You are on page 1of 6

PROGRAMI I STUDIMIT BIO-KIMI (BACHELOR)

SYLLABUSET
MATEMATIKA 1 60 orë, 5 kredite
Hapësirat vektoriale. Vektorit, veprimet dhe kombinimet lineare. Rangu i sistemit të
vektoreve. Sistemi i ekuacioneve lineare, zgjidhja e tij. Metoda e Gaussit dhe Gauss-Zhordanit.
Matricat. Mbledhja, shumëzimi i matricave, përcaktori, veti e tij. Rangu i matricës, rregullat e
Krameri. Metoda e induksionit matematik. Koncepti i vargut, limiti i tij. Seritë numerike. Kriteret
e krahasimeve të serive numerike. Kriteri D’Alamber dhe Koshi për konvergjencën e serive me
terma pozitivë. Seritë alternativë. Funksioni, limiti i tij. Vazhdueshmëria, pikat e shkëputjes,
klasifikimi i tyre. Derivueshmëria e funksionit, lidhja e derivueshmërise me vazhdueshmërine e
funksionit. Derivati dhe diferenciali i rendeve të larta. Teorema themelore të derivimit. Studimi i
monotonies, ekstremumeve dhe përkulshmërise së funksionit. Asimptotat e grafikut të funksionit.
Rregullat e Lopitalit. Koncepti i primitives për kufizimin e integralit të pacaktuar, veti të tij.
Metoda integrimi. Integrali i caktuar. Lidhja me integralin e pacaktuar, formula e Njutonit-
Leibnicit. Zbatime të integralit të caktuar. Integralet jo të zakonshëm. Funksioni me shumë
ndryshore, derivatet e pjesshme dhe ekstremumet e tij.
INFORMATIKË 45 orë, 4 kredite
Ndrëtimi dhe funksionimi i kompjuterit. Sistemi i shfrytëzimit Windows. Administrimi i
informacioneve dhe Windows Explorer dhe My Computer. Konfigurimi i komponentëve
nëpërmjet Control Panel. Kërkimi i informacioneve në kompjuter. Grupi i programeve Ms-
Office. Programi Ms-Word. Përshkrimi i dritares kryesore të tij dhe menutë. Hapja e
dokumentave të reja, puna me to, ruajtja dhe mbyllja e tyre. Formatimi i fletës me Page Setap,
menuja Edit me komandat e saj, Cut,Copy, Paste, Find, Replace. Formatimi i tekstit dhe
paragrafëve. Futja e objekteve të ndryshme në Word. Futja e komenteve dhe footnote. Futja e
tabelave dhe puna me to. Printimi i një dokumenti. Programi Ms-Exel Xp. Dritarja kryesore,
menutë. Qelizat dhe adresat e tyre. Menutë File dhe Edit dhe komandat e tyre. Adresat relative
dhe absolute. Përdorimi i formulave dhe funksioneve të gatshme. Menuja Data. Kuptimi i
Database dhe veprime me to. Komanda Autoformat. Krijimi i grafikëve të ndryshëm dhe
formatimi i tyre.Programi Ms-Powerpoint. Krijimi i prezantimeve të ndryshme. Krijimi i
animacioneve. Bashkëveprimi i programeve të paketës Ms-Office.
BIOFIZIKË 55 orë, 4 kredite
Cilesitë fizike të solucioneve, cilësitë mekanike të indeve biologjike. Dukuritë e trasportit në
mjediset biologjike. Potencialet bioelektrike. Funksionet e ndjeshmërise, tingulli dhe drita.
Cilësitë fizike të molekulave biologjike. Bazat e termodinamikes biologjike, termodinamike e
proceseve të pakthyeshmërisë, elementë të bioenergjetikës, kinetika e katalizës enzimatike.
Rrezatimi jonizues në biologji. Metodat fizike të aplikuara në biologji.
KIMI E PËRGJITHSHME 122 orë, 11 kredite
Struktura e mbështjelljes elektronike të atomit. Ligji dhe sistemi periodik i elementëve.
Lidhja kimike. Energjetika kimike. Kinetika kimike. Ekuilibri kimik. Tretësirat dhe vetitë e tyre.
Tretësirat e elektrolitëve. Tretësirat koloidale. Ndajthithja. Përkufizimi i acideve dhe bazave.
Produkti i tretshmërisë. Oksidoreduktimi. Pontenciali i oksidoreduktimit. Sistematika e
elementëve. Grupet A. Grupet B. Teknikat laboratorike. Kinetika dhe ekuilibri kimik. Përgatitja e
tretësirave me përqëndrime të ndryshme. Asnjëanësimi. Produkti jonik i ujit dhe pH-i. Hidroliza
e kripërave. Titullimi acido-bazik.
BIOLOGJI 1 60 orë, 5 kredite

1
Hyrja në qeliza, nga prokaritët tek eukariotët. Organizmi i qelizës prokariote, reaksionet
metabolike. Qeliza eukariote, organelet e saj. Metodat e studimit të qelizës, mikroskopia
fluoreshente me kontrast faze, mikroskopia elektronike. Izolimi i qelizave. Rritja e qelizave në
kulturë. Struktura dhe përbërja kimike e membranës plazmatike. Zonat e specializuara të
membranës plazmatike, transporti membranor (transporti aktiv, transporti pasiv, pompa e joneve
Ca+2; Na+/K+ ATF-aza; H+/K+ ATP-aza Potenciali i veprimit dhe përcjellja e impulsive nervore.
Endocitoza. Sistemi membranor i brendshëm. Shndërrimi i energjisë; mitokondritë dhe
kloroplastet. Citoskeleti Bërthama qelizore. Acidet nukleike, kodi gjenetik dhe sinteza e
makromolekulave (acidet nukleike, dyfishimi i AND, sinteza e ARN e proteinave, transkriptimi.
BOTANIKË E PËRGJITHSHME 75 orë, 6 kredite
Objekti i studimit. Citologjia bimore. Struktura e përgjithshme e qelizës bimore. Përbërja
kimike e qelizës. Qeliza prokariote-enkariote. Ultrastruktura e metaplazmës dhe paretit
citoplazmik. Hialoplazma. Organelet qelizore. Struktura dhe roli i bërthamës tek qeliza bimore.
Mënyrat e ndarjes qelizore. Mitoza-Mejoza. Histologji. Klasifikimi dhe roli i indeve bimore.
Indet ineristematike. Indet përfundimtare. Klasifikimi-roli i tzre. Organografia e bimës.
Organizimi i përgjithshëm i bimës. Organografia e kërcellit. Sythi. Organografia e gjethes.
Organografia e rrënjës. Mënyrat e skemat tek bimët. Këmbimi i breznive. Organografia e lules.
Mikro-makrosporogjeneza. Pjalmi. Pllenimi. Formimi i farës dhe frutit.
GJUHË ANGLEZE 55 orë, 5 kredite
Life and the cell. Features of the living things. The cell. Cell activities. Classification.
Bacteria. Fungi. Amoebas and Paramecia.Flagellates. Sporozoans.Viruses.Algae. mosses and
liverworts.Ferns. Seed plants.Photosynthesis. The animals. Tissues organs and systems. Sponges,
jellyfish and their relatives. Flatworms, roundworms, earthworms and their relatives. Spiny-
skinned animals. Mollusks, arthropods, insects. Animal with backbones.fish. Amphibians.
Reptiles. Birds.mammals. Matter: Properties, states of matter, density. Atoms. Compounds,
formulas. Chemical change. Chemical equations. Nuclear change.
ANTROPOLOGJI 22 orë, 2 kredite
Objekti i antropologjisë, degët e saj. Antropologjia fizike. Antropologjia kulturore.
Arkeologjia. Antropologjia linguistike. Etnologjia. Rëndësia e studimit të antropologjisë.
Zhvillimi i antropologjisë në lashtësi dhe në Mesjetë. Zhvillimi i antropologjisë në Rilindje.
Zhvillimi i antropologjisë në shekullin XIX dhe XX. Antropologjia në Shqipëri. Primatët: Vendi i
njeriut në botën organike; Veçoritë e përgjithshme të primatëve; Karakteristikat fizike,
karakteristikat sociale të primatëve. Primatët që jetojnë sot: Paramajmunët, Antropoidët, Mbrojtja
e primatëve. Bazat e sjelljes së primatëve. Sjellja e primatëve johumanë. Ndërveprimet e
individëve. Sjellja seksuale. Sjelljet territoriale. Të mësuarit. Sociobiologjia. Krahasimi i njeriut
me antropomorfët. Aspekte morfologjike–funksionale të krahasimit të njeriut me antropomorfët.
Cikli jetësor dhe riprodhimi. Karakteristikat biokimike. Nga hominidët e hershëm, te shfaqja e
homo sapiens. Prirje të evolucionit të minidëve. Bipedizmi. Zmadhimi i trurit. Zvogëlimi i
fytyrës, i këmbëve dhe i nofullave. Australopitekinët: Hominidët definitivë më të hershëm; Nga
shoqëritë gjuetimbledhëse te lindja e shoqërive prodhuese të ushqimeve; Lindja e qyteteve dhe e
shteteve; Tiparet kryesore morfologjike dhe somatometrike. Rritja, zhvillimi dhe plakja,
variacioni human. Variabiliteti biologjik në popullatat humane; Tipet strukturore; Variacionet e
ndërtimit të trupit. Kuptimi për racat. Grupimet kryesore të popullatave të sotme humane, kultura
dhe progresi në shoqërinë njerëzore. Martesa dhe familja. Feja dhe magjitë. Antropologjia dhe
prirjet globale botërore

2
HIGJIENA 22 orë, 2 kredite
Objekti i studimit të shëndetit. Mjedisi ajror, përbërjet kimiko-fizike të ajrit, rendësia për
organizmin. Ndotja e atmosferës, efektet e drejtpërdrejta të lëndëve ndotëse në organizëm,
monitorimi i lëndëve ndotëse, masat sanitaro-teknike. Rëndësia e ujit të pijshëm, vetitë organo-
leptike kimike dhe ndotësit kimike e mikrobiologjike. Përmirësimi i cilësive të ujit të pijshëm.
Vlerësimi mikrobial e i klorit të lirë. Rëndësia e ushqyerjes, përbërësit ushqimore, proteinat,
yndyrnat, karbohidratet, kripërat minerale, vitaminat. Produktet ushqimore me natyrë shtazore.
Shëndeti i moshave në zhvillim. Ligjësitë kryesore të zhvillimit fizik të fëmijëve. Kërkesat
higjeno-sanitare të baneses, ndriçimi, ajrimi, ngrohja. Higjiena e tokës, vetitë fizike dhe
bakteriologjike, vlerësimi sanitar i tokës. Higjiena e institucioneve shëndetësore. Pastrimi i
qendrave të banuara dhe i intitucioneve shëndetësore.
BIOKIMI 90 orë, 5 kredite
Aminoacidet, peptidet dhe proteinat. Struktura tri dimensionale e proteinave. Denatyrimi i
proteinave. Acidet nukleike. Përbërja kimike e tyre. Ndërtimi dhe emërtimi i nukleotideve.
Strukturat e acideve nukleikë. Enzimat. Natyra kimike e tyre. Mekanizmi i katalizës dhe
specificitetit të enzimave. Kinetika e reaksioneve enzimatike. Ekuacioni i Mikaelis-Menten-it.
Inhibitoret dhe kinetika e tyre. Koenzimat. Bioenergjetika. Reaksionet e çiftëzuara, roli i ATP në
to. Fotosinteza. Fotofosforilimi. Shpërbërja e glucideve. Skema e përgjithshme katabolike.
Glikoliza. Cikli i Krebsit. Vargu i transportit të elektroneve dhe fosforilimi oksidativ. Biosinteza
dhe shpërbërja e lipideve. Biosinteza e acideve yndyrorë të ngopur dhe të pangopur. Biosinteza e
glicerinës dhe triacilgliceroleve. Shpërbërja e lipoideve. Biooksidimi i acideve lyrorë.
Rregullimet qelizore të rrugëve metabolike. Metabolimi i azotit ne organizëm. Cikli i uresë.
KIMI INORGANIKE 122 orë, 11 kredite
Shpërndarja e elementëve në natyrë. Hidrogjeni dhe oksigjeni. Grupi i VIIIA i gazeve fisnike.
Grupi i VIIA, halogjenet. Grupi i VIA, kalkogjenet. Grupi i VA, i azotit. Grupi i IVA, i karbonit.
Grupi i IIIA, i borit. Grupi i IA, i metaleve alkaline. Grupi i IIA. Grupi i IB, i bakrit. Grupi i IIB, i
zinkut. Grupi i IIIB. Grupi i IVB, i titanit. Grupi i VB, i titanit. Grupi i VIB, i kromit. Grupi i VIIB, i
manganit. Grupi i VIIIB, triada e hekurit, e ruteniumit dhe e osmiumit. Karakteristika të
përgjithshme. Komponimet. Përdorimi i tyre.
KIMI ORGANIKE 122 orë, 11 kredite
Hyrje në kiminë organike. Llojet e formulave. Alkanet. Struktura, izomeria, emërtimi.
Përegatitja e alkaneve. Dukuria e konformacionit. Vetitë e alkaneve. Reaksionet radikalore.
Alkenet. Struktura. Izomeria, emërtimi. Lidhja dyfishe. Izomeria gjeometrike dhe emërtimi i
izomerëve. Vetitë dhe mënyrat e përgatitjes së alkeneve. Alkadienet. Alkinet. Struktura, mënyrat
e përgatitjes, vetitë. Halogjenurët e alkilit. Reaksionet e zëvendësimit nukleofilik SN1 dhe SN2
dhe stereokimia e tyre. Alkoolet, tioalkoolet, eteret dhe tioeteret. Vetitë, mënyrat e përgatitjes.
Izomeria optike. Kiraliteti dhe karboni kiral. Izomeria optike. Aldehidet dhe ketonet. Struktura,
emërtimi, mënyrat e përgatitjes. Reaksionet e adicionit dhe adicion eliminimit. Reaksione
karakteristike të tyre. Acidet karboksilike dhe derivatet e tyre. Eteret. Lyrërat. Hidroliza acide dhe
bazike e tyre. Aminat. Karbohidratet. Klasifikimi. Izomeria. Tautomeria. Vetitë kimike.
Monosaharidet, oligosaharidet dhe polisaharidet. Komponimet aromatike. Kriteri i aromaticitetit.
Reaksionet e zëvendësimit elekrofil dhe mekanizmi i tyre. Arenet. Alkoolet aromatike. Aldehidet
aromatike. Fenolet, kinonet acidet aromatike. Aminat aromatike. Komponimet heterociklike.
ZOOLOGJI (embriologji + histologji) 145 orë, 12 kredite

3
Qeliza. Organet e qelizës, bërthama. Koncepti i indit epithelial. Indi lidhor, Gjaku dhe indi
hemopoetik, indi limfoid. Indi kërcor dhe kockor. Indi muskulor. Indi nervor. Sistemi i
qarkullimit. Enët e gjakut dhe zemra. Sistemi tretës. Gjuha, tonsilat dhe gjendrat e pështymës,
dhembi. Ezofagu, stomaku dhe zorrët. Gjendrat e mëdha të sistemit tretës dhe gjendrat me
sekrecion të brendshëm. Gjendrat me sekretim të brendshëm, sistemi endokrin. Lëkura. Sistemi
urinar dhe sistemi riprodhues. Organet e të parit dhe të dëgjuarit. Embriologjia e embrionit.
Objekti i studimit të embriologjisë. Qelizat seksuale. Fazat: fekondimi, segmentimi, gastrulimi.
Placenta, kordoni umbikal. Gjatësia e pesha e embrionit dhe fetusit sipas muajve.
ZOOLOGJIA E INVERTEBROREVE 72 orë, 6 kredite
Objekti i studimit. Kafshët. Ndërtimi, funksioni, mënyra e jetesës, sjellja, zhvillimi i tyre.
Ndërtimi i kafshëve, karakteristikat e grupeve, riprodhimi dhe ciklet e zhvillimit të gjithë
organizmave parruazorë. Lidhjet filogjenike midis grupeve të ndryshme të botës shtazore.
Karakteristikat e organizmave njëqelizorë (Protozoarët), klasifikimi i tyre në tetë klasa dhe veçori
të secilës klasë. Organizmat shumëqelizorë. Tipi i sfungjerëve (Spongia), knidarëve. Krëhërorët,
krimbat e shtypur, nemertinët, nematodët, krimbat unazorë dhe tipi i këmbënyjëtuarve
(Arthropoda).
ANATOMIA E NJERIUT 52 orë, 4 kredite
Anatomia e njeriut. Struktura anatomike e organizmit të njeriut. Indet, llojet. Struktura dhe
roli i tyre tek organizmi i njeriut. Sistemi eshtror. Roli, klasifikimi i kockave. Ndërtimi mikro-
makroskopik i kockave. Sistemi muskulor. Roli dhe klasifikimi i muskujve. Struktura qelizore e
muskulaturës. Fiziologjia e muskujve. Sistemi nervor.SNC, SNP. Struktura qelizore. Dukuritë
bioelektrike në indin nervor. Organet e shqisave. Sistemi hormonal. Gjendrat endokrine.
Hormonet, roli dhe veprimi i tyre. Aparati tretës. Struktura dhe fiziologjia e aparatit tretës.
Aparati i frymëmarrjes. Rruget e kalimit të ajrit, fiziologjia e frymëmarrjes. Aparati kardio-
vaskular. Funksionet, përbërja, grupet e gjakut. Zemra. Qarkullimi i gjakut. Sistemi limfatik.
SISTEMATIKA E BIMËVE 90 orë, 7 kredite
Taksonomia e botës bimore. Karakteristikat anatomo-morfologjike të grupeve të bimëve
talofite. Karakteristika të bimëve kriptogame. Mbretëria Procaryota (Bacteriophyta dhe
Cianophyta). Tipare të përgjithshme të algave (ndërtimi i qelizës, organizimi i aparatit bimor,
shumimi dhe klasifikimi). Mënyrat e riprodhimit tek klasa Xanthophyceae, gjinia Vaucheria.
Algat e kuqe, të murrme dhe algat e gjelbra, tipare të përgjithshme të tyre dhe klasifikimi.
Studimi i kërpudhave, likenet, myshqet (Bryophyta) dhe fieret (Pteridophyta). Tipare të
përgjithshme të bimëve fanerogame (me farë). Bimët gjimnosperme dhe familjet kryesore. Bimët
angjiosperme, origjina dhe prirjt evolutive të tyre. Klasifikimi dhe rendet kryesore, me
karakteristikat perkatëse.
EDUKIMI MJEDISOR 52 orë, 4 kredite
Edukimi mjedisor dhe objektivat e tij. Metodologjia e një programi për edukimin mjedisor.
Edukimi mjedisor përmes stinëve. Zonat e mbrojtura dhe kategoritë e tyre. Parku si instrument
edukativ. Problemet kryesore të mjedisit në fokusin global. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe si të
veprojmë në mënyrë të qëndrueshme, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, humbja e
biodiversitetit, ndotja e ujit, ajrit dhe tokës. Problemet mjedisore më kryesore në vendin tonë.
BIOTEKNOLOGJI 52 orë, 4 kredite
Bioteknologjia. Arritjet në këtë fushë tek mikroorganizmat, bimët, kafshët, dhe tek njeriu.
Geninxhineria, rregullimi dhe kibernetika e geneve endo- dhe extra-nukleare, enzimat restriktive
(prerëse apo coptuese), klonimi i ADN, bibliotekat e geneve (pjesëzimi i informacionit) dhe

4
arkivat e ADN, ADN sintetike, identifikimi dhe analizat e ADN (elekroforezën), molekulat e
rekombinuara të ADN (të shartuara artificialisht), ngjitja e copave të ADN, futja e copave të
ngjitura apo të rekombinuara (kirurgjia e ADN), etj. Elemente të moralit dhe çështje juridike të
lidhura me bioteknologjine dhe inxhinerinë gjenetike dhe problemet e ekonomike që lidhen me
to. Puna në mikroskop, vrojtimi i qelizave, indeve, proceseve të ndryshme bioteknologjike:
mitoza, mejoza dhe kromozomet individuale, apo edhe teknikat e tjera gjenetike laboratorike që
lidhen me kromozomet dhe manipulimin e bazës gjenetike. Ekstraktimi (nxjerrja) e ADN, lexime
rezultatesh të elektroforezës (që gjenden të gatshme) dhe njohja në to, e elemenëtve të ADN të
kryera prej inxhinerise gjenetike. Çështjet e lidhura me molekulat e rekombinuara të ADN (të
shartuara artificialisht), ngjitjen e copave të ADN, futjen e copave të ngjitura apo të
rekombinuara (kirurgjia e ADN), studimin dhe identifikimin e individëve të krijuar sipas
inxhinerisë gjenetike. Demonstrim me filma dokumentarë.
KIMI FIZIKE 120 orë, 10 kredite
Gazet. Gjendja kristalore. Lëngjet. Parimi i parë dhe i dytë i termodinamikës. Barazpeshat
fazore. Tretësirat e elektrolitëve. Forcat elektromotore dhe proceset elektrodinamike. Kinetika e
reaksioneve kimike. Koloidet. Dukuritë sipërfaqësore dhe ndajthithja. Vetitë elektrike të
sistemeve koloidale. Qëndrueshmëria dhe koagulimi i tyre. Emulsionet, shkuma dhe aerosolet.
Tretësirat e substancave makromolekulare.
FIZIOLOGJIA E BIMËVE 50 orë, 5 kredite
Objekti i studimit, lidhja e fiziologjisë më shkencat e tjera. Ndërtimi i qelizës bimore, pareti
qelizor, përbërja dhe funksionet fiziologjike. Regjimi ujor. Dukuritë difuzive në bimë. Gradientët
e potencialit kimik dhe ujor dhe faktorët që ndikojnë. Qeliza bimore si sistem osmotik. Lëvizja e
ujit në qelizat dhe indet. Përmbajtja e ujit në bimë dhe roli fiziologjik i tij. Anatomia e
përçueshmërisë së ujit. Rrënja si organ thithje. Koncepti apoplast- simplast. Lëvizja e ujit në bimë
dhe teoritë e lëvizjes së ujit: presioni rrënjor, ngjitja e ujit me anë të kapilaritetit, teoria e
kohezionit. Transpirimi dhe roli i tij. Roli i gojëzave në transpirim, anatomia e gojëzave dhe
mekanizmi i hapjes dhe mbylljes së tyre. Faktorët që ndikojnë në hapjen dhe mbylljen e
gojëzave. Lëkundjet ditore dhe vjetore të transpirimit. Transporti i lëndëve organike. Mekanizmi i
transportit në floemë. Anatomia e floemë, prurja e floemës, ngarkimi i floemës, shkarkimi i
floemës, presioni në floemë. Mekanizmat e kontrollit dhe të shpërndarjes. Njohuri të
përgjithshme mbi fotosintezën. Struktura e kloroplastit. Thithja e dritës prej bimës, pigmentet
fotosintetike. Spektri i absorbimit dhe veprimit të dritës.
FIZIOLOGJIA (fiziologji e njeriut dhe shtazore) 50 orë, 5 kredite
Fiziologjia e qelizës. Ndërtimi i qelizës, funksionet kryesore të saj. Reaksionet biologjike.
Ngacmueshmeria. Fiziologjia e indit nervor. Përcjellja në fijet nervore. Fiziologjia e indit
muskular. Tkurrja e muskulit dhe proceset metabolike që ndodhin në të, lodhja e muskulit.
Fiziologjia e sinapseve. Mekanizmi i përcjelljes sinaptike. Organizmi dhe rregullimi i
funksioneve. Qarkullimi i gjakut dhe frymëmarrja, gjaku, limfa dhe lëngjet e tjera të organizmit.
Përbërja e gjakut dhe mekanizmat homeostatike të tij. Qarkullimi i gjakut dhe faktorët ndikues.
Frymëmarrja dhe faktorët ndikues. Njohuri të përgjithshme mbi tretjen. Metabolizmi i glucideve,
yndyrnave dhe proteinave. Roli fiziologjik i vitaminave e lëndeve minerale në organizëm.
Endokrinologjia, riprodhimi e laktacioni. Koncepti mbi hormonet. Koncepti hipatalamo-
hipofizar. Gjendra e tiroides, paratiroida, pankreasi. Fiziologjia e riprodhimit. Fiziologjia e
laktacionit (qumështi, kulloshtra).
GJENETIKA 66 orë, 6 kredite

5
Objekti i studimit, metodat, lidhja me shkencat e tjera. Bazat citologjike të trashëgimisë.
Ndarja qelizore. Bazat kimike të trashëgimisë. Sinteza e proteinave. Determinimi i tipareve në
nivelin qelizor. Determinimi i tipareve në nivelin post-qelizor. Roli i citoplazmës në trashëgimi.
Marrëdhëniet trashëgimi-mjedis. Trasmentimi i tipareve tek pasardhësit. Ndërveprimet gjenetike.
Tiparet sasiore. Gjenetika e seksit. Hartat gjenetike dhe citologjike. Mutacionet. Poliploidia.
Gjenetika e populacioneve, inbridingu, heterozisi. Dominanca-superdominanca.
MIKROBIOLOGJI 77 orë, 6 kredite
Mikrobiologjia dhe zhvillimi i saj. Biologjia e qelizës. Morfologjia e prokariotëve.
Metabolizmi dhe diversiteti i tij në mikroorgnizmat. Frymëmarja anaerobe. Reduktimi i nitratit,
sulfatit. Metanogjeneza, fiksimi i azotit. Rritja mikrobike. Të ushqyerit e mikroorgnizmave,
terrenet ushqyese. Kontrolli i rritjes mikrobike. Ritmi i vdekjes. Sterilizimi me nxehtësi, filtrim,
rrezatim, Kontrolli i rritjes mikrobike në ushqime. Gjenetika mikrobike. Evolucioni dhe
taksonomia e mikroorgnizmave. orgnizmat primitivë, strategjitë e tyre, mekanizmat e parë të
trashëgimisë. Eukariotët dhe orgnelat. Klasifikimi i orgnizmave, metodat identifikimi.
Prokariotët: domenët e baktereve dhe arkeve. Filogjeneza e baktereve. Proteobakteret, bakteret
gram negative, gram pozitive. Mikroorganizmat eukariotë. Algat, kërpudhat, miksomicetet,
protozoarët. Viruset, karakteristikat, struktura, taksonomia, izolimi, kultivimi, identifikimi,
shumimi i viruseve. Bakteriofagët. Viruset shtazore, bakteriale. Viroidet dhe prionet.
Mikrobiologjia e mjedisit. Mardhëniet e mikroorganizmave me organizmat e tjerë brenda dhe
midis popullatave. Mekanizmat e mbrojtjes së bujtarit. Imuniteti, antigjenet, antitrupat, imuniteti
humoral dhe qelizor. Mikroorgnizmat si patogjenëtë njeriut, futja e patogjenit.
PSIKOPEDAGOGJI 88 orë, 8 kredite
Probleme të psikologjisë dhe metodologjia e studimeve psikopedagogjike. Mësimdhënia dhe
të nxënit. Zhvillimi, konjitiv dhe gjuhësor. Zhvillimi personal, social dhe moral. Të nxënit dhe
llojet e tij. Motivacioni dhe emocionet. Menaxhimi i klasës. Zhvillimi i shprehive të të menduarit
dhe strategjitë e zgjidhjes së problemit. Testimi dhe vlerësimi, probleme psikologjike te
vlerësimit.
TEKNOLOGJI KIMIKE 50 orë, 5 kredite
Përpunimi i lëndëve të para (shtazore dhe bimore) nëpërmjet trajtimeve dhe proceseve
teknologjike deri në produkte të gatshme, me vlerë ushqyese. Ndryshimet biokimike që pësojnë
përbërësit e produkteve ushqimore. Teknologjia e prodhimit të miellit e bukës. Teknologjia e
verës. Teknologjia e uthullës. Teknologjia e birrës. Teknologjia e qumështit dhe produkteve të
tij. Djathi. Gjalpi. Teknologjia e mishit. Teknologjia e prodhimit të sallamit. Teknologjia e
yndyrnave. Vaji i ullirit. Margarinat. Konservimi i produkteve ushqimore. Pasterizimi dhe
sterilizimi. Vlerësimi organo-leptik i miellit. Përcaktimi dhe pastërtia në industrinë ushqimore.
Punë në Laburator. Vlerësimi organo-leptik i miellit. Përcaktimi i peshës specifike të verës,
birrës. Përcaktimi i alkoolit. Përcaktimi i yndyrës në qumësht. Përcaktimi i freskisë, lagështisë
dhe yndyrës së mishit.
EKOLOGJIA 50 orë, 5 kredite
Ekologjia si shkencë. Struktura dhe ndërtimi i sistemeve ekologjike. Mjedisi dhe
karakteristikat e tij. Faktorët ekologjike dhe mekanizmi i veprimit te tyre. Faktorët ekologjike:
temperaturë, rrezatim diellor, ujë dhe ndikimi i tyre. Karakteri i përgjithshëm i shkëmbimeve në
sistemin tokë, vegjetacione, atmosferë. Faktorët biotikë.

You might also like