You are on page 1of 5

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT
TIRANË

Nr. 3445 Regjistri


Nr. 2227 Vendimi

V E N D I M
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë nga gjyqtaret :

Evjeni SINOJMERI KRYESUESE


Maria QIRJAZI ANETARE
Ridvan HADO ANETAR

Asistuar me sekretare A.Hazna, sot me dt. 20.05.2014, mori ne shqyrtim, ne


seance gjyqesore publike, ne shkalle te dyte, çeshtjen civile Nr.3445 Akti,
me:

PADITES : Ramazan Selmani, i biri i Tefikut dhe i Hatixhese,


i datëlindjes 06. 07. 1955, lindur ne fshatin
Radomit-Diber dhe banues ne Tirane, Rruga “Siri
Kodra” Nr. 95, shtepi private, ( ne mungese).

I PADITUR : Drejtoria E Sherbimit Te Trupit Diplomatik,


prane Ministrise se Puneve te Jashtme, me
adresë Rruga “Skenderbej”, perfaqesuar ne gjykim
me autorizim nga juristi Everest Agaj

OBJEKTI : 1. Anullimin e aktit admnistrativ Urdhereit Nr.160


dt. 12. 06. 2013 “Per nderprerjen e marredhenies se
punes”.
2. Dëmshpërblim prej 1 (një) viti page për zgjidhje
te menjehershme te pajustifikuar te kontrates se
punes.
3. Dëmshpërblim me pagën e 2 (dy) muajve për
mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së
kontratës së punës.

1
4. Shperblim per vjetersi ne pune me 6. 5 paga
mujore.
5. Rikthim ne vendin e meparshem te punes.

BAZA LIGJORE : Neni 143, 144, 145/2, 146, 147, 152, 153 të Kodit
të Punës. Neni 31, 32, 102, 106 e vijues i K. Pr.
Civile. VKM Nr. 511 dt. 21. 10. 2002 « Per
kohezgjajten e punes dhe te pushimit ne
institucionet shteterore », i ndryshaur. Kontrata e
Punes.

Me vendimin Nr. 11308, date 12.11.2013, Gjykata e Rrethit Gjyqesor


Tirane, ka vendosur :

 Pranimin pjeserisht te kërkesë – padisë.


 Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Sherbimit te Trupit
Diplomatik, prane Ministrise se Puneve te Jashtme t’i paguajë
paditësit Ramazan Selmani si dëmshpërblim pagën e 10 (dhjete)
muajve punë për shkak të zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar
të kontratës së punës.
 Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Sherbimit te Trupit
Diplomatik, prane Ministrise se Puneve te Jashtme t’i paguajë
paditësit Ramazan Selmani si dëmshpërblim pagën e 2 (dy) muajve
punë për shkak të mos respektimit të afatit të njoftimit për zgjidhjen e
kontratës së punës.
 Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Sherbimit te Trupit
Diplomatik, prane Ministrise se Puneve te Jashtme t’i paguajë
paditësit Ramazan Selmani pagën e 3 (tre) muajve e 15
(pesembedhjete) diteve punë, si shperblim per vjetersi ne pune.
 Si page referuese per pagimin e demshperblimit te merret paga e
fundit e paditesit ne shumen 43. 970 leke ne muaj.

Kundër ketij vendimi ka bërë ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, pala e


paditur DSHTD, permes perfaqesuesit te saj duke kerkuar ndryshimin
e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pushimin e
gjykimit te ceshtjes.

GJYKATA E APELIT TIRANE

-Pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtare Evjeni Sinojmeri.

2
-shqyrtoi çeshtjen ne lidhje me kompetencen e kesaj gjykate,

VEREN

Paditesi Ramazan Selmani, me kërkesë padinë objekt gjykimi i eshte


drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe ka kerkuar,anullimin e aktit
admnistrativ Urdherit Nr.160 dt. 12.06.2013 “Per nderprerjen e marredhenies
se punes”, dëmshpërblim prej 1 (një) viti page për zgjidhje te menjehershme
te pajustifikuar te kontrates se punes, dëmshpërblim me pagën e 2 (dy)
muajve për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së
punës,shperblim per vjetersi ne pune me 6. 5 paga mujore, si dhe rikthim ne
vendin e meparshem te punes.

Pas shqyrtimit te ceshtjes, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ka


vendosur:

 Pranimin pjeserisht te kërkesë – padisë.


 Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Sherbimit te Trupit
Diplomatik, prane Ministrise se Puneve te Jashtme t’i paguajë
paditësit Ramazan Selmani si dëmshpërblim pagën e 10 (dhjete)
muajve punë për shkak të zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar
të kontratës së punës.
 Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Sherbimit te Trupit
Diplomatik, prane Ministrise se Puneve te Jashtme t’i paguajë
paditësit Ramazan Selmani si dëmshpërblim pagën e 2 (dy) muajve
punë për shkak të mos respektimit të afatit të njoftimit për zgjidhjen e
kontratës së punës.
 Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Sherbimit te Trupit
Diplomatik, prane Ministrise se Puneve te Jashtme t’i paguajë
paditësit Ramazan Selmani pagën e 3 (tre) muajve e 15
(pesembedhjete) diteve punë, si shperblim per vjetersi ne pune.
 Si page referuese per pagimin e demshperblimit te merret paga e
fundit e paditesit ne shumen 43. 970 leke ne muaj.

Mbi ankimin e pales se paditur, ceshtja ka ardhe per gjykim ne Gjykaten e


Apelit Tirane.

Në séance gjyqesore, Gjykata e Apelit Tirane, pasi mori në shqyrtim


kompetencën e saj për shqyrtimin e çështjes, cmon se ceshtja në gjykim
eshte ceshtje administrative, dhe me hyrjen ne fuqi te ligjit nr.49/2012 “Për
organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e

3
mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe ne baze te Vendimit Unifikues nr.3
date 06.12.2013 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, kjo ceshtje
duhet derguar per kompetence prane Gjykates se Apelit Administrativ Tirane.
Me ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (më tej,
ligji për gjykatat administrative), është përcaktuar si krijimi i këtyre
gjykatave të veçanta, ashtu edhe rregullat për gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative. Ndër të tjera, në nenin 1, shkronja “b” të këtij ligji,
parashikohet se ai përcakton edhe rregullat për juridiksionin dhe
kompetencën e gjykatave administrative.
Referuar neneve 4 dhe 7 të ligjit për gjykatat administrative, si dhe ne baze te
Vendimit Unifikues nr.3 date 06.12.2013 te Kolegjeve te Bashkuara te
Gjykates se Larte, konstatohet se mosmarrëveshja ne gjykim hyn në
juridiksionin e asaj gjykate, të ciles ligji i ka dhënë kompetencën për të
gjykuar mosmarrëveshjet administrative, siç është edhe ajo e rastit në
shqyrtim.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 61 te K.Pr.Civile,

VENDOSI:

-Moskompetencen e Gjykates se Apelit Tirane per shqyrtimin e çeshtjes Nr.


3445 rregjistri date 13.02.2014.

-Dergimin per kompetence shqyrtimi Gjykates Administrative te Apelit.

-Kunder vendimit lejohet rekurs ne Gjykaten e Larte.

Tirane me ,20.05.2014

ANETAR ANETARE KRYESUESE


Ridvan HADO Maria QIRJAZI Evjeni SINOJMERI

d-v d-v d-v


Vertetohet njesia me origjinalin
Kancelari
Altin Gjana

4
5

You might also like