You are on page 1of 5

Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe albanologëve tanë më të shquar - Gazeta Telegraf

Kryefaqja Editorial Politike Opinion Sociale Intervista Ekonomi Kronikë Dosier Kulturë Sport Suplementi

  Kërko...

Kryefaqja » Kryesore » Speciale » Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe albanologëve tanë më të shquar

Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe Më të lexuara

albanologëve tanë më të shquar Mao Ce Duni, dashnori vampir i mbi 1000


Nga GAZETA TELEGRAF - Mar Gus 14, 2:35 pm virgjëreshave të njoma - 13 704 lexime

1 Koment 459 Shikime Like 18 Email Print Përplasja e Mehmet Shehut me Ramiz Alinë - 11
510 lexime

Prof. Dr. Remzi PËRNASKA “ Prof. Rexhep Qosen, do ta sjellim në Vlorë me


Edituar nga makina të mbuluara me flamurin kombëtar” - 8
Nga viti 1954 deri në vitin Gazeta Telegraf 449 lexime
1956 ndoqa studimet e larta SHKROI GJITHASHTU Apostol Kotani: Ja mëkatet e Ahmet Zogut ndaj
në Institutin e Lartë shqiptarëve dhe Shqipërisë - 6 380 lexime
Pedagogjik Dyvjeçar të Drejtori i Ujësjellësit, Sait
Tiranës, në degën e gjuhës Dollapi sillet si sulltan! Himarioti Xhorxh Tenet: Pse dhashë dorëheqjen
dhe të letërsisë ruse. Meqë si Drejtor i Cia-s 8 vjet më parë - 6 237 lexime
Pasojat e aborteve në
dilnim mësues të gjuhës dhe moshë të mitur Ish të përndjekurit, 137 emrat që përfitojnë
letërsisë ruse e shqipe për dëmshpërblim për këstin e dytë - 4 736 lexime
shkollat tetëvjeçare, programi Integrimi, Sequi: Politika të
parashikonte të ndiqnim edhe vendosë reformat mbi Fatos Nano: Për një vit do jem ose Kryeministër
kurse gjuhe dhe letërsie interesat partiake ose Kryetar Partie - 4 377 lexime

shqipe. Të gjitha lëndët e Dhunohet Koço Koka, kushëriri i parë i George


Protokolli nr. 13 i Kongresit
gjuhës shqipe dhe një pjesë të të Berlinit, ditë zie për Tenet - 4 222 lexime
atyre të letërsisë na i jepte profesori i përkushtuar, i nderuari Zijaudin Kodra, që qe Çamërinë
një farë fac totum,-i për ne. Vetëm profesor Vehbi Bala na jepte letërsinë e re Sulejmani i madhërishëm, sulltani që ka
Mbetjet toksike të Italisë mbërthyer vëmendjen e shqiptarëve - 2 870
shqipe. Bashkëstudentët e degës së gjuhës shqipe na flisnin për profesorin më të ri
humbasin në Shqipëri lexime
të gjuhës shqipe, për një yll që ishte në ngjitje, për mësuesin tim shkencor e
shpirtëror, për njeriun, me të cilin vite më vonë do të bëhesha koleg dhe të cilit i Ja si zbatohet skema e kontrabandës së mallrave
detyrohem shumë në jetën time si pedagog dhe punues shkencor, për njeriun që në Doganën e Kapshticës - 2 751 lexime
nuk rreshti së punuari dhe që na shtyu edhe ne të rinjve të punonim, të punonim dhe vetëm të punonim, për
akademikun Shaban Demiraj. Disa studentë të degës sonë, ndër të cilët edhe unë, i kishin zili ata të degës së
shqipes për fatin që kishin të dëgjonin leksionet e profesor Çabejt, Domit, Demirajt, etj. Më të vlerësuara

***
Arsim SINANI/Zbehja e Doktrinës politike
Gruevski (+126 rating, 63 votes)
Shaban Demiraj lindi në Vlorë më 1 janar 1920. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e
larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar  (1946-1948) dhe më pas në Entela KASI/ Kjo që po i ndodh Kadaresë është e
Institutin e Lartë Pedagogjik (1954-1955). Në vitet 1948-1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme turpshme, e frikshme dhe amorale! (+93 rating,
(Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në 48 votes)
Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension.
Prof. Dr. Hysen MATOSHI*/ Gjuha standarde
Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetevete rekord të këndshëm.
shqipe dhe njësia kombëtare (+30 rating, 15
Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike
votes)
dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për
historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për Ja si zbatohet skema e kontrabandës së mallrave
këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispenca e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot në Doganën e Kapshticës (+28 rating, 14 votes)
Universitete të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj. Profesori ynë i nderuar drejtoi me aftësi shkencore
Kastriot MYFTARAJ / 21 nëntor 1912, dita
dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989). I
vendimtare diplomatike për krijimin e shtetit
përgatitur shkencërisht, me karakter të rreptë e kërkues në radhë të parë ndaj vetes e mandej edhe ndaj të shqiptar (+26 rating, 13 votes)
tjerëve, studentë e kolegë, me ndershmëri të panjollë, gjithherë i njerëzishëm. Kohëzgjatja në këtë funksion flet
vetë. Ish të përndjekurit, 137 emrat që përfitojnë
dëmshpërblim për këstin e dytë (+23 rating, 13
Ai ka qenë dhe mbetet shembull për ne ish-studentët dhe kolegët e tij më të rinj: i drejtë, kërkues, nxitës i votes)
përhershëm që edhe ne t’i futeshim sa më shpejt punës pedagogjiko-shkencore, duke dhënë vetë shembullin
Zaim KUÇI / Çfarë do kërkoja ndaj qytetarëve të
personal, duke u bërë për ne shembëlltyra e pedagogut dhe shkencëtarit të pasionuar. Ne kemi mësuar prej tij si
mi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë (+20
të japim leksione, si të bëjmë punë kërkimore-shkencore, ai është mësuesi ynë dhe ne i detyrohemi shumë
rating, 10 votes)
shpirtërisht kësaj figure madhore të shkencës shqiptare, që më shumë flet me punë sesa me fjalë. Akademiku i

http://gazetatelegraf.com/akademik-shaban-demiraj-ne-yllnajen-e-gjuhetareve-dhe-albanologeve-tane-me-te-shquar/[09/12/2012 21:57:01]
Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe albanologëve tanë më të shquar - Gazeta Telegraf

asociuar Ethem Likaj, një ndër studentët dhe kolegët e profesorit tonë 90vjeçar, shkruan : “Dijet për gjuhën Librazhdi, mes jetës dhe mjerimit! (+13 rating, 8
shqipe e kulturën e tij të gjerë, të fituara me shumë punë e mund, i përçoi me përkushtim te nxënësit (që nga votes)
vitet 40) deri te studenti e specialisti në vitet pasardhëse.  Nga viti 1945 e deri këtë vit, kur doli në pension, prof.
Olta TOTONI / A DO TË DIVORCOHET SKOCIA
Shaban ishte pranë studentëve. Breza studentësh, tani mësues, gazetarë, redaktorë, shkencëtarë, në mbarë NGA MBRETËRIA E BASHKUAR? (+13 rating, 7
vendin, që morën nga prof. Shabani dije, meritat e punës së tyre i njohin me krenari edhe si merita të Mësuesit votes)
të tyre. Nuk ishte fort e lehtë që dije nga disiplinat më të vështira të gjuhësisë, të bëheshin pronë e të gjithëve”.
Mao Ce Duni, dashnori vampir i mbi 1000
Në vitet 1962-1966 ka qenë zëvendës-dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai virgjëreshave të njoma (+12 rating, 7 votes)
do të mbetet në historinë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe të Universitetit të Tiranës si drejtues që u
shqua për punë të pakursyer dhe të një cilësie të lartë.
Moti Tirane, AL
***
Aktualisht 9 Dec 2012 10 Dec 2012
Profesor Sh. Demiraj i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave. Jeta dhe
vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për pasion, durim e
këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur. Puna e tij është punë blete, ai lëron
gjuhën tonë amtare dhe frutet janë të bollshme dhe të pjekura, ai gërmon si arkeolog shqipen e hershme dhe
Partly Cloudy Mostly Clear Mostly Sunny
monumentet e vjetra të saj dhe u jep jetë “fosileve” të gjuhës. Me punë dhe prodhim ai i ka ngritur monument
vetes. 2 °C Low: -3 °C Low: 2 °C
High: 8 °C High: 8 °C
Prodhimtaria e tij është e pashoqe. Vepra e tij është shumë e gjerë dhe e thellë, aq sa mund të pohohet
figurshëm se ka krijuar një bibliotekë me to. Nga viti 1970 e deri më sot shkroi e botoi vepra (disa prej të cilave
Postimet Më të Fundit
edhe në gjuhë të huaja) me vlerë teorike e praktike për njohjen më të mirë e më të thelluar të ndërtimit
gramatikor të gjuhës shqipe : Historia e gjuhës së shkruar shqipe (1970); Çështje të sistemit emëror të gjuhës
shqipe (1972), Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe (1975); Morfologjia historike e gjuhës shqipe I (1973), II (1976), Heqja e tavanit të borxhit, një precedent i
ribotuar në Prishtinë (1980), Gramatikë historike e gjuhës shqipe (1986), ribotuar në Prishtinë (1988), një formë rrezikshëm

më e përmbledhur e saj është botuar gjermanisht nga Akademia e Shkencave e Austrisë (1993), botim i Skuderia “Proletariati” garon me portretin e Enver
përmbledhur në Tiranë (2002), Gjuha shqipe dhe historia e saj (1988), ribotuar në Prishtinë (1989), botuar edhe Hoxhës
në italisht nga Universiteti i Kozencës (1997), Gjuhësi ballkanike, botuar në shqip e maqedonisht në Shkup
(1994), dhe ribotuar në Tiranë, më 2004, Fonologjia historike e gjuhës shqipe, (1996), Prejardhja e shqiptarëve Kupa ndez motorët, ekipet me sytë nga Europa

në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe (1999), dhe një version anglisht i saj The origin of the Albanians Shkelje flagrante e ligjit. Policia e Tiranës ndalon
(linguistically investigated) (2006), Gjuha shqipe – Probleme dhe disa figura të shquara të saj (2003), Epiri, KShH-në të takohet me të ndaluarit
pellazgët, etruskët dhe shqiptarët (2008), etj. Nga këto vepra del se profesor Shaban Demiraj është gjuhëtar dhe
filolog që jo vetëm parashtron, jo vetëm prek, por që edhe shqyrton, kërkon, analizon e thellon mendimin Nëse Meta nuk shkëputet nga Berisha, do të jetë
kundërshtari ynë
shkencor, u jep përgjigje pyetjeve të parashtruara dhe shtron pyetje të tjera. Si në të gjithë jetën e vet të hetuesit
shkencor, edhe në këto vepra ndeshet me çështje e probleme të vështira hetimit të strukturës së sotme dhe asaj
historike të shqipes, dhe me mprehtësinë vrojtuese dhe përgjithësuese që e karakterizon, nxjerr përfundime
Komentet Më të Fundit
shpesh krejt të reja, jep mendimin e vet shkencor të autoritetshëm si albanist dhe albanolog i shquar. I tillë është
ai edhe kur merret me çështje gjuhësore të ndërlikuara ballkanike, jep përgjigje shkencore edhe si ballkanolog.
ligji te Të pastrehët në Durrës, nxirren jashtë
Nga këto vepra, vendin e nderit e zë Gramatikë historike e gjuhës shqipe, që në thelb është enciklopedi e banesave familjet e para
vërtetë e ndërtimit gramatikor të gjuhës shqipe, sidomos e morfologjisë historike, është parashtrim analitik i
Partizani te Ja përse dështoi operacioni
arritjeve në këtë fushë, është arena ku profesori ynë i nderuar ka shpalosur jo vetëm dijet e veta të gjera, por
“Valuable”, operacioni Amerikan kundën Enver
edhe ka dhënë mendimin e vet të qëndrueshëm për ato që parashtron, është përgjithësim e krijim shkencor, një
Hoxhës
vepër monumentale e fondit të artë të letërsisë sonë gjuhësore. Ja, pra, pse kjo vepër është nderuar me Çmimin
e Republikës  të klasit të parë (1989). Fred Finns te 24 orë nga jeta e një ish të
trafikuare
Është bashkautor dhe redaktor i veprës madhore Gramatikë e gjuhës shqipe, vëllimi I, Morfologjia, (1976,
Pellumb Lamaj USA te Ja përse dështoi
ribotuar 1995, 2002), parathënia dhe kreu për foljen. Si redaktor i këtij vëllimi u shqua për aftësi drejtuese, për
operacioni “Valuable”, operacioni Amerikan
kërkesa të larta dhe sidomos për njëjtësimin e krerëve të tij. Si bashkautor mbajti një peshë bukur të madhe me
kundën Enver Hoxhës
kreun më të rëndësishëm, me kreun për sistemin foljor të gjuhës së sotme shqipe, sistem aq i zhvilluar
morfologjikisht, që kërkonte zotësi përgjithësimi e parashtrimi. halit aga te Kastriot MYFTARAJ / 21 nëntor
1912, dita vendimtare diplomatike për krijimin e
Profesori ynë i nderuar është autor i dhjetra e dhjetra shkrimeve studimore në revista e të përkohshme të tjera të shtetit shqiptar
ndryshme shqiptare, me plot ndihmesa nga fusha e morfologjisë së sotme e historike të shqipes, nga sintaksa
historike, nga fonetika historike, nga historia e gjuhës, etj., etj. Vetëm këto shkrime do të mjaftonin për ta renditur
ndër gjuhëtarët tanë më të shquar. Ka transkriptuar dhe përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës
Kënga e sprasme e Balës (1994), ribotuar në Prishtinë (2006). Në bashkëpunim me akademik Kristaq Priftin, ka
hartuar dhe botuar Kongresi i Manastirit (1968), ribotuar më 2005. Ka botuar një monografi jetëshkrimore për
Eqrem Çabejnë, Eqrem Çabej, (1990).

Ka përkthyer romanin Martin Iden të Xhek Londonit (1995), me gjuhë të krehur, larg ndikimeve e ndërtimeve të
pastra angleze, shembull për përkthyes të tjerë.

***

Prof. Sh. Demiraj tanimë është i njohur në botën shkencore ballkanike dhe europiane me kumtimet e tij në
veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare e me artikujt shkencorë të botuar në revista të huaja. Dhe mund të
pohohet me kënaqësi dhe krenari se është gjuhëtari shqiptar, vepra e të cilit njihet më mirë jashtë Shqipërisë.

http://gazetatelegraf.com/akademik-shaban-demiraj-ne-yllnajen-e-gjuhetareve-dhe-albanologeve-tane-me-te-shquar/[09/12/2012 21:57:01]
Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe albanologëve tanë më të shquar - Gazeta Telegraf

Shkrimet dhe, veçarërisht, librat e tij, në mos qofshin shkruar e përkthyer në gjuhë të huaja, sidomos në anglisht,
ato janë të pajisura me përmbledhje në gjuhë të huaj, çka ka ndihmuar në përçimin e mendimit të vet shkencor
tej kufijve të botës shqiptare. Është autor i shumë artikujve të botuar në përmbledhje e revista shkencore të huaja
: zërin për gjuhën shqipe në përmbledhjet enciklopedike-gjuhësore La formazione dell’Europa linguistica,
Firence, 1993, Le lingue indoeuropee, Bolonjë (1994), Les langues indo-européennes, Paris, 1994; në vëllime
përkujtimorë për Norbert Joklin (1972), për Johan Knoblokun (1985), për Johanes Hubshmidin (1982), për
Miklosiçin (1992), për Kopitarin (1996), etj.

Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare : në Kongresin e parë (1966), të dytë
(1970), të katërt (1980), të gjashtë (1989) dhe të shtatë (1994) të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të
Europës Jug-lindore; në Kolokuiumin Ndërkombëtar për Norbet Joklin në Insbruk (1972), në Simpoziumin
Aspekte të albanologjisë (gjendja dhe detyrat sot), Këln (1988), në Simpoziumin Ndërkombëtar të Albanologjisë
në Palermo (1990), etj. Ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Prishtinës, të Shkupit, të Kluzhit (1971), të Romës
(1985), të Kopenhagenit (1987), të Aarhusit (1987), të Vienës (1988, 1993), të Bonit (1993), të Kozencës, të
Palermos, etj.

***

Një jetë e tërë e mbushur me studim, me kërkim, me krijimtari shkencore të qëndrueshme, jetëgjatë. Sepse
është i tillë, u zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt
e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
(1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë
Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E. (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Jug-
lindore (1994-1998).

Laureat i dy Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me
Urdhërin Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001).

***

Të shumtë janë kolegët, studentët, miqtë, dashamirët, vlerësuesit e veprës dhe të figurës njerëzore të Akademik
Shaban Demirajt, që i urojnë jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe veprimtari të mëtejshme shkencore.

Karriera pedagogjike dhe shkencore

* Në vitet 1993-1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

* Në vitet 1948-1954, mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë).

* Në vitin 1954, pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në UT ku shërbeu deri në vitin 1990.

* Në vitet 1962-1989, përgjegjës i katedrës së gjuhës shqipe

* 1962-1966, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të UT.

* Ka zhvilluar kryesisht lëndët: morfologji e gjuhës së sotme shqipe, gramatikë historike e shqipes, histori e
gjuhës së shkruar shqipe (shek. XVIII-XIX), duke hartuar dhe tekstet përkatëse për to, si edhe një kurs special
për gjuhësinë ballkanike.

* Anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972).

* Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë (dy herë);

* Urdhri “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Veprat

* “Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe”, (1972);

* “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, 1986 (në një formë më të përmbledhur është botuar edhe gjermanisht
nga Akademia e Shkencave e Austrisë, 1993);

* “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, 1988 (botuar edhe italisht nga Universiteti i Kalabrisë, 1997);

* “Gjuhësi ballkanike”, Shkup, 1994 (shqip dhe maqedonisht), ribotuar në Tiranë, 2004;

* “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (1996);

* “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (1999), dhe një version anglisht i saj “The

http://gazetatelegraf.com/akademik-shaban-demiraj-ne-yllnajen-e-gjuhetareve-dhe-albanologeve-tane-me-te-shquar/[09/12/2012 21:57:01]
Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe albanologëve tanë më të shquar - Gazeta Telegraf

Origin of the Albanians (linguistically investigated)” (2006);

* “Eqrem Çabej” (1990);

* “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët” (2008).

* Shaban Demiraj është redaktor dhe bashkautor në veprën “Gramatikë e gjuhës shqipe, vëll. I Morfologjia”
(1976, ribotuar 1995, 2002) etj.

* Ka transkriptuar e përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës “Kënga e sprasme e Balës” (1994),

* Ka përkthyer edhe romanin “Martin Iden” të Xhek Londonit (1959).

* Ka botuar një varg artikujsh shkencorë edhe jashtë vendit per çështje të ndryshme të historisë së gjuhës
shqipe, të gramatikës dhe të fonetikës historike, si edhe të ballkanologjisë.

1 Koment (No Ratings Yet) 459 Shikime Like 18 Email Print

Më shumë në Kryesore

Zamira Çavo: “Statusi me kusht, Përvjetori i 77, i “Kryengritjes së Fierit” Do anulojmë të gjitha tenderat e
reformat iluzive, dhe realiteti kundër shtypjes dhe varfërisë Imamit!
demokratik europian”

Klinton: “Punoni për zgjedhjet dhe luftoni korrupsionin”

“Kompromisi i Reformës Zgjedhore është që PD-PS të administrojnë zgjedhjet e ardhshme”

Kreu socialist Rama braktis 100- vjetorin menjëherë pas fjalimit të tij

Sign Up Create an account or Log in to see what your friends like.

Gazeta Telegraf
Like

442 people like Gazeta Telegraf.

1 Koment
Jep një Përgjigje Përgjigje -49 - 0 fund 1 Parë « Mbrapa Tjetri » Fundit

Marin Barleti Enj Gus 16 at 9:53 pm +1

Urime dhe jete te gjate Prof. Demirajt, eshte nje nga shkencetaret qe ka hedhur bazat e
Albanologjise, i mirenjohur edhe ne boten akademike nderkombetare. Njeri i mrekullueshem.

Përgjigju

Përgjigje -49 - 0 fund 1 Parë « Mbrapa Tjetri » Fundit

Jep një Përgjigje

http://gazetatelegraf.com/akademik-shaban-demiraj-ne-yllnajen-e-gjuhetareve-dhe-albanologeve-tane-me-te-shquar/[09/12/2012 21:57:01]
Akademik Shaban Demiraj – në yllnajën e gjuhëtarëve dhe albanologëve tanë më të shquar - Gazeta Telegraf

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cënojmë opinionet tuaja, lutemi që komentet të mos
përmbajnë fyerje dhe ofendime personale dhe të kenë lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën
komentohet. Moderatori

Emri juaj (Kërkohet)

E-maili (Emaili juja nuk do të publikohet) (Kërkohet)

Uebfaqja juaj

Dërgo Komentin

Njoftomë me email për komentet vijuese.

Njoftomë për postimet e reja me email.

Advertisement

Kryefaqja Aktualitet Arsim Bota & Rajoni Dosier Editorial Ekonomi Intervista Kronikë Kryesore Kulturë Opinion

Politike Rrethet Sociale Speciale Sport Suplementi Tema e Dites

Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.


Tel: +355 4 2 257199 Fax:+355 4 2 263 421 Cel: +355682086170
Adresa: Rr. "Abdyl Frashëri", ish-Ambasada Kroate, Tiranë
E-mail : gazetatelegraf@yahoo.com // info@gazetatelegraf.com
Facebook: Gazeta Telegraf Twitter: @GazetaTelegraf
Numri i vizitorëve:

http://gazetatelegraf.com/akademik-shaban-demiraj-ne-yllnajen-e-gjuhetareve-dhe-albanologeve-tane-me-te-shquar/[09/12/2012 21:57:01]

You might also like