You are on page 1of 4

Largim nga herezia jo nga Kisha

Patriarku i sotshëm kryeheretiku më i madh i çdo kohe ka mohuar Krishtin dhe


të vërtetën e besimit tonë, duke kundërshtuar dhe shkelur fjalën e Zotit tonë: <<Unë jam
Udha>>. Pasi në deklaratën blasfemuese mbajtur prej tij në Gjenevë të 1995 kishte
deklaruar se “të gjitha fetë janë udhë shpëtimi”. Dhe vetëm me këtë gjendet jashtë
Kishës. Kisha është një dhe e vetme, pasi është trupi i Atij një dhe të vetmit Krisht (Kolas.
1, 24). Do ishte ndonjëherë e mundur që Krishti i Cili është kreu i Kishës të ndahej nga

trupi i Tij që është Kisha? Kisha kurrë nuk mund të copëtohet, as të ndahet sepse
<<dyert e hadhit nuk do ta mundin Atë>> (Matth. 16, 18). Patriarku ka kryer bashkëmeshim

dhe është bashkëkunguar me heretikët papik.

Fillimi u bë nga patriarku mason Athinagora, Dhimitri dhe tani nga


Bartholomeu, ku papa kujtohet nëpër Mesha. Vallë kemi unitet në besim me papikët,
pasi në Kupën e shenjtë bashkohen pjesët e Orthodhoksëve bashkë me heretikët papik.
Po këtë gjë nuk e shpallin, sepse shitja që po i bëjnë Orthodhoksisë nuk duhet vënë re
nga populli besimtarë.

Patriarku dhe të gjithë ata që e kujtojnë (emrin e tij nëpër Mesha) janë të mashtruar
dhe madje ata që njohin se e vetmja rrugë dhe fillim çlirimi nga herezia e Ekumenizmit
është “muri” (ndërprerja kishtare me episkopin heretic). Dhe meqë nuk e bëjnë janë hipokrit
dhe si pasojë janë akoma më shumë fajtorë para Perëndisë. Duhet që populli i thjesht të
kuptojë se largimi nga heretikët dhe nga tempujt e heretikëve (ku ata meshojnë dmth), nuk
është largim nga Kisha.

Besimtarët nuk kanë të qartë kuptimin e termit Kishë që nuk do të thotë tempull.
Një pjesë tjetër kanë një tjetër përshtypje të gabuar se Kisha janë hierarkia dhe madje
episkopët.

Kishë do të thotë plotësia e të Vërtetës që ka si fillim dhe kreun e Saj vetë


Krishtin. Si dhe mbledhja e besimtarëve orthodhoks (klerik dhe laik), në këtë plotësim të
së Vërtetës në çfarëdo qoftë ambienti quhet në kuptimin më të gjërë, Kisha. Gjymtyrë të
kësaj Kishe të vetme mbi tokë jemi ne Orthodhoksët që besojmë drejt dhe saktë në
Perëndinë Trinitare.

Tjetër tempull-ndërtesë dhe tjetër Kishë. Brenda në tempullin bëhet mbledhja


vetëm e besimtarëve orthodhoks, për t’u lutur dhe së adhuruari të gjithë bashkë, dhe në
fund të kungohemi me trupin dhe gjakun e Zotit. Shembull karakteristik i kësaj

1
mbledhje besimtarësh që luten dhe madje në shtëpi, që u quajt Kishë, kemi në
Jeruzalem kur Apostull Petro gjendej i burgosur. Lexojmë në librin “Veprat e
Apostujve”: <<nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të>> (Vepr. 12, 5).
Gjatë përndjekjeve nuk ekzistonin tempuj por Kisha ekzistonte. Në katakombet dhe në
vende të tjera të fshehta kryenin misterin e Falenderimit hyjnorë (Meshën) që është e
pandarë nga Kisha.

Kur nëpër tempuj Perëndia nuk adhurohet orthodhoksisht ndërkohë që


Priftërinjtë kanë rënë në herezi, qoftë të përshtatur me të, qoftë e kanë pranuar (në
kujtimin e emrit të episkopit heretic nëpër Mesha) Kanonet e shenjta të Etërve tanë të shenjtë na
thonë se duhet të ikim prej tyre. Kur barinjtë kthehen në ujqër duke shkelur qoftë dhe
trashigiminë më të vogël të shenjtë që morëm nga vetë Zoti dhe nga Sinodet Ekumenike
(jo ekuemniste), apostolike dhe panorthodhokse, nëse nuk largohemi prej tyre do
infektohemi nga idetë e tyre heretike. Dhe meqë Apostull Pavli na garanton duke na
thënë se <<shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira>>, sa më shumë dëm i bie të sjellë
lidhja kishtare me Ekumenistat ku ndikojnë në mënyrën e drejtë e të mendurit dhe
njëkohësisht në ecurinë tonë frymore.

Këtë largim e kaluan shenjtorët tanë për arsye dashurie ndaj atyre (heretikëve),
domethënë që të mos pësonte qoftë ndryshimin më të vogël Orthodhoksia dhe
qëndrimet tona.

Nëse të gjitha fetë shpëtojnë, atëherë përse erdhi Krishti në tokë? Për t’u bër njeri
dhe për t’u kryqëzuar. Ndërsa për patriarkun, krishtërimi është thjesht një ndër fetë,
asthu si gjithë fetë e tjera. Dhe akoma vazhdon të kujtohet (emri i tij nëpër Mesha) si
“shpjegues i drejtë i së vërtetës!”(fjalë nga Mesha).

Mirpo kujtimi i patriarkut në Tryezën e shenjtë nga episkopët dhe të episkopëve nga
priftërinjtë e tyre tregon se ndajnë të njëjtin besim. Mirpo besimi i patriarkut nuk është
orthodhoks por ekumenistik-heretik. Thotë Apostull Pavli në letrën B’ drejtuar
Korinthasve, vargu 14: <<Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse
ç'lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin (ekuemenizmi)?
Dhe ç'harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç'pjesë ka besimtari me jobesimtarin?
Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt (sot do thonim me heretikët)?
Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë…dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej
tyre>>
Shumë besimtarë e kanë të vështirë të largohen nga ndërtesat e tempujve, nga
priftërinjtë, nga ato ambiente ku me vite të tëra kishin lidhje. Mirpo duhet të kuptojnë
se, në ato tempuj ku priftërinjtë kanë pranuar vendimet e Kretës (pseudosinod në 2016)
duke menduar se ky Sinod mori vendime të sakta, aty ekziston herezi.

2
Ky largim është i nevojshëm dhe për një tjetër arsye. Si do gjejë shëndetin e Saj
Orthodhoksia nëse disa nuk rezistojnë duke pohuar me fjalë dhe vepra. Nga cilët do
zhvillohet një Sinod i ri panorthodhoks ose Ekumenik për të anatematizuar
pseudosinodin e Kretës nëse disa nuk largohen, duke pohuar, sakrifikuar akoma dhe
jetën e tyre nëse do duhej, ashtu siç vepruan dhe Pohuesit tanë të shenjtë që nuk
shkonin nëpër tempuj ku meshonin heretik.
Fatkeqësisht të krishterët e sotshëm nuk janë gjymtyrë të vetëdijshëm, nuk kanë
njohje të drejtë Shkrimi dhe veprash të drejta, që ecën paralel me pendimin, ashtu sin ë
kohët e lashta. Provë ndaj këtij konstatimi është se nuk janë në gjendje të dallojnë
herezinë e Ekumenizmit dhe cilët janë “Barinjtë” e tyre!
Kisha ekziston dhe pa episkop, kur në një vend nuk ekziston episkop
orthodhoks. Dhe sot kërkojmë qoftë dhe një. Kisha gjendet atje ku ekziston e vërteta dhe
jo atje ku gjendet episkopi heretic. <<Nuk i përkasin Kishës së Krishtit ata që nuk gjenden në
të vërtetën>> sipas shën Grigor Palamait.
Në kohë herezie ashtu si sot, pohimi i besimit është më i lartë se kishërimi akoma
dhe se Kungata hyjnore, kur vendosim për hir së të vërtetës të largoehmi nga
ekumenistat ose të përzihemi prej tyre. Do ishte më mirë nëse nuk do kishte tempull me
prift orthodhoks që nuk e kujton episkopin local, të qëndrojë në shtëpinë e tij, duke u
lutur vetë.
Historia kishtare në periudha herezishë na dëshmon se ata që reagonin
qëndronin prej shumë vitesh large tempujve heretik, si dhe nga Kungata hyjnore. E
dëshmojnë shembujt të shumtë gjatë periudhës së ikonoklasëve. Dhe madje ndaj një
forme më të ulët herezie nga kjo e sotme. Shembull karakteristik dhe i tanishëm
moskishërimi të popullit, natyrisht nga nevoja, Rusia komuniste.
Perëndia zemërnjohës u jep Hirin atyre që largohen nga tempujt e ekumenistave,
duke pohuar me vepra, sipas dëshmisë së atyre që e kanë praktikuar. Pasi largimi prej
tyre (tempujve) bëhet për dashurinë e Perëndisë. Si pra Perëndia nuk do japi shpërblim?
Ajo ç’ka është e rëndësishme është se qëndrojmë brenda saktësisë së
Orthodhoksisë dhe si pasojë e kësaj në Kishë dhe le të humbasim tempujt manastiret
dhe vëllezërit tanë, përgjithmonë.
Kemi shembujt të panumërt nga e shkuara ku Shenjtorët tanë pohues, qoftë dhe
asket nuk kungoheshin në tempuj për disa dekada, siç ishte shën Maksim Pohuesi, shën
Maksim Greku (26 vjet), shën Theodhor Studhiti e.t.j. pasi prej shumë vitesh gjendeshin
të burgosur. Në cilat tempuj kungoheshin asketët e parë të mëdhenj të shkretëtirës,
Shën Pavli Thiveasi, shën Onufri, shën Marko Asketi, si dhe shën Maria e Egjiptit? Shën
Maria u kungua një herë në jetën e saj, në shkretëtirën e Jordanit, pak para fjetjes.
Në epoka herezie nuk na hirëson kishërimi, por pohimi i zbatuar, me largim nga
tempuj heretikësh madje që nga moment i parë që priftërinjtë shpallin ose marrin pjesë
në herezinë duke kujtuar një episkop heretik.
Zoti pranon çdo pohim nga njëshi deri te dhjeta. Mirpo dhjetën (martirizimin) e
vendos në të djathtën e Tij. Sepse pohimi i vërtetë kushton gjithnjë.
Për hir të bashkekzistencës harmonike, “orthodhoksët”- ekumenista në takimet
ndërfetare nuk pohojnë Krishtin. Durojnë që Kisha të renditet në fetë monoteiste bashkë

3
me Judaizmin dhe Muhametizmin. Mirpo është mësim bazë i Dhiatës së Re dhe të
Etërve të shenjtë se është ateist ai që nuk beson në Perëndi Trehipostaze dhe në Fjalën e
mishëruar të Perëndisë.
Mbas pseudosinodit të Kretës kisha e Greqisë duke pranuar vendimet që dolën
prej saj ka rënë nga Ortho- e drejta e Besimit tonë. Janë tashmë heretic (si dhe shumica e
kishave lokale orthodhokse = 12 Autoqefali). Janë shkëputur herezisht nga Kisha e Apostujve.
Ndjekim Udhën e Shenjtorëve dhe Pohuesëve tanë gjatë gjithë historisë së Kishës
Orthodhokse, duke bër mosbindje ndaj herezisë dhe personave që përfaqësojnë dhe
mbështesin në ditët tona herezinë e Ekumenizmit. Dhe të drejtën e ligjshme për ngrejtje
“muri”(ngren mur midis teje dhe heretikut), na e sigurojnë Kanonet e Kishës tonë. Ata që na
luftojnë dhe na përzejnë nuk mund t’i bazojnë askund fjalët tyre të palogjikshme. Sipas
tyre ne jemi skizmatikët, po, mirpo nga skizma e tyre që vete ata kaluan me anë të
masonerisë që mban fortë frerët e Udhëheqjes Kishtare Ekumenistike tashmë.
Nuk na lejon ndërgjegjja jonë të heshtim, pasi heshtja është lloji i tretë i ateizmit
sipas Shën Grigor Palamait.
Ekzistojnë pafundësisht shembuj Shenjtorëve tanë, të cilat garantojnë ato që
referova, në librin <<kusarë të mësimit Hyjnorë, B’>> nga Joan Rizu.

E Murg Moisiut nga Preveza

Burimi: http://www.katanixis.gr/2017/09/blog-post_850.html?m=1

You might also like