You are on page 1of 14

KRIMINALITETI FINANCIAR PJESA E II-te

Punët e tregtisë së jashtme përfshijnë këto aktivitete afariste:


• eksportin dhe importin e mallrave;
• ndërmjetësimin në tregtinë ndërkombëtare;
• transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve (rrugor, hekurudhor, ujor, ajror);
• shpedicionin ndërkombëtar;
• punët rreth udhëtimeve e agjencive ndërkombëtare;
• punët turistike në botën e jashtme;
• kryerja e punëve investive në botën e jashtme;
• përfaqësimi i firmave të huaja.
Forma e pronës
Te funksionet e “pastra” komerciale forma e pronës është e drejta dhe vendimmarrja mbi kushtet
e blerjes dhe shitjes së mallrave, si edhe mundësia e caktimit të lartësisë së çmimit. Te këto punë
kryesi vendos kontakte të ngjashme me ato të punëve komerciale, vetëm se ka mundësi më të
vogla të mbikëqyrjes dhe kontrollit.
Te koncentrimi i funksioneve krijohet mundësia e kontaktit me pronën, natyrale dhe në para,
prandaj shtohen dhe thjeshtohen mundësitë për kryerjen e veprimeve kriminale, ndërsa sistemi
mbrojtës dhe kontrollues dobësohet dhe zhduket.
Veprimi i sistemit mbrojtës
Te sektori i komerciales e kemi përpunuar veprimin e sistemit mbrojtës. Me qenë se një pjesë e
punëve kryhet në botën e jashtme, mundësitë e kontrollit janë minimale. Punët mund të përcillen
vetëm në bazë të dokumenteve që vijnë nga forma e jashtme, siç janë: faturat, dokumentet mbi
pagesat revizore, akreditivat, specifikimet e mallrave, dokumentet mbi pagesën nëpërmjet
bankës, dokumentet e doganës, etj.
Marrja e provizionit të palejueshëm, zakonisht nuk vërehet në dokumentet themelore që i dërgon
firma e huaj, sepse kryesi kujdeset për këtë.

Kështu, në afarizmin e tregtisë me jashtë hasen këto grupe të formave të kryerjes: përvetësim në
bazë të korrupsionit e keqpërdorimit, përvetësim nëpërmjet suficitit të paevidentuar të shkaktuar
nga llogaritja e humbjeve të lejuara në bazë të normës se caktuar, mashtrim i konsumatorit dhe
afarizëm për llogari personale, malverzime të dobishme dhe përvetësim me pasojë deficitin dhe
fshehjen e deficitit nëpërmjet falsifikimit, si edhe grupit të afarizmit të pandërgjegjshëm.

FORMAT THEMELORE MANIFESTATIVE TË MËNYRËS SË KRYERJES


Përvetësimi gjatë eksportit-
Përvetësimi i suficitit të paevidentuar i shkaktuar nga llogaritja e humbjeve të lejuara:
Gjatë transportit të mallrave janë të lejuara humbjet që shkaktohen nga dëmtimi, thyerja, prishja,
etj. Në këtë rast, përvetësimi është i mundur në qoftë se ka koncentrik të funksionit të shitjes
(punët e eksportit) dhe funksionit të transportit, i cili përfshin edhe funksionin e magazinimit,
ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mallrave. Kjo varet nga kushtet e kontratës gjegjësisht nga rrethanat
kur malli të kalojë në pronësi të blerësit. Momenti i kalimit të mallit në pronësi të blerësit, pra
edhe të kalimit të rrezikut, mund të kontraktohet në mënyra të ndryshme (kufiri franko, vendi i
blerësit, me kryerjen e pagesës, etj.). Suficiti i paevidentuar shfaqet më së shumti në botën e
jashtme, ndërsa kryesi gjen mënyrë që suficitin e mallit t’ia shesë blerësit apo të pranojë
përqindje më të madhe të bonifikimit. Bonifikimi është pikërisht pranimi i prishjes, thyerjes apo
mangësive të tjera të mallit, i cili zvogëlon kuantitetin dhe kualitetin e tij.
Përvetësimi i suficitit të paevidentuar të shkaktuar nga mashtrimi i blerësit:
Formë e mundur e përvetësimit është kryerja e mashtrimit në sasinë e mallit me rastin e dërgimit
te blerësi, në qoftë se personi që kujdeset për transportin, në qoftë se te ky person është
koncentruar edhe funksioni i transportit. Forma të tjera të mashtrimit (në kualitet dhe çmim) nuk
mund të kryhen, pasi faturimin e bën ndërmarrja, ndërsa pagesën e bën banka.
Përvetësimi nëpërmjet mos evidentimit të suficitit të shkaktuar nga afarizmi për llogari
personale:
Forma e sulmit në formë të afarizmit për llogari personale, zakonisht, është e mundur të shfaqet
te përfaqësitë që merren me ndërmjetësim në botën e jashtme apo te ndërmarrjet që janë formuar
në botën e jashtme. Një pjesë e punës që kryhen nuk evidentohen në librat e afarizmit, kështu që
përvetësohet provizioni i zakonshëm, i cili fitohet me rastin e kryerjes së punëve ndërmjetësuese
apo fitimit nga prodhimi apo shërbimet e ndërmarrjes.
Formë e veçantë e afarizmit për llogari personale është edhe lidhja me ndërmjetësin
ndërkombëtar ose malli strategjik, i cili më vonë shitet me ose malli strategjik, i cili i shitet me
çmim më të lartë një firme të tretë. Në këtë rast, ndryshimi i çmimit ndahet me ndërmjetësin
ndërkombëtar.
Përvetësimi në bazë të keqpërdorimit dhe korrupsionit
Format më të shpeshta të sulmeve janë përvetësimet në bazë të korrupsionit që shpie në
kontraktimin e kushteve të pafavorshme të eksportit apo shitjes. Të tilla janë këto forma:
• marrja e provizionit të zakonshëm pa kontraktimin e kushteve të pafavorshme, në bazë të
porosisë më të shpejtë, shitjes së mallit kritik apo mallit strategjik, etj. Me rastin e eksportit janë
më të rralla format e sulmeve të tilla, duke pasur parasysh faktin se është më vështirë të shitet se
sa të blihet;
• marrja e provizionit në bazë të shitjes me çmime më të ulëta;
• marrja e provizionit në bazë të dërgimit të kualitetit më të mirë se ai i deklaruar ose dërgimit të
sasisë më të madhe;
• marrja e provizionit në bazë të bonifikimeve fiktive, pra pranimit të humbjeve të pranueshme
në sasi më të mëdha se sasitë reale;
• marrja e provizionit në bazë të kontraktimit të kushteve jo të favorshme për ndërmarrjen, siç
janë: shpenzimet e transportit, sigurimi, momenti i kalimit të rrezikut, vendi i shkarkimit ose
akreditivi i pasigurt;
• paraqitja fiktive e pagesës së provizionit për ndërmjetësim me rastin e eksportit të mallit.
Malverzimet e dobishme
Formë specifike e sulmeve ndaj pasurisë janë malverzimet e dobishme, të cilat kryhen me rastin
e punëve të eksportit. Shpesh është vështirë të përkufizohet se kur janë të dobishme për
ndërmarrjen dhe ku për individët realizimi i fitimit nëpërmjet malverzimeve të dobishme. Por,
është e sigurt se një pjesë e fitimit të realizuar në këtë formë përvetësohet nga individët, të cilëve
u është besuar kryerja e kësaj pune.
Format më të shpeshta janë:
• paraqitja fiktive e stimulimit revizor: kjo është një formë e veçantë që lidhet me eksportin, por
sulmi kryhet ndaj fondeve të shoqërisë që e paguan stimulimin revizor. Me që dokumentacioni
për stimulim revizor i dorëzohet bankës, në mënyrë fiktive paraqitet eksport më i madh se sa ai
që është realizuar, qoftë duke rritur vlerën ai duke pasqyruar në mënyrë fiktive punët. Shpesh,
paraqitja e tillë fiktive bëhet nëpërmjet ndërmjetësit ndërkombëtar, i cili vërteton pranimin fiktiv
të mallit.
• Realizimi i fondeve të zeza në botën e jashtme dhe kryerja e punëve me kapitalin “e zi”, i cili
nuk evidentohen në vend. “Fondi i zi” apo kapitali i paevidentuar, i cili krijohet në botën e
jashtme mund të shërbejë për qëllime të ndryshme: mund të investohet në ndonjë veprimtari
afariste, mund të themelohet ndonjë ndërmarrje ilegale, mund të deponohet në bankë dhe të
merret kamata, pra me këtë fond mund të veprohet në mënyrë afariste.
»Fondet e zeza « mund të krijohen në mënyra të ndryshme:
• Me shitjen e mallit me çmime më të larta se ato të deklaruara (dallimi shërben për “fondin e
zi”), me shitjen e mallit të kualitetit më të lartë, me paraqitjen fiktive të bonifikimit, me
pasqyrimin e porosisë në sasi më të vogla, pra, me të gjitha llojet e marrjes së provizionit të
palejuar, mjetet e të cilave shërbejnë për krijimin e fondeve “të zeza”.
• Formë e veçantë e realizimit të fondeve të “zeza” janë punët e të ashtuquajturit kompensim
fiktiv.
• Format e malverzimeve të dobishme dhe format e përvetësimit që e kryejnë individët mund të
ndodhin sidomos me rastin e kryerjes së punëve të ndryshme në botën e jashtme, ku punohet me
fuqinë punëtore dhe pajisjet e vendit apo në rastet që në botën e jashtme krijohet ndërmarrje
personale legale. Në kushte të tilla, një pjesë e punëve që kryhen nuk paraqiten fare, kështu që
krijohet fondi i zi.
Deklarimi i shtrembër i mallit eksporti i të cilit është i kufizuar apo i ndaluar është gjithashtu një
prej formave të malverzimeve të dobishme dhe veprimeve kriminale.
Përvetësimet gjatë importit-
Përvetësimi nëpërmjet mos evidentimit të suficitit, të shkaktuar nga llogaritja mesatare e
humbjeve të lejuara në mallra:
Në qoftë se personi e bart funksionin e transportit , ndërsa malli pranohet në kufi dhe i
nënshtrohet humbjeve të lejueshme, është e mundur përvetësimi i tyre.
Përvetësimi në bazë të korrupsionit dhe keqpërdorimit:
Importi ose furnizimi është blerje e mallrave, kështu që gjatë këtij operacioni është e mundur të
shfaqen format të mashtrimit të blerësit në formë të afarizmit për llogari personale. Format më të
shpeshta të sulmeve kanë trajtën e korrupsionit, ndërsa kryerja e furnizimit bëhet në dëm të
ndërmarrjes. Format janë këto:
• Marrja e provizionit të zakonshëm për blerjen e sasive të mëdha të mallit, pagesës së sigurt e të
shpejtë, kontraktimit të punës me kushte të volitshme;
• Marrja e provizionit në bazë të kontraktimit të çmimit më të lartë;
• Marrja e provizionit në bazë të kualitetit më të dobët;
• Marrja e provizionit në bazë të blerjes së pajisjeve dhe mjeteve të vjetruara, jo komplete, pa
pjesët e nevojshme rezervë, etj.
• Marrja e provizionit në bazë të kontraktimit të licencës, ndarjes së parave sipas pagesave të
licencës dhe furnizimit me teknologji të vjetruar;
• Marrja e provizionit në bazë të kontraktimit të kushteve të pavolitshme të blerjes (shpenzimet e
transportit, rrezikut, sigurimi, afati tepër i shkurtër);
• Marrja e provizionit në bazë të kontraktimit të kushteve të këqija të kreditimit.

Malverzimet e dobishme:
Edhe me rastin e importit, sikurse me rastin e eksportit, është i mundur krijimi i fondeve të zeza,
duke paraqitur: furnizimet me çmime më të larta, furnizimi me mall të kualitetit më të dobët se sa
është deklaruar, furnizimi me sasi më të vogla, fshehja e bonifikimit, pranimi i kushteve të
pafavorshme, mos evidentimit i provizionit të zakonshëm (mbi këtë bazë mund të përvetësojnë
edhe individët).
Mjetet investohen në mënyrë ilegale, njësoj sikurse kur bëhet fjalë për eksportin.
Format e malverzimeve të dobishme lidhur me importin janë:
• Deklarimi i pasaktë i mallit importi i të cilit është i kufizuar, i ndaluar, etj., gjegjësisht paraqitja
e bazës së rrejshme të importit (sipas kontingjentit, marrëveshjes ose lejes apo importi në pjesë);
• Deklarimi i shtrembër i mallit me qëllim të zvogëlimit të lirimit nga pagesa e doganës për
mallrat që janë të liruara nga taksa doganore;
• Paraqitja fiktive e mallit të përpunuar apo të fisnikëruar me rastin e importit dhe eksportit
(bëhet fjalë për shitje të mallit);
• Blerja e mallit në tregun konvertibil, duke bërë pagesë simbolike të ndryshimit të kursit midis
valutës konvertibile dhe jo konvertibile;
• Paraqitja fiktive e huazimit të pajisjeve (lizing), me qëllim të shfrytëzimit të lehtësimeve
doganore apo lirimit nga taksat doganore;
• Paraqitja fiktive si bashkëpunim ekonomik e importit të pajisjeve;
• Kryerja e punëve të re-eksportit: malli shitet nga një vend në tjetrin, ndërsa në mënyrë fiktive
paraqitet si eksport, në mënyrë që mbi këtë bazë të marrë preminë që nuk i takon;
• Llogaritja e premisë për eksportimin e mallit të importuar, i cili eksportohet pas përpunimit
minimal apo fiktiv, si dhe marrja e stimulimit revizor për vlerën bruto;
• Shitja e devizave në tregun e zi ose shfrytëzimi i të ashtuquajturës “rentë revizore”. Devizat
shiten me i i të ashtuquajturës “rentë revizore”. Devizat shiten me çmime më të larta se sa kursi,
por ndryshimi faturohet si shërbim apo tërë puna paraqitet si shitje e mallit apo si kryerje e
shërbimit (shticung);
• Marrja e kredisë ndërkombëtare dhe shitja e devizave në tregun vendor, duke përfituar nga
ndryshimi i kursit, shitja mbi kursin apo marrja e kredisë pa miratim;
• Shitja e të drejtave devizore.
Afarizmi i pandërgjegjshëm:
Afarizmi i pandërgjegjshëm mund të shfaqet si te punët e eksportit ashtu edhe te ato të importit,
si edhe gjatë punës në përfaqësi në botën e jashtme, kryerjes së punëve në botën e jashtme apo në
ndërmarrjen e themeluar në botën e jashtme.
Pasojat e dëmshme shfaqen shpesh për shkak të personit jo profesionist që e kryen punën.
Kontratat lidhur me eksportin më së shpeshti bëhen në kushte të pavolitshme dhe nuk nxirret
çmimi i zakonshëm, kështu që malli shitet nën çmimin real, ndërsa kontratat lidhur me importin
më së shpeshti bëhet parapagimi i mallit apo importimi i mallit të cilësisë së dobët dhe me kushte
jo të favorshme për ndërmarrjen.
Kur bëhet fjalë për importimin e pajisjeve, furnizimin e makinave apo kontraktimin e licencës
pasojë e afarizmit të pandërgjegjshëm shpesh është importimi i teknologjisë së vjetruar.
Te punët lidhur me kreditë janë të mundshme marrja e kredisë me kushte të këqija, me kamata
më të mëdha.
Bazat e kontrollit kriminalistik-
Mekanizmi mbrojtës në punët e tregtisë me jashtë zakonisht nuk vepron. Mekanizmi mbrojtës
eventual vepron në grupin e malverzimeve të dobishme.
Në bazë të njohjes së faktorëve, formës së pronës, situatës afariste të ndërmarrjes dhe gjendjes në
treg, mund të bëhet një vlerësim më i saktë i rrezikut nga sulmet në disa ndërmarrje të tregtisë së
jashtme.
Si rregull, më të shpeshta janë sulmet në bazë të importit, sepse në botën e jashtme është më
lehtë është të blihet malli se sa të shitet. Por, në kushtet e sotme, kur favorizohet eksporti,
dobësohet kontrolli kështu që krijohen mundësi për kontraktimin e shitjes së mallrave me çmime
më të ulëta, me kushte jo të favorshme, jashtë kufirit të rentabilitetit.
Gjurmët e sulmeve mbesin në grupin e malverzimeve të dobishme te punët me kompensim dhe,
pjesërisht, te krijimi i “fondeve të zeza”. Prandaj, shanset për zbulimin e sulmeve në formë të
korrupsionit dhe afarizmit për llogari personale janë minimale. Në kushtet më ideale mund të
sigurohen fotokopje të dokumenteve që tregojnë sulme, por ato nuk janë ende dëshmi për veprën
e kryer.

Lidhja e kontratës me bashkë nënshkrim dhe bashkëpjesëmarrje është formë efikase, sepse
sulmet nga dy persona janë më të vështira. Te kryerja e punëve nëpërmjet përfaqësisë ose
ndërmarrjes vetjake në botën e jashtme nuk mund të ketë kontroll efikas. Është i mundur vetëm
kontrolli i mundshëm që janë të regjistruara. Nëpërmjet analizës së dokumenteve mund të vihet
deri te përfundimi për mos evidentimin e punëve.
Koncentrimi i autorizimeve afariste-
Vendi i kryepunëtorit është pozicioni prej nga kryhen më së shumti sulme ndaj pronës. Arsye për
pjesëmarrjen më masive të pjesëmarrjes së personave në këtë vend të punës është koncentrimi i
funksioneve. Vështruar në mënyrë globale, shihet se tek kryepunëtori në repartet e prodhimit
forma e koncentrimit të funksioneve është minimale shpenzimit. Kur funksionet operative e
udhëheqëse koncentrohen te një person, i mbyllet dera kontrollit të të lëndës së parë në prodhim.
Te kryepunëtorët e punëtorive zejtare këtij funksioni i bashkëngjitet edhe funksioni i furnizimit
apo shitjes, por pa arkë. Te kryepunëtorët e dyqaneve tregtare dhe lokaleve hoteliere haset
kocentrimi maksimal ose i plotë i funksioneve.
Faktori i koncentrimit të funksioneve, bashkë me faktorin e pronës, janë shkaktarët kryesorë që
kryepunëtorët përbëjnë grupin më të madh të personave që kryejnë sulme ndaj pronës. Kjo bën
që dyqanet tregtare të konsiderohen si vatra të kriminalitetit.
Koncentrimi i funksioneve të depos, shitjes, arkës dhe funksionit tërheqës të furnizimit
mundëson kryerjen e sulmeve të këtyre grupeve:
• Përvetësim i suficitit të paevidentuar të shkaktuar nëpërmjet mashtrimit të konsumatorëve,
• Përvetësim i suficitit të paevidentuar të shkaktuar nëpërmjet afarizmit për vete.
Përvetësimi me rastin e kryerjes së punëve të arkës-
Kryepunëtori e kryen edhe funksionin e arkës. Kjo rrethanë i mundëson atij që përvetësimin e
suficitit të paevidentuar ta shndërrojë menjëherë në para. Në këtë mënyrë nuk ka problem me
nxjerrjen e mallit të përvetësuar jashtë ndërmarrjes dhe as me realizimin kriminal.

Në qoftë se arkëtari kryen vetë llogarinë dhe dorëzimin e parave në arkën qendrore apo në bankë,
atëherë kryepunëtori përballet me problemin e shndërrimit të suficitit të paevidentuar në para, pra
me problemin e realizimit kriminal.
Në të ashtuquajturat konto financiare bëhet regjistrimi i sintetizuar sipas treguesve financiarë.
Librat e afarizmit, në të vërtetë, janë një lloj i kartotekës që mbahet sipas rendit kronologjik.
Librat e afarizmit ndahen në: ditarë, libra kryesorë dhe libra ndihmës.
Në ditar regjistrohen të gjitha ndryshimet afariste, sipas rendit kronologjik. Në ditar shkruhet
ngjarja afariste e pastaj regjistrohet ku është evidentuar ngjarja dhe në cilën konto. Në
ndërmarrjet e mëdha mbahen ditarë të veçantë për arkë, për bankë, për blerës, për furnizues, por
ekzistojnë edhe të ashtuquajturit ditarë përmbledhës. Ditarët mbyllen në fund të muajit.
Në fund të vitit ditarët lidhet në një tërësi të vetme.
Libri kryesor: përmban kontot ose kartela analitike dhe sintetike. Në të regjistrohen të gjitha
ndryshimet afariste sipas treguesve financiarë.
Librat ndihmës: janë libra të kontabilitetit analitik të cilët përmbajnë kartotekën analitike të librit
kryesor, saldo-kontot, kontabilitetin e mjeteve themelore, kontabilitetin materiale, të mallrave
dhe të reparteve. Thënë më saktë, kartoteka analitike e librit kryesor, saldo-kontove dhe mjeteve
themelore e përbëjnë të ashtuquajturin kontabilitet financiar, brenda të cilit mbahet edhe
evidenca e qarkullimit më arkë dhe në bankë.

Kontimi tregon se ku dhe si bëhet regjistrimi në kontabilitet. Pas montimit bëhet


regjistrimi në kartelat analitike dhe në ditar.

Dokumentet themelore që janë regjistruar në urdhëresat e regjistrimit vendosen në dosje apo në


regjistratorë të veçantë dhe përforcohen fort që të mos bien apo shkapërderdhen. Renditen në
mënyrë kronologjike sipas llojeve të kontabilitetit. Ruhen 10 vjet.

Afarizmi financiar i ndërmarrjes


Afarizmi financuar i ndërmarrjes përfshin:
• grumbullimin e mjeteve financiare dhe pagimin e tyre me qëllim të afarizmit të suksesshëm;
• sigurimin e mjeteve financiare në formë të kredisë dhe kujdesin mbi realizimin dhe kthimin e
saj;
• përcaktimin e suksesit financiar të afarizmit dhe llogaritjen e të hyrave të ndërmarrjes, kryerjen
e obligimeve ndaj bashkësisë dhe rendin e pagesave në fondet e ndërmarrjes.
Grumbullimi dhe evidentimi i mjeteve financiare (operativa financiare)
Mjetet financiare me të cilat disponon ndërmarrja mund të ndahen në mjete qarkulluese dhe në
mjete të fondeve.
Mjetet qarkulluese monetare mbahen në bankë, në xhirollogarinë bankare dhe në arkë.

Dokumentet themelore monetare me ndihmën e të cilave bëhet qarkullimi në llogarinë


rrjedhëse janë: virmani, çeku, çeku i bariruar, letra kreditore, kambiali dhe fletëpagesa
bankare (postare).

Udhëheqësi financiar kujdeset edhe për shlyerjen e kredisë si edhe për shlyerjen e anuiteteve dhe
kamatave, për vazhdimin eventual të afatit të kredisë, etj. Kontabiliteti analitik e mban evidencën
e obligimeve kreditore të ndërmarrjes.
Llogaritja e të hyrave, ndarja e mjeteve në fonde dhe shlyerja e obligimeve të ndërmarrjes
Ndërmarrja është e obliguar që në periudhën tremujore, gjashtëmujore dhe njëvjeçare të
konstatojë të hyrat e saj, të shlyejë obligimet ndaj bashkësisë dhe të ndajë mjete në fonde.

FORMAT THEMELORE TË PËRVETËSIMEVE ME PASOJË DEFICITIN


Fshehja e deficitit nëpërmjet falsifikimit
Përvetësimi i drejtpërdrejtë i mallit dhe parave mund të ndodhë në qoftë se ka koncentrik të
funksioneve komerciale dhe operative, nga të cilat manipulohet me mallra dhe me para. Kjo
mund të arrihet në dy mënyra: me tërheqjen e funksionit (në formë të përhershme apo të
përkohshme) apo nëpërmjet lidhjes me personat që kryejnë funksione operative

Kryerja e sulmeve të grupit të përvetësimeve me pasojë deficitin bëhet në dy faza:


1. krijimi i kontaktit me para dhe pronë apo tërheqje e parave apo mallrave;
2. fshehja e përvetësimit.

Përvetësimi bëhet në dy mënyra themelore:


• me falsifikimin e dokumenteve themelore;
• me falsifikimin në formë të regjistrimit fiktiv, por pa falsifikim të dokumenteve themelore.
Fshehja mund të jetë e plotë dhe e pjesshme. Te fshehja e pjesshme, dokumentet themelore të
lëshuara nga kontabilitetet e ndryshme të blerësit apo furnizuesit nuk përputhen me rastin e
krahasimit.

Përvetësimi i parave në arkë


Format kryesore të kryerjes së këtyre sulmeve, në esencë, janë të njëjta me ato të sulmeve tjera
që i kryejnë vetë arkëtarët. Por, në këtë rast lidhen operacionet që mund t’i kryejë kontabilisti,
duke pasur parasysh fushën e veprimit të tij. Këto operacione i japin kuptim mënyrës së kryerjes,
duke e bërë të dallueshme nga kryerja që e bëjnë arkëtarët. Ato, kryesisht, kanë të bëjnë me
mundësitë më të mëdha të fshehjes së përvetësimit në sferën e regjistrimit. Arkëtari e kryen
fshehjen në sferën e afarizmit të arkës (fshehja bëhet nëpërmjet dokumentacionit themelor,
falsifikimit të fletëpagesave, faturave, ditarit të arkës, etj.).

Krijimi i kontaktit me para të gatshme, dhe mundësia për tërheqje, krijohet në këto mënyra:
• kontabilisti, përveç kontabilitetit bën edhe punën e arkëtarit;
• herë pas here, bën pagesa (zëvendëson arkëtarin apo e ka arkën punë shtesë);
• bën deponimin e para në bankë;
• tërheq paratë nga arka për nevoja të ndërmarrjes;
• lidhet me arkëtarin për të realizuar përvetësimin.

Përvetësimi në pagesa
Përveç falsifikimit të fletëpagesës me qëllim të zvogëlimit të shumës së paguar, formë kjo të
cilën e evitojnë arkëtarët, kontabilistët në sektorin e pagesave i fshehin deliktet me regjistrim
fiktiv. Regjistrimi fiktiv ka të bëjë me këto veprime:
• moskryerja e regjistrimit mbi pagesat e kryera;
• transferimin e shumës së përvetësuar në grupin e “borxheve të dyshimta”;
• pasqyrimi fiktiv i kthimit të mallit.
Moskryerja e regjistrimit mbi kryerjen e pagesave
Kryerja e sulmit bëhet duke mos regjistruar fare pagesat që janë përvetësuar. Në praktikë, kanë
ndodhur shumë raste që vepra është kryer në mënyrën e përshkruar. Kjo na ndodhur sidomos te
ndërmarrjet që pranojnë për çdo ditë para nëpërmjet arkës. Por, nëpërmjet kësaj metode
përvetësimi fshehet vetëm përkohësisht. Obligimi në emër të të cilit është bërë delikti mbetet e
dhe më tutje i parealizuar apo i hapin nga aspekti i kontabilitetit. Te kontabilisti i rregullt,
menjëherë pas afatit të caktuar, në qoftë se nuk është bërë pagesa, bëhet reklamimi të borxhliu,
me ç’rast bëhet zbulimi i përvetësimit.
Transferimi në konto i “borxheve të dyshimta”
Në mënyrën e përmendur të kryerjes së sulmit shihet se fshehja është e përkohshme dhe se në
aspektin e kontabilitetit obligimi mbetet i hapur. Me qëllim të fshehjes, kontabilistët evitojnë
fshehjen në mënyra të tjera. Në kontabilitet është zakon që borxhet e ndërmarrjeve tjera, të cilat
mund të shtyhen, të regjistrohen në të ashtuquajturën konto e “borxheve të dyshimta” (dubiozat).
Gradualisht këto borxhe të dyshimta, me miratimin e organit kompetent të ndërmarrjes, këto
borxhe shlyhen. Kontabilistët e shfrytëzojnë këtë konto edhe për përvetësimin e shumës nga
pagesat, të cilat regjistrohen si borxhe të dyshimta kështu që mbyllin çdo hapësirë të mbeture
hapur.
Paraqitja fiktive e kthimit të mallit
Kjo formë e fshehjes së përvetësimit zbatohet kur pagesa bëhet në emër të pagimit të mallit. Me
qëllim të fshehjes së kapitullit të hapur mbi mallin e pa paguar, kontabilistët evitojnë të tregojnë
se malli është kthyer, prandaj pagesa për atë mall nuk është bërë. Në aspektin e kontabilitetit, ky
kapitull mbyllet, por mbetet e hapur ngarkesa e depos me mallin e kthyer. Përvetësimi mund të
bëhet edhe ashtu që në depo shfaqet suficit i paevidentuar dhe gjendja e kontabilitetit dhe gjendja
reale nuk janë të njëjta. Në llogari të suficitit të tillë bëhet ngarkimi fiktiv i depos mbi pranimin e
mallit të kthyer dhe në këtë mënyrë mund të fshihet plotësisht përvetësimi.
Përvetësimi në pagesa
Krahas formave të zakonshme të kryerjes të cilat i evitojnë arkëtarët (falsifikim i fletëpagesës me
qëllim të rritjes së shumës së paguar) kontabilistët zgjerojnë fshehjet duke bartur ndryshimet e
përvetësuara në shpenzime të ndryshme. Në praktikë ka raste që bartja e shumës së përvetësuar
të regjistrohet në shpenzimet e zakonshme dhe të shpeshta, të cilat i bën ndërmarrja. Barten
sidomos në paga dhe në honorare me nënshkrime të falsifikuara, në shpenzime të transportit,
shpenzime të furnizimit me materiale ndihmëse, pra në të ashtuquajturat shpenzime materiale.
Shpesh, falsifikohen edhe dokumentet themelore, në bazë të të cilave është kryer pagesa fiktive
(falsifikimi i faturave, vendosja e faturave të përdorura, rritja e shifrave, etj.).
Përvetësimi përmes sistemit të „sukcesionit“
Të njëjtën metodë e zbatojnë edhe arkëtarët, por mundësitë e kontabilistëve janë shumë më të
mëdha. Sulmet në këtë mënyrë bëhen për një periudhë më të gjatë, kurse shuma e përvetësuara
janë dukshëm më të mëdha.
Përvetësimet nëpërmjet metodës së sukcesionit shfaqen në dy forma:
• sukcesionit »retroaktiv«;
• sukcesionit »progresiv«.
Sukcesioni retroaktiv
Fshehja e një pagese të përvetësuar mbulohet dhe fshehet me një pagesë tjetër. Pagesa e re e
mbulon dhe e fsheh pagesën e vjetër, duke kaluar nga një pagesë te tjetra, përvetësimet rriten
gradualisht
Sukcesioni progresiv
Ky është proces i kundërt me sukcesionin retroaktiv, nëpërmjet të cilit bëhet fshehja e
përvetësimit. Esenca e e kryerjes qëndron në faktin se fshehja bëhet nëpërmjet regjistrimit ta
ngjarjes afariste, e cila është në fazën përgatitore, por nuk ka ndodhur ende.

Nëpërmjet përvetësimeve sukcesive mund të fshehen vetëm përkohësisht përvetësimet. Ato


mund të barten nga viti në vit, por, në fund të fundit, kontabilisti e ka vështirë të gjejë mënyrë për
fshehjen përfundimtare të përvetësimit.
Përvetësimi i parave nëpërmjet llogarisë rrjedhëse
Në llogarinë rrjedhëse gjenden të gjitha mjetet qarkulluese që ndërmarrka i ka në dispozicion.
Kontabilistët, të shumtën e herës, preferojnë kryerjen e përvetësimeve të parave pikërisht
nëpërmjet tërheqjes së parave nga llogaria rrjedhëse. Arsyet janë këto:
• pjesë ma e madhe e mjeteve gjendet në llogarinë rrjedhëse;
• kontabilisti vihet më lehtë në kontakt me dokumentet themelore, nëpërmjet të cilave kryehn
operacionet në llogarinë rrjedhëse;
• Pjesa më e madhe e afarizmit nëpërmjet llogarisë rrjedhëse gjendet në sferën e afarizmit të
kontabilitetit;
• Fshehja e përvetësimeve është më e lehtë sepse mund të kryhet me metoda të kontabilitetit.

Falsifikimet bëhen në këto forma:


• Falsifikimi i dokumentacionit themelor në bazë të të cilit bëhet pasqyrimi i rrejshëm i ngjarjes
së caktuar afariste (faturat e rrejshme, pagesat, etj.);
• Falsifikimi i dokumentacionit themelor sipas të cilit kryhen operacione në llogarinë rrjedhëse
(falsifikimi i çekut, virmanit, fletëpagesës);
• Regjistrimi fiktiv në kontabilitet (hapja e kontove fiktive, bartja në shpenzime fiktive, etj.).

Mundësitë që kontabilisti të kryejë përvetësimin e parave nga arkëtimet e parave në bankë


ekzistojnë në këto raste:
• kur kryen punët e arkës, krahas punëve të kontabilitetit;
• kur lidhet me arkëtarin, me qëllim të përvetësimit;
• kur në mënyrë sporadike kryen punët e pagesave bankare.

Dorëzimi i fletëpagesës bankare fiktive


Paratë e gatshme që duhet të dorëzohen në bankë, qoftë në shumën e plotë apo të një pjese,
përvetësohen. Fletëpagesa e bankës falsifikohet me qëllim që të tregohet se kjo shumë është
arkëtuar në bankë.
Falsifikimi bëhet në mënyra të ndryshme:
• falsifikimi i tërë fletëpagesës bankare, me apo pa vule të falsifikuar;
• paguhet shumë më e vogël, kurse më vonë shtohen shifrat në emër të shumës së plotë (paguhet
shumë e tillë që më vonë të përmirësohet me lehtë ose në fletëpagesë lihet hapësirë e lirë për të
bërë përmirësime);
• shfrytëzohet fletëpagesa e përdorur e viteve të kaluara, eventualisht me datë të përmirësuar,
kurse përvetësohet ajo shumë që është shkruar më parë.

Tërheqja e parave me çeqe


Kontabilistët shërbehen më së shpeshti me çeqe për të nxjerr para nga xhirollogaria. Arsyet janë
këto:
• nënshkrues të çeqeve, kryesisht, janë kontabilistët apo shefat e kontabilitetit;
• pjesa më e madhe e operacioneve të regjistrimit kryhet nëpërmjet kontabilistit;
• është më i lehtë kontakti me çeqe, rrjedhimisht edhe me paratë;
• janë më të mëdha mundësitë dhe format e fshehjes së përvetësimeve.
Kontabilisti ka çeqe në dorë sepse i kryen punë të arkës apo është në lidhje me arkëtarin, ka
autorizime për nënshkrimin e çeqeve, bën pagesa me çeqe, bën furnizimin me librezë çeqesh,
mban çeqe të nënshkruara bjanko, bën dorëzimin e çeqeve të nënshkruara, etj.
Tërheqja e parave bëhet kryesisht nëpërmjet falsifikimit të çeqeve, i cili bëhet në këto mënyra:
• falsifikimit të plotë të çekut (falsifikimit të nënshkrimit), për çka shfrytëzohet një çek nga
blloku i rëndomtë i çeqeve ose sigurohet një bllok i ri, çeqet e të cilit përdoren vetëm për
përvetësime;
• falsifikimi i nënshkrimit të çekut, shuma e pagesës së të cilit është fiktive (mund të jetë edhe
reale por pagesa bëhet më vonë);
• posedimi i çeqeve bjanko që janë të nënshkruara;
• dorëzimi për nënshkrim i çekut në shumë më të vogël, e cila rritet më vonë;
• përmirësimi i çekut me vlerë më të vogël pas realizimit, nëpërmjet fshirjes.

Tërheqja e vlerave nëpërmjet virmanit


Kjo formë e përvetësimit, e cila haset rrallë në praktikë, është e ngjashme me tërheqjen
nëpërmjet çekut të barruar. Virmani shërben për pagesa pa para të gatshme midis ndërmarrjeve,
prandaj nëpërmjet tij nuk mund të arrihet deri te paratë e gatshme, por mund të paguhen mallra
dhe shërbime. Kontabilisti ia dërgon virmanin ndonjë ndërmarrjeje, në emër të pagesës së
mallrave apo shërbimeve, të cilat paguhen nga ndërmarrja. Shpenzimet për mallrat dhe shërbimet
e paguara me virman regjistrohen ne llogari të shpenzimeve të ndryshme fiktive.

Format e fshehjeve janë:


• shndërrimi i pagesës me çek në pagesë me virman;
• shndërrimi i arkëtimeve fiktive të bankës në pagesë më virman;
• shfrytëzimi i arkëtimeve të ndërmarrjeve të tjera në llogarinë rrjedhëse në linjën e pagesave nga
llogaritë rrjedhëse;
• pagesat e gabuara qëllimisht me virmane e të tjera;
• përmirësimet e pasqyrës bankare;
• përvetësimet e parave nëpërmjet çekut dhe regjistrimit fiktiv në shpenzime.

Përmirësimi i pasqyrës bankare


Një prej mënyrave më të rralla të kryerjes është tërheqja e parave nëpërmjet çekut, virmanit,
pagesës fiktive dhe përmirësimit të saldos në pasqyrën bankare. Ky përmirësim lidhet me
harmonizimin e pandërprerë, prandaj kontabilistët evitojnë ta bëjnë. Këtë mënyrë të kryerjes më
shesh e aplikojnë arkëtarët.
Përvetësimi i parave nëpërmjet çekut dhe regjistrimi fiktiv si shpenzime
Kjo mënyrë e kryerjes zbatohet ashtu që çeku i falsifikuar, nëpërmjet të cilit është bërë tërheqja e
parave, lihet në pasqyrën bankare dhe paraqitet se pagesa është bërë në llogari të shpenzimeve të
ndryshme fiktive (rroga, material ndihmës, shpenzime për transport). Në praktikë kjo metodë
haset te ndërmarrjet që kanë shpenzime të shumta e të ndryshme, pagesa e të cilave zakonisht
bëhet nëpërmjet çekut. Me këtë metodë fshehet përkohësisht përvetësimi. Por, në qoftë se
shpenzimet janë variabile, nuk mund të kontrollohen saktë, kështu që përvetësimi mund të
mbetet i pazbuluar.
Përvetësimi nëpërmjet lidhjes me persona brenda ndërmarrjes
Lidhja me persona të tjerë në ndërmarrje bëhet për shkak se kontabilisti zgjidh në këtë mënyrë
problemin e krijimit të kontaktit me pronën. Personi në funksionin e operativës përvetëson
pronën, kurse kontabilisti e bën fshehjen e përvetësimit, gjegjësisht fshehjen e deficitit.
Lidhja më e shpeshtë bëhet me arkëtarët, depoistët, kryepunëtorët e reparteve dhe kryepunëtorët
e shitoreve, ndërsa më pak bëhet me personat e sektorit të komerciales, furnizimit, etj.

Format më të shpeshta të fshehjes së deficitit ose përvetësimit të kryer nga kontabilisti në lidhje
me personat e sektorëve tjerë janë:
• bartja e deficitit në shpenzime fiktive, materiale apo të regjisë, të cilat vështirë konstatohen;
• bartja e deficitit në borxhe dubioze dhe shlyerje;
• shfrytëzimi i kapitullit aktiv të furnizimit, të ashtuquajturit parapagim;
• hapja e kontove fiktive, më së shpeshti të blerësve dhe ngarkimi në emër të mallit të dërguar;
• regjistrimi i dyfishtë e të njëjtës pasqyrë;
• bartja nga kontoja në konto;
• numrat e gabuar në rekapitulimin e kontos apo pasqyrimi i pasaktë i saldos;
• bartja në të ashtuquajturit kapituj kalimtarë;
• mosregjistrimi i hyrjes së mallit dhe parave, regjistrimi fiktiv i mallit dhe parave;
Përvetësimi në bazë të korrupsionit dhe keqpërdorimit
Me që kontabiliteti e kryen funksionin e kontrollit dhe bën evidentimin e obligimeve dhe
borxheve të ndërmarrjes, format e mundshme të sulmeve janë mosparaqitja e kërkesave apo
zvogëlimi i tyre ose zmadhimi i obligimeve dhe obligimeve të ndërmarrjes. Më së shpeshti vjen
deri të lidhja me blerës dhe me furnizues. Kontabilisti tregon kërkesa shumë më të vogla dhe
borxhe më të mëdha.

MALVERZIMET E DOBISHME
Format e sulmeve që burojnë nga grupi i malverzimeve të dobishme janë:
• fshehja e humbjeve;
• fshehja e obligimeve ndaj bashkësisë;
• tërheqja e mjeteve të bashkësisë në mënyrë mashtruese.

Tërheqja e mjeteve nga bashkësia nëpërmjet llogarive të rrejshme


Shfrytëzuesit e beneficioneve i shfrytëzojnë këto gjendje për sulme, për realizimin e të drejtave
që nuk i kanë dhe për fryrje të të drejtave të tyre, si dhe për përvetësimin e vlerave që nuk u
takojnë. Pikërisht për këtë asrye ka lindur termi “malverzime të dobishme”.
Përvetësimi në bazë të llogarive të udhëtimit
Kjo formë e sulmeve është tipar i të gjitha vendeve të punës dhe jo vetëm i udhëheqësit apo
drejtorit. Prandaj këtu do ta oasqyrojmë në mënyrë të përmbledhur.
Sulmet kryhen nëpërmjet marrjes së më shumë mjeteve se sa u takojnë punëtorëve për udhëtime
zyrtare. Format e sulmeve të tilla janë:
• paraqitja e pasaktë e kohëzgjatjes së udhëtimit, duke shënuar datat e pasakta të nisjes dhe
kthimit nga rruga;
• llogaritja e pasaktë e shpenzimeve të transportit;
• llogaritja e pasaktë e shpenzimeve tjera që pranohen, siç janë shpenzimet shtesë, etj.
Përvetësimi në lidhje me reprezentacionin
Disa udhëheqës kanë të drejtë të kenë reprezentacion, lartësinë e të cilit e cakton organi drejtues
me rregulloren e fondeve të konsumit të përgjithshëm dhe të reprezentacionit.
Format më të shpeshta të përvetësimit në linjën e reprezentacionit janë:
• dorëzimi i llogarive të pasakta mbi reprezentacionin;
• falsifikimi i llogarive mbi reprezentacionin në shuma më të mëdha, nëpërmjet përmirësimeve,
shfrytëzimit të faturave të përdorura, etj.
• përvetësimi i gjërave të caktuara për reprezentacion, sidomos në qoftë se ato përmbajnë të
ashtuquajturat dhurata afariste.
Përvetësimi në bazë të korrupsionit dhe keqpërdorimit
Format e korrupsionit dhe keqpërdorimeve që i kemi trajtuar në pjesën e sektorit komercial dhe
ekonomiko-kontabilist në lidhje me funksionin e furnizimit dhe të shitjes janë të njëjta. Janë të
njëjta në qoftë se udhëheqësi kryen edhe punë të kontraktimit të marrëveshjeve me rastin e
eksportit ao importit në boten e jashtme. Prandaj, këtu nuk do të ndalemi me gjatë.

Mashtrimet e konsumatorëve - blerësve


Këto janë forma të sulmeve nëpërmjet të cilave mashtrohen konsumatorët, blerësit dhe
porositësit e punëve, kështu që ndërmarrja realizon fitim të paligjshëm: Format e këtyre
mashtrimeve janë:
• deklarimi i rrejshëm i cilësisë së mallrave, të cilat nuk i përgjigjen standardit, kushteve të
marrëveshjes ose deklaratës së vënë në etiketë;
• mashtrimet në sasi kanë të bëjnë me zvogëlimin e sasisë së deklaruar, të kontraktuar, të
shprehur në etiketë apo nën standardin e caktuar;
• llogaritja e shpenzimeve më të larta dhe elementeve tjera që ndikojnë në formimin e çmimeve;
• mashtrimet e enteve të sigurimit nëpërmjet paraqitjes së dëmeve të paqena dhe realizimi i
kompensimit më të madh se dëmet reale.
Monopoli
Është formë e sulmit që ka të bëjë me marrëveshjet mbi çmimin, ndarjen e tregut dhe kushteve të
ngjashme. Këto janë format e këtyre sulmeve:
• marrëveshja me qëllim të ndarjes së tregut;
• marrëveshja mbi diktimin e çmimit në tregun e brendshëm;
• marrëveshja për kufizimin e vëllimit të prodhimit me qëllim të rritjes së çmimeve.
Spekulimet në qarkullimin e mallrave
Ato kanë për qëllim që në mënyrë artificiale të mbahen çmimet e larta. Format e tyre janë:
— kufizimi ose ndërprerja e shitjes së mallit me qëllim të ruajtjes apo ngritjes së çmimeve; —
grumbullimi i rezervave të mallit me qëllim të mbajtjes së çmimeve të larta; — kufizimi i
prodhimit me qëllim të krijimit të mungesës artificiale dhe mbrojtjes apo ngritjes së
çmimeve; — kushtëzimi i blerësve që të pajtohen me kushte të pafavorshme, me kontratat
për të ashtuquajturat
“punë të lidhura”, me blerjen e mallrave jo konkurrentë, etj.; — tregtia zinxhirore, duke
përfshirë më shumë ndërmjetës në shit-blerjen e mallit dhe shtimit të
paarsyeshëm të shpenzimeve dhe çmimeve.
Konkurrenca jo lojale
Janë forma të cilat nuk respektojnë parimet elementare të afarizmit dhe besimit. Këto forma janë:
• keqpërdorimi i emrit të huaj, firmës, vulës, emblemës dhe shenjave tjera të jashtme reklamuese
të mallit;
• vendosja e shenjave të pavërteta mbi origjinën, kualitetin dhe elementet tjera të shitjes,
reklamimit dhe afirmimit të mallit;
• vënie në lajthitje e konsumatorit në aspektin e çmimit dhe cilësisë, nëpërmjet shpalljes së
zbritjes së çmimeve, shpallje të likuidimit, etj.;
• dhënia e dhuratave anëtarëve të kolektivit të ndërmarrjes tjetër, me qëllim të shitjes dhe punëve
tjera;
• dhënie e dhuratave anëtarëve të kolektivit tjetër, me qëllim të nxjerrjes së sekretit afarist apo
ndonjë sekreti tjetër;
Shkelja e zakoneve afariste
Këtu bëjnë pjesë:
• prishja e paarsyeshme e kontratës dhe shkelja e rëndë e obligimeve të kontratës;
• arritja e qëllimshme e kontratës dhe klauzolave të paqarta, si edhe shfrytëzimi i tyre për
krijimin e interesit për ndërmarrjen;
• dëmtimi i qëllimshëm i besimit duke favorizuar ndërmarrjet që, sipas rendit, nuk kanë gjasa të
jenë likuide apo plotësisht likuide.

ROLI I BROKERIT DHE DILERIT SI NDËRMJETËS NË BERZËN FINANCIARE


Ndërmjetësuesit e specializuar në tregtinë e letrave me vlerë, me fjalorin popullor, quhen mesitë
(brokerë, dilerë, sekserë, mesitë). Ata paraqesin lidhjen midis blerësit dhe shitësit.

Brokerët: - Blejnë dhe shesin letra me vlerë në emër të klientëve dhe për llogari të tyre apo në
emrin e vet e për llogari të klientëve. Në raste të caktuara ata edhe kreditojnë klientët e tyre dhe u
ofrojnë shërbimet e tyre profesionale.
Dilerët: - blejnë letra me vlerë në emër të vet dhe për llogarinë e vet, e pastaj ua shesin klientëve
të tyre, për të fituar në ndryshimin midis çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes. Kështu, ata
bartin rrezikun e realizimit të dallimit negativ në çmim.
Sekserët apo mesitët janë ndërmjetësit në tregjet e letrave me vlerë në Gjermani (në Francë
courtieri). Ata paraqiten në emrin e vet dhe në llogari të vet apo në emër të huaj dhe për llogari të
huaj, njësoj si dilerët.
MËNYRA E PUNËS SË TREGUT FINANCIAR
Ekzistojnë tri mënyra të tregtisë së letrave më vlerë:
• shit-blerja e drejtpërdrejtë midis shitësit dhe blerësit,
• shit-blerja në tregun nacional (over-the-counter market = tregti përtej sportelit) dhe
• shit-blerja nëpërmjet berzës së letrave me vlerë (berzës së efekteve).
Shit-blerja e drejtpërdrejtë midis shitësit dhe blerësit, në fakt, është shitja e letrave me vlerë pa
ndërmjetës (nga dora në dorë).
Punët spekulative të berzës
Ekzistojnë dy lloje të punëve spekulative të berzës: spekulimet në prolongim dhe spekulimet në
kurse.

Likuiditeti i ndërmarrjes nënkupton aftësinë e saj për të paguar borxhet në momentin që


ato arrijnë për pagesë, ndërsa solventiteti i ndërmarrjes nënkupton që ndërmarrja është e
aftë të paguaje të gjitha borxhet, jo në kohën që ato arrijnë, por në çdo kohë, qoftë edhe
nga masa e falimentimit (likuidimit).
Planifikimi financiar nënkupton:
• hartimin e bilancit të planit të suksesit dhe të gjendjes,
• vlerësimin e rrezikut të realizimit të rezultatit të planifikuar financiar dhe
• planifikimin e qarkullimit të parave.

Llojet e të ardhurave fiskale janë: tatimet, kontributet, taksat dhe ngarkesat tjera.
Tatimi është çmimi të cilin e paguajnë qytetarët për të kompensuar pjesën e vet për shfrytëzimin
e shërbimeve publike.
Qëllimi fiskal i tatimit është formimi i mjeteve për financimin e nevojave të caktuara të shtetit
(mbrojtja, ruajtja e rendit e qetësisë...).
Doganat janë tatime të cilat i mbledh shteti me rastin e hyrjes së mallrave nëpërmjet
vendkalimeve kufitare me vende të tjera dhe bëjnë pjesë në grupin e tatimeve indirekte. Kështu,
doganat dhe tatimet përbëjnë pjesën kryesore të të ardhurave fiskale.
Objektivat e doganave janë fiskale, ekonomike, sociale, politike.
Taksat janë lloj i të hyrave publike që shteti dhe trupat tjerë juridiko-publikë i marrin nga
individët dhe grupet në emër të kundërshpërblimit për kryerjen e disa shërbimeve të organeve
shtetërore dhe institucioneve shtetërore.
Në delikte financiare përfshihen veprat penale, kundërvajtjet ekonomike, etj.
Ligjet mbi doganat parashikojnë tri lloje të kualifikimeve të delikteve financiare: vepra penale,
delikte ekonomike dhe kundërvajtje.
Kriminaliteti definohet si dukuri shoqërore që manifestohet me kryerjen e veprave të
rrezikshme për shoqërinë, të cilat janë të cilësuara me ligj si vepra penale.
Kriminaliteti ekonomik është tërësia e veprimeve kriminale që kryhen gjatë afarizmit
ekonomik.
Kriminaliteti financiar është forma më perfide e përvetësimit të pasurisë së huaj.

You might also like