You are on page 1of 14

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”

FAKULTETI I BIZNESIT

DEPARTAMENTI: FINANCË-KONTABILITET

DETYRË KURSI

Tema: Paraja dhe roli i saj në jetën e përditshme

Punoi: Joni Xhija Pranoi: Dr. Arjeta HALLUNOVI

Klodiana Ndoci

Kristiana Karaj

Manuela Cenkolli

Serme Haka

Tea Mali

Durrës 2023

Përmbajtja
1. Cfarë është paraja……………………………………………………………………….4
1.1. Cilat janë format e
parasë………………………………………………………………4
1.2. Cilat janë funksionet e
parasë…………………………………………………………..4
1.3. Cilat janë karakteristikat e
parasë………………………………………………………5
2. Si lindi nevoja për krijimin e parasë…………………………………………………….5

2.1. Si u krijua paraja…………………………………………………………………….….7

3. Roli I parasë dhe rëndësia e saj…………………………………………………………..9

3.1. Liritë që të jëp paraja………………………………………………………………….10

3.2. Paraja një pjesë integrale e jetës moderne……………………………………………..11


Hyrja

Paraja përdoret kudo dhe nga kushdo. Paraja ka një funksion shumë të rëndësishëm për cdo njeri
dhe nëse paraja sdo të ekzistonte asgjë sdo ishte sic ështe sot. Në një shoqëri dhe botë kaq të
kushtueshme dhe konkurruese, askush prej nesh nuk mund të jetojë pa para. Ne kemi nevojë për
para për të përmbushur nevojat tona bazë të jetës si blerja e ushqimit, dhe shumë gjëra të tjera
bazë të nevojshme të jetës, të cilat janë pothuajse të pamundura për t'u blerë pa para.

Ndonëse paraja nuk ka ekzistuar gjithmonë në format që ekziston sot ajo gjithmonë ka qenë
prezente gjatë historisë së njerëzimit.

Secili nga ne e përdor paranë dhe e ka pjesë të pandashme të jetës dhe kjo është arsyeja e kësaj
detyre që ne të tregojmë si lindi nevoja për krjimin e parasë, pse ishte kaq e nevojshme që të
krijohej paraja, cilat ishin format e para të parasë, si u krijua paraja ndër vite deri në formën që
kemi tani.

Përvec kësaj në këtë detyrë do të trajtojmë dhe rëndësinë që paraja ka në jetën tonë të përditshme
dhe rolin që ajo kryen në jetën tonë.
1. Cfarë është paraja?

Paraja është çdo send ose mjet këmbimi që pranohet nga njerëzit për pagesën e mallrave dhe
shërbimeve, si dhe për shlyerjen e huave. Paraja e ben boten te rrotullohet. Ekonomitë
mbështeten në para për të lehtësuar transaksionet dhe për të fuqizuar rritjen financiare. Në
mënyrë tipike, janë ekonomistët ata që përcaktojnë paranë, nga vjen dhe sa vlen.

1.1 Cilat janë format e parasë?

Paraja mall- përfaqësohet nga mallra që gjatë historisë janë pranuar nga shumica e njerëzve si
para.

Paraja përfaqësuese- është formë e mëvonshme e parasë, mbron paranë mall nga konsumi dhe
është më e lehtë në transport.

Paraja e dekretuar

Paraja elektronike- ka zëvendësuar cekun dhe kartëmonedhat.

Monedha/Katëmonedha

Valuta- formë e parasë e cila shërben për këmbimin e vlerave në mes të sistemeve ekonomike.

Letra me vlerë- letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për tu shndërruar,
për t`u konvertuar në vlerë aksionesh.

1.2 Cilat janë funksionet e parasë?


- Mjet këmbimi- paraja si mjet këmbimi përfaqëson një ndër funksionet më të rëndësishme
të parasë sepse nëpërmjet saj realizohen transaksionet e këmbimit në treg duke e bërë
këmbimin shumë eficent.
- Matëse vlere- Ky funksion shërben si njësi llogaritëse, përdoret për të matur vlerën e
mallrave në ekonomi.
- Ruajtëse vlere- Përmes këtij funksioni paraja shërben edhe si mjet për të transferor fuqinë
blerëse në periudha të ardhshme kohore.
1.3 Cilat janë karakteristikat e parasë?
- Qëndrueshmëria- Paraja duhet të jetë e qëndrueshme dhe e aftë të durojë prishjen gjatë
kohës. Kjo siguron që ajo të mbetet funksionale dhe të ruajë vlerën e saj përmes
përdorimit të përsëritur.
- Lehtësia në transport- Paraja duhet të jetë e lehtëtransportueshme, duke lejuar individët ta
mbajnë dhe përdorin atë lehtë për transaksionet në vende të ndryshme.
- Uniformiteti- Çdo njësi parash duhet të jetë e njëjtë në peshë, madhësi dhe vlerë, duke
siguruar konsistencë dhe lehtësi njohjeje.
- Pranueshmëria- Paraja duhet të pranohet gjerësisht në një shoqëri si një mjet shkëmbimi.
Njerëzit duhet të kenë besim që ajo do të njihet dhe respektohet në transaksione.
- Njohja- Paraja duhet të njihet lehtë dhe të dallohet lehtë nga format e tjera të monedhave
ose vlerave.
- Siguria nga falsifikimi- është një karakteristikë kritike e parave për të parandaluar
përdorimin e monedhave apo letrave monedhe të kopjuara dhe të mashtruara.
2. Si lindi nevoja për krijimin e parasë

Para se të vinte në ekzistencë monedha,forma më e zakonshme e tregtisë ishte shkëmbimi.


Sistemi i shkëmbimit ose ndryshe sistemi Barter daton në kohën e vjetër kur nuk kishte para.
Mënyra e vetme për të blerë mallra ishte shkëmbimi i tyre me sende personale me vlerë të
ngjashme. Për shembull- Një fermer jep bagëtinë e tij në këmbim të disa tokave, e kështu me
radhë. Me fjalë të thjeshta, çdo shkëmbim i mallrave dhe shërbimeve për mallra dhe shërbime të
tjera pa shkëmbyer asnjë formë parash njihet si sistemi i shkëmbimit. Thuhet se fiset e
Mesopotamisë ishin ato që futën këtë sistem shkëmbimi, ku shkëmbenin mallrat për ushqim,
armë dhe nevoja të tjera thelbësore si çaji. Prandaj, njihet si një nga format më të vjetra të
tregtisë.

Problemet e shkëmbimit në kohët e hershme

Përpara se të shpikej paraja, e vetmja mënyrë për të tregtuar mallrat ishte shkëmbimi. Nëse kishit
një dhi tepër, por ju duhej gruri, kishit mundësi të gjenit dikë për t’i shkëmbyer. Por edhe
shkëmbimi kishte problemet e veta si proces. Problemi qëndronte në faktin e përputhjes së
dëshirave. Po sikur personi që kishte grurin të ishte i interesuar ta ndërronte atë vetëm me një
sopatë. Atëherë personi që kishte dhinë duhet të gjente një person që kishte sopatë, dhe në këtë
mënyrë të bëhej shkëmbimi i trefishtë. Por gjatë kohës së kërkimit, mund të ndodhë që ai të
vdesë urie. E dyta, po sikur personi që kishte miellin, vërtet dëshironte një dhi, por jo përpara se
dasmës së vajzës së tij që do të zhvillohej pas tre muajsh? Prandaj duheshin kontratat, por
shoqëritë e asaj kohe nuk ishin të shkolluar deri në këtë fazë.

Prandaj marrëveshja e dy palëve duhet të bazohej tek kujtesa. Por, kjo linte vend për abuzime:
Çfarë po thua, unë nuk të kam dhënë kurrë fjalën ty për grurë… etj.

Një ditë një fermeri neolitik, që mbetet anonim, solli një zgjidhje të zgjuar: Pse të mos vendosim
për diçka për të cilën çdokush do ta pranonte ta kishte. Kjo teori u përdor më vonë për të blerë
dhi, sëpata dhe çdo gjë tjetër. Shenja e dollarit i erdhi në mendje fermerit. Pra, ideja e tij ishte ajo
që më vonë u quajt “para”. Pas një periudhe gjykimesh e gabimesh, u vendos që me këtë punë të
merreshin njerëz që kishin karakteristika të veçanta. Paratë duhet të ishin:

– Të tregonin vlerën e duhur për mallin. Nuk mund të lejohej më shkëmbimi i një dhie që dikush
e kishte rritur me mund e me dashuri, me një grusht gurësh të mbledhura në tokë.

– Të vështira për t’u falsifikuar. Një sistem monetar që bazohej në copa letre me kryqe të
vizatuara në to ishte i destinuar për të dështuar. Nëse paraja do të fitohej lehtësisht, njerëzit do ta
kishin të vështirë t’i rezistonin fitimit të saj. Rezultati do ishte një inflacion galopant.

– Të ishte portabël. Sigurisht që mund të tregtosh sende të mëdha si shtëpi apo tokë në mal, por
këto nuk janë sende që shiten në dyqane. Prandaj nevojitet paraja.

– Të jetë e qëndrueshme. Mallra të tilla si kripa, mund të shihen si mjet i mirë shkëmbimi, por
çfarë do ndodhte sikur atë ta linim në shi, do të humbte e gjitha.

– Lehtësisht e ndashme. Imagjinoni një shoqëri ku e vetmja formë paraje të ishte monedha 100
dollarëshe. Kjo nuk do bënte problem për transaksionet e mëdha, por do të ishte “dhimbje koke”
nëse do donit të blinit vetëm një kuti shkrepëseje.
– E dëshirueshme. Ditët e sotme, të gjithë jemi të mahnitur dhe të kënaqur kur marrim këto copa
letre, por kjo vetëm për shkak të vlerës simbolike që ato kanë. Me këto kritere në mendje,
paraardhësit tanë zhvilluan format e para primitive të tregtisë nëpërmjet parasë.
Bankat primitive

Deri në këtë fazë nuk ekzistonin monedhat. Por vlera e metalit gjykohej nga pesha e tij. Përpara
se monedhat të vinin në jetë, duhet të krijoheshin institucionet bankare. Institucione që duhet të
krijonin besim dhe garanci se shkëmbimet do të kryheshin në mënyrën e duhur. Institucionet e
para bankare ishin pallatet mbretërore, tempujt dhe depot shtetërore në Mesopotami dhe Egjipt.
Kjo për arsye se ato ishin të mbrojtura mirë. Në këto depozita liheshin fatura, nëpërmjet të cilave
kryheshin transaksionet me palët e tjera. Të shkruajtura në pllaka argjilore ose papiruse, ato
konsiderohen si pararendëset e çeqeve dhe kartëmonedhave të sotme. Me kalimin e kohës filluan
të hapeshin më shumë shtëpi bankare.

2.1 Si u krijua paraja

Monedhat e hershme

Në vitin 1000 para Krishtit, pas dy shekujsh kryerje transaksionesh me artikuj të vërtetë, u fillua
të përdorej bronzi dhe bakri si mjet shkëmbimi. Më pas në shekullin e tetë para erës sonë,
“shpata” dhe “thika” dolën në modë. Ato ishin versione të vogla të mjeteve agrokulturore, që
ishin aq të vogla për t’u përdorur sa qëllimi i tyre i ri ishte diçka tjetër tashmë. Monedhat e para të
vërteta në botë, besohet gjerësisht të kenë qenë krijuar në Azinë e Vogël rreth vitit 640 para
Krishtit. Ata ishin të bëra prej ari dhe argjendi. U zgjodhën këto, ndoshta për arsyen se garantonin
pastërtinë e metaleve përbërëse. Koka e luanit që simbolizonte dinastinë Mermnad, ishte e
stampuar nga njëra anë e monedhave. Ky ishte rezultat i metodës primitive të prodhimit. Nga ana
tjetër e monedhës vendosej simboli i çekiçit. Por kur praktika e prodhimit të monedhave u përhap
edhe në vendet e tjera grekfolëse nëpër botë, ata filluan të vendosnin shenjat dalluese të qyteteve
të tyre. Më vonë, ishin persët dhe popullsitë e tjera antike që filluan të prodhonin monedhat e
tyre.

Zhvillimi I kartëmonedhave
Faza tjetër e evolucionit të monedhës ishte shpikja e kartëmonedhave. Kartëmonedhat e para u
përdorën në Kinë gjatë regjimit të Perandorit Hien Tsung . Por në fund Kinës nuk i doli siç duhej kjo
formë e re prodhimi të parash. Sepse printoi aq shumë sa që e çoi vendin në inflacion. Në vitin 1455,
kinezët braktisën përdorimin e kartëmonedhave dhe nuk iu kthyen më atyre për një kohë të gjatë.
Eksperienca kineze u përsërit kur Suedia u bë vendi i parë europian që eksperimentoi me
kartëmonedhën. Në vitin 1661, një bankier i quajtur Johan Palmstruch filloi të shpikte kartëmonedha
që mund të shkëmbeheshin në bankën e tij në Stokholm me monedha argjendi. Por fatkeqësisht për
Palmstruch, ai nuk e morri liçensën për të printuar para. Ai prodhoi më shumë kartëmonedha se sa
banka kishte monedha argjendi, dhe në vitin 1668 ai u ndoq penalisht për mashtrim. Në fillim u
dënua me vdekje, por më pas dënimi iu ndryshua me burgim.

Pavarësisht këtyre dështimeve të kartëmonedhës, ishte e qartë që historia po shkonte drejt një forme
të re valutore. Ndërsa aktiviteti ekonomik vazhdonte të rritej në Europë, ishte e nevojshme që ofertat
monetare duhet të zgjeroheshin përtej limiteve të vendosura.Kjo nevojë çoi në themelimin e bankave
të para qendrore kombëtare. Njerëzit po fillonin të kishin më shumë besim tek shënimet e
mbështetura nga qeveria se sa te institucionet private.

Standardi I arit

Duke besuar çështjen e kartëmonedhave të një autoriteti qendror u largua rreziku i falimentimit,
por rriti spektrin e inflacionit. Kjo do të ndodhte nëse një bankë qendrore do të printonte shumë
para. Ishte rreziku i inflacionit, në mes shumë faktorësh të tjerë, që shtynë qeveritë t’i
bashkoheshin Standardit të Arit, që tregonte se paratë ishin me të vërtetë të bërë prej metali të
çmuar. Standardi i Arit ishte një mekanizëm, që fiksonte vlerën e monedhave dhe të
kartëmonedhave të vendeve pjesëmarrëse në Standardin e Arit. Ky standard operonte si brenda
dhe jashtë vendit. Brenda vendit, mbante nën kontroll inflacionin duke siguruar që oferta e parasë
të mbetej relativisht konstante. Ndërsa në sferën ndërkombëtare, kishit efektin e fiksimit të
kurseve të këmbimit mes kombeve të përfshira.

Paraja Fiat

Që nga viti 1971, ekonomia botërore ishte e drejtuar kryesisht nga një sistem normash këmbimi, me
monedhën e arit që po zëvendësohej me të ashtuquajturën “Paranë Fiat”. Kjo ishte një lloj paraje që
e ruante vlerën pavarësisht dekretit qeveritar. Përdorimi i parave “fiat” vendosnin një përgjegjësi më
të madhe mbi qeveritë se sa ata kishin kur mbështesnin metalet e çmuara.

Kartat e kreditit, kartat e debitit dhe çeqet

Jo shumë kohë më parë, ishte e vështirë të hapje një llogari bankare. Deri para shekullit 20, posedimi
i një llogarie rrjedhëse ishte diçka e rrallë. Nëse dikush donte të çonte para larg, përdorte postën. Kur
të gjithë njerëzit u përmirësuan nga mirëqenia, bankat zbuluan Marketingun. Në vitet ‘80, Banka
Kombëtare Ëestminster i lejoi klientëve të saj mundësinë e blloqeve me çeqe. Kartat e kreditit me
PIN ulën ndjeshëm rrezikun e vjedhjes dhe mashtrimit. Secili përdor kartën e vet të kreditit, të cilën
e përdor për të tërhequr para nëpërmjet fjalëkalimit personal.

3.Roli i parasë dhe rëndësia e saj

Rëndësia e parasë është një temë që debatohet shpesh në botën e sotme. Disa argumentojnë se
paratë janë gjithçka, ndërsa të tjerë besojnë se nuk janë të nevojshme për një jetë të lumtur.
Megjithatë, realiteti është se paratë janë një mjet thelbësor për mbijetesë në botën moderne.
Që në momentin që lindim, jemi të rrethuar nga dëshira për pasuri materiale. Prindërit tanë
ëndërrojnë për një jetë më të mirë për ne, plot luks, si makina të shtrenjta, turne botërore dhe
ushqime të shkëlqyera. Megjithatë, shumë prej tyre na thonë gjithashtu se më shumë para
çojnë në më shumë probleme, duke kundërshtuar aspiratat e tyre. Për të kuptuar rëndësinë e
parave, le ta konsiderojmë jetën si një videogame. Ashtu si një lojë, jeta ka nivele të shumta
që duhet t'i kalojmë për të arritur qëllimet tona. Fillimisht, na pajisen me monedha ose pikë
falas për të na ndihmuar të fillojmë lojën. Në mënyrë të ngjashme, gjatë viteve të fëmijërisë
dhe adoleshencës, prindërit tanë na sigurojnë dhe na strehojnë nga bota reale. Ndërsa ngjitemi
në nivele, vështirësia rritet dhe ne duhet të fitojmë monedha ose pikë duke pastruar çdo nivel.
Në mënyrë të ngjashme, ndërsa bëhemi të rritur, duhet të gjejmë mënyra për të fituar para për
të përmbushur nevojat dhe dëshirat tona. Në këtë lojë të jetës, paraja është mjeti që zhbllokon
lumturinë dhe nivelet e ndryshme të jetës.Megjithatë, në botën e sotme, qëllimi është të
arrijmë nivelin më të lartë të lojës së jetës. Për të pasur sukses, ne duhet të tejkalojmë kufijtë
tanë dhe vazhdimisht të përpiqemi të jemi superiorë ndaj të tjerëve.
Për më tepër, është e rëndësishme të kuptohet se paratë nuk janë gjithçka. Është vetëm një
mjet që mund të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona. Nuk mund të na blejë dashuri, shëndet
të mirë apo lumturi. Megjithatë, mund të na sigurojë mjetet për të hyrë në burimet e
nevojshme për këto gjëra.

Si përfundim, rëndësia e parasë nuk mund të mohohet në botën e sotme. Është një mjet
thelbësor që zhbllokon nivele të reja në lojën e jetës. Sidoqoftë, është thelbësore të fitoni para
dhe t'i përdorni ato me mençuri për të aksesuar burimet e nevojshme për një jetë të lumtur.
Duhet të kujtojmë se paratë nuk janë gjithçka, dhe lumturia e vërtetë qëndron në gjërat e
thjeshta në jetë. Po, vetë paratë nuk janë aq të rëndësishme. Shumë më të vlefshme janë
mundësitë që na japin. Dhe mundësia më e rëndësishme është LIRIA.

3.1 Por cfarë lloj lirie jep paraja?

E para dhe më e dukshme është liria financiare. Me para të mjaftueshme, ju mund të


përballoni të bëni atë që doni. Punoni jo sepse duhet ta bëni për hir të mbijetesës, por sepse e
doni atë që bëni dhe e shijoni atë. Kur një person pushon së qeni skllav i një rroge, kjo jep
shumë më tepër mundësi - ju mund të përballoni të merrni më shumë rreziqe, të vendosni
qëllime vërtet serioze dhe ambicioze, të jetoni me bollëk, të realizoni veten. Kjo mënyrë jetese
sjell gëzime të tjera, bëheni një person më i lumtur dhe më i kënaqur. Vetëm duke qenë në
harmoni me atë që po bëni, mund të arrini lumturinë e vërtetë në jetë.

E dyta është liri në kohë që vjen pas arritjes së lirisë financiare. "Shkak kohë, argëtim - orë" -
ky është roli i njerëzve aspak të lirë. Dhe jo sepse nuk funksionojnë, jo. Ata thjesht e shijojnë
punën, ajo u bëhet një hobi, duke sjellë edhe kënaqësi edhe para. Liria e kohës do të thotë që
ju gjithmonë mund të përballoni të bëni një pushim, duke u shkëputur nga çështjet aktuale për
çdo kohë. Të ardhurat tuaja vazhdojnë të rriten dhe të punojnë për ju, pavarësisht se ku, si dhe
çfarë bëni. Njeri i lirë të lirë për të zgjedhur orarin tuaj të jetës dhe punës. Gjëja e tretë që
mund të arrihet duke fituar lirinë financiare dhe lirinë e kohës është liria e marrëdhënieve. Me
kohë dhe para të mjaftueshme, ne mund të shijojmë shoqërimin me familjen, miqtë dhe të
dashurit. Këto ditë, pak njerëz mund të përballojnë t'i kushtojnë pjesën më të madhe të jetës së
tyre familjes - nevoja për të vrapuar dhe për të fituar para është shumë e fortë. Për shumicën e
njerëzve, mundësia për të bërë marrëdhënie me të dashurit dhe miqtë me të vërtetë të plota, të
buta, kuptimplota dhe të pasura është e mbyllur. Por e gjithë kjo është në dispozicion të një
personi të lirë.

E njëjta gjë vlen edhe për lirinë shpirtërore- duke pasur kohë dhe para të mjaftueshme, ne
mund të përballojmë të angazhohemi plotësisht në zhvillimin tonë shpirtëror. Të kuptojmë
veten, botën, çështjet që na shqetësojnë. Zhvillimi shpirtëror është një komponent i
rëndësishëm i çdo moderne dhe person i suksesshëm. Pa të, është e pamundur të arrihet
harmonia, gëzimi dhe lumturia në jetë.

Dhe, natyrisht, mos harroni liria fizike. Vërtet - në një trup të shëndetshëm, një mendje të
shëndetshme. Është ende e dëshirueshme që të keni kohë të mjaftueshme për të luajtur sport.
Kërkojnë shumë aktivitete shumë interesante dhe emocionuese investimet në para. Bëhet fjalë
për ushqim cilësor. shërbimet mjekësore, nevoja për t'u kujdesur për veten dhe atributet e tjera
thelbësore të një jete të shëndetshme - pothuajse e gjithë kjo kërkon kohë dhe para.

3.2 Paraja është një pjesë integrale e jetës moderne.

Ne i hasim ato në të gjitha sferat e jetës çdo ditë. Dhe për shumë njerëz, paratë mund të jenë një
nga vlerat kryesore të jetës. Paraja luan role të ndryshme në ekonomi dhe në jetën shoqërore. Sot,
paratë mund t'i shërbejnë një sërë marrëdhëniesh pagese, të cilat përfshijnë punën. Në tregun
botëror, ato mund të sigurojnë lëvizjen e kapitalit ndërmjet vendeve, t'i shërbejnë zbatimit dhe
prodhimit të kapitalit social nëpërmjet sistemit të flukseve monetare ndërmjet sektorëve të
ekonomisë, industrive dhe rajoneve të vendit. Këto flukse organizohen nga shteti, subjektet
afariste dhe pjesërisht nga individët, ndërsa qarkullimi i vlerës së produktit shoqëror fillon dhe
përfundon me pronarin e kapitalit. Pa ekzistencën e parave, njerëzit do të ishin ende në fazën e
primitivitetit. Paraja i lejon njerëzit të hyjnë në lidhje shoqërore, duke i bashkuar ato. Nevoja për
para mund ta detyrojë një person të përdorë lidhje dhe aktivitete të caktuara shoqërore. Edhe pse
nevoja për para si e tillë nuk ekziston. Termi "nevojë për para" i referohet nevojave që mund të
plotësohen me para. Përveç kësaj, paratë janë një tregues i suksesit të një personi. Njerëzit që
kanë shumë para priren të sillen shumë ndryshe nga njerëzit e klasës së mesme ose të ulët. Në
botën moderne, paraja është vetë treguesi që përcakton përkatësinë e njërit apo tjetrit klasa
sociale. Sot paraja është treguesi kryesor shtresimi social. U tha më lart se paraja ka aftësinë t'i
bashkojë njerëzit, t'i inkurajojë ata të hyjnë në lidhje shoqërore. Por ky fenomen ka edhe një anë
negative. Paratë gjithashtu mund t'i largojnë njerëzit nga njëri-tjetri. Prania e parasë ose mungesa
e saj lind tek njerëzit ndjenja të tilla si zilia, krenaria, urrejtja etj. Në shoqërinë moderne, lakmia
është një komponent i rëndësishëm i jetës shoqërore. Është lakmia që i motivon njerëzit të mos
bëjnë punën më të këndshme, të hyjnë në martesa të leverdishme, të sakrifikojnë preferencat
personale për hir të përfitimit. Kështu, paratë në botën moderne luajnë një rol shumë të
rëndësishëm. Pa to shoqëria nuk mund të zhvillohej dhe funksiononte. Pa dyshim, paraja
përshkon të gjitha sferat e shoqërise.
Konkluzione.

Arrijmë në konkluzionin që paraja ka qenë dhe do mbetet një ndër faktorët më të rëndësishëm në
jetën tone për shkak të funksioneve të rëndësishme që ajo kryen por gjithashtu edhe për ndjesitë
që ajo të jep ku mund të përmendim këtu liritë që paraja të jepte.

Paraja si mjeti me anë të të cilit ne kryejmë cdo veprim, plotësojmë cdo dëshirë apo nevojë është
një faktor jetik për secilin individ dhe për cdo sferë të shoqërise.

Paratë gjithashtu përvecse plotësojnë nevoja apo dëshira ato tregojnë edhe nivelin e suksesit të një
individi në shumicën e rasteve .

Duke u bazuar edhe në periudhat më të hershme kjo na bën që ta besojmë akoma edhe më shumë
rëndësinë që paraja ka në cdo veprim që ne bëjmë. Me anë të parasë mnd të themi që në ditët tona
kryhet cdo veprim ndaj paraja kryen rolin më të rëndësishëm të jetës.
Referenca

https://skinfoodrussia.ru/sq/terms/dengi-ih-znachenie-v-nashei-zhizni-znachenie-sovremennyh-
deneg-v.html

https://coggle.it/diagram/YEs7mtËHëps5N1jl/t/format-e-parase-qe-perdoren-ne-vendin-tone

https://telegrafi.com/historia-e-parave-kur-pse-dhe-si-u-perdoren-per-te-pare/

https://m.economictimes.com/definition/barter/amp

https://roboticsandautomationneës.com/2023/01/18/ëhy-is-money-important-in-our-lives/59144/

You might also like