You are on page 1of 5

Leksioni 8.

Kostot e prodhimit
Kostot janë shpenzimet që bëjnë bizneset në procesin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve dhe ofrimin e tyre në
treg. Në periudhën afatshkurtër ku ka faktorë prodhimi fiksë dhe variabël bëhet një ndarje e kostove pikërisht sipas
këtyre koncepteve: kosto fikse dhe variabël. Kostot fikse lidhen me ata fakorë prodhimi që nuk varen në mënyrë
direkte me nivelin e prodhimit. Shembuj të këtyre kostove janë ndërtesat, leasingu i pajisjeve, pagesat fikse, kosto e
pagës së personelit me kontrata afatgjata, interesi i kredive, etj, amortizimi i kapitalit, siguracionet, etj. Këto kosto nuk
ndryshojnë pavarësisht nga niveli i prodhimit. Kosto fikse mesatare është e barabartë me kostot fikse pjestuar me
sasinë e prodhimit.

Average fixed cost (AFC) = Total Fixed Costs (TFC) / Output (Q)

Rritja e kostove fikse nuk ka ndonjë efekt në kostot variabël të prodhimit. Kjo do të thotë se vetëm kurba e kostos
mesatare totale lëviz. Por kjo nuk sjell ndonjë përfitim në lidhje me maksimizimin e çmimit, prodhimin apo fitimet e
biznesit. Kostot mesatare fikse bien në vazhdimësi me prodhimin sepse kostot fikse totsle janë të shpërndara në një
nivel të madh prodhimi duke bërë që kostot mesatare të bien. Kostot mesatare fikse bien me rritjen e prodhimit.
Bizneset mund të shpërndajnë koston fikse dhe të ulin atë mesatare duke shtuar sasinë e prodhimit në periudhën
afatshkurtër. Kostot mesatare fikse nuk janë asnjëherë 0.

Kostot variabël
Këto janë kosto që lidhen në mënyrë direkte me prodhimin përderisa njësi variabël inputesh kërkohen për të rritur
prodhimin. Shembuj të kostove variabël janë lëndët e para të përdorura në procesin e prodhimit, pagat e personelit që
paguhet me orë, kosto e energjisë elektrike, çvlerësimi i inputeve kapitale për shkak të difekteve, etj. kosto totsle
variabël rritet me rritjen e prodhimit. Kosto mesatare variabël është e barabartë me kostot totale variabël pjestuar me
sasinë e prodhimit.

Average variable cost (AVC) = Total Variable Costs (TVC) /Output (Q)

Kosto mesatare variabël është në varësi të kostos së përdorimit të faktorëve variabël krahasuar me produktivitetin
mesatar të këtyre faktorëve (zakonisht produktiviteti i punës). Nëse njësi shtesë pune mund të merren me kosto të
pandryshueshme atëhere do ketë një marrëdhënie inverse midis produktit mesatar dhe kostove mesatare variabël. Për
këtë shkak, kur produkti mesatar maksimizohet, kostot mesatare variabël minimizohen.

Kostot dhe prodhimi


Firmat janë organizata ekonomike që blenë inpute dhe tregtojnë uotpute. Supozojmë se objektivi i firmës është fitimi
maksimal.
1. Profit = Total Revenue (TR) - Total Costs (TC)
2. Total Revenue = Price x Quantity Sold
3. Total Costs = Shuma e të tërë kostove oportune lidhur me procesin e prodhimit
4. Opportunity Costs = Explicit Costs + Implicit Costs

Kostot eksplicite të prodhimit janë:


1. Pagat dhe pagesat e punonjësve
2. Kostot e lëndëve të para
3. Taksat

Kostot implicite të prodhimit janë:


1. Vlera e kohës së sipërmarrësit
2. Kostot oportune të kapitalit financiar të investuar në firmë

Fitimi ekonomik është diferenca midis të ardhurave totale dhe kostove totale ku kostot totale përfshijnë kosot
eksplicite dhe implicite. Për shembull një balerin jep mësime vallzimi me 20 Euro / orë. Por ai mund të jepte shfaqje
me 30 Euro / orë.

Cili është përfitimi ekonomik i balerinit nëse jepte shfaqje?


Total costs = Euro 0 (explicit cost) + Euro 20 (implicit cost)
Economic Profit = Euro 30 (TR) – Euro 20 (TC)
Oferta përcaktohet nga produktiviteti i inputeve dhe kosto e tyre. Funksioni i prodhimit tregon marrëdhëniet midis
sasisë së inputeve dhe sasisë së outputeve. Periudhë afatshkurtër është periudha në të cilën të paktën një input nuk
ndryshon. Funksioni i prodhimit për periudhën afatshkurtër tregon marrëdhenien midis outputit total dhe inputeve kur
një input është variabël dhe tjetri është fiks. Kjo i referohet edhe produktit total (TP). Produkti mesatar (AP) është
produkti mesatar për njësi të inputit variabël dhe është i barabartë me TP/L, ku L është puna (inputi variabël).
Produkti margjinal (MP) tregon ndryshimin në outputin total kur inputi ndryshon me një njësi. Produkti margjinal
është pjerrësia e kurbës totale të prodhimit që tregon produktivitetin e punës.

Funksioni i prodhimit total


Në lidhje me këtë pikë është e domosdoshme që të bëhet një supozim, ai i produktit margjinal rënës apo i të ardhurave
margjinale rënëse. Nëse shtohet një njësi më shumë inputi variabël dhe ka të paktën një input fiks, atëhere prodhimi
margjinal i inputit variabël do bjerë. Kurba e prodhimit total do jetë me pjerrësi nga jashtë me rritjen e sasisë së inputit
variabël. Për këtë shkak produkti margjinal fillimisht mund të rritet por në fund ai bie. Në këtë rast produkti total
rritet, por me një shkallë rënëse.

Prodhimi dhe kurbat e kostos


AC = (TFC + TVC)/Q = AFC + AVC
AFC: average fixed costs
AVC: average variable costs
AFC bien me rritjen e prodhimit
AVC bien dhe pastaj rriten sipas ligjit të ardhurave rënëse.

Marginal Cost (MC) është ndryshimi në kostot totale pjestusr me ndryshimin në prodhim dhe i jep përgjigje pyetjes se
sa do të kushtojë për të prodhuar një njësi shtesë prodhimi

Kostot opportune VS kostot financiare


Kostot janë mundësitë që sakrifikohen kur bëhen zgjedhje. Pra, përfitimet janë kostot e evituara. Këto kosto lidhen me
marrjen e vendimeve në lidhje me çmimet, prodhimin, blerjet, taktikt e ndryshme marketing, futja e produkteve të reja
në treg, etj. Financierët i përcaktojnë kostot në termat e burimeve të konsumuara. Këto janë kosto objektive që
zakonisht përcaktohen në vazhdimësi me ecurinë e procesit të prodhimit. Kostot financiare përdoren në vlerësimin e
performancës manaxheriale dhe shërbejnë si një bazë për vlerësimin ekonomik dhe të kostove ekonomike.

Funksioni afatgjatë i prodhimit dhe funksionet e kostove


Funksioni i prodhimit jepet nga formula Q = f(K, L). Sasia është një funksion i inputeve të përdorura në procesin e
prodhimit që janë kapitali dhe puna. Sasia matet si shkalla e prodhimit që vjen nga përdorimi i sasive të ndryshme të
punës dhe kapitalit. Për shembull numri i makinave të lara në ditë si funksion i punës dhe kapitalit të përdorur çdo
ditë. Funksioni i prodhimit specifikon përdorimin teknikisht eficient të punës dhe kapitalit të nevojshëm për të
prodhuar output, kur inputet nuk keqpërdoren. Funskioni i kostos specifikon një përdorim ekonomik efficient të
burimeve. Për shembull: firma zgjedh kombinimin me kosto më të ulët të inputeve për të prodhuar një sasi të caktuar
outputi. Funksioni i kostove afatgjata: total costs (C) = g(Q) jep prodhimin që varet nga çmimi i inputeve.

Kostot ndryshojnë si funksion i volumit total të prodhimit (V), shkallës së përdorimit të inputit(x), kohës (T), dhe
datës së përfundimit të prodhimit total (m), ku x(t) jep nivelin e outputit në një kohë të dhënë t. Me rritjen e sasisë
totale të njësive të prodhimit, kosto e outputeve të ardhëshme tenton që të bjerë sepse rriten njohuritë në lidhje me
prodhimin që është quajtur si kurba e progresitqë jepet me formulën:

dC / dT | x = x0 , V = V0 , < 0.

Kjo marrëdhënie është në fakt më e zakonshmja në metodat e prodhimit masiv.

Më tej supzohet se:

dC / dx(t) | T = T0, V = V0 > 0


d2C / dx(t)2 | T = T0, V = V0 > 0
dC / dV | x = x0, T = T0 > 0
d2C / dV2 | x = x0, T = T0 < 0

këto marrëdhënie tashmë në ditët tona janë të dizenjuara në formë kompiuterike.

Minimizimi i kostove në periudhën afatgjatë. Analiza margjinale


Supozojmë se firma mund të zgjedhë nivele të ndryshme pune dhe kapitali për të prodhuar outputn Q. Më shumë
kapital sjell më shumë prodhim, më pak kapital jep më pak prodhim. Më shumë punë sjell më shumë prodhim dhe më
pak punë sjell më pak prodhim. Kjo njihet si teknologjia e prodhimit me variabla proporcionale puna zëvendëson
kapitalin dhe e kundërta. Produkti margjinal i punës është outputi shtesë që vjen nga shtimi i një njësie punë. Produkti
margjinal i kapitalit është outputi shtesë që vjen nga shtesa e një njësie kapital. Rregulli i minimizimit të kostove për
prodhimin e një njësie të caktuar kërkon që të zgjidhet niveli i punës dhe kapitalit në atë mënyre që (MP of labor)/
(Price of labor) = (MP of capital)/(price of capital).

Pjestimi i produktit margjinal për çdo input me çmimin e inputit jep sasinë e outputit që mund të prodhohet për çdo
njësi parash. Nëse kushton më shumë të prodhosh output duke përdorur punë, atëhere shitet puna dhe blihet kapital.
Kjo i lejon firmat që të prodhojnë të njëjtën sasi prodhimi me kosto të ulëta. Kur kostot e prodhimit që rezultojnë nga
përdorimi i inputeve janë të njëjta, atëhere nuk ka më mundësi për kursim. Nëse (MP of labor)/(Price of labor) është
më e madhe se (MP of capital)/(price of capital), shitet kapitali dhe blihet puna. Nëse (MP of labor)/(Price of labor)
është më e vogël se (MP of capital)/(price of capital), shitet puna dhe blihet kapitali.

Minimizimi i kostove në përiudhën afatgjatë: analiza inkrementale


Analiza inkrementale merr në konsideratë ndryshime të mëdha në inputet, ku analiza margjinale merr në konsideratë
ndryshime të vogl të vazhdueshme në inputet e përdorura në procesin e prodhimit.
Për shembull: Në vitin 1985 John Deere bleu Versatile. John Deere kishte një linjë të vjetër prodhimi për traktorët.
Kishte kosto shumë të larta fikse, por kosto të ulëta margjinale. Versatile kishte një stil prodhimi me kosto shumë të
ulëta fikse por me kosto të larta margjinale.

Nëse prodhimi është më i vogël apo i barabartë me 6 njësi, atëhere Versatile ka kosto të ulëta prodhimi. Nëse
prodhimi është 7 njësi apo më i lartë, atëhëre është John Deere që ka kosto më të ulëta prodhimi.
Vendimet për periudhën afatgjatë midis këtyre dy proceseve prodhimi është në varësi të asaj se sa njësi do shiten.
Nëse do shiten më shumë se 7 njësi, atëhere prodhon John Deere dhe e kundërta.

Analiza sensitive
Supozojmë se është në dyshim sasia e prodhimit për shitje. Analiza sensitive lejon që të ndërtohen skenare të
ndryshme në kushtet e paqartësive për përcaktimin e kostove.
Variablat janë:
p1 = .4, Q = 7
p2 = .3, Q = 10
p3 = .3, Q = 4; note that p3 = 1-p1-p2

cila është teknologjia më e mirë që mund të zgjidhet?


Prodhimi i pritshëm është 7 (.4*7+.3*4+.3*10 = 7), kosto mesatare e prodhimit të pritshëm nuk është e njëjtë me
koston mesatare të pritshme sepse Versatile ka një avantazh në prodhimin në sasi të vogla, ndërsa Deere ka avantazh
të vogël në prodhimin në sasi të mëdha. Tabela tregon se si mund të llogariten kostot mesatare të pritshme dhe ky
është kriteri i përshtatshëm për të marrë vendimin se cila teknologji duhet të adoptohet.

Funksionet afatshkurtëra të prodhimit


Një funksion afatgjatë prodhimi lidhet me produktin e prodhuar në varësi të inputeve të përdorura sipas formulës Q =
f(capital, labor). Në periudhën afatshkutër disa inpute nuk mund të ndryshohen dhe kështu që firma nuk ka shumë
fleksibilitet krahasuar me periudhën afatgjatë. Në këtë rast funksioni i prodhimit në periudhën afatshkurtër është një
funksion për vetëm një input që mund të ndryshojë. Supozojmë se në përiudhën afatshkurtër kapitali është fiks.
Atëhere Y = g(labor)

Forma e zakonshme e funksionit në periudhën afatshkurtër


1. Në periudhën afatshkurtër prodhimi në fillim rritet në një shkallë rritëse me rritjen e punës (të ardhura rritëse
të punës)
2. Pastaj outputi rritet në një shkallë konstante me rritjen e punës (të ardhura konstante nga puna).
3. Përfundimisht prodhimi rritet në shkallë rënëse me rritjen e punës (të ardhura rënëse nga puna).

Funksionet e kostove në periudhën afatshkurtër janë më të mëdha se sa funksionet e kostove në periudhën afatgjatë
sepse në periudhën afatshkurtër inputet fikse nuk mund të ndryshojnë. Në periudhën afatgjatë të tërë inputet janë të
ndryshueshëm dhe ky fleksibilitet i lartë lejon që të arrihen kosto më të ulëta dhe h(Q) është më e madhe apo e
barabartë me g(Q).

Supozojmë një funksion prodhimi afatshkurtër me Fixed costs = Euro 20/orë, Labor costs Euro 5/orë. Produktiviteti
margjinal i punës rritet, më tej bëhet konstant dhe më pas bie.

Supozojmë se prodhimi shitet me Euro 1 për njësi dhe firma mund të shtesë të tërë sasinë me këtë çmim (elasticitet
infinit ose firmë në konkurrencë perfekte. Sa njësi pune duhen?
Duhet të vazhdojë marrja në punë e njësive të reja pune përderisa përfitimi nga marrja në punë e një punëtori të ri
është më e madhe se kosto e një punëtori të ri. Më tej përfitimi barazohet me të ardhurat margjinale të punëtorit
shtesë. Përfitimi = Euro 1 dhe Kosto = Paga Euro 5.
Duket se përfitimi maksimizohet në nivelin 11 punëtorë.

A mund të marrim vendime në lidhje me nivelin e prodhimit optimal duke u nisur nga kurbat e kostove dhe jo nga
kurbat e prodhimit?

Po, duke vazhduar prodhimin derisa ka përfitime nga prodhimi i një njësie shtesë që e kalon koston e prodhimit të një
njësie tjetër. Nëse shikohet në grafik fitimi Euro 1 takon kurbën e kostove margjinale në nivelin midis 10 dhe 11
punëorë ose midis 75 dhe 84 njësi. Për të përccaktuar nëse do prodhohet 75 apo 84 shikohet tabela.

Analiza shut down


Në periudhën afatgjatë prodhimi ndalet nëse përfitimet ekonomike janë negative. Në periudhën afatshkurtër prodhimi
ndalet nëse të ardhurat janë më të ulëta se kosto totale variabël. Në periudhën afatshkurtër nuk mbulohen kostot fikse,
por duhet fitim që të mbulohen kostot variabël. Nëse kjo nuk ndodh, atëhere prodhimi ndalet. Përsëri janë kostot fikse
që duhen paguar, por në fund të fundit nuk bëhen më kosto variabël.

Break-even analysis
Supozimet që bëhen në këtë lloj analize janë: çmimet nuk ndryshojnë, kostot variabël medsatare janë konstante.
Pyetja është se sa sasi outputi duhen prodhuar për të patur fitim aq sa të mbulohen kostot fikse.
Të ardhurat – kostot variabël – kostot fikse = 0
P * Q – AVC * Q - fixed Costs = 0 (P-AVC) * Q - fixed Costs = 0 Q = fixed Costs/(P-AVC)

You might also like