You are on page 1of 7

VITAMINAT

- Vitaminat jane grup heterogjen i substancave organike me natyre te


ndryshme kimike.
- Vitaminat kryesisht sintetizohen ne bime, te cilat organizmi i merr
permes ushqimit. Ato hyjne ne perberjen e indeve shtazore dhe te
njeriut ne sasira shume te vogla.
- Mungesa e vitaminave ne organizmin e njeriut shkakton regullime
te thella ne procesin e metabolizmit te substancave te ndryshme ne
organizem, regullime keto te cilat manifestohen me semundje te
ndryshme, e shpesh perfundojne dhe me vdekje. Keto semundje
njihen me emrin e perbashket si avitaminoza. Avitaminoza sipas
simptomeve dallohet njera prej tjetres, varesisht nga vitamina e cila
mungon ne ushqim.
- Sipas tretshmerise ne uje dhe tretes organic te gjitha vitaminat
ndahen ne dy nengrupe te medha:
a Vitaminat hidrosolubile (kompleksi i vitaminave B dhe
vitamina C) dhe
b Vitaminat liposolubile (A, D, E, K, F).

- Ne rast te konsumit te tepert te vitaminave (hipervitaminoza) vjen


deri te shfaqja e simptomeve toksike, te cilat regullime mund ta
demtojne qelizen, demtime keto te cilat munden me qene
permanente.
VITAMINAT LIPOSOLUBILE
VITAMINA A (Retinoli)
- Termi vitamina A i referohet familjes se retinoideve te tretshme ne
yndyrera (retinal, retinol, acidi retinoik).

- Burim i vitamins A jane komponimet te njohura si karotenoide (


karotenet), provitamina keto te vitamines A, prej te cilave fitohen me
ndarje (oksidim) fillimisht dy molekula te retinalit (aldehid), e i cili
pastaj me reduktim kalon ne retinol (forma alkoolike vitamina A).
- Roli i vitamines A eshte mjaft i madh: retinal ndihmon procesin e
shiqimit, acidi retinoik eshte esencial per rritjen dhe zhvillimin
normal te qelizave, perfshire edhe palcen.Retinoli (forma alkoolike)
ndihmon ne shumezimin dhe mbajtjen ne nivel te duhur te sistemit
imunitar.
- Vitamina A eshte pjese perberese e dy proteinave (fotoreceptoreve) :
rodopsines dhe jodopsines.

VITAMINA D (Kalciferoli)
- Vitamina D eshte vitamine e cila mirret me ushqim si provitamine D
dhe luan rol jashtezakonisht te madh ne zhvillimin normal te
organizmit te njeriut.
- Vitamina D kryesisht gjindet ne dy forma: a) kolekalciferoli
(vitamina D3) i cili haset kryesisht ne ushqimin shtazor dhe i cili pas
futjes ne organizem ka tendence akumulimi ne indin subkutan, ku me
ane te rrezeve te diellit (UV) kalon prej provitamines D3 ne vitamine
aktive D3 dhe b) ergokalciferoli (vitamina D2) e cila kryesisht
gjindet tek organizmat bimore.
- Niveli i Ca ne gjak ndikon ne metabolizmin e vitamines D. Kur
niveli i Ca bie ne gjak atehere hormoni paratiroid (PTH) sekretohet
prej gjendrres paratiroide dhe shkon ne veshke me qellim rritjen e
absorbimit te Ca ne organizem.
- Prej roleve te shumta qe mendohet se ka vitamina D (diferencimi
qelizor, stimulimi i sistemit imun, sekretimi i insulines, rregullimi i
shtypjes se gjakut, etj) me me rendesi eshte roli i saj ne

metabolizmin (rregullimin) e dy mineraleve te rendesishme per


eshtra, Ca dhe P.
- Mungesa e vitamines D shkakton semundjen e njohur si rakitizem
(rachitis).

VITAMINA E ( Tokoferoli)
- Roli i vitamines E mendohet te jete i shumefishte (antikoagulant,
kardiovaskular, etj), mirepo kjo vitamine kryesisht njihet si vitamine
antioksidante (mbrojtese e qelizes-mebmranes qelizore) dhe vitamine
antisterilitet.
- Mungesa e kesaj vitamine shkakton regullime tek gjinia
mashkullore (spermatogjeneze jonormale) ndersa tek gjinia femerore
deficienca e kesaj vitamine gjate gravidances shkakton abort te
fetusit.

VITAMINA K (Kuinonet)
- Ne natyre vitamina K haset ne dy forma: tek bimet haset filokuinoni
(vitamina K1) kurse ne kolone mikroflora bakteriale prodhon llojin e
dyte te vitamines K te njohur si menakuinon (vitamina K2).Ekziston
edhe forma sintetike e vitamines K e quajtur menadion (vitamina
K3).
- Roli kryesor i vitamines K eshte ne mbajtjen normal te procesit te
koagulimit te gjakut tek organizmi i njeriut.Konkretisht vitamina K
merr pjese ne procesin e transformimit te preprotrombines ne
protrombine, proces ky i cili i paraprin formimit te fibrines dhe si
pasoje mpiksjen (koagulimin) e gjakut.

VITAMINA F (Acidet yndyrore te pangopura esenciale)

- Vitaminat F perfshijne acidet yndyrore te pangopura esenciale te cilat


duhet te mirren permes ushqimit sepse organizmi i njeriut nuk eshte
ne gjendje qe ato ti sintetizoje. Per njeriun mendohet se vetem dy
lloje te acideve yndyrore esenciale te pangopura (vitaminat F) jane te
nevojshme: acidi linolenik (acidet yndyrore - omega 3) dhe acidi
linoleik (acidet yndyrore omega 6).
- Vitaminat F kane role te ndryshme ne organizem te njeriut:
ndihmojne rritjen dhe sherimin e flokeve, dhe lekures (te njomur dhe
elastic), mendohet se ul nivelin e kolesterolit ne gjak dhe si e tille
parandalon semundjet kardiovaskulare, etj.

VITAMINAT LIPOSOLUBILE
VITAMINA B1 (Tiamina Aneurina)
- Tiamina eshte vitamine e cila hyn ne grupin e vitaminave te B
kompleksit. Eshte vitamine teper e rendesishme per metabolizmin
normal te komponimeve organike, konkretisht merr pjese ne
formimin e koenzimes (TPP) se enzimit dekarboksilaze , enzim ky i
cili merr pjese ne metabolzmin e ketoacideve e konkretisht acidit
piruvik dhe acidit ketoglutarik. Poashtu merr pjese ne funskionet e
aparatit tretes. Mungesa e kesaj lloj vitamine shkakton semundjen e
njohur si Beri-Beri e cila manifestohet ne tri forma: forma nervore,
kardiovaskulare dhe gastrointestinal.

VITAMINA B2 (Riboflavina)
- Eshte vitamine shume e rendesishme per organizmin e njeriut.
Forma e fosforiluar e riboflavines (riboflavin 5-fosfat) eshte pjese

perberese e flavin dehidrogjenazave (FAD dhe FMN).Mungesa e


vitamins B2 shkakton rregullime ne procesin e sintezes se ketyre
enzimeve e si pasojerregullime te emdha edhe ne procesin e
frymemarrjes indore.Ne procesin e shiqimit vitamina A ne mungese
te vitamins B2 nuk eshte ne gjendje te kryej rolin e saj.
VITAMINA B6 (PIRIDOKSINA)
- Kete grup te vitaminave e perbejne kryesisht tri komponime te cilat
jane derivate te pirimidines: piridoksili, piridoksali dhe
piridoksamina.Funksioni kryesor i vitamins B6 eshte pjesemarrja si
koenzime ne metabolizmin e aminoacideve dhe ketoacideve,
posaerisht ne reaksionet e dezaminimit, transaminimit dhe
dekarboksilimit.Mendohet se kjo vitamine ndikon edhe ne procesin e
resorbimit intraqelizor te aminoacideve, biosintezen e hemit,
metabolizmin e kolesterolit, etj.

VITAMINA PP (Acidi nikotinik, Nikotinamida)


- Vitamina PP (pellagra preventive factor)qe ndryshe njihet edhe si
vitamina anti-pellagrike sipas struktures kimike eshte acidi nikotinik
dhe amidi i ketij acidi, nikotinamida. Roli kryesor i vitamines PP
qendron ne faktin se kjo lloj vitamine merr pjese ne formimin e
koenzimave te dehidrogjenazave NAD ( nikotinamid- adenine
dinukleotidi) dhe NADP (nikotinamid adenine- dinukleotid
fosfati).
- Mungesa e kesaj vitamine shkakton semundjen e pellagres
( dermatitis, diarea, demenca, etj)
ACIDI PANTOTENIK
- Merr pjese ne ndertimin e koenzimes A (KoA), dhe si i tille merr
pjese ne proceset e zberthimit oksidues te acideve yndyrore (

oksidimi i Knop-it), formimin e fosfolipiddve,funskionimin e


suprarenaleve, etj.
VITAMINA B9 (Acidi folik)
- Molekula e acidit folik (vitamins B9) eshte e ndertuar prej acidit
glutaminik dhe acidit paraaminobenzoik, e te cilat jane te lidhura me
berthamen e pterines.Ne organizem, acidi folik mund nen ndikimin e
reduktazave specifike mund te reduktohet deri ne acid dihidrofolik
(FH2) dhe tetrahidrofolik (TH4), qe sherbejne si koenzima te disa
transaminazave.
- Vitamina B6 merr pjese ne fuqizimin e formimit te acideve nukleike
(ADN dhe ARN), pra shpejton si e tille procesin e ndarjes qelizore,
stimulon veprimtarine e sistemit hemopoetik, gjegjesisht rritjen e
numrit te qelizave te gjakut (eritrociteve, leukociteve, trombociteve,
hemoglobines).
VITAMINA B12 (Ciankobalamina)
- Ka peshe molekulare te madhe. Ndryshe keto substance njihen edhe
me emrin korinoide, sepse baze e strutures se tyre kimike eshte
korina, e cila sikurse te hemi eshte e perbere prej kater unazave te
pirolit te bashkuara midis tyre me atomin e metalik te
kobaltit.Vitamina B12 eshte faktor i jashtem antianemik, perkatesisht
faktori i Kastlit.Ajo mund te pervetesohet nga organizmi vetem nese
ne lengun gastrik do te jete i pranishem faktori intrinsik.
- Roli kryesor i vitamins B12 eshte padyshim roli ne procesin e
hemopoezes e sidomos ne procesin e eritropoezes (formimit te
eritrociteve) se bashku me vitaminen B9 (acidin folik).
VITAMINA C (Acidi askorbik)

- Eshte komponim i pangopur hidrosolubil, i cili quhet dhe acidi


askorbik ose edhe vitamina antiskorbutike. Roli dhe funksioni i
vitamines C ende nuk dihet saktesisht. Mirepo dihet se kjo vitamine
ndodhet ne te gjitha indet e organizmit dhe kjo tregon per rolin e saj
te madh biologjik ne organizem.Mendohet se ka rol ne metabolizmin
e Fe, rol kunder infeksioneve te ndryshme ne organizem, forcon
sistemin imunitar, etj. Mungesa e vitamines C shkakton semundjen e
quajtur skorbut. Kjo semundje karakterizohet me inflamacion te
mishit te dhembeve, hemoragji nga gjingjiviti, plogeshti, etj.

You might also like