Professional Documents
Culture Documents
Ndrmarrsia DR 150111093058 Conversion Gate01 PDF
Ndrmarrsia DR 150111093058 Conversion Gate01 PDF
Ekonomik
NDËRMARRËSIA
Dr. Safet Merovci
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
NDËRMARRËSIA 2
2. Harry Truman (president Amerikan) thoshte: “Nëse nuk mund ta duroni nxehtësinë,
atëherë qëndroni jashtë kuzhinës.”
Si ndërlidhet kjo shprehje me vetë ndërmarrësin dhe punën e tij ndërmarrëse?
Nga kjo shprehje e famshme e presidentit amerikan, kuptojmë se vetëm dëshira për të
pasur sukses nuk mjafton. Dëshira dhe puna e zellshme mund ta bëjnë të mundshëm
suksesin – nëse ideja pas kësaj pune është e mirë. Pa marrë parasysh se sa janë të
mëdha përpjekjet tuaja, nëse ideja e biznesit është e keqe, ajo do të dështojë.
Poashtu, duhet ta keni në mendje se më lehtë është të imitosh (kopjosh) sesa të
shpikësh.
4. Sipas David Gumpert, ekzistojnë tetë arsye tepër të rëndësishme për të hartuar planin e
biznesit. Cilat janë ato?
1. Të shihni vetën tuaj në biznes,
2. Të siguroni financime nga bankat,
3. Të siguroni fondet investive,
4. Të vendosni (ujdisni) aleanca strategjike,
5. Të sigurojë kontrata të mëdha,
6. Të ngashënjejë punëtorët kyç,
7. Të kompletojë bashkimet dhe përvetësimet,
8. Të motivojë dhe të fokusojë ekipin tuaj menaxhues.
6. Cilat janë pesë qështjet kyçe, që ndërlidhen me personalitetin tuaj, nëse punëtorët tuaj j’u
besojnë ose jo? Çka paraqesin këto veç e veç me nga një fjali?
1. Integriteti demonstrohet kur jeni të ndershëm dhe i çiltër. Nëse nuk jeni i ndershëm,
nuk mund të jeni i besueshëm.
2. Kompetenca shkon me dijen teknike, me shkathtësitë dhe me aftësitë për punë të cilën
ju e kryeni. Kompetenca poashtu përfshinë pasjen e njohurive dhe shkathtësive, që të
jeni në gjendje të punoni me njerëz – pasjen e kompetencës menaxhuese.
3. Konsistenca (konsekuenca) është serioziteti dhe gjykimi i drejtë. Nëse jeni konsistent, ju
jeni në mënyrë të arsyeshme i parashikueshëm. Nëse ju jeni i paparashikueshëm, ju nuk
do të jeni i besueshëm.
4. Lojaliteti është më vështirë të definohet, por ky tregohet nga vullneti i juaj për të
sakrifikuar veten për t’i mbrojtur të tjerët, nga vullneti i juaj për t’ju mbrojtur imazhin e
të tjerëve, për t’ju ruajtur fytyrën e tyre.
5. Sinqeriteti është vullneti i juaj që t’i këmbeni idetë dhe informacionet në mënyrë të lirë.
Këto pesë cilësi, së bashku, na ndihmojnë që ta kuptojmë besimin, dhe poashtu na
tregojnë se pse është e rëndësishme që të ndërtojmë marrëdhënie të mira midis
punëtorëve. T’ju përkujtojmë relatat e mira midis punëtorëve ndihmojnë në zvogëlimin
e rrezikut që i referohet punëtorëve.
8. Ekzistojnë 3 lloje të njohurive të cilat janë të rëndësishme për një afarist. Cilat janë ato?
1. Një lloj i njohurive quhet njohuri e “blerësit/furnizuesit”,
2. Lloj tjetër i dallueshëm i njohurisë është “dija teknologjike”,
3. Lloji i tretë i njohurive quhet “dije profesionale”.
edhe pse një person mund të ketë një ide të mirë, por nuk do të thotë se me çdo kusht
mund të ketë sukses gjatë operacionit të idesë, sepse ka mundësi dështimi.
13. Jeff Timmons, mendon se ndërmarrësit duhet ta kenë mendjen e helikopterit. Çka do të
thotë kjo?
Mendja e helikopterit d.m.th. se ndërmarrësit duhet të kenë aftësi që të merren me
gjithçka, në mënyrë të detajizuar. Gjithashtu, mund të them se duhet të jemi të aftë për
manovrime në kushte, hapësirë dhe kohë të ndryshme, duhet të jemi të aftë të
analizojmë çdo detaj të idesë me qëllim të realizimit të saj dhe shmangies së rrezikut.
15. Suksesi i një ndërmarrësi kërkon kombinimin e dijes, aftësive, shkathtësive dhe
personalitetit të tij, (trego një shembull nga praktika kosovare që ju e njihni mirë, me pak
fjalë)?
Ibrahim Rugova, një personalitet i shquar me kulturë të gjerë i njohur si: “Gandi i
ballkanit”, përdori të gjitha aftësitë, me zgjuarsinë më të madhe arriti ta kurorëzojë
idealin për Pavarësinë e Kosovës.
16. Pavarësisht nga dallimet e tyre, sipas Michael O’Malleus ndërmarrësit janë (me nga një
fjali sqaroni secilën veqori shquese)?
Parashikues - Ata shohin gjërat që nuk ekzistojnë e që do të vijnë në të ardhmen.
Gjithashtu, themi se parashikues janë ata të cilët duke gërshetuar përvojën e tyre me
njohuritë e fituara më parë dhe e kanë aftësinë e të menduarit për të krijuar diçka të re
në dobi të njerëzve në të gjitha sferat e jetës.
Të krisur - Ideja e tyre e pakapshme për të tjerët është si një pus pa fund dhe për këtë
arsye quhen “të krisur”.
Këmbëngulës - Ata kacavirren. Për ta, çdo rast është një mundësi shumë e mirë për
biznes, pra edhe atëherë kur mendohet që nuk kanë shteg, ata e gjejnë rrugën dhe nuk
dorëzohen deri në realizimin e qëllimit të tyre.
17. Sipas shkathtësive, aftësive dhe përvojës suaj, cili biznes (apo ide e biznesit) do j’u
përshtatej më së miri?
Shembull: Një firmë prodhuese të reklamave me LED-dioda, parking të digjitalizuar...
(Këtu mund ta jepni përgjigjen varësisht nga fakti se çka j’u përshtatet më shumë).
18. Familja dhe miqtë e ndihmojnë më së miri idenë tuaj. Cilat janë sfidat (sipas Michael
O’Malley) me të cilat ju do të ballafaqoheni?
Nëse e kanë prirjen e emocioneve:
“Ju po bëni punë të madhe!”
“Mos heq dorë!”
“Si mund t’ju ndihmoj?”
Dhe nëse e kanë prirjen e shqetësimeve atëherë:
Do të j’u huazojnë para, do t’ju ofrojnë kurajo, do të të ndihmojnë me orë të tëra për
zgjedhjen e zyrës etj.
19. Cilët janë katër përkujtuesit për themelimin e biznesit me bashkëshortin/en tuaj?
1. Renditni sa më shumë mendime nëse e zgjedhni për biznes bashkëshortin/en, ashtu siç
keni menduar kur e keni zgjedhur për jetë.
2. Gjërat që u pëlqejnë te bashkëshorti, mund t’u çmendin në biznesin e përbashkët.
3. Ndërtimi i jetës së përbashkët, nuk është e njëjta gjë me ngritjen e biznesit të
përbashkët.
4. Kur të punoni me bashkëshortin/en të gjitha gjërat që ju pëlqejnë do të jenë prapë
prezente në ndërmarrje.
21. Ju personalisht a keni tipare të ndërmarrësit? Nëse po, atëherë numëro disa sosh?
Mendoj se jam i shkathët, që do të kem një biznes të suksesshëm me përfitime të mira,
të kem përkrahje nga familja dhe besim të plotë edhe ndaj kreditorëve, të jem i
guximshëm, të përballoj stresin dhe shërbimet që unë u ofroj janë të mira poashtu të
kënaqen klientët.
22. Cilat janë sjelljet dalluese që dikë e përcaktojnë se a është ndërmarrës a jo?
Janë kreativ, këmbëngulës, të shkathët, nuk qëndrojnë në një vend, mendojnë si ta
zgjerojnë biznesin e tyre, organizimi i punës së tyre dhe i punës së të tjerëve përreth
tyre, sjellja e individëve, rrezikimi i parave dhe sigurisë së tyre, përkushtimi i tyre për
ndryshimin e gjendjeve - proceseve politike dhe ekonomike, manovrimi me shumë
aktivitete në të njëjtën kohë, të punësuarit punojnë shumë dhe me orar të zgjatur, gjetja
e konsumatorëve, e tregut dhe shitja e këtyre konsumatorëve, dhe pika më e
rëndësishme, përpjekjet e vazhdueshme që të gjejnë rrugën më të mirë që gjërat të
bëhen sa më mirë.
27. Edisoni thoshte: “Zbulimi është 1% inspirim, ndërsa 99% është djersitje, respektivisht
punë permanente dhe këmbëngulëse”. Cili është mendimi juaj?
Qëllimi është veprim. Për realizimin e qëllimit duhet përdorur mënyra të ndryshme të
punës, studimit, të cilat duhet të jenë sa më praktike (punë të palodhshme me
këmbëngulësi dhe vetëdisiplinë).
28. Ekzistojnë katër metoda themelore të analizës së pozitës financiare të biznesit tonë
ndërmarrës. Cilat janë ato?
1. Ne i vështrojmë trendet (TRENDS),
2. Përqindjen e komponenteve (COMPONENT PERCENTAGES),
3. Proporcionet (RATIOS),
4. Krahasimet industriale (INDUSTRIAL COMPARISONS).
29. Cilat janë problemet më të mëdha në fillimin e biznesit tuaj për të cilin ju duhet të ofroni
një plan për t’i tejkalaur ato?
1. Mungesa e trajnimeve të mjaftueshme për fillimin e biznese të reja.
2. Mungesa e aplikimit të mjeshtrive teknike për të mbështetur produktin, shërbimin e
biznesit tuaj.
3. Mungesa e zotësisë dhe përvojës finaciare, veçmas në sigurimin e parave të
mjaftueshme për të filluar biznesin e ri.
4. Mungesa shkathtësive në tregtinë ose dështimin për kuptuar siç duhet kërkesa e tregut.
5. Mungesa e sistemeve përkrahëse të cilat janë në shërbim të përhershëm në nxitjen dhe
zhvilimin e biznesve të reja.
31. Të qenurit i pavarur ka shumë avantazhe dhe disavantazhe. Duke qenë ‘bossi’ është diçka
e madhe, ndërsa të punuarit nga shtëpia është një shpërblim i madh, por para se të
vendosni se çka do të bëni, është e domosdoshme që me kujdes të peshoni edhe
dobësitë, respektvisht disavantazhet. Cilat janë dy anët e medaljes e të qenurit
ndërmmarrës i suksesshëm?
Egzistojnë dy anë të medaljes:
Njëra anë është se ju jeni bossi - pronari i biznesit,
Ana tjetër e medaljes ëshë se ‘bossët’ e biznesit; ju si pronar dhe si menaxher duhet
të jeni totalisht të pavarur dhe totalisht i gatshëm në një moment të caktuar të hiqni
dorë nga e gjithë ajo që e keni menduar të bëni.
33. Në boks, nëse një boksier është shumë i rëndë ai e humb shpejtësinë e tij, nëse ai është i
lehtë ai humb fuqinë e tij. Gjetja e kësaj peshe ideale dhe ruajtja e saj është sfida kryesore
për shumë boksier dhe stërvitësit e tyre. Siç rezulton nga kjo, investitorët duhet të godasin
këtë lloj të njëjtë të bilancit në fincat e tyre veçanërisht kur është fjala për bërjen e
buxhetit në biznes. Si e mendoni ju buxhetin e biznesit ndërmarrës, respketivisht cilat janë
sfidat e buxhetimit në një biznes të ri ndërmarrës?
Buxheti është një përmbledhje e shpenzimve dhe e të ardhurave për periudhë të
caktuar kohore, d.m.th. është si një plan për t’i mbuluar shpenzimet. Koncpeti themelor
i buxhetit është korniza nga e cila ju do të përgatitni projeksionet tuaja financiare.
38. Katër rregulla për të huazuar para nga familja ose shokët?
1. Mos huazoni më shumë se sa që keni mundësi t’i ktheni ato, ata i dëshirojnë paratë e
tyre t’ju kthehen.
2. Huanë kthejeni me kohë, sepse ata sikletohen kur j’u përkujtojnë se duhet t’ua ktheni
huanë.
3. Është mirë kur ju kërkoni huanë përdorni fjalët “ju lutem” dhe “faleminderit”.
4. Marrëveshjet që i keni me ta, gjithmonë shkruani, sepse njerëzit harrojnë.
44. Nga të gjitha karakteristikat e një ndërmarrësi të suksesshëm, ekzistojnë disa që janë më
të rëndësishme se të tjerat. Në fakt, një karakteristikë është më me rëndësi se të tjerat.
Nëse duhet të zgjedhni vetëm një faktor që ju mendoni se kontribuon më së shumti në
suksesin ndërmarrës, atëherë çfarë mendoni, cili do të ishte ky faktor dhe pse mendoni se
është kështu?
Në të menduar – Ata mendojnë diçka që ende nuk e ka menduar dikush më parë,
Në të parë – Shohin gjëra që ekzistojnë dhe provojnë të bëjnë edhe vet, dhe
Në të bërë – Bëjnë diçka tjetër që dikush tjetër nuk guxon ta bëjë.
46. E gjithë bukuria e kapitalizmit qëndron në atë se nuk është gjithmonë e domosdoshme që
ju të keni një sfond të privilegjuar për të bërë gjëra të mëdha. Disa nga burrat dhe gratë
më të njohura në historinë e biznesit kanë filluar me kaq shumë pak burime. Çka kishin
këta njerëz (cilat cilësi) që arritën suksese e që nuk i kishin të tjerët?
48. Sipas Debra K. Traverso, ekzistojnë disa dallime mes ndërmarrësit dhe njerëzve të tjerë të
“zakonshëm”. Numëro disa nga to?
49. Pasqyra e rrjedhës së keshit (the cash flow statement) paraqet transaksionet në kesh të
kompanisë (të hyrat dhe të dalat) gjatë një periudhe të caktuar kohe. Pasqyra e rrjedhës
së keshit paraqet fusha të ndryshme, ku ndodhin këto lloj rrjedhjesh (siç janë paraqitur më
poshtë). Përshkruaj me pak fjalë çka do të thotë secila veç e veç
Rrjedha e keshit nga aktivitetet operacionale (Cash flows from operating activities)
…
Rrjedha e keshit nga aktivitetet investive (Cash flows from investing activities)
…
Rrjedha e keshit nga aktivitetet e financimeve (Cash flows from financing activities)
…
50. Për të gjetur paratë e gatshme është goxha e vështirë për ndërmarrësit në fillim të një
biznesi. Çka mendoni veçanërisht për ndërmarrëset femra?