You are on page 1of 2

Klasa : 10 D

Shen Injaci
Injaci i Antiokisë ose Shën Jaci (lindi rreth vitit 35, dhe vdiq dëshmor i fesë krishterë, rreth 98-110) ishte
një ipeshkv i Antiokisë, në qindvjeçarin e II, pas Shën Pjetrit dhe Evodiusit të Antiokisë, i cili vdiq rreth
vitit 68. Eusebiusi, në Historia Ecclesiastica, II.iii.22) shënon që Injaci ishte pasuesi i Evodiusit. Theodoreti
(Dial. Immutab., I, iv, 33a) rrëfen që, Sh. Pjetri vetë e emëroi Injacin në postin e ipeshkvit. Injaci mbante
edhe emrin Theoforos - ai që mban Perëndinë (në zemër), ka mundësi të ketë qënë nxënësi i apostullit
Gjon. Injaci mbahet si një prej Etërve apostolikë (grupi i mëparshëm autoritar i Etërve të kishës) dhe
është shenjt për të dyja kishat: Kishën katolike, e cila kremton ditën e tij me 17 tetor, dhe Kishën
Ortodokse, e cila e kremton ditën e tij me 20 dhjetor. Injaci e bazoi jetën e tij në imitimin e Jezusit .Shtatë
prej letrave të tij njihen si dorëshkrime të tija. Sh. Injaci u kap nga autoritet romake, asokohe nën
sundimin e perandorit Trajan, dhe dhe u dërgua në Romë, ku ai edhe vdiq si dëshmor i fesë së krishterë
në arenë, i shqyer për së gjalli nga luanët.

Veprat - Në rrugën e tij për në Romë, ku duhej t’u hidhej luanëve, ai shkroi shtatë letra. Injaci ishte
udhëheqësi i kishës në Antioki. Qëllimi i letrës së tij ishte mposhtja e përçarjes dhe herezisë. Atij i vishet
shpikja e peshkopatës monarkike (një ipeshkëv e jo një këshill drejtues qeveris gjithë bashkësinë). Njerëz
të tillë zgjidheshin nga bashkësia. Ata tërë jetën e tyre e kalonin në një vend. Për punën e tyre që lidhej
kryesisht me kujdesin për bashkësinë e vogël, e cila mblidhej të dieleve, nuk paguheshin. Atje ai njeri
kryesonte çdo të diel shërbesën fetare. Arsyet për shkak të të cilave Injati ishte për një rregullim të tillë,
ishin të natyrës praktike: 1) Që të shmangej lufta për vendin udhëheqës (siз ishte rasti në Korint, ku
kisha pushoi nga puna mbarë këshillin drejtues. 2) Që të shmangeshin klikat e vogla që shkëputeshin nga
bashkësia. U përpoq që darka e Zotit të jetë (nën udhëheqjen e ipeshkvit) në qendër të shërbesës fetare,
dhe që të përdorej si dëshmi kundër doketizmit (ajo ishte trupi dhe gjaku i vërtetë i Krishtit)
Punoj : Angjela Precaj

You might also like