You are on page 1of 16

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondac. “Kisha e Krishtit Vlorë”

Pastori/Drejtuesit: Eduart Hoxha,


Qyteti: Vlorë
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Besojmë se Bibla është autoriteti më i lartë dhe transformuesi i qenies njerëzore.
Besojmë se Perëndia është përjetësisht i zbuluar në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e
Shenjtë. Jezusi është Fjala Perëndi që u shfaq në mish, u duk ndër njerëz, vdiq në kryq
dhe u ringjall në Lavdi. Ai është i vetmi Shpëtimtar.
Besojme se Fryma e Shenjtë banon brenda besimtarit për ta transformuar atë në mënyrë
të vazhdueshme në imazhin e Krishtit. Besojme se Ungjilli është fuqia e Perëndisë për
shpëtimin e njeriut.

Marrëdhënie me Kisha : Kisha e Krishtit në Shqipëri, Europë dhe Amerikë. Shtëpia e


fëmijës Vlorë, Organizata e të verbërve, Vlorë.

Rekomandim: Fondac.“Spiranca e Shpirtrave”, Kisha Baptiste e Vlorës; pastor Ylli


Beqiraj

Persona: 70 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 35 besimtarë të pagëzuar.

Historiku
Verën e vitit 1993 Russ dhe Rosmary Burcham së bashku me 13 çifte misionaresh nga
vellazëria amerikane zhvilluan fushatën e parë në Vlorë dhe themeluan kishen. Ata
sherbyen aty per pak kohe, dhe ne zevendesim te tyre ne periudha te ndryshme kohore
kane sherbyer misionare te ndryshem. Ne qershor te 2012-es, Eduart Hoxha, duke lene
sherbesen ne kishen e Fierit erdhi per t’u lokalizuar te kisha ne Vlore.Themelimi i kësaj
kishe ka pasur si qëllim të predikojë për dashurinë e Zotit; të sjellë tek njerëzit një
edukim frymëror të bazuar në Bibël.

Aktivitetet:
Disa nga këto aktivitetet kanë të bëjnë me shoqatën e të verbërve; shërbesat me të
varfërit; shërbesa me fëmijët jetimë. Shërbesa gjithashtu me fëmijët e kishës, me të rinjtë,
vajzat dhe gratë e kishës.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar


Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

“Kisha e Krishterë Shqiptare, Korçë”

Pastori/Drejtuesit: Arben Bedulla,


Qyteti: Korçë
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Ne besojmë se Jezusi është Biri i Perëndisë dhe Ai është Fjala që u bë mish. Ne besojmë
në Jezusin si Zotin dhe Perëndinë tonë dhe i vetmi si ndërmjetës midis Perëndisë dhe
njeriut. Ne besojmë në trinitet.
Besojmë në pagëzimin në ujë, në pagëzimin e Frymës së Shenjtë dhe të të folurit në gjuhë
të panjohura.
Besojmë në shërmin hyjnor me anë të vënies së duarve.
Besojmë në vdekjen dhe ringjalljen e Zotit tonë Jezus Krisht i cili do të kthehet përsëri
për të rrëmbyer Kishen e Tij të Shenjtë.

Marrëdhënie me Kisha:
Kisha Emanuel, Kisha Ungjillore, Kisha Uji i Gjallë.

Rekomandim:
Fondacioni “Shpresë për Devollin” Bilisht, pastor Arjan Larashi dhe Misioni Emanuel
Korçë, perfaqes. Sean Mason

Persona: 35 persona që frekuentojnë shërbesat dhe me 24 besimtarë të pagëzuar

Historiku:
Kisha mori fillesat e saj në vitin 2012. Tashmë kisha përbëhet prej 35 anëtarësh dhe
punohet për shpëtimin e njerëzve në qytetin e Korçës.

Aktivitetet:
Takimi i së dielës; takime lutjeje; studime biblike; takime ungjillizimi.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondacioni Baptist Genesis

Pastori/Drejtuesit: Henrique Davanso Pechoto


Qyteti: Lezhë
Kishë/Organizatë: Organizatë

Kredo e Besimit:
Besojmë në trinitet; At, Bir dhe Frymë e Shenjtë.
Besojmë se Bibla është Fjala e Perëndisë, e frymëzuar nga Fryma e Tij e pagabueshme
dhe autoriteti më i lartë i jetës dhe besimit.
Besojmë se Jezusi është Perëndia i shfaqur në mish, i lindur nga një virgjëreshë, në jetën
e tij tokësore të pamëkatë, në vdekjen dhe ringjalljen e Tij, në punën ndërmjetësuese të
Tij, në kthimin përfundimtar për të marrë të vetët.
Besojmë në rilindjen nga Fryma e Shenjtë.

Marrëdhënie me Kisha: Fondac. Mesdheu; Kisha Emanuell(Najua Diba); Shpresë për


Shqipërinë; Fondac. Presbiterian Shqiptar; Unioni Baptist Shqiptar.

Rekomandim:Fondacioni Mesdheu; përfaqësues Eris Cango.

Historiku
Fondacioni i ka pasur fillimet e veta në vitin 2006, pas mbërritjes së themeluesit në
Shqipëri. Si fillim janë hedhur hapa në mbjelljen e kishave. Aktualisht në qytetin e
Lezhës është duke u mbjellë një kishë e cila do të shërbejë si një vatër ungjillizimi për
këtë zonë.

Aktivitetet:
Ungjillizim në komunitetin Rromë; kishëmbjellje; kurse të ndryshme : kompjuteri,
kuzhine; kujdes dentar etj. Të gjitha kanë si qëllim parësor ungjillizimin.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondacioni “5 Bukë e 2 Peshq”

Pastori/Drejtuesit: Elton Dervishi/ Armand Rrasa


Qyteti: Lushnjë
Kishë/Organizatë: Organizatë

Kredo e Besimit:
Ne besojmë se Bibla është Fjala e frymëzuar nga Perëndia përjetësisht ekzistues në tre
persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
Ne besojmë në lindjen e Jezus Krishtit nga një virgjëreshë, në jetën e pamëkatë, në
vdekjen dhe ringjalljen e Tij fizike dhe në ngjitjen e Tij sërish në qiell.
Besojmë se njeriu mund të shpëtohet përmes pendimit dhe besimit në veprën e kryqit të
Jezus Krishtit.
Ne besojmë në kthimin fizik të Krishtit për të vendosur mbretërinë e Tij.

Marrëdhënie me Kisha: Fondac. Besa Gjermani; Fondac. OM; Kisha Ungjillore e Lirë;
Kisha e Dishepujve Lushnjë; Kisha e Dishepujve Durrës.

Rekomandim:Kisha Ungjillore e Lirë; përfaqësuese Brunilda Marini

Historiku
Ky fondacion është krijuar për t’i shërbyer Kishës Ungjillore lokale në Shqipëri. Anëtarët
e bordit dhe themeluesi i këtij fondacioni kanë dalë respektivisht nga OM dhe Kisha e
Dishepujve Lushnjë.

Aktivitetet:
Aktivitetet kryesore do të jenë takimet e rregullta të bordit, i cili do të diskutojë çdo
projekt të propozuar dhe do të marrë vendime në bazë të vlerave dhe parimeve të
përcaktuara në Statut.

Ndërtesë në pronësi po

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:
Fondacioni “Familja Kristiane”

Pastori/Drejtuesit: Annelise Louise Diesbjerg Rasmussen Lubbers


Qyteti: Tiranë, Mushqeta
Kishë/Org Organizatë

Kredo e Besimit:
“Emri i tij do te vazhdoje perjete, emri i tij do te perhapet derisa te kete diell...”
Psalmi 72: 17a

Marrëdhënie me Kisha: Fondacioni Hope for Albania; SHKBSH; Qendra Stefan;

Rekomandim: Org.” Shpresë për Shqipërinë”, përfaq. Jacobus Rozeboom dhe


SHKBSH, përfaq. Fred W esterink.

Historiku
Kjo organizatë është themeluar në nëntor të vitit 2000, si iniciativë e shtetasve hollandezë
me shtetas shqiptarë. Është krijuar me qëllim ofrimin e shërbimeve sociale përmes hapjes
së institucioneve të përkujdesjes shoqërore. Ka qëllim të mbështesë kishat ungjillore,
shkollat biblike, misionarët përmes bashkëpunimit, dhënies së konsulencës, sigurimit të
fondeve etj.

Aktivitetet:
Edukim dhe mbështetje për fëmijët e varfër; projekti ”Kans” që mbështet 65 fëmijë me
libra dhe pajisje shkollore; paketa ushqimore për fëmijët jetimë; projekte konstruktimi
për shkollat, ambulancat dhe shtëpitë e të varfërve ekstremë.

Ndërtesë në pronësi po

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondac.W.S.M ”Misioni Strategjik Botëror”

Pastori/Drejtuesit: Roberto Carlos Soares De Oliveira


Qyteti: Kamëz,Tiranë
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Besojmë në trinitet: At, Bir dhe Frymë e Shenjtë.
Besojmë në shpengimin e mëkateve njerëzore nga vepra e kryqit.
Besojmë tek ardhja e dytë e Jezus Krishtit i cili do të kthehet për të marrë Kishën e Tij.
Besojmë tek dhuratat e Frymës së Shenjtë.
Ne besojmë në pagëzimin me anë të Frymës së Shenjtë dhe te gjuhët e panjohura.

Marrëdhënie me Kisha: Jo

Rekomandim: Kisha Shqiptare e Nazaretasit; përfaqësues Steven Beiler

Persona: 20 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 10 besimtarë të pagëzuar

Historiku:
Sipas një vizioni të udhëhequr nga Perëndia për t’i çuar njerëzit tek Krishti, filloi
shërbesa në disa zona; Kodër-Institut, dhe Zallner.Ne besojme se Zoti do themeloje
shume dishepuj qe do arrijne kishembjellje me objektivin e Misionit.

Aktivitetet:
Shërbesë me të rinj; çifte dhe fëmijë. Kurse falas për anglishten, kitarën dhe pianon etj.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondac. “Kisha e Krishtit Fier”

Pastori/Drejtuesit: Altin Koçi


Qyteti: Fier
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Besojmë se Perëndia është krijuesi i gjithçkaje.
Besojmë se Jezusi është Biri i Perëndisë që erdhi në mish për të shlyer mëkatet tona
përmes kryqëzimit në kryq. Ai vdiq dhe u ringjall, dhe është Ai që ndërhyn për ne tek Ati.
Fryma e Shenjtë sjell rilindjen në shpirtin e njeriut.

Marrëdhënie me Kisha: me të gjitha kishat e Krishtit dhe me kishën “Lajmi i Mirë”.

Rekomandim: Kisha “Lajmi i Mirë”; pastor Fatjon Kadiu

Persona: 30 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 22 besimtarë të pagëzuar

Historiku:
Kisha e Krishtit Fier është themeluar më 1998-ën dhe është përfshirë në shumë shërbesa
në komunitet. Kjo kishë numëron rreth 100 anëtarë të pagëzuar ku një pjesë e tyre janë
ende pjesë e kishës.

Aktivitetet: Shërbesa bamirësie; mësime anglishteje; klasë biblike; takimi i madh i së


dielës.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondacioni “Kisha Fjala e Jetës”

Pastori/Drejtuesit: Rrushe Dautaj


Qyteti: Bajram Curri
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Besojmë se Shkrimi është i frymëzuar nga Fryma e Perëndisë.
Besojmë se Perëndia është zbuluar përjetësisht në tre persona; At, Bir dhe Frymë e
Shenjtë.
Besojmë se Jezus Krishti është Biri i Perëndisë i cili vdiq për mëkatet tona dhe besimi në
të sjell shpëtimin e përjetshëm të njeriut. Besojmë në shërimin hyjnor si përgjigje e një
lutjeje të bërë me besim. Besojmë në pagëzimin me Frymën e Shenjtë.
Besojmë në kthimin e Krishtit që do të mbretërojë përjetësisht me të vetët.

Marrëdhënie me Kisha: Kisha Fitorja Gjakovë; Kisha e Jeton Solali Gjakovë; Kishën
në Kukës me pastor Agron Sula.

Rekomandim: Kisha Asambleja e Perëndisë Institut, përfaqës. Miljard Gosturani

Persona: 35 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 15 besimtarë të pagëzuar.

Historiku:
Me dt. 25 tetor kisha “Fjala e Jetës” ka filluar nga e para, me pjesëmarrjen e 15 anëtarëve.
Me kalimin e kohës numri i besimtarëve u rrit deri në 30 persona. Mbështetje për kishën
është një institucion hollandez dhe Yllfred. Tashmë kisha ka një grup bashkëpunëtorësh
që janë ndihmë për shërbesat e saj.

Aktivitetet: Aktivitete me të rinjtë; shërbesë me të moshuarit e vetmuar; shërbesë me


rromët; shërbesë në burgje.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:


“Kisha e Krishtit Korçë”

Pastori/Drejtuesit: Albert Çepi


Qyteti: Korçë
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Besojmë se Bibla është Fjala e frymëzuar nga Perëndia për njeriun, e vetmja e
pagabueshme, autoritare e besimit dhe sjelljes.
Besojmë se është i vetmi Perëndi i vërtetë, i gjallë, i përjetshëm , vetëkzistues, dhe ka
zbuluar veten si një qenie në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
Besojmë se mund t’i shpëtojmë pagës së mëkatit përmes besimit në Ungjillin e Krishtit
dhe veprës së kryqit.
Besojmë se shpëtimi ishte dhurata e hirit nga Perëndia për njeriun. Besojmë se Krishti do
të kthehet përsëri dhe do të rrëmbejë kishën që të vetët të qendrojnë me të.

Marrëdhënie me Kisha: me Kishat e Krishtit në Shqipëri; Kisha Ungjillore Korçë;

Rekomandim: Fondacioni Kenedi; përfaqësues Holger Dashi

Persona: 25 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 39 besimtarë të pagëzuar

Historiku
Kisha i ka fillesat e saj në mes të viteve ‘ 90 me misionarët e parë Bill dhe Nancy
Saltsman që erdhën në Korçë. Rreth viteve 2000 pati një çift amerikanësh të cilët
shërbyen për rreth 4 vite dhe së fundmi , që prej 2014-ës shërbejnë Alberti dhe Jona.

Aktivitetet:
Takimi i së dielës; studime biblike.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:

Fondacioni “Instituti për inkurajimin Total”


Pastori/Drejtuesit: Steven Beiler
Qyteti: Tiranë
Kishë/Organizatë: Organizatë

Kredo e Besimit:
Besojmë në një Perëndi që e ka zbuluar veten përjetësisht në At, Bir dhe Frymë e Shenjtë.
Besojmë se njeriu lind mëkatar dhe ata të cilet nuk pendohen janë përjetësisht të humbur.
Besojmë se shlyerja e mëkateve bëhet vetëm përmes gjakut të Jezus Krishtit.
Besojmë në rilindjen shpirtërore përmes Frymës së Shenjtë që banon tek ai që e pranon
atë.
Besojmë se Zoti ynë do të kthehet, të vdekurit do të ringjallen dhe do të ndodhë gjykimi
përfundimtar.

Marrëdhënie me Kisha: me “Kisha Shqiptare e Nazaretasit”

Rekomandim:Fondac.”Bashkësia e Jezusit Fushë Krujë ”, rekomandues Dag Rane


Schjelderup

Historiku
Fondacioni është themeluar nga misionarë të lëvizjes ndërkombëtare të Kishës së
Nazaretasit në vitin 1993. Fondacioni ka pasur qëllim bamirësie, ndihmë sociale dhe
shpirtërore. Si i tillë fondacioni ka ofruar ndihmesë për të gjitha shtresat e popullsisë në
fushat e jetës shoqërore, në arsim(restaurim laboratori), shëndetësi, bujqësi, biznes dhe
investim. Ndërsa në planin shpirtëror ka qenë ndihmë për kishëmbjellje në zonën e
Kombinatit, Lushnjes, fshatit Gorrë dhe Yzberishtit.

Aktivitetet:
Mbjellje kishash ; hapja e kopshteve në zonën e Lushnjes dhe Kamzës; kurse kompjuteri
dhe anglishteje; ka botuar 20 libra në mbështetje të kurseve teologjike etj.

Ndërtesë në pronësi po

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:


Fondac. “Kisha Ungjillore Ersekë”

Pastori/Drejtuesit: Mark Stoscher


Qyteti: Ersekë
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Besojmë në një Perëndi që e ka zbuluar veten përjetësisht në At, Bir dhe Frymë e Shenjtë.
Besojmë se njeriu lind mëkatar dhe ata të cilët nuk pendohen janë përjetësisht të humbur.
Besojmë se shlyerja e mëkateve bëhet vetëm përmes gjakut të Jezus Krishtit.
Besojmë në rilindjen shpirtërore përmes Frymës së Shenjtë që banon tek ai që e pranon
atë.
Beosjmë se Zoti ynë do të kthehet, të vdekurit do të ringjallen dhe do të ndodhë gjykimi
përfundimtar.

Marrëdhënie me Kisha: Jo

Rekomandim: Fondacioni“Shpresë për Devollin”; pastor Arjan Larashi

Persona: 120 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 60 besimtarë të pagëzuar

Historiku
Kisha i ka fillesat e veta në verën e vitit 1993. Një grup gjimnazistësh mblidheshin për
një studim biblik derisa në verën e vitit 1994 dy çifte misionarësh vijnë për të banuar në
Ersekë dhe për të çuar më tej punën e kishës. Më 1995 kisha stabilizohet në ndërtesën e
vet ku ndiqen aktivitetet e saj nga besimtarët.

Aktivitetet:
Takimi i së dielës ; takimi i grave; takimi i burrave dhe takimi i fëmijëve. Programi
Foleza për përkujdesjen e 10 fëmijëve jetimë dhe për moshën e tretë.

Ndërtesë në pronësi po

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:


Fondacioni (CHE AL) “Community Health Education/Evangelism”
Pastori/Drejtuesit: Agron Aga
Qyteti: Tiranë
Kishë/Organizatë: Organizatë

Kredo e Besimit:
Ne besojmë se Bibla është Fjala e frymëzuar nga Perëndia.
Besojmë se Perëndia është trinitet: At, Bir dhe Frymë e Shenjtë.
Besojmë se njeriu u krijua në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe e gjithë raca njerëzore ra në
mëkat me rënien e Adamit, njeriut të parë.
Besojmë në veprën e kryqit, ku Jezus Krishti dha veten për mëkatet tona, u ringjall dhe u
ngjit në qiell si ndërmjetësues pranë Atit.
Besojmë se vetëm të besuarit në Jezus Krishtin na jep ne jetën e përjetshme dhe bën që
Fryma e Shenjtë të bëjë banesë në ne. .
Besojmë në rikthimin personal të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht i cili do të
rrëmbejë të vetët për të jetuar me të përjetësisht.

Marrëdhënie me Kisha: Kisha “Lajmi i Mirë” Kinostudio dhe Fier; Kisha “Burimi i
Shpresës” Peqin; Fondac “Medical Ambasadors” Korçë;

Rekomandim: Kisha “Burimi i Shpresës”; pastor Ali Kurti

Historiku
Shërbesa CHE ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2004 përmes Fondac.”Fida
International” me qëllim ngritjen e një shërbese për mbjelljen e kishave në komunitetet
ku fillon kjo shërbesë. Deri në 2010-ën shërbesa ka pasur fokus partneritetin me kishat e
reja ungjillore. Më 2015-ën hartimi i një plan projekti për zhvillimin afatgjatë të saj. Në
vitin 2016 u krye regjistrimi dhe vazhdon puna në zgjerimin e aktivitetit të saj në
Shqipëri.

Aktivitetet:
Trajnime për shërbesën CHE; Kurse profesionale; Mikrobiznes; takime javore në çdo
komunitet, etj.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:


Fondacioni “TWR Albania”

Pastori/Drejtuesit: Enkeleda Hebibasi


Qyteti: Tiranë
Kishë/Organizatë: Organizatë

Kredo e Besimit:
Ne besojmë në një Zot që ekziston përjetësisht në tre persona; At, Bir dhe Frymë e
Shenjtë. Shkrimi është i frymëzuar nga Fryma e Zotit dhe është e pagabueshme.
Besojmë se Jezusi erdhi si njeri në botë nga lindja e një virgjëreshe. Ai jetoi një jetë të
pamëkatë, vdiq e u ringjall për shpëtimin e njerëzimit.
Besojmë se shpëtimi është dhuratë nga Perëndia përmes hirit të tij dhe pendimit personal.
Besojmë se Krishti do të kthehet sërish e do të marrë të gjithë ata që besuan në emrin e
Tij.

Marrëdhënie me Kisha: Radio 7; Word of Hope Albania; Kisha “Rruga e Paqes” ,


Lushnjë; Kisha “Nx. E Jezusit’ Tiranë; Kisha “Guri i Themelit’, “Fjala e Jetës” etj.

Rekomandim: Words of Hope Albania; përfaqësues Erion Prendi

Historiku:
TWR Albania është partneri shqiptar i TWR(Trans World Radio), rrjeti më i madh
mediatik i krishterë në botë. Programi i parë i transmetuar në gjuhën shqipe është
“përmes Biblës” . Sot “TWR Albania” prodhon programe për gra dhe vajza , për
adoleshentë, misionarë, drejtues e fëmijë. Në Shqipëri programet e TWR Albania
transmetohen përmes 4 radiove lokale. Programet janë cilësore pasi besojmë në fuqinë e
radios për të ndryshuar kombin.

Aktivitetet: Takime lutjeje për gra dhe vajza; Takime grash në kisha të ndryshme;
Aktivitet për fëmijët me shkolla apo kopshte publike.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:


Kisha “Guri i Themelit të Shqipërisë”

Pastori/Drejtuesit: Ylli Doçi


Qyteti: Tiranë
Kishë/Organizatë: Kishë

Kredo e Besimit:
Duke iu referuar kredos së Apostujve, kredos së Niceas dhe deklaratës së besimit
Westminster 1646 ne besojmë se Bibla është fjala e Perëndisë për njerëzimin, e
pagabueshme, e frymëzuar nga Perëndia. Besojmë se Perëndia është sovran, Krijuesi i
gjithçkaje që na është zbuluar në tre persona; Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
Besojmë se shpëtimi i njeriut vjen përmes besimit në Krishtin të cilin e demonstrojmë me
anë të pagëzimit. Ne besojmë në prioritetin e Kishës, që është e ndarë veçmas nga bota
për të reflektuar perëndishmëri.

Marrëdhënie me Kisha: Instituti “Jeta e Re”; Kisha ‘Nxënësit e Jezusit”

Rekomandim: Instituti “Jeta e Re”; përfaqësues, Arbër Berhami

Persona: 200 persona që frekuentojnë shërbesat dhe 150 besimtarë të pagëzuar

Historiku:.Kisha i ka fillimet në vitin 1995 në Tiranë si rezultat i një bashkëpunimi mes


disa studentëve dhe personelit të IJR-së si edhe disa misionarëve baptistë dhe
presbiterianë. Grupi drejtues filloi punën me hartimin e një përshkrimi të jetës së kishës
sipas parimeve biblike. Më 2003 Kisha u konsolidua me drejtuesit kryesorë dhe me
aktivitetet në grupmosha të vogla. Më 2010-tën Kisha u fuqizua akoma më shumë në
pjesëmarrje dhe kjo shënoi edhe një rritje sistematike të saj me besimtarë të rinj. Tashmë
Kisha po ndërmerr hapa për kishëmbjellje në dy zona të Tiranës që do të jenë partnerë me
organizata dhe kisha të tjera.

Aktivitetet:
Ungjillizim dhe dishepullim tek rinia gjimnaziste dhe universitare. Trajnime për
udhëheqësit; takime lutjeje; takime të vogla grupi dhe takime për çiftet. Takimi i madh i
adhurimit ditën e dielë si edhe shërbesa me fëmijët.

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH

Të dhëna kryesore për kandidatin për anëtar në VUSH:


Fondacioni “Glocal Connection”

Pastori/Drejtuesit: Klodian Bodinaku


Qyteti: Tiranë
Kishë/Organizatë: Organizatë

Kredo e Besimit:
Ne besojmë në Shkrimet e Shenjta të dhëna prej Perëndisë, hyjnisht të frymëzuara, të
padështueshme, plotësisht të besueshme. Ne besojmë në një Perëndi, që ekziston
përjetësisht në tre pesona, Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë. Besojmë në Zotin tonë Jezu
Krisht, shfaqjen e Perëndisë në mish, lindjen e tij virgjërore, jetën e tij pa mëkate,
mrekullitë e tij hyjnore, vdekjen e tij shpenguese, ringjalljen e tij në trup, ngjitjen e tij,
punën e tij ndërmjetësuese, dhe kthimin e tij në fuqi edhe lavdi. Besojmë në shpëtimin e
njerëzve të humbur e mëkatare nëpërmjet gjakut të derdhur të Zotit Jezu Krisht me anë të
besimit pa vepra, dhe ripërtëritjes nëpërmjet Frymes së Shenjtë.

Marrëdhënie me Kisha: OM, Hope for Albania, TWR Albania, Radio 7, Words of
Hope Albania, AEP, Alo!Mik, SHKBSH; Eagles of Peace; Shoqata e Dentisteve te
Krishtere Shqiptare; Kisha “Rruga e Paqes” Lushnje; Kisha Nërkombetare, Tiranë; Kisha
“Fjala e Jetes” Tirane; Kisha “Ilirikum” Shkoder.

Rekomandim: Fondacioni M.K.E.I Rruga e Paqes; përfaqes. Albert Dosti

Historiku: Glocal Connnection nisi në vitin 2014 nga bashkëthemeluesit Erion Prendi
dhe Klodian Bodinaku. Organizata është krijuar për të pajisur shqiptarët të ndjekin
Krishtin, të bëjnë dishepuj dhe të jetojnë një jetë misionare. Në bordin e këshillimit
organizata ka burra dhe gra të perëndishëm vendas dhe të huaj me shumë vite përvojë në
fusha të ndryshme të shërbesës, edukimit, mentorimit, udhëheqësisë, të cilët janë një
ndihmesë e madhe për të çuar përpara vizionin e GC.

Aktivitetet: Konferenca kombëtare e misionit ; Publikime librash me tematika të fushës


së teologjisë,misionit dhe edukimit; Shërbesa dentare në mbështetje të kishave dhe
organizatave lokale; Mbështetja në nivel lidershipi e kishës dhe organizatave lokale me
staf të trajnuar

Ndërtesë në pronësi jo

Shënim: Dosja e plotë e dokumentave të nevojshme për anëtarësim gjendet e arkivuar në zyrën e VUSH
KËRKESË PËR NDRYSHIM STATUSI

Ndryshim statusi nga Organizatë në Kishë duke qenë se numri i anëtarëve të pagëzuar ka
kaluar mbi 20 persona.

Kisha Uesliane Durrës – Ken Bishop


Kisha Asambleja e Perëndisë Durrës – Emanuele Mango

Ç’ANËTARËSIM

Për mos pagesë të kuotizacionit vjetor për më shumë se dy vjet ne shkeje të Statutit të
VUSH-it.

Fondacioni “Shtëpia e Dritës” Tropoje

You might also like