You are on page 1of 2

HIMNI I FLAMURIT

Punoi:JASNA QATO KLASA IX B


Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e
pavarësisë më 1912. Himni, shkruar nga Aleksandër Stavre Drenova,
njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i
Flamurit.Himni Kombëtar ishte një marsh rumun kompozuar nga Ciprian
Porumbescu, ndërsa autor i tekstit ishte Rilindasi Asdreni.Sipas Lagush
Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli
e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe
frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më
shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin
nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e
lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë...”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që
ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm
një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën
tonë kombëtare."Himni I Flamurit" ështe i vetmi himn në botë që i
kushtohet simbolit të flamurit"Himni I Flamurit" ose titulli i gabuar "Rreth
Flamurit të Përbashkuar" me të cilin njihet më shpesh, është përdorur për
herë te parë në 1912, me shpallen e Pavarësisë së Shqipërisë.Fillimisht
himni ishte një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Kënga
kleu bërë nga Ciprian Porumbescu ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni.
Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe
botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni
kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci
bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e
tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte
se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë
e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të
Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë
të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn
Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të
popullit”.Nga këto radhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së
Shqipërisë, vihet re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë
mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të
bënim shtetin, si në thënien: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më
vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që
s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta
zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky
emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e
krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit
shqiptar, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes
së tij, por dhe si alibi.Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth
lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”[3], është shkruar si
më poshtë:
1. "Himni I Flamurit” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në
vitin 1912
2. Fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni
3. Teksti i himnit është kompozuar nga Asdreni

You might also like