You are on page 1of 10

PROCESI I APLIKIMIT PËR LEJE NDËRTIMI ONLINE1

(NË PORTALIN E-ALBANIA)


[PROCESI NGA ANA E APLIKUESIT]
1. REGJISTRIMI I APLIKUESIT NË PORTALIN E-ALBANIA
Aplikuesi (investitori ose përfaqesuesi me prokurë i tij) kryen regjistrimin e tij në portalin e-Albania, sipas
udhëzimeve që shfaqen në këtë portal për të gjitha shërbimet shtetërore (numër personal identifikimi,
e-mail, numër celulari). Shënim: në rastin e personit juridik, aplikimi duhet të bëhet nga administratori
(përfaqësues juridik i personit juridik) ose përfaqësuesi me prokurë i tij.

Për regjistrimin e aplikuesit (person fizik apo juridik) në portalin e-Albania nuk nevojitet nënshkrimi
elektronik, por ky do të nevojitet për nënshkrimin e dokumentave që ngarkohen në sistem dhe
dërgimin me sukses të aplikimit online. Për këtë qëllim, aplikanti duhet të jetë i pajisur dhe të ngarkojë
çertifikatën elektronike në llogarinë e tij në portalin e-Albania.

2. PLOTËSIMI I APLIKIMIT ONLINE

2.1. TË DHËNA LIDHUR ME KËRKESËN


Pasi të ketë aksesuar llogarinë e tij online, si hap i parë, aplikuesi duhet të plotësojë informacionin bazë
lidhur me kërkesën për leje, si më poshtë:

1. LLOJI I LEJES PËR TË CILËN APLIKOHET – të zgjidhet një nga opsionet e mëposhtme që hapen në
menunë shpalosëse, nën titullin “Kërkesa paraqitet për”:
a. Leje zhvillimi

b. Leje ndërtimi

c. Deklaratë paraprake për kryerje punimesh

d. Leje për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit

e. Leje për rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit

f. Leje për prishje ndërtimi

g. Leje për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale,

h. Çertifikatë përdorimi

Shënim: Me përzgjedhjen ose klikimin mbi llojin e kërkesës të jepet një informacion i shkurtër lidhur me
të si vijon:

1
Sipas modelit maqedonas të e-lejeve të ndërtimit, në funksion prej vitit 2013 (rreth 90.000 kërkesa të shqyrtuara)
a) Leja e zhvillimit është dokumenti që jep informacion lidhur me kushtet e ndërtimit të lejuara në
parcelën/at përkatëse, si vijon (i) përdorimin e tokës; (ii) intensitetin e ndërtimit; (iii) koeficientin e
shfrytëzimit të tokës për ndërtim; (iv) lartësinë maksimale në metra; (v) distancat; (vi) gjelbërimin
publik; (vii) parkimin. Shënim: Leja e zhvillimit nuk është e nevojshme në rast se për zonën ku ndodhet
vendi që ndërtohet është miratuar plani i detajuar vendor, pasi është ky i fundit që përcakton të gjitha
kushtet e ndërtimit si më sipër.

b) Leja e ndërtimit është e nevojshme për kryerjen e çdo lloj punimi ndërtimor në Republikën e
Shqipërisë, me përjashtim të rasteve të specifikuara në vijim. Shënim: Nuk është e nevojshme pajisja
me leje ndërtimi vetëm për punimet që kryhen me deklaratë paraprake për kryerje punimesh, sipas
pikës c), dhe ato që kryhen lirisht (pa leje apo deklaratë) si vijon: (A) ndërhyrje të jashtme për riparimin
dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale
të tyre, si rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe
ngjyra të njëjta me ato ekzistuese; pastrimi i fasadave, riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve,
qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar
karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe
karakteristikave të veshjes; riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale të
ndryshme; riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse; vendosja e
hekurave mbrojtës në dritare; vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave; lëvizja e
shtresave të sipërme të oborreve; riparimi i rrethimeve ekzistuese. (B) ndërhyrje të brendshme, si
riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; riparimi dhe
rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë. (C) ndërhyrje në impiante
higjieno-sanitare, si veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e
impiantit; (C) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për
personat me aftësi të kufizuara; (D) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e
veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

c) Deklarata paraprake për kryerje punimesh e paraqitur pranë Bashkisë kompetente lejon kryerjen e
punimeve vijuese, pa nevojën për t’u pajisur me leje ndërtimi: A-Punime të jashtme, si (i) ndërhyrjet e
mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese;
(ii) punimet mirëmbajtëse për mbulesat; vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të
ndërtesave ekzistuese. B-Punime të brendshme, si: (i) përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;
(ii) hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme; (iii) krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse
(jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike; (iv) realizimi i impianteve të reja
higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes; C-punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e
ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara; D-struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të
përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150-ditor; E-
vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, jashtë zonave të trashëgimisë
historike, kulturore apo zonave të mbrojtura mjedisore, ku vendosja e tyre është e ndaluar; F-punime
riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtje e rrjeteve të infrastrukturës publike, që nuk prekin sistemin
konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit
në zonën përreth; G-punime riparimi, mirëmbajtje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit
dhe mbrojtjes nga përmbytja; H-vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që
rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit; I-ndërhyrjet
me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk
prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh. ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.); J-
serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore;vendosja e
reklamave në fasadat e jashtme për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat.

d) Leja për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit lejon përfundimin e punimeve të ndërtimit përtej afatit
të caktuar në lejen e ndërtimit dhe mund të kërkohet jo më vonë se 45 ditë përpara përfundimit të afatit
të lejes. Përtej këtij afati, subjekti duhet të bëjë kërkesë për leje të re ndërtimi.

e) Leja për rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit mund të kërkohet për rastet kur, pas dhënies së
lejes së ndërtimit, janë të nevojshme të kryhen një ose më shumë nga ndryshimet e mëposhtme, për
shkak të situatave të paparashikuara ekonomike dhe teknike, në cdo rast pa zmadhuar vëllimin e
përgjithshëm të ndërtimit, pa ndryshuar përdorimin dhe kushtet e zhvillimit nga ato të përcaktuara në
dokumentet e planifikimit në fuqi dhe nga projekti arkitektonik dhe peisazhistik: a) ndryshim të sistemit
konstruktiv të objektit apo të punimeve teknike në zbatim; b) ndryshim të numrit dhe formës së njësive
brenda objektit; c) ndryshim me qëllim përmirësimin e eficiencës energjetike; ç) ndryshime në instalime
për sa kohë që rritet cilësia e punimeve; d) ndryshime për të shtuar elemente arkitektonike për
përdorim të barabartë dhe të pavarur të hapësirave të projektuara nga të gjithë personat, përfshirë ata
me aftësi të kufizuara; dh) ndryshime në fasadë.

f) Leja për prishje ndërtimi është e nevojshme vetëm në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të
ri. Nëse prishja shoqërohet me ndërtim të ri, leja për prishje është pjesë e lejes së ndërtimit dhe
shënohet në kushtet e dokumentit të lejes.

g) Leja për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale mund të kërkohet
vetëm në rast ndryshimi është në përputhje me kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit të tokës të
përcaktuara nga PPV-ja ose PDV-ja dhe me kusht mosndryshimin e sistemit konstruktiv. Në mungesë të
PPV-së ose PDV-së, ndryshimi i aktiviteteve dhe funksioneve duhet të bëhet në përputhje me kategoritë
dhe nënkategoritë e përdorimit ekzistues të tokës.

h) Çertifikata e përdorimit mund të kërkohet pasi të jenë kryer aktet e kontrollit të objektit të ndërtuar
dhe të jetë lëshuar akti i kolaudimit, pa shkelje, nga autoriteti kompetent.

2. LLOJI I KATEGORISË SË NDËRTIMIT – të përzgjidhet kategoria së cilës i përket kërkesa nga dy kategoritë
që shfaqen, si më poshtë:
a. Kategori ndërtimi standarde

b. Kategori ndërtimi komplekse

Shënim: Me klikimin e llojit “Kategori ndërtimi komplekse” si më sipër, të hapet një dritare (kuti)
informuese me titull “Informacion në lidhje me kategorinë e ndërtimeve komplekse” dhe tekst si vijon:
“Ndërtime komplekse janë centralet prodhuese të energjisë, impiantet e prodhimit dhe të përpunimit të
gazit, naftës e bitumeve, naftësjellësit dhe gazsjellësit, depot e naftës, gazit dhe derivateve të naftës me
kapacitet mbi 500 tonë; impiantet e trajtimit dhe strukturat e depozitimit të mbetjeve, të ngurta dhe të
lëngshme, të çdo lloji, si dhe impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura sipas klasifikimeve të
legjislacionit të posaçëm në fuqi; aeroportet, portet e pasagjerëve, portet dhe terminalet, të çdolloj
natyre dhe madhësie sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi; korpuset universitare, qendrat universitare
dhe të kërkimit shkencor, përfshirë kampuset; spitalet, qendrat dhe komplekset spitalore; strukturat e
institucioneve ndëshkuese dhe edukuese; komplekset dhe fshatra turistikë, komplekse parqesh ujore,
argëtimi apo zbavitjeje, që përmbajnë ujë në basen mbi 5 000 m3, impiante skish, teleferikë dhe
infrastruktura ndihmëse; muzetë dhe teatrot kombëtarë, veprat monumentale me rëndësi kombëtare,
objektet në zonat e mbrojtura në përputhje me ligjin sektorial; pikat doganore dhe kufitare; minierat,
kriporet, karrierat, pika nxjerrjeje dhe shfrytëzimi inertesh; strukturat dhe infrastrukturat ushtarake
sipas legjislacionit të posaçëm; stacionet dhe objektet e Policisë së Shtetit apo shërbimeve inteligjente;
stacionet e shërbimit zjarrëfikës; Banka e Shqipërisë; Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut; strukturat dhe
qendrat e prodhimit e të përpunimit të industrisë metalurgjike, farmaceutike, kimike, armëve, lëndëve
plasëse apo teknologjisë së lartë; qendrat apo institucionet në të cilat kryhen veprimtari, përfshirë
kërkimore dhe eksperimentale në fusha të industrisë kimike, fizikës bërthamore dhe të tjera, që
klasifikohen nga legjislacioni i posaçëm në fuqi si me rrezikshmëri të lartë; pjesët përbërëse të rrjeteve
apo sistemeve të infrastrukturave kombëtare (hekurudha, metro, tramvaj, rrugë, autostrada, rrjete
kabllore nënujore, nëntokësore dhe ajrore, objekte dhe rrjete të furnizimit me ujë, objektet, rrjetet e
komunikimit elektronik me shtrirje apo ndikim kombëtar ose rajonal); strukturat dhe rrjetet e furnizimit
me ujë, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura etj., të cilat janë nën përgjegjësinë e
ministrive në fushat e transportit, energjisë, administrimit të ujit, komunikimit elektronik, mbrojtjes së
tokës dhe mbrojtjes së sigurisë publike e kombëtare; basenet ujore artificiale me kapacitete mbi 10,000
m3; stadiumet me kapacitet 10,000 e më shumë vende për spektatorë; urat dhe tunelet me gjatësi mbi
50 m; vendparkimet publike me kapacitet mbi 5,000 mjete 4+1 ose ekuivalente; pikat e furnizimit me
karburant; investimet strategjike, sipas ligjit përkatës.”

Në rast se seleksionohet lloji i kategorisë komplekse, kërkesa i dërgohet Agjencisë së Zhvillimit të


Territorit për shqyrtim.

3. LLOJI I PROCEDURËS – të përzgjidhet lloji i procedurës që parashikohet nga ligji për shqyrtimin e
aplikimit, mes dy procedurave që shfaqen, si më poshtë:
a. Procedurë standarde

b. Procedurë e përshpejtuar

Shënim: Me klikimin e llojit “Procedurë e përshpejtuar” si më sipër, hapet një dritare (kuti) me titull
“Informacion në lidhje me procedurën e përshpejtuar” dhe tekst si vijon:
“Kërkesa për leje ndërtimi shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, brenda 10 ditëve nga data e
aplikimit, për rastet: a) shkallë; b) rrethime; c) struktura me materiale të lehta e të çmontueshme; d)
ndryshime fasade etj. e) kur aplikuesi paguan tarifë aplikimi të barabartë me dhjetëfishin e tarifës së
parashikuarpër leje ndërtimi; f) shtëpi banimi deri në 2 kate, në bazë të rregullave të përcaktuara në
dokumentet e planifikimit; g) struktura në funksion të aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale; h) kërkesat
për ndryshimin e aktivitetit apo funksionit; i) kërkesat për rishikimin e projektit të ndërtimit”.
Me seleksionimin e procedurës së përshpejtuar, duhet plotësuar edhe hapësira shtesë lidhur me
informacion mbi rastin specifik të procedurës së përshpejtuar (sipas gërmave a) deri në i)).

4. PËRSHKRIMI I NDËRTIMIT – vendoset një përshkrim rreth llojit të ndërtimit që do të kryhet në


formën e një teksti në fushën përkatëse (p.sh. ndërtim shtëpie banimi me x kate, shtesë kati etj.);

5. ADRESA E OBJEKTIT QË NDËRTOHET – të përzgjidhet Bashkia (dropdoën në rend alfabetik), më tej


njësia administrative përkatëse, sipas listës në vijim, dhe pastaj të vendoset adresa në formën e një
teksti në fushën e dedikuar për këtë qëllim;

1. Malësi e Madhe (Njësi administrative: Kelmend, Kastrat, Qendër Koplik, Shkrel, Gruemirë)
2. Shkodër (Njësi administrative: Shkodër, Shalë, Pult, Shosh, Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Bërdicë,
Ana e Malit, Dajç, Velipojë)
3. Has (Njësi administrative: Golaj, Krumë, Fajzë, Gjinaj)
4. Tropojë (Njësi administrative: Tropojë, Margegaj, Bujan, Bajram Curri, Llugaj, Lekbibaj, Fierzë,
Bytyç)
5. Fushë - Arrës (Njësi administrative: Fushë-Arrës, Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali)
6. Vau i Dejës (Njësi administrative: Vau i Dejës, Shllak, Temal, Vig-Mnelë, Hajmel, Bushat)
7. Pukë (Njësi administrative: Pukë, Qelëz, Rrape, Qerret, Gjegjan)
8. Kukës (Njësi administrative: Kukës, Malzi, Kolsh, Tërthore, Zapod, Shtiqën, Surroj, Bicaj,
Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Arrën, Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis)
9. Pukë (Njësi administrative: Pukë, Qelëz, Rrape, Qerret, Gjegjan)
10. Lezhë (Njësi administrative: Lezhë, Dajç, Balldre, Blinisht, Ungrej, Kallmet, Shëngjin, Kolsh,
Zejmen, Shënkoll)
11. Mirditë (Njësi administrative: Fan, Kaçinar, Orosh, Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë)
12. Dibër (Njësi administrative: Lurë, Zall-Reç, Zall-Dardhë, Kalaja e Dodës, Sllovë, Fushë Çidhën,
Kastriot, Muhurr, Peshkopi, Tomin, Melan, Luzni, Selishtë, Maqellarë)
13. Mat (Njësi administrative: Burrel, Derjan, Macukull, Rukaj, Ulëz, Baz, Lis, Komsi)
14. Kurbin (Njësi administrative: Laç, Milot, Fushë-Kuqe, Mamurras)
15. Krujë (Njësi administrative: Krujë, Fushë-Krujë, Kodër Thumanë, Cudhi, Bubq, Nikël)
16. Klos (Njësi administrative: Klos, Gurrë, Suç, Xibër)
17. Bulqizë (Njësi administrative: Bulqizë, Shupenzë, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Gjoricë, Martanesh,
Ostren, Trebisht)
18. Durrës (Njësi administrative: Durrës, Ishëm, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull)
19. Shijak (Njësi administrative: Shijak, Manëz, Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj)
20. Vorë (Njësi administrative: Vorë, Prezë, Bërxullë)
21. Kamëz (Njësi administrative: Kamëz, Paskuqan)
22. Tiranë (Njësi administrative: Tiranë, Zall Bastar, Zall Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq,
Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë, Baldushk)
23. Kavajë (Njësi administrative: Kavajë, Golem, Helmes, Synej, Luz i Vogël)
24. Rrogozhinë (Njësi administrative: Rrogozhinë, Lekaj, Sinaballaj, Kryevidh, Gosë)
25. Peqin (Njësi administrative: Peqin, Përparim, Pajovë, Karinë, Gjoçaj, Shezë)
26. Elbasan (Njësi administrative: Elbasan, Labinot Mal, Funar, Gracen, Labinot Fushë, Bradashesh,
Shushicë, Papër, Shirgjan, Tregan, Gjergjan, Gjinar, Zavalinë)
27. Belsh (Njësi administrative: Belsh, Rrasë, Grekan, Fierzë, Kajan)
28. Librazhd (Njësi administrative: Librazhd, Stërblevë, Lunik, Orenjë, Qendër, Hotolisht, Polis)
29. Prrenjas (Njësi administrative: Prrenjas, Qukës, Rajcë, Stravaj)
30. Lushnjë (Njësi administrative: Lushnjë, Dushk, Ballagat, Golem, Hysgjokaj, Karbunarë, Fier
Shegan, Allkaj, Krutje, Kolonjë, Bubullimë)
31. Divjakë (Njësi administrative: Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë, Remas)
32. Cërrik (Njësi administrative: Shalës Cërrik, Gostrimë, Klos, Mollas)
33. Fier (Njësi administrative: Qendër Fier, Libofshë, Topojë, Mbrostar, Dermanas, Portëz, Levan,
Frakull, Cakran)
34. Kuçovë (Njësi administrative: Kuçovë, Kozarë, Perondi, Lumas)
35. Ura Vajgurore (Njësi administrative: Ura Vajgurore, Poshnjë, Kutalli, Cukalat)
36. Roskovec (Njësi administrative: Roskovec, Strum, Kuman, Kurjan)
37. Patos (Njësi administrative: Patos, Zharrëz, Ruzhdie)
38. Berat (Njësi administrative: Berat, Otllak, Roshnik, Velabisht, Sinjë)
39. Poliçan (Njësi administrative: Vërtop, Poliçan, Tërpan)
40. Gramsh (Njësi administrative: Gramsh, Poroçan, Sult, Pishaj, Tunjë, Kodovjat, Kukur, Kushovë,
Lenie, Skënderbegas)
41. Pogradec (Njësi administrative: Pogradec, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Velçan, Buçimas,
Çërravë, Dardhas) Pustec)
42. Maliq (Njësi administrative: Maliq, Moglicë, Gorë, Pirg, Vreshtaz, Libonik, Pojan)
43. Korçë (Njësi administrative: Qendër Korçë, Voskopojë, Voskop, Lekas, Drenovë, Mollaj, Vithkuq)
44. Devoll (Njësi administrative: Bilisht Qendër, Progër, Bilisht, Hoçisht, Miras)
45. Skrapar (Njësi administrative: Çorovodë Qendër, Zhepë, Gjerbës, Bogovë, Leshnjë, Vëndreshë,
Potom, Çepan)
46. Mallakastër (Njësi administrative: Ngraçan, Qendër Ballsh, Aranitas, Greshicë, Selitë, Hekal,
Fratar, Kute)
47. Memaliaj (Njësi administrative: Memaliaj, Memaliaj Fshat, Buz, Krahës, Qesarat, Luftinjë)
48. Vlorë (Njësi administrative: Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë, Orikum)
49. Selenicë (Njësi administrative: Selenicë, Vllahinë, Armen, Sevaster, Kotë, Brataj)
50. Himarë (Njësi administrative: Himarë, Horë-Vranisht, Lukovë)
51. Tepelenë (Njësi administrative: Tepelenë Qendër, Lopës, Kurvelesh)
52. Këlcyrë (Njësi administrative: Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë)
53. Përmet (Njësi administrative: Përmet, Frashër, Qendër, Petran, Çarçovë)
54. Kolonjë (Njësi administrative: Ersekë, Mollas, Çlirim, Qendër Ersekë, Barmash, Leskovik)
55. Gjirokastër (Njësi administrative: Gjirokastër, Picar, Çepo, Lazarat)
56. Libohovë (Njësi administrative: Libohovë, Qendër Libohovë, Odrie, Zagorie, Lunxhëri, Antigfonë)
57. Dropull (Njësi administrative: Pogon, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm)
58. Delvinë (Njësi administrative: Delvinë, Vërgo)
59. Sarandë (Njësi administrative: Sarandë, Ksamil)
60. Livadhja (Njësi administrative: Livadhja, Mesopotam, Finiq, Dhivër, Aliko)
61. Konispol (Njësi administrative: Konispol, Xarë, Markat)

6. PËRZGJEDHJA E BASHKISË SË CILËS I DREJTOHET KËRKESA, duke vendosur zonën dhe parcelë/a
kadastrale – zgjidhet një Bashki ndër 61 bashkitë e ofruara në menunë shpalosëse (si më poshtë), në
rend alfabetik, dhe më pas vendoset zona dhe parcela/t kadastrale në fushën përkatëse (deri ne
dixhitalizimin e shërbimeve të ZRPP) - ose përzgjedhja – veçmas – e Këshillit Kombëtar të Territorit,
në rastin e kategorive të ndërtimit komplekse;

1. Malësi e Madhe
2. Shkodër
3. Has
4. Tropojë
5. Fushë - Arrës
6. Vau i Dejës
7. Pukë
8. Kukës
9. Pukë
10. Lezhë
11. Mirditë
12. Dibër
13. Mat
14. Kurbin
15. Krujë
16. Klos
17. Bulqizë
18. Durrës
19. Shijak
20. Vorë
21. Kamëz
22. Tiranë
23. Kavajë
24. Rrogozhinë
25. Peqin
26. Elbasan
27. Belsh
28. Librazhd
29. Prrenjas
30. Lushnjë
31. Divjakë
32. Cërrik
33. Fier
34. Kuçovë
35. Ura Vajgurore
36. Roskovec
37. Patos
38. Berat
39. Poliçan
40. Gramsh
41. Pogradec
42. Maliq
43. Korçë
44. Devoll
45. Skrapar
46. Mallakastër
47. Memaliaj
48. Vlorë
49. Selenicë
50. Himarë
51. Tepelenë
52. Këlcyrë
53. Përmet
54. Kolonjë
55. Gjirokastër
56. Libohovë
57. Dropull
58. Delvinë
59. Sarandë
60. Livadhja
61. Konispol

KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT (për llojet e ndërtimit komplekse)

7. VENDOSJA E TË DHËNAVE TË INVESTITORIT – vendoset emri, mbiemri (ose emri tregtar) dhe adresa
e secilit investitor. Të parashikohet mundësia për vendosjen e disa investitorëve, duke hapur kuti te
reja.

2.2. DOKUMENTET E DETYRUESHME PËR APLIKIM


Në këtë fazë të aplikimit do të ngarkohet dokumentacioni i nevojshëm. Dokumentet e kërkuara në këtë
hap janë ato që janë të detyrueshme në mënyrë që të mund të vijohet me shqyrtimin e një kërkese,
sipas listave në vijim.

Do të ngarkohen dokumentet origjinale në version elektronik. P.sh., nëse dokumenti origjinal është në
version elektronik (i nënshkruar në mënyrë elektronike) ngarkohet si të tillë. Nëse dokumenti origjinal
është në formë të shtypur, fillimisht duhet skanuar dhe më pas versioni i skanuar dhe I nënshkruar në
mënyrë elektronike të ngarkohet.

Informacioni mbi listën e dokumenteve duhet të jepet automatikisht pas seleksionimit të llojit të lejes, si
vijon, sipas rastit:

A. Dokumentacioni për leje zhvillimi:


a) Dokumenti i pronësisë për parcelën/at ku kërkohet të ndërtohet.

B. Dokumentacioni për leje ndërtimi:


a) Dokumenti i pronësisë së parcelës/ave që përfshihen në ndërtim (OSE leja e zhvillimit, në
rast se aplikuesi është pajisur me leje zhvillimi);
b) Fragmenti i hartës së parcelës/ave ku do të kryhet zhvillimi, i rilevuar nga një topograf i
licencuar;
c) Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
d) Projekti i ndërtimit;
e) Grafiku i punimeve;
f) Preventivi;
g) Deklarata e projektuesit të licencuar, për përputhshmërinë e projektit me dokumentet e
planifikimit dhe legjislacionin në fuqi;
h) Mandatpagesa e tarifës së aplikimit, për të gjitha proceset e shërbimit me një ndalesë (nëse
nuk realizohet mundësia e pagesës online).

C. Dokumentacioni për deklaratë paraprake për kryerje punimesh:


a) Dokument që vërteton pronësinë apo të drejtat e ligjshme te aplikuesit mbi pasurinë private
apo publike që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
b) Projekti i punimeve, i nënshkruar nga projektues të licencuar.

D. Dokumentacioni për kërkesë shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit:


a) Kalendari i ri i punimeve;
b) Mandatpagesa e gjobës.

E. Dokumentacioni për leje për rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit:


a) Projekti i rishikuar;
b) Relacion informativ mbi ndryshimet .

F. Dokumentacioni për leje për prishje ndërtimi


a) Dokument që vërteton pronësinë apo të drejtat e ligjshme te aplikuesit mbi pasurinë private
apo publike që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
b) Informacion mbi arsyet e prishjes.

G. Dokumentacioni për çertifikatë përdorimi:


a) Deklaratë përputhshmërie që konfirmon kryerjen e punimeve në përputhje me normat dhe
standardet e sigurisë në fuqi, e lëshuar nga subjekti që ka kryer punimet;
b) Aktet e kontrollit të ndërtesës.

2.3. DOKUMENTACIONI PLOTËSUES


Në këtë hap të procedurës, do të ngarkohen të gjitha dokumentet plotësuese që, sipas rastit, bazuar
edhe në specifikat e projektit të ndërtimit, janë të nevojshme për miratimin e kërkesës. Hapat dhe
mënyra e ngarkimit të dokumenteve është e njejtë me atë të përshkruar për ngarkimin e
dokumentacionit bazë të Hapit 2.

 Vlerëimi I ndikimit mjedisor;


 Oponenca teknike nga Instituti i Ndërtimit, nëse vlera e ndërtimit tejkalon shumën 100 Milionë
Leke;
 Marrëveshja mes pronarit dhe zhvilluesit dhe/ose palëve të treta (nëse ka);
 Leje apo licenca të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm
sektorial, sipas rastit (nëse parashikohen);
 Prokura noteriale që autorizon përfaqësuesin, në rast se nuk aplikon vetë investitori;
 Mandatpagesë shtesë, në rast procedure të përshpejtuar;
 Etj.
2.4. VETËDEKLARIM I APLIKUESIT MBI VLEFSHMËRINË DHE VËRTETËSINË E
DOKUMENTACIONIT
Në përfundim të aplikimit, është e nevojshme që aplikuesi të vetëdeklarojë se të gjitha të dhënat dhe
dokumentet e dërguara janë të vlefshme dhe të njëjta me dokumentet origjinale të lëshuara nga
subjektet kompetente. Ky veprim do të realizohet duke klikuar në butonin ′′Konfirmoj′′ që shfaqet
poshtë deklaratës si vijon:

“Deklaroj, nën përgjegjësinë time ligjore, se të gjitha të dhënat dhe dokumentet e paraqitura përmes
kësaj kërkese janë të vlefshme dhe të njëjta me dokumentet origjinale të lëshuara nga
autoritetet/subjektet kompetente. Jam i ndërgjegjshëm se deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale,
sipas ligjit, dhe passjell përjashtimin tim nga çdo proçedurë e mëtejshme”.

2.5. SHQYRTIMI I KËRKESËS PËRPARA DËRGIMIT


Pasi të jetë kompletuar procesi i krijimit të aplikimit, duhet të hapet një faqe përmbledhëse për
shqyrtimin e plotë të aplikimit të krijuar, me të dhënat e vendosura, dokumentat e ngarkuara dhe
statusin e kërkesës.

Në fund të faqes, shfaqen 3 butona për veprim si vijon>

 Ndrysho – nëse nevojitet të ndryshohet një informacion apo një dokument


 Nënshkruaj dhe apliko – përmes këtij butoni aplikimi nënshkruhet me firmë elektronike dhe
dërgohet.
 Fshij – për ta anulluar aplikimin e krijuar
Me dërgimin e kërkesës, profili i aplikuesit përditësohet dhe bën të mundur shfaqjen e aplikimin nën
listën e kërkesave të dërguara dhe tregon statusin përkatës: “e dorëzuar” (nëse është dërguar në
account e Bashkisë), “në proces” etj.

3. NJOFTIMI I APLIKUESIT GJATË PROCESIT TË SHQYRTIMIT


Sistemi mundëson që aplikuesi të jetë vazhdimisht i informuar lidhur me procesin e shqyrtimit të lejes së
ndërtimit dhe në këtë mënyrë të njoftohet për çdo fazë të tij, nëpërmjet SMS-ve (nëse më parë gjatë
krijimit të kërkesës është seleksionuar fusha për njoftim me SMS) dhe nëpërmjet e-mail të specifikuar
në aplikim. Aplikuesi do të njoftohet për përfundimin e secilës nga fazat e mëposhtme:

1. Dërgimi korrekt i aplikimit

2. Protokollimi i kërkesës

3. Dhënia e mendimeve/pëlqimeve nga institucionet e përfshira

4. Pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturës

5. Lëshimi i akteve lidhur me kërkesën: Miratim i kërkesës ose Refuzim i kërkesës.

You might also like