You are on page 1of 23

II.

PARAJA
 Zanafilla e parasë

 Format e Parasë

• paratë primitive,
• paratë metalike dhe prerja e tyre
• bankënota,paraja letër
• paraja depozitare - bankare
• kuazi paraja

 Funkcionet e parasë
1.Zanafilla e parasë
Paraja është kategori shoqërore ekonomike, e cila
gjatë evolucionit të gjatë të zhvillimit të sajë,
drejtpërsëdrejti ishte në lidhje të ngushtë me
zhvillimin e forcave prodhuese shoqërore,
prodhimin e mallit dhe të ndarjes së punës.
Paraja është fenomen kulturorë, sepse
paraqitet në bashkësinë njerëzore kur ajo bëhet
e organizuar.
Nga ana tjetër ajo është edhe kategori ekonomike,
paraqitet dhe zhvillohet në atë shkallë të zhvillimit
të shoqërisë, kur bëhet deri diku ndarja e punës
dhe kur janë krijuar teprica të mallit.
Derisa jeta ekonomike është zhvilluar në
ekonomitë shtëpiake dhe është prodhuar për
nevoja shtëpiake, nuk ka ekzistuar paraja.
Paraja paraqitet me ndarjen shoqërore të punës.
Nevojën e domosdoshme të paraqitjes së parasë
e ka shkaktuar zhvillimi i prodhimit të mallit dhe i
këmbimit.
Ky proces ishte shumë i gjatë dhe dhe është
zhvilluar nëpër forma të ndryshme të vlerës.
2. Format e parasë
- Paratë primitive
Paratë kanë lindur spontanisht në kohët e
ndryshme dhe te popujt e ndryshëm, prandaj
edhe format e saja ishin të kushtëzuara me
kushtet natyrore, ekonomike , kulturore të
popujve të ndryshëm.
Në fillim është përdorur ndonjë mall, i cili është bërë
ekuivalent i përgjithshëm i të gjitha mallrave tjera me
të cilat do bëhej këmbimi.
Tek popujt që janë marrë me blegtori, si para
kanë shërbyer kafshët. Tek popujt nomad
(bredhës) nga një vend në tjetrin kanë qenë
lëkurat, tek popujt që kan luftuar, para kan qenë
armët etj.
- Paratë metalike
Me zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë si dhe me
rritjen e këmbimit të mallrave, në vend të parave
primitive në formë të mallrave përdoren metalet e
ndryshme si para.
Paraja metalike në formën e saj më primitive është shfaqur
gati gjashtë mileniume para epokës sonë.
Për shkak të cilësive të tyre, metalet shumë heret i kanë
shtyrë mallrat e tjera nga qarkullimi si ekuivalente të
përgjithëshme në këmbim.
Metalet përveq vlerës së vet që kanë kishin edhe
atë përparësi se për një kohë të gjatë mund të
ruheshin.
Në fillim janë përdorur metale të ndryshme të cilat
nuk kishin vlera fisnike dhe nuk e ruanin formën e
tyre gjthnjë të mirë.

Me civilizimin e bashkësisë njerëzore, metalet


jofisnike kanë rënë nga përdorimi dhe kështu bakri,
hekuri, bronzi etj. zëvendësohen me metale fisnike
me arin dhe argjendin.
Këto metale ishin të përshtatshme për ruajtje,
ndarje, mund të përpunoheshin (tëholloheshin dhe
petëzoheshin) andaj edhe kishin dhe kanë edhe sot
vlerë shumë të rëndësishme.
- Paratë metalike dhe prerja e tyre në
monedha.
Në fillim paratë metalike kishin formën e
copave prej metali të zakonshme, e cila
përbëhej prej një sasie metali të caktuar.

Ato kanë funkcionuar si një copë metali, e cila


duhej të peshohej në çdo rast konkret, gjë e cila
ishte mënyrë e vetme për caktimin e vlerës.
Kjo mënyrë ndryshe quhej sistem ,, pensatorë,,
i pagesës. Pas problemeve të manifestuara me
këtë formë, fillohet shënimi i vlerës me vulë.
Vulosja e metaleve paraqet fillimin e prerjes së
monedhave nga metali, ku është caktuar pesha dhe
cilësia e metalit.
Kështu pra shteti gjithnjë ka nevojë të shtuar për
prerjen e monedhave, duke ua caktuar emrin,
vlerën formën ,kualitetin,etj dhe me këtë ndërpritet
forma e pagimit ,,pensator”.
Në fillim prerja është bërë prej metaleve të
ndryshme, por pastaj ajo shprehi ndërrohet dhe
monedhat, prehen vetëm nga metalet fisnike dhe
me vlerë.
Me funkcionimin e shtetit, janë rregulluar edhe
me dispozita ligjore kushtet për prerjen e
monedhave dhe qarkullimin e parave si çë janë:
Vlefshmëria ose (Valuta) njësia monetare,
përqindja e prerjes,legura, kualiteti
pesha,tolerimi dhe pesha e qarkullimit.
Kjo rregull ekziston edhe sot ndonëse është shumë
më e kordinuar dhe më e kontrolluar, dhe nuk
guxon të ketë shmangie nga kriteret e përcaktuara
me ligj.
- Bankënota
Gjatë zhvillimit monetarë,bankënota apo paraja në
letër, është forma e cila gradualisht e zëvendëson
atë metalike, dhe rezulton nga njohuritë se vlera e
parave në qarkullim nuk është e detyrueshme të i
përgjigjet vlerës së vet nominale apo substanciale,
që do të thotë se mund të lëvizë më pak ose më
shumë dhe të devijoj nga ai përcaktim.
Në këtë mënyrë paraja në letër bëhet surrogat i
parave metalike, dhe se nevoja për këto para del
nga kërkesa e qarkullimit të madh e më të zhvilluar.
Paratë e letrës kanë lindur për arsye teknike, të cilat
nuk kanë vlerë materiale ose të brendshme, përveq
vlerës tepër të vogël si letër dhe të shpenzimeve të
shtypjes së tyre.
Por ato për shkakun se kanë mundësinë të
bazohen në një shumë të caktuar të arit dhe ta
prezantojnë atë, ato kanë vlerën e plotë të
parave metalike.
Origjina e parave në letër ishte shumë e vonshme
dhe në fillim si surrogat i parë i parasë metalike
paraqiten certifikatat.
Ato në fillim ishin certifikata të argjendarëve, e cila
ipej për arin e deponuar, pronari mund ta
dërgonte në çdo kohë dhe ta tërhiqte deponimin
mbrapa të arit.
Në rastet e transakcioneve të ndryshme ato mund
të barteshin tek personat e tretë pa u tërhequr fare
deponimi i arit nga argjendarët.
Pagesa është bërë thjesht me bartjen e të drejtës
në emrin e personit përfitues në shumën përkatëse
të parave.
Në pjesën e pasme është shënuar emri i personit i
cili mund të i tërhiqte paratë te argjendari.Kjo pra
ndodhte për shkakun e vështirësive të transferimit të
arit dhe të rrezikut i cili paraqitej me rastin e bartjes
nga shkaku i grabitjeve të mundshme.
Nga forma e certifikatave rezulton edhe bankënota,
e cila ishte letër me vlerë e emetuar nga ana e
bankës emetuese, me obligim që prurësit të
bankënotës, e me kërkesën e tij, të ia paguaj
shumën e shënuar në banknotë.
Paraja letër
Me shkëputjen e konvertibilitetit në ari, të parasë,
bankënotat bëhen para letër si surrogat i parave metalike,
respektivisht me paratë në metale fisnike, si çë ishte
argjendi dhe ari.Kjo formë e parasë është bërë mjet ligjorë
i pagesës me karakter definitiv. Në këtë mënyrë shteti e ka
caktuar kursin dhe do të thot se të gjithë janë të detyruar
ta marrin të njëjtën si mjet këmbimi për pagesë të të gjitha
detyrimeve.
Paraja letër dhe surrogatet e tjera kanë rolin dhe
funkcionin e parasë sepse janë mjete këmbimi të
përgjithshme të pranuara nga të gjithë. Ato në çdo kohë
mund të përdoren për blerjen dhe transakcione tjera.
Paranë letër gjithnjë e kemi si mjet ligjorë për pagim dhe
të gjithë janë të obliguar ta pranojnë(brënda një shteti)
sepse pas emetimit të sajë qëndron Banka Qëndrore e atij
shteti si autoritet monetar dhe me ligj e përcakton
vlefshmërinë e parasë letër që të ushtrojë funkcionin e
sajë.
Paratë letër e caktojnë vlerën e tyre si çdo mall tjetër
në bazë të raporteve të ofertës dhe kërkesës në treg,
e në këtë mënyrë përcaktohet çmimi i parasë sikur i
çdo malli.
Tani fuqinë e parasë letër e përcakton mbulesa e
sajë në mallra që mund të blihen me to, e jo
aktualisht me vlerën e arit të deponuar që e
përfaqëson si në të kaluarën. Bankat, tani e
shfrytëzojnë mundësinë e emisionit të parasë në
letër, pa e ndryshuar bazën në ari, duke e rritur
qarkullimin e parasë. Paraja letër ka lindur në vend të
parave metalike, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit
dhe bartjes së tyre, por edhe mund të konvertohet në
para metalike – ari në sasi të caktuara.
Praraja letër e ka zëvendësuar paranë metalike në
kufijt kombëtar, ndërsa në këmbimin ndërkombëtar
janë të përcaktuara instrumentet tjera dhe paraja në
ari.
-Paraja depozitare-Bankare
Nga funkcioni i parasë si mjet pagese rezulton
edhe paraja depozitare-bankare.
Paratë depozitare-bankare, janë paratë kredie,
paratë e llogarisë bankare, paratë zhirale, me çë
ato janë para kredie, sepse krijohen kryesisht
me lejimin e kredisë- apo multiplifikimin e
parasë.
Rritja e instrumenteve të reja financiare dhe letrave
të ndryshme me vlerë, ka kufizuar ndërmjetësimin e
parave në këmbim dhe transakcione financiare.
Rritja e tregtisë dhe qarkullimi i madh ka bërë që
edhe paraja letër, të mos jetë mjet i përshatshëm
për qarkullim dhe transakcione. Rritja e madhe dhe
e hovshme e sistemit bankarë dhe i institucioneve
depozitare ka bërë që të rritet numri i instrumenteve
të ndryshme si (surrogat i parasë).
Në bankë qarkullimi mund të bëhet pa tërhequr
paratë nga llogaria duke qarkulluar ato nga një
llogari në tjetrën.
Kështu nga kjo formë bankat japin kredi duke
shfrytëzuar gjithmonë paranë e disponueshme të
komintentëve dhe duke i shumëfishuar-
multiplifikuar ato para me qëllim të dhënies së
kredive të parasë në llogari, ose zhirale. Kërkesat
në këtë mënyrë janë para depozitare ose para
llogarie.
Prandaj paraja-llogarie (depozitare, paraja –
kredie) janë kërkesa të parave afatshkurtëra në
bankë me të cilat mund të kryhen pagesat.
- Kuazi paraja
Ky është një emërtimi i ri për paranë e
depozituar në bankë pa afat të caktuar, e cila
mund të tërhiqet në çdo kohë.
Por që ato nuk e kryejn funkcionin sepse janë të
deponuara në bankë dhe ato mund të përdoren
nga pronarët e tyre.
Ato janë mjete likuide me rëndësi por që nuk
llogariten në masën monetare.
Pra këto para janë mjete të depozitave të kursimit
gjer në një vit dhe pa afat.
3. Funksioni i parasë
• Pra kemi theksuar se paraja është shfaqur si
produkt i domosdoshëm i këmbimit të
mallit.Prandaj mund të konkludojmë se paraja
është mall si çdo mall tjetër, i llojit specifik, në
të cilin mallrat tjerë e shprehin vlerën e tyre,
dhe me ndërmjetësimin e parasë ato shiten
dhe këmbehen.

• Paraja si matëse e vlerave


Paraja ka lindur në një shkallë të caktuar të
zhvillimit të prodhimit të mallit. Me prodhimin e
mallit për treg, është çfaqur paraja si kategori
tjetër e prodhimit të mallrave.
*Funkcioni i parasë si mjet qarkullimi
Funkcioni i parasë si mjet qarkullimi
shprehet me ndërmjetësimin e parasë në
këmbimin e mallrave.
Pronari i mallit mund ta këmbej mallin e vet në
çdo formë indirekte me mallin tjetër duke e blerë
pastaj me ato para çdo mall tjetër me interes për
të.
Funkcioni i parasë si mjet pagimi, rrjedh nga
fakti se koha e blerjes me kohën e pagimit
nuk do të thotë se duhet të jenë të
njëkohëshme dhe të përputhen.
Pagesa mund të shtyhet si edhe obligimet tjera.
- Funksioni i parasë thesar
Kjo formë, pronarin e parasë e sjell në
përparësi, se me paratë e ruajtura mund të
blej mallra dhe të kryej shërbime dhe
transakcione, kur për të të jetë më e
përshatashme, duke patur kujdes që paraja
ta ruaj vlerën e sajë nominale.
Ruajtja e parasë më tepër lidhet me ruajtjen e
parasë, monedhat e arit, por ruhen edhe paratë
që nuk janë prej arit.
Funkcioni i parasë si para botërore, rezulton nga
fakti se me ndarjen ndërkombëtare të punës, ishte
nevojshme që të ketë këmbim në mes të vendeve të
ndryshme të botës dhe ajo bëhej pikërisht me paranë
–ari.
Me përbysjen e standardit të arit është bërë
standardi i parave të vendit dhe atyre
ndërkombëtare. Prandaj paratë e çdo vendi nuk
mund të jenë para ndërkombëtare, por atë funkcion e
kryejnë paratë konvertibile.
Funkcioni i parasë rezervë
Paratë të cilat nuk shpenzohen, ato dikur janë ruajtur
në mënyra të ndryshme.
Por ato aktualisht si tepricë mund të ruhen te bankat
si deponim, apo edhe të kursehen me afat të caktuar
dhe ato paraqesin paranë rezervë, të cilat mund të
tërhiqen në çdo kohë nga pronari i tyre. Kjo formë tani
paratë i paraqet edhe si mjet thesari.
Funkcioni i parasë si shprehje e aftësisë së
pagimit dhe likuiditetit.
Ky funkcion është si garantues i aftësisë së likuiditetit
dhe me të cilin shprehet aftësia solvente- e
pagimit.Jolikuiditeti paraqitet te shumë subjekte
atëherë kur kemi një gjëndje të pa pajtueshme në mes
të plotësimit të obligimeve dhe të arkëtimit. Po që se
plotësimi i obligimeve zgjat dhe vonohet paraqitet
gjendja e jo solventitetit zakonisht të bankës.
Funkcioni i parasë si garant i konsumit të lirë

Dihet se me para mund të blihet çdo mall dhe të


kryhen të gjitha shërbimet të cilat janë të
nevojshme dhe paraqiten në treg.Mund të ketë
raste ku kufizimi mund të bëhet me qëllim të
racionalizimit ose të kursimit, po kjo në kohën e
ekonomisë së tregut nuk është rast i shpeshtë.
Për funkcionin e parasë, pra ka edhe mendime
dhe teori të ndryshme ku disa, paranë e shofin
edhe si mjet planifikimi, kalkulimi, për evidencë
për kontrollimin e punës etj.
Vazhdimi në orën tjetër.

You might also like