You are on page 1of 3

Disa thonë se paraja rrotullon botën, ndërsa disa të tjerë e

konsiderojnë burimi i çdo të keqeje. Por çfarë është ekzaktësisht


paraja? Përse kemi nevojë për të? Nga erdhi? Ekonomistët tregojnë
historinë e një ndër elementëve kryesorë të jetës së njeriut.

1.
2. Përmbatja 1. Hyrja 2. Oferta E Parasë 3. Format E Parasë • Paraja Primitive • Paraja
Metalike • Paraja Letër • Paraja Depozitare • Paraja Kuazi 4. Funksioni I Parasë 5.
Përfundimi 6. Referancat
2. 3. Hyrja • Paraja është kategori shoqëror ekonomike, e cila gjatë evolucionit të gjatë të
zhvillimit të saj, drejtpërdrejt ishte në lidhje të ngushtë me zhvillimin e fuqive prodhuese
shoqërore, prodhimin e mallit dhe për ndarjen e punës. • Në një anë është fenomeni kulturor,
sepse paraqiten në shoqërinë njerëzore, si bashkësi njerëzore, të organizuar, kurse nga ana
tjetër paraja është kategori ekonomike e cila paraqitet dhe zhvillohet në atë shkallë të
zhvillimit të shoqërisë njerëzore kur është bërë deri diku ndarja e punës dhe kur janë krijuar
tepricat e mallit.
3. 4. Oferta e parasë • Oferta e parasë është sasia e tërësishme e parasë në një ekonomi.
Banka qendrore grumbullon të dhënat për të treguar ofertën e parasë në një vend. • Raportet
për ndryshimet në ofertën e parasë prezantohen shpesh edhe në media. Arsyeja për këtë
qëndron në atë se ndryshimet e tilla janë të shoqëruar me ndryshimet aktuale dhe të ardhme
në variablat ekonomike, duke përfshirë këtu edhe prodhimin e mallrave dhe shërbimeve në
ekonomi. • Këto ndryshime ndikojnë në jetën tonë të përditshme, ndikojnë në çmimet e
mallrave dhe shërbimeve që ne i paguajmë, si dhe determinojnë normat e kamatës, të cilat
ne i marrim nga kursimet tona apo paguajmë për mjetet e huazuara.
4. 5. Format e parasë • Kur flasim për format e parasë, përmendim disa lloje të parave: 1.
Paraja primitive( si mall) 2. Paraja metalike (Dekretuar) 3. Paraja letër (Dekretuar) 4. Paraja
depozitare 5. Paraja kuazi
5. 6. Paraja primitive • Paratë kanë lindur spontanisht në kohët e ndryshme të popujt e
ndryshëm, prandaj edhe format e saja ishin të kushtëzuara me kushte natyrore, ekonomike,
kulturore të popujve të ndryshëm. • Në fillim në rolin e mjetit të këmbimit është përduror
ndonjë mall i cili është bërë ekuivalent i përgjithshëm i të gjithë mallrave të tjera. Kështu që
popujt që janë marrë me blegtori si para kanë shërbyer kafshët,të popujt nomadë lëkura, të
popujt ndërluftës armët etj. • Këto sende kanë kryer funksionin e parave pasi që kishin
cilësinë e dobishmërisë apo vlerën e përdorimit, edhe pse i kanë pasur të metat e tyre si
para primitive, me ç‘rast paralajmrohet ekonomia monetare.
6. 7. Paraja metalike • Më zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë si dhe me rritjen e këmbimit të
mallrave në vend të parave primitive në formë të mallrave përdoren metalet e ndryshme si
paraja. • Paraja metalike në formën e saj me primitive është paraqitur gati gjashtë mileniume
para epokës sonë. Për shkak të cilësisë natyrore të metaleve ndaj mallrave të tjera të cilat
kanë kryer funksionin e parasë, paratë metalike shumë herë i kanë shtyrë të gjitha mallrat
tjera nga qarkullimi si ekuivalente të përgjithshëm në këmbim.
7. 8. • Metalet përveç që kishin vlerën vetjake, e kishin edhe atë përparësi se për një kohë të
gjatë kanë mundur të ruhen, të maten etj. Në fillim për këtë qëllim janë përdorur bakri, hekuri,
bronzi, argjendi, ari, alumini etj. • Mirëpo, gradualisht, me civilizimin e bashkësisë njerëzore,
metalet jofisnike kanë rënë prej përdorimit meqë ari dhe argjendi,si metale fisnike, për shkak
të cilësive të tyre (cilësisë kimike, fizike),kanë ngelur kryesisht të vetmet mallra-para. Ndërsa
ato fisnike kanë qenë me të qëndrueshëm, për shkak të vlerës së saj si copëtimit transferimit
etj.
8. 9. Paraja letër • Paraja letër është bërë mjet ligjor i pagimit me karakter definitiv, kështu që
shteti e ka shpallur kursin e detyrueshëm që do të thotë se si shteti, ashtu edhe kreditorët
tjerë janë të obligueshëm që të marrin këto para si mjet pagimi për pagesën e të gjitha
obligimeve (borxheve) edhe pse nuk mund të shëndrrohet në ari. • Paraja letër është
bankënota e cila e ka kursin e detyrueshëm( sepse nuk mund të shëndrrohet në monedhë
ari) si mjet ligjor i pagimit për çdokënd si para definitive. • Me paraqitjen e parave letër
shtetërore mbaron evolucioni i formave të parave metalike, kalohet në sistemin e parave
letër.
9. 10. Paraja depozitare • Nga funksioni i parasë si mjet pagimi rezulton paraja depozitare
(paraja bankare, kredie etj) meqë ato janë para kredie, sepse krijohen kryesisht me lejimin e
kredive në llogaritë e shfrytëzuesit të kredisë. • Rritja e numrit të instrumenteve të tjera
financiare dhe zhvillimin e tregut financiar ka bërë që të kufizohet përdorimi i parave letër në
procesin e ndërmjetësimit të këmbimit. • Ekspansioni i rritjes së madhe të tregtisë ka
shkaktuar që kartëmonedhat të bëhen mjet i papërshtatshëm për pagesat (transaksione) të
mëdha, gradualisht përjashtohet prej qarkullimit.
10. 11. • Sot në vendet e zhvilluar me sistem financiar të zhvilluar (sistemi bankar, tregu
financiar, institucionet financiare) ka bërë që kartëmonedhat të përdoren shumë pak në
procesin e këmbimit. Në këto vende numri më i madhë i pagesave financiare kryhen pa
prezencën e kartëmonedhave. • Zhvillimi i hovshëm i sistemit financiar bankar dhe
institucioneve depozitare ka bërë që të rritet numri i instrumenteve të reja të pagesave që në
realitet paraqesin përfaqësuesin e kartëmonedhave.
11. 12. Paraja kuazi • Paraja kuazi është termi i kohës së re, që paraqet mjetet monetare të cilat
nuk e kryejnë funksionin e mjetit të qarkullimit. Mirëpo, në çdo kohë mund të shëndrrohen në
mjet qarkullimit. • Këto janë mjete likuide të cilat nuk përfshihen në masën monetare. • Pra,
“Paraja kauzi” është termi për paratë të cilat gjenden në formë të depozitave të kursimit,
depozitave të gatshme paafat dhe depozitave të afatizuara deri në një vit. Këto do të thotë
depozitat mund të shëndrrohen në para të gatshme.
12. 13. Funksionet e parasë • Rolin specifike paraja, në raport “mall- para” i kryen nëpërmes
funksioneve të saja, të cilat me detajisht i ka shtjelluar Marksi me analizën e funksioneve të
parave. Në atë analizë ka shtjelluar këto funksione si:  Si para botërore;  Si mjet pagimi; 
Si mjet këmbimi;  Si matës i vlerës dhe  Si ruajtës i vlerës.
13. 14. a) Funksioni i parasë si paraja botërore: Rezulton nga fakti se me ndarjen
ndërkombëtare të punës ishte gjithnjë më e nevojshme të bëhet këmbimi në mes të vendeve
të ndryshme. Sipas botëkuptimeve të klasikëve këtë funksion ka mundur ta kryejë ari si
paraja botërore. Ari me vlerën dhe vlerën e përdorimit të vet është bërë mall universal për të
gjitha pa kurrfarë kufizimesh. Me përmbysjen e standardit klasik të arit, sistemi nacional
valutor është bërë vetëm mjet ligjor i pagimit, është ndarë uniteti në mes të parave botërore
dhe të parave të vendit. Kështu pra paratë e vendit më nuk kanë qenë mundur të jenë
njëkohësisht edhe para botërore si është cilësuar ne funksionin e vet klasik. Sot pagesat
ndërkombëtare kryhen me ndërmjetësimin e bankave të autorizuara, në bazë të kurseve
valutore.
14. 15. b) Funksioni i parasë si mjet pagimi: Rrjedh nga fakti se koha e blerjes me kohën e
pagimit nuk do të thotë të përputhen. Përveç blerjes ekzistojnë edhe obligime të tjera,
pagesa e të cilave mund të shtyhet. Me zhvillimin e forcave prodhuese, me ndarjen e punës
dhe me zhvillimin e marrëdhënieve kreditore dhe financiare, gjithnjë e më tepër roli i këtij
funksioni është bërë më i dobishëm.
15. 16. c) Funksioni i parasë si mjet këmbimi: Përfaqëson një ndër funksionet më të
rëndësishme të parasë sepse nëpërmjet tij realizohen transaksione e këmbimit në treg duke
bërë këmbimin shumë eficient. Këmbimi kryhej mall me mall, sikurse ka ndodhur shumë e
shumë vite më parë, kjo kosto do të ishte tepër e lartë sepse njerëzve të ndryshëm do t‘iu
duhej të gjenin pikërisht individët, të cilët prodhojnë mallin që ata individë prodhojnë. Për
realizimin e këtij funksioni paraja duhet të plotësojë disa karakteristika: Lehtësia e këmbimit;
Uniformitet i paraqitjes; Lehtësia në transportim; Qëndrueshmëria; Siguria nga fallsifikimi.
16. 17. • Lehtësia në këmbim: Që shprehet në pranimin gjerësisht të saj si mjet këmbimi dhenë
ndashmërinë e saj në njësi monetare të ndryshme ( p.sh 1,2,5,10,20,50…, euro). Në qoftë
se paraja nuk pranohet gjerësisht nga njerëzit ajo nuk mund ta kryejë funksionin e mjetit të
këmbimit dhe del nga qarkullimi, siç ka ndodhur më parë me kartmonedhën dy dollarëshe. •
Uniformiteti i paraqitjes: Që paraja të bëhet e pranueshme dhe lehtësisht e përdorshme
duhet që madhësia dhe forma e saj të uniformë.
17. 18. • Lehtësia në transportim: Përfaqëson një karakteristikë tjetër të parasë, e cila është e
domosdoshme për ulur koston e transportit, e cila rritet shumë me rritjen e vëllimit të
transaksioneve. Është kjo arsyeja që gjatë zhvillimit historik, me zgjerimin e tregut, është
kaluar nga përdorimi si para i mallrave të rënda në peshë si gjë e gjallë, “sexhade” etj, në
metalet e çmuara që janë më të lehta dhe pastaj në kartmonedhat që janë akoma më të
lehta. • Siguria nga fallsifikimi: Historia njeh shembuj të shumtë dhe shpesh spektakolarë të
fallsifikimit të parasë. Është kjo arsyeja që emetuesi i saj kërkon vazhdimisht ta bëjë atë sa
më të pafallsifikueshme, megjithëse është vështirë që kjo të arrihet plotësisht.
18. 19. d) Funksioni i parasë si matës i vlerës: Përfaqëson një funksion tjetër të rëndësishëm të
parasë i cili shërben së pari për të matshëm me një njësi të njëjt mallra që nuk janë të
bashkëmatshëm në njësi fizike. Po që se do të kishim një ekonomi të këmbimit mall me mall,
mallrat do të masnin vlerën e tyre në sasitë e mallit më të cilin këmbehen. Përdorimi i parasë
e thjeshton mjaft problemin sepse secili mall e shpreh çmimin e tij në para, duke pakësuar
numrin e çmimeve në aq sa janë edhe mallrat dhe duke reduktuar në këtë mënyrë edhe
koston e transaksioneve. Duke theksuar që paraja e mat vlerën e mallit jo sipas
dobishmërisë që sjell secili mall që konsumohet, por sipas vlerës së tregut që përcaktohet
nga kërkesa dhe oferta në treg.
19. 20. e) Funksioni i parasë si ruajtës i vlerës (rezervë e vlerës) : Paraja shërben dhe si mjet
për të transferuar fuqinë blerëse në periudha të ardhshme kohore. Në këtë kuadër paraja
shfaqet si nga format e ruajtes së pasurisë, si aktive financiare. Funksioni si ruajtjës i vlerës
e kryejnë edhe aktivet e tjera financiare, ato kanë përparësinë se sjellin interes më të lartë se
paraja. Por paraja ka një përparësi tjetër të madhe që e bën atë të pranueshme, krahas
aktiveve të tjera si ruajtës i vlerës, ajo është plotësisht likuide. Paraja është mjet këmbimi,
pra është plotësisht likuide, ndërsa aktivet kërkojnë kohë dhe shpenzime për t’u kthyer në
para, të cilat lidhen me procesin e shitjes së tyre në tregun e aktiveve.
20. 21. Përfundimi • Për të shikuar nga aspektet shoqëror paraja ka kuptime të ndryshme,
marrim disa shembujt si në figura: a) Për nga kuptimi i konsumit mund të themi se me para
mund të marrim produktet që kemi nevojë dhe që kemi dobishmëri nga ato produkte.
21. 22. b) Për nga funksionet tjera mund të themi se me para mund të ndihmojmë exportin dhe
importin të një vendi përkatës, duke ndërtuar rrugët ndërkombëtare që bashkojnë dy shtete.
22. 23. c) Një funksion më i rëndësishëm mund të themi se janë kurset e valutore, sepse kur
flasim për kurset e valutore themi se ato rregullojnë dhe menaxhojnë ekonominë e një vendi.
Në këtë pjesë mund të themi se edhe kurset e këmbimit kanë rëndësinë e saj, sepse ato
bëjnë këmbimin e një valute në një valutë tjetër.
23. 24. Referancat • Libri: “Financat”Libri: “Financat” Autori: Prof.Dr.Sabahudin KomoniAutori:
Prof.Dr.Sabahudin Komoni Viti i botimit: 2008Viti i botimit: 2008 • Libri: “Paraja, bankat dhe
tregjet financiare”Libri: “Paraja, bankat dhe tregjet financiare” Autori: Prof.Dr.Sulo
HaderiAutori: Prof.Dr.Sulo Haderi • Libri: “Financat e korporatave”Libri: “Financat e
korporatave” Autor: Prof.Dr.Gazmend LuboteniAutor: Prof.Dr.Gazmend Luboteni Viti i
botimit: 2007Viti i botimit: 2007 • http://www.scribd.com/doc/35347277/FUNKSIONET-E-
PARASE

You might also like