie dhe të drejtën ndërkombëtare kur flitet për «Popujt» ose


«Kombet» mendohet, në fakt, në shtete. Parakusht i sigurisë së qytetarëve,
mireqenies dhe përfaqësimit të interesave të tyre ështe që një shtet të jetë
sovran, por edhe funksional. Veçanërisht në bashkëpunimet ekonomike,
kulturore por edhe politike e që janë të përmasave tejkufitare, kërkesa për
një qeveri të efektshme perceptohet gjithnjë e më e rëndësishme.

Zanafillen shteti kombetar dhe modern, e kishin ne Evropen e shekullit te


XVIII-te, modelet e ndyshme te se ciles u eksportuan me vone edhe ne
mbare rruzullin tokesor. Vet fakti qe numri i shteteve ne bote eshte rritur
dukshem shekullin e kaluar, p.sh shtetet anëtare te OKB-se është trefishuar
që nga koha e themelimit ne vitin 1945, kur ishin 51 shtete ndersa sot kemi
192 shtete anëtare, tregon qartazi rendesine e tyre si per shkenca politike
ashtu edhe per vet jeten e qytetareve. Shteti mbetet forma me e perhapur
dhe e vetme e organizimit politik te rendit juridik e shoqeror dhe te
rregullimit ekonomik. Shteti shquhet me ekzistimin e disa atributeve, e nder
kryesoret jane; territor me kufij te caktuar,sovranitet, popullate, institucione
qeveritare dhe njohje nderkombetare nga shtetet tjera.

Një nder konventat me te rëndësishme te ndërmarra ne përkufizimin e


vetive dhe kritereve te shtetit është padyshim “Konventa për te Drejtat dhe
Detyrat e Shtetit” apo me mire e njohur si Konventa e Montevideos e vitit
28
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

1933, e cila u mbajt ne kryeqytetin e Uruguait, pra ne Montevideo. Nëse deri


atëherë kushtet kryesore për formimin e shteti ishte; territori i përcaktuar,
një popull te përhershëm dhe pushteti qendror, kjo konvente e pasuron apo
thënë me mire, e shton kushtin qe sugjerohej nga shume shkollar te drejtës
ndërkombëtare si një risi dhe element inovativ për te zhvilluar marrëdhënie
te jashtme. Komponenti i ri qe njihet si kriteri tradicional ne definimin e
shtetit modern dhe ne njohjen ndërkombëtar te saj është e drejta dhe
detyrimi, sipas se cilës shteti duhet te posedoj mundësinë e hyrjes ne
marrëdhënie me shtetet tjera. Kjo konvente kështu si parakusht për
ekzistimin e shtetit, krijoj kriterin e njohjes ndërkombëtare, e cila e fuqizoi
parimin e respektimit te sovranitetit dhe tërësisë territoriale mes shteteve.

Megjithkete, shtetet dallojne ne menyra dhe trajta te ndryshme, si per nga


sistemi i tyre politik ashtu edhe kapacitetet ekonomike dhe e kushtet sociale.
Gjithashtu ekzistojne dallime edhe ne teori te shumta qe mundohen te
zberthejne si proceset dhe shkaqet e krijimit te shteteve ashtu edhe
funksionimin e tyre. Nder qasjet kryesore mbi shtetin jane ato pluraliste,
statiste, marksiste dhe postmoderniste. Me konceptin e shteteformit, ne
anen tjeter, zakonisht perkufizohen aspektet institucionale, shteterore si dhe
aktoret politike.

Nje tipar vecues i shteteve moderne ishte vendosja e administrates publike,


e cila ishte ne parim e hapur per te gjithe qytetaret qe i permbushnin
kushtet e pershkruara te punes. Administrata ishte e ndertuar ne ate
menyre qe kishte nje hierarki te qarte pergjegjesish e detyrash, te
percaktuara me rregulla dhe autoritet te qarte. Vendimet qeveritare rrjedhin
me drejtim vertikal, nga organet qeveritare (ministrat ose zyrtaret qendrore)
deri te sherbyesit e administrates qe zbatojne urdherat e vendimet. Mirepo
ka mjaft studies te cilet konsiderojne se pushteti i vertete gjendet pikerisht
ne duar te administrates dhe se ajo eshte de facto politikberesja.Kjo per

29
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

shkak te organizimit efikas, qendrueshmerise si dhe ekspertizes ne sektore


perkatese te politikave. Keshtu p.sh, kur ndonje zyrtar i larte qeveritar sjell
vendimin per hartimin e ndonje politike edhe i ngarkon zyrtaret per kete
detyre, te cilet keshtu behen politikberesit real pa pasur pergjegjesi formale
ndaj publikut.

30
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

8.Kombi dhe Nacionalizmi

Karakterstik per cdo komb eshte organizimi politik si dhe deshira ose qellimi
per te pasur nje shtet vetanak. Fjala shqipe komb besohet se rrjedh
burimisht, ku në gjuhën arabe “khaum” ka domethënien e fisit apo
bashkësisë se ”gjakut”, kjo fjale sipas gjitha gjasave është huazuar dhe vënë
në përdorim nga Rilindësit kombëtar shqiptar dhe është sinonim i fjalës
“nacion” që përdoret në trajta të ndryshme në shumicën e gjuhëve euro-
perëndimore.

Termi nacion e ka prejardhjen nga fjala latine natio që rrjedh nga fjalët
“nasci” dhe “natalis” që donte tw thoshte fis dhe gjini, ndërsa në kohen e
mesjetës kjo fjalë përdorej si sinonim për “prejardhje” si dhe përdorej në
vend të “certifikatës të lindjes dhe të prejardhjes”. Me “Nation” nënkuptohej
përveç fisit, rasës dhe popullatës edhe nënndarja e studenteve në
Universitetet evropiane të mesjetës. Kjo nënndarje rezultonte në baze të
vendit respektivisht regjionit të prejardhjes. Kështu p.sh Universiteti i
Aberdeen-it përbehej prej këtyre “nacioneve”; Mar, Buchan, Murray dhe
Angus, ndërsa Universiteti i Parisit kishte këto; Francia, Picardia, Normandia
dhe Germania. Në këtë kontekst Universiteti i Prishtines bie fjala do të mund
të përbehej nga “nacionet” e Tetovareve, Gjakovareve, Ulqinakeve apo
Preshevarëve. Në kuptimin e gjerë të fjalës, termi nacion përfshinë disa
segmente të perceptimit dhe mund të jetë;

a) një bashkësi me (ose besim në) prejardhje të përbashkët

b) bashkësi e gjuhës dhe kulturës së përbashkët

c) bashkësi politike dhe shtetërore

31
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

d) vendi i prejardhjes (veçanërisht për botëkuptimin mesjetar)

Kombi mirëpo është edhe një kategori morale e etike, sepse na shtyhen që
të ndjejmë për bashkëkombësit tonë një lloj obligimi apo edhe solidariteti të
veçantë. Identiteti kombëtar na sugjeron që të qenurit pjesëtarë të këtij
identiteti ngërthen automatikisht në vete marrëdhënie më të ngushta me
pjesëtaret e tjerë brendapërbrenda asaj bashkësie. Për shembull lidhjet
martesore ose shoqërore preferohen ekskluzivisht ndërmjet personave të
atij komuniteti nacional. Prandaj krenaria kombëtare në sport (p.sh. Luan
Krasniqi) ose tragjedia kombëtare (p.sh fatkeqësi natyrore, ose rasti i fundit
i shqiptareve të vrare në Afganistan) ndjehen si diçka personale.

Por për shkake të kompleksitetit të këtij termi shume studiues të


nacionalizmit i shmangen qëllimisht një definomi të prerë të kombit. Në
parim ekzistojnë dy modele të shpjegimit të asaj se çka është kombi. Sipas
këtij klasifikim dikotomia kombi ndahet në përgjithësi në bazë të kritereve
kulturore - objektive dhe në ato politike respektivisht subjektive.

Në studimin e nacionalizmit një kohë të gjatë ekzistonin dy modele


diferencuese në konceptimin e kombit dhe të nacionalizmit. I pari, që e bëri
këtë dallim ishte historiani gjerman Friedrich Meinecke, i cili qysh ne vitin
1907 keto dy modele ose forma të kombit i ndau në “Kombshteteror”
(Staatsnation) dhe në “Kombkulturor” (Kulturnation). Duke filluar që nga
shkencëtari amerikan Hans Kohn që më 1944 këtë diferencim e shqyrtoj më
gjerësisht, duke pohuar se ky model përkon me dallimet ndërmjet formimit
të kombit në perëndim dhe në lindje, e deri tek autori i njohur kanadez
Micheal Ignatieff (Gjaku dhe Përkatësia) që këtë nënndarje e karakterizon në
modele etnike dhe qytetare të kombformimimit, dualizmi dhe dikotomia për
kombin mbizotëron thuaja në të gjitha teoritë, analizat dhe veprat që objekt
studimi kanë nacionin dhe nacionalizmin.

32
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Pjesa më e madhe e librave, punimeve shkencore apo artikujve serioz për


nacionin dhe komponentët tjera të saj (si; nacionalizmi, identiteti nacional,
vetëdija nacionale, mitet nacionale etj) fillojnë me pyetjen; Çka është
Kombi?. Kësaj pyetje parimore është munduar mendimtari francez Ernest
Renan ndër të parët të iu përgjigjet. Në ligjëratën e tij të njohur po me
titullin “Çka është kombi?” nga viti 1882 të mbajtur në Universitetin e
Sorbonës, ai u përgjigje thjesht por mjaft kuptueshëm se nacioni është
plebishit i përditshëm (plebiscite de tous le jours). Ai po aty e shpjegoj se ne
për çdo ditë e akceptojm në mënyra të ndryshme identitetin tonë nacional,
respektivisht ne këtë e manifestojmë në mënyra dhe me veprime të
ndryshme. Po ashtu pohonte Renani se vetëdija kolektive pason nga kujtesa
kolektive e cila është e ndërlidhur me harresën kolektive, këtë e
argumentonte ai me atë se shumë francez duhej të harronin a janë Alzaz
apo Breton në mënyre që të vendosin për të qene francez të ri. Duke u
mbështetur në Eugen Weber që ka bërë një punim për Francën e
pasrevolucionit i cili pohon se vetëm një e treta e popullsisë në atë kohë
mund të flisnin gjuhën frënge apo duke u mbështetur në studiuesin e
mirënjohur të nacionalizmit Eric Hobsbawm që konstaton se tek italianet deri
në fund të shekullit 19-të edhe më pak e flisnin italishten zyrtare. Del se
hipoteza e Renanit mund të merret si i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

Karakteristik për çdo komb, sidomos në fazën e saj etabluese, është


organizimi politik që vjen si rrjedhojë e një bashkësie kulturore si dhe
dëshira ose qëllimi për të pasur një shtet të vetëm. Kështu Gellneri në librin
e tij të fundit “Nacionalizmi. Kultura dhe Pushteti.” thekson se nacionalizmi
është një formë e mendimit politik që bazohet në faktin, se bashkësia
shoqërore duhet të jenë kongruente me njësinë kulturore. (Gellner 1995:17)
Mirëpo disa studiues të tjerë nuk kënaqen me kaq. Për shembull Wallker
Connor mendon se nuk mjafton vetëm të pyesësh “Çka është Nacioni?” pa
pyetur edhe “Kur mund të flitet për një Nacion?”. Është shkolla e njohur si

33
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

primordialiste e cila pohon se kombi nuk është thjeshtë prodhim i Modernës


dhe rezultat i Industralizimt, por se rrënjët e saja janë me të hershme dhe
se në forma të tjera ekziston kaherë- p.sh etniciteti merret si paraprijës i
saj, dhe se qysh në shoqëritë e para arkaike, kishte një lloj kombi. Në këtë
kontekst me 1994 u mbajt në Universtitetin britanez Warwick një debat (i
njohur si Debati i Warwick-ut) ndërmjet Ernest Gellnerit si përfaqësues i
shkollës moderniste dhe nxënësit të tij Anthony Smith- që përfaqëson
rrymën Etnosimboliste, me temën ; Kur ka lind kombi dhe nacionalizmi?.
Gellneri në këtë rast e shtroj qëndrimin e tij me pyetjen: A ka kombi
kërthize? Ky diskutim i shtyri shumë studiues që të e tejkalojnë këtë dileme
dhe enigme dhe të përqendrohen më shumë në potencialin dhe pasojat e
nacionalizmit, sidomos atij te ri paskomunist. Ndër këta studiues ishte edhe
Rogers Brubaker që bëri studime të thukëta në nacionalizmit e ri të lindjes
respektivisht të vendeve postkomuniste.

Në përgjithësi studimi i nacionalizmit ballafaqohet në aspektin teorik me


shumë rryma mendore dhe me një mori të pakufishëm përkufizimesh dhe
shpjegimesh. Prandaj kombi dallon si në kontekstin hapësinor (ose
gjeografik) edhe në kontekstin kohor (apo historik), kështu që përkufizimi i
tij është i varur prej asaj se cilët faktor quan në formim dhe cilat kritere
merren për bazë të saj, si dhe varet se në cilin kontekst e shqyrtojmë në
këtë fenomen shoqërorë dhe politik.

34
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

9. Komunikimi Politik

Zhvillimi i hovshëm teknologjik, si dhe i shkencave politike por edhe


shkencave komunikative qoj edhe te profesionalizimi dhe avancimi i shtuar i
komunikimit politik, si një aspekt shumë i rëndësishëm për demokratizimin e
shoqërive, veçanërisht vendeve në tranzicion. Në përgjithësi ky
profesionalizëm vërehet ne tre dimensione apo nivele te organizimit, siç janë
ne vijim;

1. Interesimi dhe përparimi i fushave të veprimtarisë të komunikimit


politik e posaçërisht gjate fushatave parazgjedhore, duke e
centralizuar dhe menaxhuar mire atë, pastaj krijimit te zyrave për
marrëdhënie me jashtë, konferencave të rregullta për shtyp, raporteve
me media etj,
2. Fuqizimi dhe avancimi i rolit të aktoreve të rinj në politikë si bie fjala,
ekspertet e Marrëdhënieve me Publikun, Konsulentëve, apo trajnuesve
profesionist.
3. Dhe identifikimi i mjeteve dhe teknikave te reja ne komunikim politik
si p.sh; sondazhet, intervistat, raportet e specializuara dhe marketingu
politik (imazhi-branding).

Te gjitha këto dimensione e kane si parakusht burimet materiale dhe


rrjedhimisht ato njerëzore. Me fjale te tjera, mënyra dhe masa e financimit e
përcakton edhe suksesin e zbatimit te tyre ne praktike. Por faktori njeri
mbetet ai kyç, pasi vetëm me persona kompetent e adekuat, komunikimi
politik mund te jete edhe i nivelit dhe formës se duhur. Pasi qe komunikimi
me publikun arrihet nëpërmjet mjeteve te informimit, pastaj personat e
angazhuar profesional dhe se fundi materiali i nevojshëm shpenzues te
gjitha këto kane një kosto te caktuar. Prej se cilës shpeshherë varet cilësia,

35
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

mbulimi medial por edhe efektiviteti i komunikimit me masën e gjerë, të një


subjekti politik, grupi të interesit apo personit të caktuar.

Një ndër parimet baze të demokracisë, përveç zgjedhjeve te lira e pluralë,


është edhe liria e mendimit, fjalës dhe shtypit të lirë, e cila zakonisht
përçohet përmes mjeteve te informimit. Ne këtë kontekst, një ndër sfidat
kyçe të konsolidimit te demokracisë se mirëfilltë ne Kosove është edhe
transparenca. Transparenca jo vetëm e institucioneve qeveritare, por edhe
te vet subjekteve politike është garantuesi më i mirë që kane shoqëritë dhe
vendet vërtetë demokratike. Prandaj transparenca karshi qytetareve është
kushti themelor dhe elementi kyç i funksionimit demokratik të shtetit.

Për politiken e me theks te veçantë për subjektet politike, publiku është


sikurse ajo çka tregu është për ekonomin. Ne këtë mënyrë puna me
opinionin publik pasqyron me se mire gjendjen reale të një institucioni dhe
zhvillimet brenda saj. Opinioni publik është përcaktuesi kryesor i
parametrave te suksesit te një partie. Për këtë arsye komunikimi politik
është komponentë qenësore e çdo politike, ne baze te se cilës sigurohen dhe
promovohen parimet, programi dhe vizioni i nje subjekti politik. Permes
komunikimit politik dhe transparencës se plote arrihen parakushtet e
funksioninimit dhe qendrueshmerise se institucioneve, e këto dy premisa
janë; legjitimiteti dhe besueshmëria. Keto dy kondita jane te lidhura
drejtperdrejte dhe ne menyre kausale me vet demokracine.

Avancimi i mjeteve teknologjike dhe zhvillimit të komunikimit masiv kanë


mundësuar që Marrëdhëniet me Publikun te marrin një dimension të ri.
Kështu interneti ka mundësuar që individi të mos jetë vetëm audiencë dhe
pranues i informatave por edhe që t’ i plasojë apo interpretoj ato në mënyrë
më të pavarur. Përmes komunikimit te shendosh politik tentohet qe te
shmangen krizat dhe konfliktet potenciale. Ketu nje rol te vacant kane
Marrëdhëniet me Publikun, qe permbushin keto funksione:

36
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

 Përfaqësimi- zakonisht përmes mediave në forme të folur, shkruar,


dhe vizuale (fotot dhe pamjet televizive)
 Komunikimi- dialogu, negocimi dhe marrëveshjet.
 Këshilluese- konsulenca dhe avokimi për ndonjë çështje, planifikimi
i fushatave dhe iniciativave të ndryshme.

Komunikimi i mire politik, jo vetem qe eshte komponente qenesore e


demokracise dhe qeverisjes se pergjegjshme por krijon parakushte për
krijim e opinionit pozitiv për politiken dhe imazhin e një subjekti politik,
shteti apo ndonje organizate të caktuar.

Sot, qeveritë dhe institucionet dhe organizatat e ndryshme politike


bashkëpunojnë ngushtë me media dhe politikat e tyre i orientojnë kah
tendencat dhe disponimet e opinionit publik. Për këtë shkas madje
marrëdhënia me publikun, zyrat për informim, webfaqet zyrtare, intervistat
e shpeshta të zyrtarëve të lartë, konferencat për shtyp, matjet e opinionit
publik etj. janë bërë dukuri pa të cilat politika sot as që mund të imagjinohet
e lere më të funksionoj si duhet. Ndërkaq përfitimi është i dyanshëm, sepse
informata është përherë e dobishme, pa marre parasysh a buron nga
organet qeveritare drejt qytetarëve apo anasjelltas.

37
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

10. Kultura politike dhe sistemet Politike

Mbrojtësi kryesor i interesave të shoqërisë në një sistem demokratik, s´janë


vetëm ligjet apo kushtetuta si alfa dhe omega legale e çdo shteti, por është
edhe informimi i publikut, mediat masive, dhe shoqëria civile ato që mbrojnë
vlerat demokratike në mënyrën më të mirë të mundshme. Bie fjala,
kushtetuta s´flet për konfliktin e interesave, për nepotizmin apo krimin e
organizuar, edhe pse ligji i sanksionon dhe i rregullon ne mënyrë normative
këto çështje, janë mediat ose organizatat joqeveritare ato të cilat i
hulumtojne, zbulojnë dhe publikojnë dukuritë negative në shoqëri. Mirëpo,
roli i mediave dhe shoqërisë civile zakonisht nuk mbaron me kaq. Ato
shtyjnë bartësit institucional dhe politikbërësit të bëhen më të përgjegjshëm,
më transparent dhe që politikat e tyre t’i koordinojnë me kërkesat e
opinionit publik, e cila kryesisht artikulohet nëpërmjet mjeteve të
informacionit.

Kultura politike apo kultura qytetare shihet si shtyllë qëndrore në stabilitetin


dhe funksionimin e një demokracie, duke i legjitimuar institucionet,
autoritetin dhe sistemin politik (Almond/Verba 1965). Duke qenë vigjilent
dhe kritik ndaj zhvillimeve politike, qytetarët arrijnë që politikbërësit t´i
bëjnë më të kujdesshëm e pergjegjshem gjate dhe ne qeverisje.

Sikurse permes presionit nga shoqeria arrihet qe te shtohet edhe cilësia dhe
llogaria gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave të caktuara, më qëllim të
përkrahjës sa më të madhe nga ana e qytetarëve gjegjesisht te votuesve
poltencial. Kështu që participimi aktiv i qytetarëve në procesin e
identifikimit, planifikimit dhe implementimit të politikave është esencial në
politikbërjen e vendeve demokratike.

38
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike, përveç votimit në


zgjedhje të lira, ekzistojnë edhe aktivitete tjera si angazhimi në subjekte
politike, fushata zgjedhore, në protesta, demonstrata, peticione,
referendume, shkresa publike, kërkesa ndaj zyrtarëve, kontakte me
qeveritarët, angazhime në komunitet etj. Një sistem demokratik nuk mund
të jetë asnjehëre vërtetë demokratik nëse nuk ka qytetar demokrat. Kjo
nënkupton që vetëdija dhe angazhimi i qytetarëve në jetën politike nuk
kufizohet vetëm në pjesëmarrje në zgjedhje, por në tërë procesin e
politikbërjes, duke i mbrojtur të drejtat dhe intereset e veta dhe të
komunitetit të vet aktivisht.

Shoqëria civile në këtë kontekst shihet përherë e më shumë si një premisë e


fuqizimit të demokracisë. Edhe pse për këtë nocion ka përkufizime të
shumta, shoqëria civile shihet si një kompleks organizatash, e grupesh të
cilat nuk i përkasin pushtetit dhe shtetit apo të ndonjë institucioni financiar,
ekonomik me qëllime primare të përfitimit material. Zanafilla e saj merret që
nga koha e Perandorisë Romake, por me siguri që koncepti i asaj kohe nuk
përputhet me idenë që e kemi ne sot për të. Shoqëria civile, si pjesë
përbërëse e demokracisë dhe si vet parakusht i saj, u rishfaq në Evropë në
lëvizjet politike brenda sistemit politik komunist. Sidomos lëvizja sindikaliste
polake e viteve 1980-ta Solidarnost e cila synonte reformimin e sistemit, i
kishte kushtuar vëmendje të posaçme krijimit të një hapësire të lirë ku
shoqëria civile paraqiste boshtin e lirisë dhe garantuesin e demokratizimit të
vendit.

Edhe vendet tjera ish-komuniste patën lëvizje të ngjashme dhe përmes


shoqërisë civile krijuan celulat e para të rezistencës antikomuniste, gjë që
qoi te konsolidimet e pluralizmit politik dhe hapjeve të tregut të lirë.

Një lloj rezistence qytetare e ngjashme me Solidarnostin përjetoj edhe


Kosova gjatë viteve 1989-1998 ku “shoqëria civile” e dalë nga shoqata e
shkrimtarëve apo të ish-burgosurve politik u organizuan në lëvizje politike jo

39
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

që të i kundërvihen komunizmit por një sistemi totalitar. Fundi i këtij


okupimi ishte një meritë jo vetëm e luftës çlirimtare por edhe të asaj që
Howard Clark (2000) e quan rezistencë paqësore par exellence. Fillimi i
administrimit ndërkombëtar solli një koncept dhe një model të përçudnuar të
“shoqërisë civile” e cila u njëjtësua me organizatat joqeveritare, numri i të
cilëve u ngrite në mënyrë rapide. Ky barasvlerësim i këtyre dy fenomeneve
jo identike shkaktoi keqkuptimin e thellë të shoqërisë civile dhe të misionit
te saj.

Duke e reduktuar atë në një grusht organizatash dhe në disa individë që në


njëfarë forme i “përvetësuan” këto OJQ-ë. Kështu koncepti i tillë i shoqërisë
civile është në vete përjashtues ekskluziv. Kjo dukuri e shfaqur deri diku
edhe në vendet tjera, por veçanërisht në Kosove, sjell probleme si me
besueshmërinë e tyre, përkrahjen e punës dhe aktiviteteve të tyre,
paanshmërinë partiake, involvimin në afera e deri ne mungesën e
legjitimitetit nga ana e shoqërisë.

Margjinalizimi, pafuqia ose thënë ndryshe shterpësia e sindikatave, unioneve


studentore, shoqatave profesionale apo strukturave të ndryshme shoqërore
e bënë të nevojshme rikonceptimin e shoqërisë civile. Pasi që shoqëria civile
nuk duhet të jetë e varur nga fondacionet, projektet e donatorëve etj. por të
jetë në shërbim të popullit dhe t´i mbroj interesat e qytetarëve pa qenë e
interesuar për përfitime materiale apo synime të pushtetit.

Mungesa e një kulture politike, respektivisht te nje shoqërie qytetare aktive


dhe efektive paraqet një defekt demokratik që si pasojë ka formimin e
indiferencës dhe bojkotit të publikut në proceset politike.

40
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

11. Politika dhe Marredheniet Nderkombetare

Politika ose marrëdhëniet ndërkombëtare, si fushe studimi në kuadër te


shkencave politike, kanë të bëjnë me raportet midis qeverive te shteteve
dhe me faktorët tjerë në politikën ndërkombëtare, si organizatat e
ndryshme ndërqeveritare, joqeveritare, regjionale, globale por edhe me
korporatat e shumta multinacionale. Këto përfshijnë një mori
ndërmarrjesh dhe veprimtarish, mes vendesh dhe organizmash te
ndryshme: siç janë diplomacia, marrëdhëniet ekonomike e tregtare,
aleancat ne fushën e sigurisë, pjesëmarrjen ne organizatat ndërqeveritare,
shkëmbimet kulturore e akademike dhe ne shume fusha tjera.

Pasojat katastrofale nga Lufta e pare Botërore shtyn shumë mendimtar e


shkencëtar te spikatur të merren me Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe
raportin e forcave ndërmjet tyre, në mënyre, dhe me qëllim fisnik që të
mos përsëriten armiqësitë vrastare mes shteteve. Studimet dhe analizat
më të thella politike e diplomatike, bazuar ne pikepamje shkencore, do të
mundësonin që keto marrëdhënie te kuptohen me mire me qellim te
shmangies se konflikteve te ardshme. Kjo ishte edhe zanafilla e formimit
por edhe te konsolidimit akademik të kësaj disipline shkencore. Institutet
e para të Marrëdhënieve Ndërkombëtare u krijuan pra pas Luftës së pare
botërore, fillimisht në SH.B.A dhe Britani pastaj edhe në vendet tjera të
botës.

Mirëpo, ne aspektin e publikimeve shkencore dhe sidomos sa i përket


aspektit teorik, vetëm me librin e Edward H. Carr “Kriza Njëzetvjeçare”
(1939) ku ai kritikon periudhën e pasluftës si të paqëndrueshme dhe
destabilizuese për shkak te Marrëveshjes së Versajës dhe raporteve mes
shteteve evropiane, kjo disipline fillon te studiohet dhe merret seriozisht
edhe nga qarqet universitare e akademike. Me botimin e librit të Hans

41
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Morgenthaut “Politika ndërmjet Kombeve” (1948) u hap një debat i ashpër


teorik brenda kësaj disipline.

Mirëpo vlen te përmendet fakti se në Evropën e shekujve XVII dhe XVIII


diplomacia dhe profesioni i diplomatit pati një lulëzim te hatashëm, pasi
vetëm brenda kësaj periudhe ishin shkruar me shume se 150 libra mbi
diplomacinë dhe rolin e diplomateve, një shifër qe për këtë epokë është
vërtetë mbresëlënëse. Madje edhe nga koha antike janë te njohura
shkrimet ku analizohen raportet mes vendeve apo format e qeverisjes
përmes krahasimeve te kushtetutave te ndryshme, siç kishte bere për
shembull Aristoteli. Sot, kur Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë një
disipline shkencore e përhapur dhe e studiuar mjaft mire, ekzistojnë qasje
teorike te shumta me te cilat mundohen qe te përcaktohen kornizat e
analizës dhe sqarimit te raporteve mes shteteve, organizatave,
institucioneve dhe rolit ndërveprues te faktorëve dhe aktoreve te
ndryshëm ndërkombëtar. Por shumica e këtyre teorive burojnë nga dy
drejtimet kryesore teorike te marrëdhënieve ndërkombëtare; pra te
liberalizmit dhe te realizmit. Te kuptuarit dhe te analizuarit e MN kërkon
përveç njohurive themelore historike, politike e ekonomike edhe njohje te
mire teorike. Teoritë mundësojnë korniza analitike dhe sqarime ngjarjesh
e zhvillimesh ne MN. Studiuesit e MN përdorin teori dhe metoda të
ndryshme për të gjetur përgjigje të duhur në çështjet esenciale.

Teoritë ne MN janë tërësi qëndrimesh dhe hipotezash si dhe përfshijnë


koncepte dhe metoda analitike rreth asaj se si sistemi ndërkombëtar ka
funksionuar, funksionon dhe duhet të funksionoj. Këto dy shkolla teorike,
pra ajo e realizmit dhe liberalizmit, kanë të bëjnë me dy pikëpamjet
diametralisht te kundërta për boten dhe njeriun , njërës e cila natyrën e
njeriut e sheh me skepticizëm dhe është pesimiste, si dhe tjetrës qe e
moralin dhe virtytet e njeriut i percepton më me optimizëm.

42
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Përmes këndvështrimit teorik studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare


bëhet me i kuptueshëm, me analitik, me i provueshëm dhe me
argumentues. Teoritë janë shuma e koncepteve dhe tezave nëpërmjet te
cilave mundohemi te gjejmë sqarime e shpjegime për dukuri, ngjarje dhe
zhvillime te ndryshme ne politiken ndërkombëtare dhe raporteve mes
aktoreve e faktorëve te shumte. Duke u bazuar ne teorinë përkatëse
synohet qe nga përshkrimi te kalohet ne kuptim dhe sqarim te ndonjë
fenomeni, duke i provuar hipotezat për vërtetësi dhe qëndrueshmëri te
tyre. Ne përgjithësi njihen dy lloje teorish ne MN; ato normative dhe ato
qe mund te i quajmë pozitiviste. Qasja normative konsiston ne pyetjen qe
shtrohen se çka dhe si duhet me qene? Si për shembull; A duhet
bashkësia ndërkombëtare te intervenojnë ne raste kur ka shkelje drastike
te drejtave te njeriut respektivisht ne raste kur ndonjë grup etnik
rrezikohet nga gjenocidi? Derisa qasja pozitiviste do te nisej me shume
nga ajo se çka dhe si është? Pra nga gjendja faktike kalohet ne analizim
dhe sqarim te faktorëve, aktoreve dhe fenomeneve te ndryshëm. Ne fakt
një kategorizim i këtillë ne praktike është vështirë te behet, mirëpo
zakonisht metodologjia e kërkimeve shkencore i ngërthen ne vete here
njërën e here tjetrën qasje, varësisht se me fare metode dhe ne fare
mënyrë e aplikojmë atë ne studime hulumtuese.

Ne përgjithësi vlen te thuhet se faktet nuk flasin vetvetiu, por ato duhet
ditur edhe interpretuar. Prandaj teoritë relevante na mundësojnë
zbërthimin e këtyre fakteve.

a. Liberalizmi

Shkolla e pare teorike ne MN ishte ajo e idealizmit respektivisht


liberalizmit, paraprijës i së cilës ishte Immanuel Kanti me veprën e tij “Për
paqen e përhershme” (1795). Traditë e cila u kultivua nga shumë
intelektual iluminist me qëllim të krijimit të paqes dhe mirëkuptimit
ndërmjet kombeve e shteteve të ndryshme. Në filozofinë politike të këtyre

43
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

mendimtarëve kishte një fryme intelektuale e vlerave kozmopolite dhe një


pacifizëm të njëmendë universal. Pasi pjesa dërmuese e popullatës se asaj
kohe ishte e pashkolluar, e me këtë edhe analfabete, idetë e tilla fisnike
mbeten kryesisht ne suaza margjinash dhe ligjërimesh filozofike e politike.
Diplomacia e oborreve mbretërore dhe mentaliteti i rivalitetit luftarak
ishte me i zëshëm dhe kishte me shume ndikim ne jetën politike e
shoqërore sesa idetë e hapjes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve e
kombeve. Aleancat apo kooperimi ndërmjet tyre ishte me shume për
shkak te aleancave ne raste te luftërave dhe ndarjes se sferave te interesit
te ngushte, sesa një bashkëpunim i bazuar ne barazi dhe interesa te
përbashkëta shoqëroro-ekonomike. U deshën edhe shume dekada e
shekuj qe idetë e këtilla te derivojne ne një teori moderne politike. Ne
thelb liberalizmi niset nga premisa se natyra e njeriut është e mire dhe
bashkëpunuese, për shkak te kodeve etike dhe morale. Për shembull disa
shkencëtar politik pohojnë se praktikat e pranueshme dhe “normale” ne te
kaluarën si dyluftimet ne duele apo skllavëria janë sot te papranueshme
dhe si te tilla ato janë çrrënjosur, një gjë e cila do te ndodhe edhe me
luftërat dhe përdorimin e dhunës qe shihen gjithnjë si me te pamoralshme
dhe te papranueshme. Për këto arsye prandaj jo rrallëherë kjo qasje
teorike njihet edhe si idealizëm, qe nga realistet përshkruhet me ironi
edhe si një naivitet jo largpamës.

Ne te vërtetë nga vrazhdësia e Luftës se Pare botërore, shume intelektual


e shkencëtar ne Evrope ishin te mendimit se përmes teorisë se liberalizmit
do te sqaronin se shtetet do te krijonin miqësi dhe me këtë do te arrihej
paqja universale.

Idealizmi si teori politike doli pas Luftes se Pare Boterore, sidomos me 14


pikat e presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe me vone me krijimin
Lidhjes se Kombeve. Ne kundërshtim me Realizmin qe e sistemin
ndërkombëtar e vlerëson si anarkik, liberalizmi pohon se ekziston një

44
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

interferencë më e madhe e aktorëve dhe faktorëve ne politiken


nderkombetare sesa qe pohojne realistet. Për dallim nga realizmi,
liberalizmi i sheh popujt dhe shoqëritë si aktorë që veprojnë edhe përtej
kornizave shtetërore, tregun global qe funksionon përtej kufijve, si dhe
faktorët tjerë në arenën ndërkombëtare përveç shteteve siç janë për
shembull organizatat ndërkombëtare.

Marrëdhëniet ndërmjet shteteve s´jane, figurativisht thene, topa biliardi


që përplasen mes vete pa ndonjë arsye dhe shkak të qëllimshëm.
Përkundrazi ekziston një rrjet i nderlidhur i raporteve ekonomike, politike
dhe shoqerore ndermjet aktoreve te ndryshem nderkombetar.

Pikëpamja liberaliste ne marrëdhënie ndërkombëtare shfaqet sot ne forma


dhe qasje te ndryshme, siç është teoria e paqes demokratike, sipas se
cilës demokracia shpie ne një paqe mbarëbotërore sepse vendet
demokratike zakonisht nuk luftojnë ndërmjet veti. Te gjitha këto ndikojnë
dukshme ne mënyrën se si ne e analizojmë, studiojmë dhe kuptojmë
politiken botërore. Autor te njohur jane Francis Fukuyama, Robert
Keohana dhe Michael Doyle etj.

b. Realizmi

Zhvillimet ne deceniet e para te shekullit te kaluar, e veçanërisht pas


Luftës së Dyte Botërore sollën edhe shkollën tjetër teorike qe e
kundërshtonte fuqimisht liberalizmin, apo idealizmin siç quhej kjo nga
kundërshtar . Kjo ishte teoria realiste e marrëdhënieve ndërkombëtare, e
cila parimisht bazohej ne tezat e Tomas Hobbsit dhe Rusose, Makijavelit
etj. Kjo eshte nje qasje teorike e cila synon te sqaroj se si funksionin rendi
botëror. Realizmi niset prej principit se bota dhe marrëdhëniet
ndërkombëtare përcaktohen dhe rregullohen duke u bazuar ne fuqinë
reale dhe pushtetin e shtetit, si aktor veçues ne politiken ndërkombëtare.
Apo siç shkruante Tukididi në veprën “ Lufta e Peloponezit” para më

45
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

shumë se 2000 vjetëve : “...të fortit bëjnë çka munden, kurse të dobëtit
(pra shtetet-vërejtje e B.B) vuajnë sa munden.” Tukididi merret edhe si
frymëzuesi dhe realisti i parë, përkundër faktit se një teori e tillë politike i
takon kohës moderne, që u përfaqësua nga studiuesit si H. Morgenthau,
Georg Kennan, Kenneth Waltz etj. Marrëdhëniet mes shteteve realizohen
në mungese të ndonjë pushteti qendror apo qeverie botërore. Kjo d.m.th
se sistemi ndërkombëtar është anarkik, ku mungon një hierarki, pra një
rregull e caktuar dhe kontroll efektiv të raporteve mes shteteve. Prandaj
për realistet, politika nderkombetare nënkupton raportin e forcës ndërmjet
shteteve.

Pikënisja e realizmit është se shtetet janë aktore te pavarur ne arenën


ndërkombëtare, te cilat synojnë realizimin e interesave kombëtare (jo
rralle edhe me çdo kusht!). Realizmi dominoj për një kohë të gjatë,
sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, ku shpjegoheshin shkaqet e luftës dhe
konflikteve, pastaj diskrepanca bipolare mes bllokut perëndimor dhe
lindor. Kjo qasje konsistonte mjaft shumë me kontekstin e asaj kohe, ku
aleancat ishin më shumë ushtarake dhe interesi i ngushtë nacional ishte
determinues i politikës së jashtëm të çdo shteti.

Ne krahasim nga qasjet “klasike” te realizmit, të trajtuara si te Hans


Morgenthau, Reinholhd Niebuhr, te cilët burimin e realizmit e shihnin tek
natyra egoiste e njeriut, mendimtarët e rinj besonin se historikisht fuqitë e
mëdha mundohen te dominojnë ne sistemin ndërkombëtar prandaj shtetet
janë ne një gare ta vazhdueshme për pushtet. Fundviteve 70-ta Kenneth
Waltz reagon për këtë me librin e tij te shquar me pikëpamje Neorealiste
se:

a)sistemi ndërkombëtar është anarkik sepse mungon një autoritet qendror


qe venë kontroll dhe rregulla te pranueshme për te gjithë.

b) Shtetet ne këtë sistem janë te interesuara vetëm ne ekzistencën dhe


interesat e tyre.

46
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

Marrëdhëniet mes shteteve realizohen pra ne mungese te ndonjë pushteti


qendror apo qeverie botërore. Kjo dmth se sistemi ndërkombëtar është
anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar dhe kontroll
efektiv te raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, M.N nënkupton
raportin e forcës ndërmjet shteteve, qofte ne sensin ushtarak, ekonomik,
politik e diplomatik. Për një kohe te gjate, e madje edhe sot ne M. N
dominon qasja realiste, ku veprimi diplomatik dhe politika e saj e jashtme
varet nga fuqia e atij shteti dhe aftësia që interesat e veta t’ i imponoj ne
mënyre te ndryshme. Fuqia është koncepti dhe nocioni kyç në pikëpamjet
realiste te marrëdhenieve nderkombetare.

Te dyja këto teorie fundviteve 1970 dhe viteve 1980 pësuan një freskim
konceptesh dhe metodologjik duke quar ne qasje te reja teorike si ne
neorealizëm, neoliberalizëm dhe një varg qasjesh tjera teorike si
konstrukivizmi, shkolla angleze dhe ato neomarksiste (Immanuel
Wallerstein me “sistemin botëror” apo depedencia- ose teoria e
varshmërisë etj.) Keshtu neorealistet si K. Waltz, John Mearsheimer etj.
pohojne se konfliktetet dhe luftërat mund ndoshta edhe te transformohen
ne forma me paqesore e kooperuese por ato kurre s´do te zhduken ne
sistemin nderkombetar ku dominojne komb-shtetet.

Eshte interesant per te cekur se edhe ne traditen islame politika


nderkombetare eshte konceptuar ne gjendjen Dar al Islam (shtëpia
Islame) kur zotëronte paqja, Dar al Harb (shtëpia e luftes) si lufte
ndermjet besimtareve dhe atyre te pa fe, me mundesine e nje paqeje te
përkohshme Dar al Suhl me vendet jo-islamike.

c. Konstruktivizmi

Një nder qasjet teorike nga marrëdhëniet ndërkombëtare e cila


korrespondon me studimet mbi Diplomacinë Publike është qasja
konstruktviste, sipas se cilës identitetet, normat shoqërore dhe kultura

47
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

janë te një rëndësie te veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe


politikën botërore. Përfaqësuesi më i njohur i kësaj qasje Alexandar
Wendt, shpjegon se interesat e një shteti dhe identiteti nuk janë te
përcaktuar definitivisht, por derivate dhe rezultate te një procesi dinamik
te marrëdhënieve brenda institucioneve,të bashkëpunimit kulturor dhe te
vlerave shoqërore edhe ne sferën globale. Prandaj këto procese e
determinojnë me shume se strukturat mënyrën se si shtetet operojnë dhe
sillen në arenën ndërkombëtare.

Mënyra me e përshtatshme e trajtimit teorik te Diplomacisë Publike është


konstruktivizmi, pasi nuk bazohet ekskluzivisht ne fuqinë ushtarake apo
ekonomike e shtetit. Si një kundërvënie konceptuale e realizmit dhe
liberalizmit, kjo është një qasje relativisht e re teorike ne Marrëdhënie
Ndërkombëtare, e cila ne krahasim prej liberalizmit dhe realizmit qe vejnë
theksin me shume te çështjet materiale apo te fuqia gjegjësisht tregu i
lire, konstruktivizmi thekson rolin e identitetit, normave dhe vlerave si
elemente përcaktuese ne politiken e jashtme dhe M. N. Niveli i analizës
tek Konstruktivizmi është me shume individi dhe lidershipi sesa vet shteti
apo interesat nacionale te tyre. Duke e sqaruar formimin e interesave ne
përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare.

Çështjen e anarkisë në politikën botërore, konstruktivitët i përgjigjen se


anarkia është ajo çka shtetet bëjnë prej saj. Konstruktivisti Alexander
Wendt pohon se identiteti është baza e interesave kombëtare. Duke
vecuar dy forma te identitetit shtetëror; njërën qe mund te quajmë
institucionale dhe tjetren sociale, sipas se cilit kjo e fundit i referohet
marredhenieve shoqerore, kultures politike, prirjeve ideologjike dhe
faktoreve tjere qe e perbejne shtetin. Keto dy forma te identitetit shtetëror
hyjne ne nje konflikt atehere kur bartesit institucional nuk përfillin dhe nuk
i përmbushin nevojat e qytetareve apo edhe ku kërkesat e ketyre nuk

48
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

perkojne me interesat politik, ekonomike e sociale te pjeses dërmuese te


shoqerise.

Kjo teori fokusohet ne një spektër te gjere faktorësh, me theks te veçantë


ne sjelljen e shteteve si pasoje e elitave politike, normave shoqërore,
kulturës, formësimit të identiteteve dhe interesave kombëtare. Këta faktor
lindin ne një mase nga diskursi gjuhësor dhe botëkuptimet e udhëheqësve
shtetëror. Ne këtë kontekst shpeshherë studiohen edhe ardhmëria e
sistemit ndërkombëtar dhe e politikës së jashtme të një shteti nga aspekti
i ndikimit të faktorëve shoqëror e kulturor.

Shtetet janë pikë referuese dhe aktor kryesor në Marrëdhënie


Ndërkombëtare. Por nuk janë edhe lojtar të vetëm në arenën
ndërkombëtare. Kështu bie fjale sot numri i shtete anëtare te OKB-se është
trefishuar që nga kohe e themelimit ne vitin 1945, kur ishin 51 shtete ndersa
sot kemi 193 shtete anëtare te OKB-se. Aktorët tjerë përveç shteteve, janë
Organizatat Ndërkombëtare me karakter universal (si p.sh OKB-ja), ato
regjionale (si p.sh NATO-ja apo OSBE-ja) por edhe OJQ-te internacionale
(Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International) dhe
Kompanitë Shumëkombëshe dhe grupet tjera (p.sh grupet terroriste) janë
mjaftë aktivë dhe të rëndësishme në këtë fushë veprimi. Gjithashtu edhe
Konferencat ndërkombëtare për çështje te caktuara apo organizatat
joformale si G20 janë gjithnjë e me të rëndësishme, si ne vendime ashtu
edhe ne zbatime të politikave të ndryshme.

49
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

12. Politikat Publike

Me zhvillimin e shkencave shoqërore, veçanërisht të shkencës politike, gjatë


gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, u krijuan kushtet për studimin dhe
analizimin, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por edhe të formimit e
zbatimit të politikave sektoriale në veçanti. Politologët e parë kishin një
interesim të madh që të analizonin raportet e shtetit,- si një konglomerat
institucionesh dhe aparat pushteti, me shoqërinë. Në veçanti fokusi
përqëndrohej në gjetjën e formës më të përshtatshme dhe të aplikueshme
të një sistemi politik, të një rendi ekonomik e shoqërorë që do të garantonte
qytetarëve siguri, mirëqenie dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.

Kah fundi i viteve 1950-ta dhe fillim të viteve 1960-ta u rrit interesimi për
studimin e sistemit politik dhe politikave kombëtare, si tërësi veprimesh,
duke e konsideruar shtetin si një rregullator politik, ligjor, ekonomik dhe
shoqëror, sikurse edhe si baraspeshues legjitim ndërmjet interesave private
dhe atyre publike. Libri që shënohet si bazament i studimit të politikave
publike, konsiderohet vepra e shkollarëve amerikan Daniel Lerner dhe
Harold Lasswell “The Policy Science” i botuar për herë të parë në vitin 1951.

Studimi dhe analiza e politikave definohet si "procesi i vendosjës, zgjedhjës


dhe vlerësimit të rëndësisë së njohurive apo mundësive për zgjidhjen e
problemeve të veçanta". Sipas Lasswellit shkenca e politikave, pra studimi i
politikave publike (policy science) karakterizohet se eshte e orientuar ne
zgjidhje te problemeve qe kane te bejne me qeverine dhe qeversijen ne
pergjithesi. Ajo cka e dallon kete fushe studimi nga shkenca politike, ka te
beje se fokusi nuk eshte vetem te analiza e politikave por edhe si te
perpilohen e zbatohen ato me mire. Nje karakteristik tjeter eshte nder- dhe
shumedisiplinariteti i kesaj fushe, duke kombinuar apo\ose adaptuar modele,

50
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

qasje teorike dhe metoda kerkimore nga ekonomia, juridiku, statistika,


shkenca politike dhe disiplina tjera.

Në procesin e analizës së politikbërjës (policy analysis) duhet marrë në


konsideratë sidomos dy lloj aktorësh, në njërën anë përfaqësuesit politik apo
thëne më mirë strukturat qeverisëse që janë vendimmarrës (të nivelit
global, qëndror apo lokal) dhe zyrtarët administrativ, apo siç quhen në
gjuhën burokratike shërbyesit civil, që zakonisht i vejnë në jetë rregulloret,
ligjet dhe vendimet politike të hartuara nga të parët. Duke mos i lene anash
ne asnje menyre edhe aktoret joformale, e qe shfaqen ne trajten e shoqerise
civile.

Studimi i politikave publike lidhet drejtpërdrejt me procesin e vendimmarrjës


politike, në nivel të pushtetit lokal, rajonal dhe nacional, për çështje të
rëndësisë parësore për shoqërinë. Siç janë me këtë rast transporti publik,
infrastruktura rrugore, menaxhimi i sistemit shëndetësor, administrimi i
shkollimit publik në të gjitha nivelet etj. Pra, në këtë kuptim, politika
përbëhet nga “rezultatet” e procesit politik (Heywood, 2008:381). Në fakt,
duke qenë i dominuar nga qasjet ekonomike të menaxhimit të institucioneve
dhe sektorëve publik, në studimin e politikave publike dominon mendimi se
kjo merret me atë se; çka bënë qeveria në lidhje me politika dhe si e bënë
këtë. Studimet e politikave publike përqëndrohen më pak në shtjellimin e
aspekteve institucionale dhe më shumë në atë; çka ne bëjmë kolektivisht në
dhe përmes këtyre formave institucionale.

Fokusi i interesimit bie mbi sektorët politik (buxheti, ambienti, siguria etj.)
dhe veprimet që ndërmarrin qeveritë dhe administratat, për çfarë arsye, me
çfarë qëllime dhe çka konkretisht arrihet përmes këtyre vendimeve politike.

Politika publike, ne kuptimin e pergjithshem, shihen si vendime formale e


legale te instancave qeveritare. Politikat e tilla jane te lidhura mes synimeve,
veprimeve dhe rezultatateve (Heywood, 2008: 382). Politika publike merret

51
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

pra, me përcjelljen e vendimeve që nga krijimi i ideve deri te vlerësimi,


korrigjimi apo edhe zbatimi i tyre. Kjo do të thotë, se nga një varg opsionesh
për marrjen e vendimit, zgjidhet njëra prej tyre, për arsye të ndryshme
(p.sh. kosto e ulët, zbatueshmëri e lehtë apo vullnet i shtuar politik), për të
cilën gjë sjellët vendimi i prerë, dhe për të cilin pastaj miratohet një plan i
veçantë veprimi.

Në esencë, analiza e politikave provon të eksploroj sistemin politik të vendit


gjegjës në tërësi, apo në raste jo të rralla edhe të bëjë analiza krahasimtare
qoftë mes politikave të ndryshme vendore apo ndërmjet shteteve të
ndryshme. Sipas disa autoreve politikat publike pervec aspektit
qeveritar,kane te bejne ne kuptimin e gjere edhe me shoqerine ne teresi, ku
qellimi i analizes se politikave ke te beje edhe rregullimin e veprimeve
shoqerore, zgjidhjen e konflikteve per resurset, mbrojtjen e te drejtave dhe
promovimin e intersit publik etj. Objektivi i analizave eshte gjetja e intencës
çka qeveria synon të bëje e çka në fakt bën.

Analiza e politikave publike përbën studimin e asaj, se si politikat qeveritare


bëhen dhe zbatohen, si dhe sa mund të ngrisim njohuritë tona rreth këtyre
politikave me qëllim të përmirësimit të formulimit dhe zbatimit të tyre. Kjo
qasje dallon prej analizave politologjike, sepse shkenca politike si një
disiplinë akademike nuk ka qëllim parësor aftësimin e studenteve për
zgjidhjen e problemeve konkrete por më shumë kuptimin dhe eksplorimin e
tyre. Me fjalë të tjera, ekziston një diskrepancë ndërmjet njohurive
“shkencore” dhe njohurive “profesionale” qëllimi i së cilës është që të
aplikohen njohuritë për të zgjidhur problemet praktike në shërbim të
shoqërisë.

Temë boshte dhe pyetja kryesore që duhet shtruar gjatë analizimit të


politikave publike është, se si çështjet që preokupojnë shoqërinë, në fakt
bëhen politika publike. Duke identifikuar modele, qasje dhe mënyrë të
formulimit, krijimit dhe implementimit të politikave në arrijmë të njohim

52
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

mangësitë apo përparësitë e veprimeve nga e kaluara, me qëllim që


mësimet e nxjerra të shfrytëzohen për bërjen e politikave të ardhshme sa
më mirë që është e mundur

53
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

13. Permbledhje

Me këtë doracak, qe eshte nje permbledhje e pergjithshme mbi shkencat


politike do mundohem që sado pak të orojme nje pasqyre te kesaj disiopline
te rendesishme sikurse edhe te zbus mungesën e literaturës në gjuhën
shqipe nga kjo fushë studimi. Qellimi kryesor eshte studentëve dhe
studiuesve t´i ofrojë një tekst studimi per shkenca politike.

Ketu jane pershire aspekte te shumta dhe elemente perberese ne studimin e


shkencave politike duke pershshire historikun e zhvillimit te shkencave
politike, metodat e studimit tё politikёs,sistemet qeverisёse dhe regjimet
politike,format ideologjike, modelet e demokracisё, kulturen politike pastaj
teoritё mbi shtetin dhe kombin, Politikat Botёrore si dhe ceshtje qe
nderlidhen me shkenca politike

Duke qenë i vetëdijshëm që ka vend të mjaftuëshëm për përmirësime dhe


plotësime, ky liber është konceptuar si doracak universitar sesa studim i
thelluar shkencor. Prandaj, edhe duhet të kuptohet si kontribut modest të
shkencave politike por njëkohësisht mjaft të neglizhuar në treva shqipfolëse.
Kështu, duke pasur parasysh këtë fakt, ftohen lexuesit që të konsultojnë
literaturën shtesë dhe mjaft të pasur në gjuhë të tjera, në rend të parë atë
në gjuhën angleze, në mënyrë që të avancohen profesionalisht dhe të ngrisin
njohuritë e tyre rreth kësaj fushe studimi.

Studentet permes ketij doracaku do te jete ne gjendje të njihen me rrjedhat


historike të ideve dhe qasjeve politike në kohë dhe hapësira të ndryshme, te
përcaktojnë me mire nocionet dhe konceptet themelore te shkencave
politike dhe te kuptojnë me qartë krahasimet mes teorive, modeleve,
sistemeve, ideologjive dhe koncepteve të ndryshme politike.

Kjo vepër iu është dedikuar studentëve të cilët më hulumtimet e tyre të


dobishme për politikat publike në Kosovë më kanë motivuar që t’i përvishem
një pune aspak të lehtë

54
Hyrje në Shkenca Politike Prof.dr.Bekim Baliqi

14. Libra te rekomanduara

Robert Nisbet Konservatorizmi- ëndrra dhe realiteti

Johan G. Stoessinger Përse Kombet shkojnë në luftë

Michael J. Sandel Liberalizmi dhe kufijtë e drejtësisë

Andrew Heywood Politika

Glenn P. Hastedt Poltika e jashme Amerikane

Kalevi J. Holsti Shteti, lufta dhe gjendja e luftes

John Gray Liberalizmi

Robert Gilpin Ekonomija Politike Globale

Karen A. Mingst Bazat e Mardhënjeve Ndërkobëtare

Amartya Sen Zhvillimi si Liri

Francis Fukuyama Ndërtimi I Shtetit

Geraint Parry Elita Poltike

Thomas Freidman Bota në kohen e Terrorizmit

Milton Friendman Kapitalizmi dhe Liria

Kombet dhe Nacionalizmi në erën


Anthony D. Smith Globale

Thomas Hobbes Leviatani

55

You might also like