You are on page 1of 12

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/322662705

Tregu i sigurimeve dhe kanalet e distribuimit

Article · June 2017

CITATIONS READS

0 790

2 authors:

Muhamet Hajdari Fidan F. Qerimi


Raiffeisen AAB college
7 PUBLICATIONS   0 CITATIONS    9 PUBLICATIONS   1 CITATION   

SEE PROFILE SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

Total Quality Management in Higher Education in Kosovo View project

All content following this page was uploaded by Fidan F. Qerimi on 23 January 2018.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


Muhamet Hajdari, PhD cand. Kolegji ISPE- Prishtinë, muhamet.hajdari@gmail.com

Fidan Qerimi, PhD Cand. Kolegji AAB – Prishtinë, fidan.qerimi@aab-edu.net

TREGU I SIGURIMEVE DHE KANALET E DISTRIBUIMIT

- ABSTRAKT

Ne Kosovë veprojnë 12 kompani te sigurimeve, të cilat ofrojnë sigurime jo jetë dhe tri kompani

sigurimi qe ofrojnë sigurime te jetës. Mënyra e shpërndarjes së sigurimeve në Kosovë bëhet

nga agjentët që në literaturë njihen si agjentë të varur dhe agjentë të pavarur. Gjithëashtu tregu

i sigurimeve është i zhvilluar kryesisht në sigurime të detyrueshme që në Kosovë janë të

përcaktuara me ligj. Tema që ne trajtojmë specifikon llojin e shpërndarjes së sigurimeve qe

aktualisht ofrojnë kompanitë e sigurimeve, impakti negativ dhe pozitiv nga kjo mënyre e

distribuimit. Pengesat që ato paraqesin në zhvillimin e tregut, e posaçërisht në produktet

vullnetare të sigurimeve. Pas paraqitjes aktuale të kanaleve të dsitribuimit të sigurimeve në

Kosovë, ne kemi bërë edhe krahasimin e kanaleve të shpërndarjes së sigurimeve në shtetet e

zhvilluara dhe në shtetet e rajonit. Nëpërmjet këtij punimi ne kemi nxjerrë disa konkulidime të

cilat konsiderojmë se duhet të aplikohen ne tregun e sigurimeve ne Kosovë. Rekomandimi

bazohet në metodat e shpërndarjes së sigurimeve në shtetet e zhvilluara, pastaj përparësitë që

japin këto metoda apo mënyra të shpërndarjes se sigurimeve.

Fjalët kyçe: Sigurimet, shperndarja, kanalet, agjentë, tregu.


- ABSTRACT

In Kosovo there are 12 insurance companies, which offer non-life insurance and three

insurance companies that provide life insurance. The insurance distribution mode in Kosovo is

done by brokers/agents who the literature recognises them as dependent and independent

insurance brokers/agents. The insurance market is also developed mainly in compulsory

insurance governed by the law in Kosovo. The topic we dealt with specifies the insurance

distribution model currently offered by insurance companies, the negative and positive impact

of this distribution mode. The obstacles they pose to market development, especially the

voluntary insurance products. Following the introduction of insurance distribution channels in

Kosovo, we have also compared insurance distribution channels in developed countries and in

the countries of the region. Through this paper, we have come out with some conclusions which

we consider that shall be applied in the insurance market in Kosovo. The recommendation is

based on the insurance distribution model in the developed countries, then the advantages of

such insurance distribution models or methods.

Key words: Insurance, distribution, channel, broker/agent, market.

1. Hyrje

Tregu i sigurimeve konsiderohet si njëri ndër fuqitë financiare në tregun financiar. Në Kosovë

mund të konsiderojmë së tregu i sigurimeve është i konsuliduar duke ofruar një gamë të gjerë

të produkteve, por që ka hapsirë për zhvillim. Tregu i sigurimeve kryesisht është i varur nga

sigurimet e detyrueshme që në këtë rast bënë pjesë sigurimet e autopërgjegësië që është e

rregulluar me ligj. Me këtë nënkuptojmë se në industrinë e sigurimeve kemi të bëjmë me

sigurime të detyrueshme që janë të rregulluara me ligj dhe sigurime vullnetare, pastaj sigurimet
kanë edhe një ndarje tjetër dhë që veprojnë si dy entitete të ndara e që janë sigurime “jetë” dhe

“jo jetë”.

Këto elemente e përbëjnë tregun e sigurimeve pastaj kontributi në zhvillim të tregut vjen nga

kanalet e shpërndrjes, menyrat e organizimit të shpërnderjes dhe prezenca e tyre te

konsumatori. Ndarja e kanaleve te distribuimit ndahet në dy kanale direkte dhe indirekte.

Referuar ligjit nr. 05 L- 045 për sigurime, përcakton BQK-në si rregullator të sigurimeve ku në

përgjegjësine e saj përmban licencimin,mbikqyren, monitorimin, kontrollat etj të sigurimeve.

2. FILLIMI I TREGUT TË SIGURIMEVE NË KOSOVË

Në vitin 1999 Kosova u çlirua nga okupuesi serb dhe filloi të administrohej nga bashkësia

ndërkombëtare UNMIK. Me fillimin e krijimit dhe ndërtimit të mekanzimave shtetëror është

shfaq nevoja edhe për industrinë e sigurimeve. Njëra prej aktiviteteve kyqe që nxiti këtë nismë

të industrisë së sigurimeve ishtë sigurimi i auto përgjegësisë si një sigurim i detyruar.

Me datën 19 nëntor 1999, zëvendësi i parë i përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm,

përpiloi urdhëresën administrative Nr. 1999/3 për zbatimin e rregullorës Nr. 1999/15 lidhur me

regjistrimin e përkohshëm të automjeteve private në kosovë për sigurimin e automjetit ndaj

palës së tretë. Më pas në kuadër të legjilacionit të UNMIK-ut u përpilua rregullorja e re

2001/25. Kjo rregullonte tregun e sigurimeve. Nga kjo periudhë tregu i sigurimeve filloi të

pasurohej me kompani të reja me kapital të huaj dhe vendor.

Sot kemi në fuqi ligjin për sigurime Nr. 05/L-045. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat për

licenncim, mbikqyrje, monitorim të tregut te sigurimeve, risigurimeve, ndërmjetësve dhe cdo

mekanizëm që përfshihet në këtë ligj. Ky ligj përcakton bankën qendrore të Kosovës si një

mbikqyrës i sigurimeve.
Sot në Kosovë tregun e sigurimeve e konsiderojme si nje treg i konsuliduar duke ofruar një

gamë të produkteve për të cilat konsiderojmë se ka kapacitete dhe hapsirë te zhvillimit të tregut.

Tani në treg kemi të licencuar 15 kompani të sigurimeve, ku 62.2% është kapital i huaj. Nga

këto kompani 12 prej tyre ofrojnë sigurime jo jetë ( Prisig, Sigal, Sigma, Dukagjini, Eurosig,

Illyria, Elsig, Insig, Scardian, Kosova e re, Sigkos, Siguria) dhe 3 kompani që ofrojnë sigurime

jete (Sigal, Ilyria, Graëe Kosova). Nr. i të punësuarve shënon vlerën rreth 2,1411

3. TREGU I SIGURIMEVE NË KOSOVË

Tregu i sigurimeve bazuar në këndvështrimin ekonomik paraqitet si një ndërmjetës fnanciar ku

individët ekspozohen ndaj një pasigurie të caktuar. Si rezulatat paraqitjes se rrezikut apo

pasigurise secili nga te siguruarit kontribuojnë në një fond për tu mbrojtur nga dëmi që mund

të ndodh dhe nga ky fond kompenzohen dëmet që ndodhin.

Kompanitë e sigurimeve bëjnë segmentimin e konsumatorëve në keto segmente: Konsumatorët

ekonomik, Konsumatorët individual dhe Konsumatorët publikë

Në vendet e zhvilluara sigurimet janë fuqi financiare, pasi që posdojnë teprica të larta të

fondeve të cilat i investojnë ne tregjet financiare me qëllim të përfitimit nëpermjet aksioneve

por edhe dividentës.

Kosova si një shtet në zhvillim ende nuk ka arritë në nivele të kënaqshme të zhvillimit të tregut

të sigurimeve, kyresisht tregu i sigurimeve varet nga sigurimet e detyrueshme, si është sigurimi

i autopërgjegësisë i cilli është i përcaktuar me ligj si i tillë.

1
http://www.bqk-kos.org/repository/docs/2015/03.%20FINALI_SISTEMI%20FINANCIAR_Dhjetor%202016.pdf
Sigurimet janë të ndara në dy aktivitete sigurimet “jo jetë” dhe sigurimeve “jetë”, kjo mënyrë

e ndarjes rezulton për nevoja te kontabilitetit përshkak të përllogaritjeve të metodoligjise së

primeve (primet e fituara dhe te pafituara)

Tregu i sigurimeve në Kosovë ne fund të vitit 2016 shënon shifrat e aseteve, primeve të

shkruara dhe dëmeve të shkruara, me sa vijon në tabelën 1.

Bazuar në këtë tabelë shohim se tregu i


Tab. 1. Asetet, primet e shkruara dhe dëmet e
shkruara
sigurimeve nuk qëndron në nivel të
Aktivitetet në million
Vlera e aseteve 162.1 kënaqshëm dhe ka hapsirë për zhvillim.
Sigurimet "Jetë" 16.4
Sektori i sigurimeve përbën 3% të aseteve
Sigurime "jo jetë" 145.7
në tregun financiar në Kosovë, krahasuar me
Vlera e primeve të
shkruara 83.5 periudhen paraprake tregu i sigurimeve ka
Sigurimet "Jetë" 2.6
shënuar rritje prej 6.1%.
Sigurimet "jo jetë" 80.9

Vlera e dëmeve të
Nga vlera totale e primeve të shkruar ne
pagura 38.6
vitin 2016 ka shënuar rritje prej 4.4%

krahasuar me periudhen paraprake. Rreth 96.9% e te hyrave është arritë nga sektori i

sigurimeve “ jo jetë” duke shënuar rritje prej 4.7% ndërsa nga sigurimet “jetë”të hyrat e arritura

përbëjne 3.1% dhe kanë shënuar rënie për 3.7% krahasuar me periudhën paraprake.

Faktorët që mund të ndikojnë zhvillimin e tregut të sigurimeve janë: Gjendja ekonomike, Niveli

i papunësisë, Informimi dhe ndërgjegjësimi

Bazuar në këta faktor mund të arrijmë në një konkludim se Kosova nuk qëndron mirë duke

analizuar gjendjen ekonomike, nivelin e papunësisë që kemi. Gjithëashtu kompanitë

sigurimeve, shoqata e sigurimeve dhe institucionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë rreth
informimit dhe ndërgjegjësimit te popullatës me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mundësitë e

trasnferimit të rrezikut dhe pasigurisë.

Këta faktor të cilët kanë impakt në zhvillimin e tregut të sigurimeve mud t’i kuptojmë edhe

nëpërmjet një krahasimi të tregut të sigurimeve për kokë banori. Nga grafiku i paraqitur Grafiku

1. mund të shohim se në cilin nivel qëndron Kosova krahasuar me shtetet e rajonit dhe shtetet

zhvilluara

5630
Tregu i sigurimeve për kokë banori
5230 5955
4830
4430
4030
3630
3230
2830
2430
2030
1630 2251 2390
1230 37 45 66 93 140 270 2101
830
430
30

Grafiku 1. Tregu i sigurimeve për kokë banori në Kosovë dhe vendet tjera

Nëpërmjet këtij grafikoni mund të shohim se si qëndrojmë krahasuar me vendet e rajonit, e po

ashtu edhe me vendet e zhvilluara. Me dobët se Kosova qëndron vetëm Shqipëria, por Kemi

Serbinë e cila është dyfish më e lartë, gjithëashtu edhe Maqedonia është për reth 50% më e

lartë.

3.2. Përformanca dhe stabiliteti ne tregun e sigurimeve

Tregu i sigurimeve në vendet e zhvilluara ka një qëndrueshmëri dhe përformancë shumë të

mire, por në Kosovë vitet e fundit kompanitë e sigurimeve nuk janë duke treguar rezultate

pozitive dhe në vitin 2016 kanë paraqitur bilanc negativ në përofmancën e tyre.

Tabela 2. Përformanca dhe stabiliteti


Përformanca dhe stabiliteti Në million
Të hyrat Neto 72.3
Dëmet e ndodhura 53.1
Shpenzimet 43.1
Profiti Neto /Humbja -23.9
ROAA Kthimi mesatar në asete -15.20%
ROAE(kthimi mesatar ne capital -58.10%
Dëmet a paguara/primet e pranuara 46.30%
Kapitali/ asetet 19.80%

Kjo gjendje ka ngritur shqetësim edhe për BQK-në si një organ mbikqyrës, po ashtu kemi

reagime edhe nga fondi monetar ndërkombëtar (FMN). Veprimet janë ndërmarrë nga BQK dhe

tani kemi disa rregulla që BQK i ka vendosur kompanive

Veprimi nga BQK-ja ka qenë trajtimi i shpenzimeve të larta të kompanive të sigurimit e në

veqanti shpënzimet e larta në distribuim, që nënkupton shpënzime të larta në pagesë të

agjentëve të agazhuar.

1. KANALET E DISTRIBUIMIT NË TREGUN E SIGURIMEVE

Në literaturë njihen dy kanale të distribuimit të sigurimeve, apo metodat e shitjes së sigurimeve:

1. Kanalet direkte- në tregun e sigurimeve janë vetë siguruesit, kompania angazhon

punonjësit e tyre në shitjen e produkteve. Përparësi e saj është se kompania zvogëlon

shpneizet që mund të krijohen për ndërmjetësuesit. Si mangësi konsiderohet se nuk janë

gjithëmon të përshtatshme për sigurimet komerciale.

2. Kanalet indirekte- këtë kanal e përbejnë ndërmjetesit e sigurimeve që mund të jenë

agjentët, brokerët, bankat etj. Përparësi e këtyre kanaleve konsiderohet se mund të

merren këshilla të pavarura nga ndërmjetësit për policën si dhe ndihmojnë

konsumatorët2.

2
Menaxhimi I rreziqeve në tregun e sigurimeve, Sherif Gashi, Prishtinë 2013
Në Kosovë kanalet e distribuimit janë të konctruara nëpërmjet agjentëve që kompanitë kanë ta

angazhuar në tërë Kosovën. Gjithëashtu kemi një shtrirje të vogel të tregut nëpërmjet

ndërmjetësve të sigurimeve “broker”.

Në fillim kemi potencuar se në tregun e sigurimeve veprojnë si dy entitete të ndara sigrimet

“jetë” dhe “jo jetë”. Në Kosovë të dy këto lloje të sigurimeve oforhen ose shpërndahen

kryesisht nëpërmjet agjentëve. Nr i agjentëve që veprojnë në tregun e sigurimeve është rreth

700 agjentë. Në vendet e rajonit po thuajse kemi të njejtën shpërndarje në tregun e sigurimve,

për dallim të disa shteteve të zhvilluara që shfrytëzojnë kanale tjera të distribuimit.

Në vijim këmi paraqitur në formë tabelare për sigurimet jetë dhe sigurimet jo jetë për mënyrën

e shpërndarjes së sigurimeve që e kanë të zhvilluar shtete të ndryhsme.

Tabela 3. Kanalet e distribuimit ne shtetet e zhvilluara, sigurimet “jo jetë”


Vendet Shtja direkte shitja permes agjenteve shitja nga brokeret sigurime bankare shitje tjera
Austria 14.3 2.7 13.4 60.8 4.8
Belgjika 19 5.2 33 42.4 0.4
Gjermania 2.5 53.5 20.9 20.6 2.5
Spanja 10.4 12.7 8.1 66.2 2.6
Franca 16 7 14 60 3
Kroacia 40.2 41.6 1.5 16.1 0.6
Italia 8.7 15.9 1 74.4 0
Holanda 28.6 57.8 0.04 11.6 2
Sllovenia 2.3 60.3 9.6 29.9 22.4
Turqia 18.9 23.8 0.9 0 0
Polonia 32.5 28.8 4.7 32.6 1.4
Britania 5.3 23.2 71.6 0 0

Tabela 4. Kanalet e distribuimit në shtetet e zhvilluara, sigurimet “jetë”3


Vendet Shtja direkte shitja permes agjenteve shitja nga brokeret sigurime bankare shitje tjera
Austria 35 12.8 39.4 5.5 7.3
Belgjika 20 10.5 61.8 6.8 0.9
Gjermania 3.9 34.2 24.5 5.8 31.6
Spanja 22.2 36.3 26.7 8.8 6
Franca 35 35 18 10 2
Kroacia 72.4 21.3 2.2 1.6 2.5
Italia 6 83 7.9 3.1 0
Holanda 49 41 0 9 1
Sllovenia 27.9 65.4 4.5 0.5 1.7
Turqia 8.1 68.4 11.3 12.1 0.1
Polonia 19.9 58.5 16.5 3.5 1.6
Britania 23.9 5.3 56.9 7.9 6

3
https://www.google.com/search?q=7.+https%3A%2F%2Fwww.insuranceeurope.eu
Referuar këtyre tabelave shohim se edhe vendet e zhvilluara dhe ato të rajonit kanë një

shpërndarje pothuajse të njejtë me mënyrën që veprohet në tregun e sigurimeve, por BQK-ja

dhe rekomandimin nga FMN-ja, kanë ngritur qështjen e shpenzimeve në distrbuim që

nënkupton shpenzimet e paguara të agjentëve të sigurimeve. BQK ka vënë në theks të veqant

se shpenzimet në distribuim nuk lejohen të jenë më të larta se 8%. Gjithëashtu niveli i

përgjithshëm i shpenzimeve nuk lejohet të jetë më i lartë se 35%.

Me aktualizimin e kësaj qështjeje shihet një përmirësim i dukshëm menjëherë në kuarterin e

parë të vitit 2017, krahasuar me të njejtin kuarter të vitit 2016 kompanitë e sigurimeve kanë

shënuar një rezulatat pozitiv në përformancën e tyre pasi që kemi një menaxhim efikas dhe të

kujdesshëm në shpenzimet administrative. Kjo ka bërë që tregu i sigurimve të tregoj rezultatet

pozitive.

- KONKLUZIONI

Kosova mund të konsiderojmë se është një treg në zhvillim, i cili potencialisht ka hapsirë të

zhvillimit. Gjithëashtu futja e kapitalit të huaj dhe përvoja nga shtetet e zhvilluara ka bërë që

ky treg të jetë premtues dhe në të ardhmen pritet që të arrijë një zhvillim të lartë. Kemi disa

faktor që pengojnë zhvillimin apo thënë ndryshe e ngadalsojnë zhvillimn e tregut të sigurimeve.

Ndër faktorët kyq që mund t’i velrësojmë janë mungesa e një kulture në përgjithësi e cila nxit

të menduarit për transferim të rreziqeve, gjithëashtu edhe mungesa e një kounikimi dhe

ndërgjegjësimit te popullata për të kuptuar peshën dhe rëndësinë e rreziqeve te sigurueshme.

Përveq këtyre faktoreve janë edhe faktorët ekonomik si janë gjendja ekonomike, papunësia,

paga të ulta etj. Edhe këta faktor e pengojnë zhvillimin e industrise së sigurimeve.

Kontribut në zhvillimin e tregut padyshim është edhe të ushtruarit e një aktiviteti biznesor

modern, duke përfshirë mënyrën se si arrijmë deri te klienti. Shiquar vendet që kanë një treg të

zhvilluar të sigurimeve, zhvillimin e tregut e ndihmojne kanalet e distribuimit. Vendet e


zhvilluara kanë koncentrimin e distribuimit nëpërmjet ndërmjetësuesve si janë brokerët,

agjentët, bankasurace, etj.

Tregu i sigurimeve duhet qe te angazhoj kapacitetet e saj ne tri aktivitete për të nxit zhvillim.

1. Informimi dhe vetedijesimi i qytetarëve

2. Ofrimi dhe adaptimi i produkteve duke përshtat me nevojat e konsumatorëve

3. Distribuimi nëpërmjet brokerave dhe bankasurance.

Nëpërmjet informimit dhe ndergjegjësimit kompanitë mund të rrisin nivelin e njohurive dhe

ngritje e një kulture për të hyrë ne sigurim dhe për të bartë rrezikun në sigurim. Vendet e

zhvilluara përdorin metoda të ndryshme për të infromuar qytetarët. Ne disa raste kemi menyra

të vetëdijësimit edhe nga mekanizmat shtetror.

Tregu i sigurimeve varet krysesisht nga sigurimet e detyrueshme dhe sigurimet jo jetë.

Kompantë duhet të shtrijnë aktivitetin e tyre në disa produkte vullnetare e veqanërisht sigurime

të jetës. Produktet që duhet të zhvillohen duhe të jenë,Sigurimet e zakonshme te jetës, sigurimet

e pronav, sigurimet bujqësore, sigurimet shëndetësore.

Tregu i sigurimeve ka nevoj për një diversifikim të shpërndarjes, distribuimi i produkteve duhet

të zhvillohet jo vetëm nëpërmjet agjentëve, sepse ky distribuim ka pengesa dhe shpenzime. Pra

koncetrimi i shpërndarjes së sigurimeve duhet të koncetrohet dhe të zhvillohet npërmjet

brokerëve dhe bankave. Këto dy kanale kontribuojnë për të rrit penetrimin e konsumatorëve

dhe gjitheashtu shpenzimet mund te jenë më të ulta.


Literatura:

1. Analiza e tregut të sigurimeve, Dr. Sherif Gashi, Prishtine 2015

2. Doracak i sigurimeve, Shoaqata e sigurimeve të Kosovës, Prishtinë 2016

3. Menaxhimi i rreziqeve në tregun e sigurimeve, Sherif Gashi, Prishtine 2013

4. Ekonomia e sigurimeve, Xhevat Bakraqi, Prishtine 2007

5. Risk Menagement i osiguranje, Drago Klobuqar, Zagreb,2007

6. Menaxhmenti në kompanitë e sigurimeve me vështrim të veqant roli i menaxherit, shoqat e

sigurimeve, Ibush Mazreku, Prishtinë, 2007.

Literaturë plotësuese

1. Banka qendrore e Kosovës / www.bqk-kos.com

2. Shoaqata e sigurimeve të Kosovës /www.shs-ks.com

3. Kompania e sigurimeve Prisig/ www.prisig-ks.com

4. Kompania e sigurimeve Sigal/ www.sigal-ks.com

5. Kompnia e sigurimeve Eurosig/ www.eurosig-ks.com

6. http://www.bqk-

kos.org/repository/docs/2015/03.%20FINALI_SISTEMI%20FINANCIAR_Dhjetor%

202016.pdf

7. https://www.insuranceeurope.eu/sites/default/files/attachments/StatisticsNo50Europea

nInsuranceinFigures.pdf

8. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 38 / 24 DHJETOR 2015, PRISHTINË 1 LIGJI

Nr. 05/L -045 PËR SIGURIMET

9. AMF Albania (Autoriteti mbikqyrës financair

10. Harvatska agencija za nadzor financijske usluge- HANFA

View publication stats

You might also like