You are on page 1of 24

VII.

BANKAT DHE SISTEMI BANKAR


1.Kuptimi, definicioni dhe funkcioni i bankave

-Zhvillimi historik i bankave


-Karakteristikat e bankave kapitaliste
-Llojet e bankave
-Banka Qëndrore ose emetuese
-Bankat depozitare ose komerciale, bankat
afariste,bankat investive,bankat e specializuara
ose të degëve, bankat universale, bankat
hipotekare,Bankat regjionale dhe bankat për
zhvillim.
2.Parimet afariste të bankave, parimi i
likuiditetit,parimi i sigurimit.
• 1.Banka është ndërmarrje me specifika në
afarizmin e sajë, të cilat janë të rregulluara me
veprime, praktika dhe dispozita specifike.
Ajo bën marrjen e kursimeve, dhënjen e kredive,
ndërmjetësimin e pagesave në ekonomi dhe
shoqëri. Fjala bankë, supozohet se rrjedh nga fjala
Italiane ,, banco” që në përkthim do të paraqiste
një tezgë të vendosur, dhe në historikun e sajë
filloi kështu; kur këtë punë e kryenin ,,tezaurët”.
Edhe sot përdoret shprehja ,,tezaurim”që ka
nocionin e disa punëve të shpejta të grumbullimit
të instrumenteve apo produkteve bankare.
• Funkcioni i parë ishte këmbimi, apo ndërrimi i
parave të ndryshme të atëherëshme metalike, me
kualitet dhe peshë të ndryshme.
Por po ashtu ishte edhe depozitimi dhe ruajtja e
parave. Që atëherë, por edhe sot punët e
arkëtimit, ruajtjes, dhe të ndërmjetësimit, duke
ua shtuar atyre edhe punët kreditore, janë
veprimtarija kryesore e bankave.Në sistemet e
mëherëshme, skllavopronarë dhe feudal,
funkcioni i bankave ishte për ndërmjetësim dhe
depozitim, ndërsa në atë kapitalist përveq
tjerash, kreditimi është funkcion primarë.
ZHVILLIMI HISTORIK I BANKAVE

Me zhvillimin e forcave dhe të marrëdhënjeve


prodhuese, krahas tyre zhvillohen edhe marrëdhëniet
tregtare, të cilat kanë ndikuar në fillimin e punëve
bankiere, të cilat kishin për qëllim lehtësimin e
marrëdhënieve tregtare brenda, si dhe jashtë vendit.
Qysh në shekullin e VII para erës së re, në babiloni,
shtëpitë private (Igibi dhe Murashi) me ,,tezauret” e
tyre bënin grumbullimin e produkteve të ndryshme të
ushqimit dhe të depozitave , duke i pranuar ato me
kamatë dhe duke i dhënë ato në të njëjtën mënyrë me
kamatë (fajde).
• Veprimtaria bankiere zhvillohet edhe tek
Fenikasit Kartagjenasit dhe Egjiptasit e vjetër,
të cilët njiheshin si tregtarë të vjetër.
Krahas zhvillimit të tregtisë në Greqinë e vjetër
janë zhvilluar edhe veprimtaritë bankare, nga
se, në Greqi monedhat në
qarkullim,veqanërisht ato metalike dhe me
peshë të ndryshme ishin të shumta, dhe atje
sicili qytet dhe tempujt kishin monedhat e tyre,
të cilat kanë ndikuar në këmbimin e tyre.
Bankierët e atëhershëm kishin emrin e njohur
si ,,trapezit”të cilët me paratë e grumbulluara
kanë dhënë edhe hua (fajde). Në Romën e
vjetër punët bankare, janë zhvilluar me
përvojat e Greqisë antike. Aty si çë kemi cekur
ne më heret, punët e depozitimit dhe të
ruajtjes dhe këmbimit e kryenin “argjentarët”,
andaj bankierët Romak quheshin,,argentarius”
Ata kryenin pra një mori punësh bankare, si që
janë depozitimi, qarkullimi i pagesave dhe kanë
lejuar hua me kamatë ,,fajde”
• Me zhvillimin e ekonomisë në shtetet e Europës
dhe të tregtisë tejdetare, paraqiten operacione
të ndryshme të punëve bankare me karakter
ndërkombëtar, të cilat kanë krye punë të
pagesave jashtë vendit.
Në vitin 1407 themelohet banka e Gjenovës, e
këtij karakteri dhe quhet: ,, Casa di Sant
Georgio”e cila funkcionin e sajë e kryente si
bankë, në mes të qendrave tregtare dhe jepte
hua, pasi që kishte mjete të mëdha.
• Pastaj të tilla banka paraqiten edhe në Spanjë,
Francë, Holandë, etj. Në vitin 1800 në Francë,
themelohet ,,Banka Nacionale Françeze” si
bankë Qëndrore, të cilën Napoleoni e kishte
themeluar për të financuar luftrat e asaj kohe.
Bankat nacionale ose ndryshe emetuese, të
Anglisë dhge të Francës, kishin bërë ndikim
shumë të madh për themelimin e shumë
bankave nacionale në shtetet tjera të asaj
kohe.
3.KARAKTERISTIKAT E BANKAVE
KAPITALISTE
Për të zhvilluar industrinë dhe ekonominë
kapitaliste, si çë kemi cekur më parë ishte
angazhimi i mjeteve financiare të mëdha, të cilat
detyrimisht duhej të siguroheshin me kredi.
Këto mjete kanë mundur të mblidhen dhe të
shpërndahen përmes bankave, të themeluara
përmes shoqërive akcionare dhe më të fuqishme
me potencial kreditues. Motivi kryesorë i këtyre
bankave ishte profiti sa më i madh nga kreditë e
lejuara.
• Karakteristikat më me rëndësi të këtyre bankave
janë:
1.Koncentrimi i bankave,
2.Afarizmi univerzal i tyre,
3.Bashkimi i kapitalit,bankier me atë industrial,
4.Krijimi i monopoleve financiare,
Pra të gjitha këto karakteristika, bankat kryesisht i
mbajnë edhe sot në shtetet kapitaliste, sepse
mbizotron prona private në këtë rend shoqërorë,
dhe më karakteristike në këtë drejtim është tek
bankat depozitare dhe komerciale.
4.LLOJET E BANKAVE
Në fazat e herëshme të zhvillimit shoqërorë dhe
material, ato ishin të organizuara në formën univ-
erzale. Me zhvillimin e forcave prodhuese, dhe me
rritjen dhe koncentrimin e kapitalit, është bërë
ndarja dhe specializimi i bankave, i cili në teori i
njef këto lloje të bankave:
1.Banka emetuese ose qëndrore,
2.Banka depozitare ose komerciale,
3.Banka të specializuara dhe të degëve,
4.Banka investive,
5.Banka afariste,
6.Banka për zhvillim dhe rindërtim,
7.Bankat regjionale,
8.Monobankat,
9. Arkat e kursimit, dhe
10. Bankat multinacionale.
5.BANKA QËNDRORE OSE EMETUESE

Kjo bankë është bankë kryesore në çdo shtet,


andaj ndryshe quhet edhe banka nacionale.
Kjo bankë rregullon marrëdhëniet monetare dhe
kreditore të një vendi. Kjo bankë është e detyruar
të kujdeset për vlerën e njësisë monetare të
vendit, për rregullimin e qarkullimit të parave
dhe likuiditetin e sistemit bankar si dhe për
likuiditetin në vend dhe jasht vendit.
Banka qëndrore është institucioni i vetëm për
emisionin e kartëmonedhave dhe të monedhave
si mjet ligjorë i pagesës.
6.BANKAT DEPOZITARE OSE KOMERCIALE.

Këto banka mjetet e veta i krijojnë prej


depozitave afatshkurtëra të bizneseve apo
edhe të kursimit të popullsisë, dhe për këtë
quhen banka depozitare.
Njëkohësisht këto banka të cilat sipas afateve
të burimeve të mjeteve e çë kryesisht janë
aftshkurtra, japin kredi me afat të shkurtër.
7.BANKAT AFARISTE.
Janë instiutucione financiare, të cilat
disponojnë me kapital më të madh, dhe në
shtetet kapitaliste këto banka bëjnë kreditimin
edhe financimin e kompanive të mëdha dhe
shoqërive të këtyre kompanive.
Këto banka bëjnë edhe themelimin dhe
financimin e korporatave të mëdha
industriale. Bëjnë shitblerjen e letrave me
vlerë, por edhe emisionin e tyre.
8.BANKAT E SPECIALIZUARA OSE TË DEGËVE.

Këto banka themelohen me kapitalin e degëve të


caktuara prodhuese si çë janë : Industria, bujqësia,
zejtaria, trgtia e jashtme, e brendshme etj.
Organizojnë, financojnë dhe ndikojnë në zhvillimin
e degëve të caktuara ekonomike për të cilat edhe
janë themeluar. Andaj me aktivitetin e tyre mund
të inkuadrohen në zbatimin e masave të politikës
ekonomike për realizimin e detyrave të
planifikuara.
9.BANKAT INVESTIVE.

Këto banka janë institucione financiare të


specializuara për kreditimin afatgjatë.
Këto banka punojnë edhe me emra të
ndryshëm si çë janë: Bankat internacionale,
financiare, hipotekare, për zhvillim etj. Këto
banka mjetet i sigurojnë nga shitjet e
fletobligacioneve, dhe marrjes së kredive nga
bankat tjera. Kreditimi afatgjatë pra kërkon
edhe mjete me afat të gjatë të maturimit
(kthimit).
10.BANKAT HIPOTEKARE.
Këto banka janë kategori e bankave investive
dhe shërbejnë për kreditimin afatgjatë.
Këto banka e bëjnë akumulimin si dhe
kreditimin me afat të gjatë.
Këto banka e bëjnë sigurimin e mjeteve duke e
bër emisionin e akcioneve në treg dhe letrave
të tjera afatgjata. Për sigurimin e kredive këto
banka marrin peng sendet e paluajtëshme
duke i mbajtur ato me të drejtën e pengut.
11.MONOBANKA.

Është bankë e vetme e një vendi , e cila kryen të


gjitha punët bankiere si çë janë:
Emisioni i parave, krditimi afatshkurtër dhe
afatgjatë, qarkullimi i pagesave në vend dhe
botën e jashtme. Këtij tipi të bankës, mund të i
referohej Banka qëndrore e kosovës, e cila nuk e
ka të drejtën e emisionit të parasë.
Në botë përveq në vendet në zhvillim, nuk ka
banka të tilla.
12.KONZORCIUMI BANKAR.

Është institucion shumë i përshtatshëm për


zhvillimin e formave të ndryshme të
bashkëpunimit në mes të bankave.
Në këtë institucion bankat bëjnë bashkimin e
gjërë të mjeteve dhe të punës.
Themelimin e konzorciumit, mund ta bëjnë dy
ose më shumë banka ose organizata të
specializuara financiare të vendit dhe jashtë tij.
13.PARIMET AFARISTE TË BANKAVE.

Ndër parimet më me rëndësi të bankave është,


ndikimi i tyre me aktivitetin financiarë të shtimit të
prodhimtarisë së mallrave, duke bërë akumulimin dhe
mobilizimin e mjeteve financiare.
Andaj nga ky aktivitet mvaret mjaft zhvillimi i
proceseve monetare. Ndër parimet kryesore të
banakave janë:
1. Parimi i likuiditetit,
2. Parimi i sigurimit dhe
3. Parimi i rentabilitetit.
-Parimi i likuiditetit
Me këtë duhet nënkuptuar aftësinë e bankës,
për të qenë e aftë në çdo kohë të i kryej
obligimet e veta ndaj komintentëve.
Në obligimet me të cilat mund të shifet
likuiditeti i bankës janë:
1. Që të i kryej me kohë urdhëresat e komintentëve,
2. Që të i lëshojë me kohë në qarkullim kreditë e
lejuara,
3. Që të i kthejë me kohë në bankë kreditë e lejuara.
Faktorët e likuiditetit
Bankat e ndajnë një pjesë në lartësinë e
rezervës të mjeteve të likuiditetit, në formë të
normës sipas politikës afariste të sajë në të
cilën kanë ndikim këta faktorë:

1.Transakcionet monetare të komintentëve


2.Politika e likuiditetit të bankës dhe
3.Politika monetare e bankës qëndrore.
-Parimi i sigurimit
Ky parim mbështetet në aftësinë e bankës që në
çdo moment të jenë të afta dhe të kanë
mundësinë e pagesës, dhe të arkëtimit të të
gjitha borgjeve.
Ky parim bankën duhet ta paraqes si të aftë çë
komintetëve në çdo kohë të ju paguaj depozitat
dhe nga debitorët e sajë të mbledh dhe të i
mobilizojë, të i kthejnë kreditë të cilat i kanë
marrë nga bankat.
Fund.... Vazhdimi në orën tjetër.

You might also like