You are on page 1of 4

ROLAND BARTHES – DHOMA E DRITSHME – Shënim mbi fotografinë

Roland Barthes (1915-1980)

1.Veçantia e fotos
-E vendosa se pëlqeja fotografinë kundrejt kinemasë megjithëse nuk mund ta ndaja prej saj.
-Dëshiroja të dija se çfarë ishte fotografia në vetvete, nga cili tipar thelbësor dallohej.
-Nuk isha i sigurt nëse kishte një dhunti të sajën.

2.Fotoja e paklasifikueshme
-Që të klasifikojmë duhet të formojmë një corpus *të gjitha shkrimet dhe punimet e një lloji të veçantë ose mbi një
subjekt të veçantë/ vepra e plotë e një autori.
-Ndarjet e fotografisë janë ose o empirike (Profesionistë/Amatorë) o retorike (Peizazhe/Portrete/Objekte) o estetike
(Realizëm/Piktorializëm), por këto klasifikime mund të zbatohen edhe për forma të tjera, të hershme të paraqitjes.
(nuk përdoren vetëm për fotografinë, pra nuk janë thelbi dhe e reja e saj)
-FOTOGRAFIA PËRSËRIT MEKANIKISHT ATË QË NUK MUND TË PËRSËRITET KURRË
EKZISTENCIALISHT.
-kthen korpusin që më nevijitet kah trupi që shoh.
-është e veçanta absolute
-Rastisja supreme - *rastisja-contingence-aksidentalitet, mundshmëri,mundësi për të qënë ose mos qënë.
-një fotografi nuk mund të shndërrohet (thuhet) filozofikisht.
-e ngarkuar prej rastisjes
-dëfton me gisht njëfarë ballë për ballë e nuk mund të dalë prej kësaj gjuhe të kulluar dëftore *dëftore/që tregon ose
shenjon drejtpërdrejt
-në foto një llullë është gjtihmonë një llullë, pafundshmërisht. – Fotografia mbart referentin e vet përherë me vete.
-FOTOGRAFIA ËSHTË E PAKLASIFIKUESHME NGAQË NUK KA NDONJË ARSYE TË SHENJOJMË
KËTË APO ATË PREJ DUKURIVE TË SAJ. –fotot janë shenja që nuk zënë mirë (që të ketë një shenjë duhet të
ketë një shenjim)
-bashkimi i referentit e bën të vështirë përqëndrimin te fotografia.

3.Emocioni si pikënisje
-vendosa të nisja kërkimin tim vetëm në pak foto, ato për të cilat isha i sigurt se ekzistonin për mua.
-Përse nuk mund të ketë një shkencë të re për çdo shkencë të re për çdo objekt? Një mathesis singularis * mathesis
sigularis/një shkecë ose art i unikes i të papërsëritshmes. Një i mësuar i përveçëm, e jo universalis?
-duke u nisur prej disa shtysave vetjake, do të rrekesha të formuloja tiparin themeltar, të përbotshëm pa të
cilin nuk do të kishte fotografi.

4.Operator, Spectrum dhe Spektator


-një fotografi mund të jetë objekt i tre praktikave: të bësh, të pësosh, të shohësh.
-Operatori është fotografi
-Spektatori jemi ne që shohim koleksione fotosh
-Spektrumi është personi ose gjëja e fotografuar (shënjestra, referenti, ) *spektrumi- kuptimi i fantazmës, por që ka
lidhje me fjalën spektakël. – ngaqë kjo fjalë ruan një marrëdhënie me spektaklin duke i shtuar atë jë disi të tmerrshme
që gjendet në çdo fotografi: kthimin e të vdekurit.
-fotografia qëndron në kryqëzimin e dy proceseve krejt të ndryshme; njëri i rendit kimik – veprimi i dritës mbi
disa substancal tjetri i rendit fizik – formimi i imazhit nëpërmjet një mekanizmi optik.
5.Ai që fotografohet
-me ta ndjerë veten të këqyrur prej lenteve, çdo gjë ndryshon: vihem në qënfirmin e “pozës”, në çast sajoj një trup
tjetër për veten, shndërrohem paraprakisht në imazh.
-disa komunarë e paguan me jetë pëlqesën e tyre për të pozuar mbi barrikadat: pasi u mundën, ata u njohën prej
policëve të Thier-it dhe pothuaj të gjithë u pushkatuan.
-një imazh –imazhi im- po lind: a do të jem pjella e një individi antipatik apo e një “njeriu të mirë”? (ankthi i një
prejardhjeej të pasigurtë)
-ajo çka dua të kapet është një thurimë e hollë morale e jo një mimikë, e meqë fotografia me përjashtim të rastit të
portretistëve të mëdhenj, nuk është fortë e hollë, nuk di se si të veproj nga brenda mbi lëkurën time.
-ajo çka dua është që imazhi im, të përkojë gjithmonë me “unin” tim.
-jam “unë” që nuk përkoj kurrë me imazhin tim.
-imazhi është i rëndë, i palëvizzhëm, / “unë” jam i lehtë, i ndarë, i përhumbur
-fotografia është ardhja në fuqi e vetvetes tjetër: një veçim finok i vetëdijes së identitetit.
-fotografia e portretit është një fushë e mbyllur forcash: (përballë objektivit unë jam): ai ë besoj se jam, ai që të
dëshiroj të besojnë se jam, ai që fotografi beson se jam dhe ai të cilin fotografi e përdor për të shfaqur artin e
tij.
-çdo herë që jam i fotografuar vuaj nga një ndjesi pavërtetësie
-fotografia përfaqëson atë moment kur nuk jam as subjekt, as objekt por një subjekt që ndjen se po bëhet një objekt:
atëherë përjetoj një mikro-përvojë të vdekjes: vërtetë po bëhem një hije.
-gjesti i fotografit po më balsamon
-duket sikur fotografi, i llahtarisur duhet të rropatet pa masë që fotografia të mos jetë vdekje.
-unë-tashmë një objekt, prej kësaj ëndërre kam për tu zgjuar edhe më rëndë- nuk di seç bënë shoqëria me foografinë
time, cfarë lexon aty,
-VDEKJA ËSHTË EIDOSI I KËSAJ FOTOJE – *eidos- formë, esencë

6.Spektatori: Çregullimi i shijeve


-ditët e sotme shoh foto ngado; vijnë prej botës te unë pa kërkesën time.
-Nuk janë gjë tjetër veçse imazhe, - të vijë si të vijë.
-Ndonjëherë e urrej fotografinë. Ç’më duhen trugngjet e moçme të pemëve të Eugene Atget, nudot e Pierre Boucher,
mbiekspozimet e Germaine Krull.
-Kurrë nuk ksha pëlqyer fotot e të njëjtit fotograf.
-prej Stieglitz, e vetmja që më mahniste ishte “Stacioni i fundit i mjeteve me kuaj” 1893

7.Fotografia si aventurë
-vendosa të merrja si udhërrëfyes për analizën time tërheqjen që provoja për disa foto.
-tërheqja-krejt e kundërta e shushatjes, një trazim i brendshëm, një festë, një mund, trysnia e së pathënës që
dëshiron të thuhet. – çfarë ka në të që bën tilt në mua - * tilt – ndërprerje e papritur e lojës që ndodh në bilardot
elektronike; të pësosh një defakt, të mos kuptosh gjë
-AVENTURA- fjala e duhur për të emëruar tërheqjen që disa foto ushtrojnë mbi mua *adventura/ajo çka duhet
të vijë, të ndodhë
-kjo foto më ngjit kjo tjetra jo
-parimi i aventurës më lejon ta bëj fotografinë të ekzistojë. / Pa aventurë nuk ka fotografi.
-peronazhet që figurojnë në fotografi lundrojnë ndërmjet kufirit të perceptimit, të shenjës dhe të imazhit pa iu afruar
kurrë njërit prej tyre.
-në këtë shkretëtirë të zymtë, befas më vjen një foto e caktuar, ajo më gjallëron mua e unë atë.
-gjallërim- fjala që emërton tërheqjen që e bën atë të ekzistojë
-fotoja nuk është e gjallëruar, por ajo më gjallëron: kjo është ç’ka bën cilado aventurë.

8.Një fenomenologji e shpenguar


-fenomenologjia e fotografisë huazon pak prej projektit dhe pak prej gjuhës së saj.
-esencat e fotografisë: lëndore (e gjindshme për studim fizik, kimik, optik), rajonale (që i përkasin estetikës, historisë,
sociologjisë), ESENCA E FOTOGRAFISË NË PËRGJITHËSI- devijoja. Në vend që të ndiqja shtegun e logjikës,
ndalesha duke mbajtur dëshirën ose brengën time.
-Si Spektator isha i interesuar për fotografinë vetëm për ndjenjë; -e thelloja jo si një çështje, por si një plagë.
9. Dualizëm
Koen Wessing: Ushtria patrullon nëpër rrugë 1979
-banaliteti fotografik i një revolte në Nikaragua: një rrugë e rrënuar, dy
ushtarë helmeta në patrullim; në plan të dytë dy murgesha në kalim.
-A më pëlqente kjo foto?Më interesonte? Më intrigonte?Aspak
Ajo thjesht ekzistonte (për mua)
-AVENTURA E SAJ I DETYROHEJ BASHKËPRANISË SË DY
ELEMENTEVE TË SHKËPUTUR, HETEROGJENË PËR SA NUK I
PËRKASIN TË NJËJTËS BOTË:
ushtarët dhe murgeshat.
-DUALIZËM
-Aty në kalldrëm të shtruar një kufomë fëmije nën çarçaf të bardhë; prindërit e miqtë i
rrinë rrotull të pikëlluar: këmba e zhveshur e kufomës, çarçafi i mbajtur prej nënës që
qan, atje larg një grua që mban një shami tek hundët.
-fotot shprehnin dinjitetin dhe tmerrin e revoltës, por nuk sillnin asnjë shenjë të
veçantë: HOMOGJENITETI I TYRE MBETEJ KULTUROR.
-Ishin skena alla Greuze (Jean-Baptiste Greuze piktor portreti, pikturave historike,
zhanri) – po të mos kishin pasur ATHËSINË E SUBJEKTIT.

Koen Wessing: Nikaragua, Prindërit


zbulojnë kufomën e fëmijës së tyre, 1979

10.Studium dhe Punctum


STUDIUM- është një hapësirë, ka shtrirjen e një fushe; e perceptoj në shërbim të diturisë time, kulturës time. Të shpie
drejt një informimi klasik. -aplikimi ndaj diçkaje, shije, interesim pa mprehtësi të veçantë.
PUNCTUM – Ky element niset prej skenës e më përshkon si një shigjetë / plagë, sëmbim,
-PUNCTUMI I NJË FOTOJE ËSHTË KY SHANS QË NË VETVETE MË SËMBON (POR EDHE MË LËNDON,
MË SHTRËNGON).

11. Studium-i
-shumë foto janë të pajeta, nuk ka punctum në to.
-më kënaqin ose më bezdisin pa më lënduar.
-Mbartin vetëm studium-in.
-STUDIUMI ËSHTË FUSHA SHUMË E GJERË E DËSHIRËS MOSPËRFILLËSE, E INTERESIT TË
NDRYSHËM, E SHIJES TË PAQËNDRUESHME
-më pëlqen/nuk më pëlqen
-i përket rendit to like jo to love.
-vë në lëvizje një gjysmëdëshirë, një gjysmëdashje
-interes i turbullt, i papërgjegjshëm që shfaqim për njerëzit, argëtimet, librat, veshjet që na duken “në rregull”.
-të njohësh studiumin është të përkosh me synimet e fotografit, të hysh në harmoni me to, t’i miratosh ose jo,
por gjithmonë t’i kuptosh
-një lloj edukimi që më lejon të zbuloj Operatorin, të përetoj synimet që krijojnë praktikat e tij, por t’i përjetoj së
prapthi, sipas dëshrës sime si spektator.

12.Të informosh
-Fotografia jep ato “detaje” që përbëjnë vetë lëndën e dijes etnologjike.
William Klein, 1 Maj 1959 – ai vërteton se si vishen rusët (kasketa, shamia,
prerja e flokëve)
-fotografia mund të ma thotë shumë më mirë këtë se portretet e pikturuar.
-Fotografia ka me historinë të njëjtën marrëdhënie që ka biografema
me biografinë. *biographemes-pjesë përbërëse e detyrueshme për
biografitë:data, vendi i lindjes, formimi etj
13.Të pikturosh
-njeriu i parë që pa për herë të parë një fotografi do të ketë menduar se ishte një pikturë
-camera obscura e piktorëve një prej shkaqeve të fotografisë; thelbësorja: zbulimi kimik
-fotografia nuk takohet me artin nëpërmjet pikturës, por nëpërmjet teatrit. /përmes një ndërmjetëse të veçantë:
vdekjes. Aktorët e parë e ndanin veten prej bashkësisë duke luajtur rolin e të vdekurit.
-Fotoja- kaq e gjallë sa orvatemi ta imagjinojmë (kjo furi për ta bërë të gjallë është mohimi mitik i ankthit të vdekjes)
-Fotografia është si një teatër primitiv, në farë TABLOJE GJALLËRUESE * Tableau Vivant
-figurimi i fytyrës së palëvizshme dhe të grimuar nën të cilën ne shohim të vdekurit.

14.Të befasosh
-gjesti esencial i fotografit është të kapë në befasi diçka a dikënd
-Surprizat që e pasojnë:
1. Surpriza e gjësë së gjallë (rrallësia e referentit)
2. numen-i* hyjni udhëzuese, - pika e takimit me pikturën - të ngujojë një sknë të shpejtë në çastin
vendimtar. -Apesteguy fotografon një grua që hidhet nga dritarja gjëtë rënies së zjarrit /
3.Surpriza e bëmës -Harold D.Edgerton ka fotografuar rënien e një pike qumështi në të miliontën e sekondit.
4.Shtrembërimet e teknikës: mbiekspozime, anamorfoza, shfrytëzim i paramenduar i disa difekteve
(mjegullime, perspektiva mashtruese);
5.Gjetja – Një fotograf ka pasur dhuntinë, domethenë fatin të befasojë
-TË GJITHA KËTO SURPRIZA I BINDEN PARIMIT TË SFIDËS
-fotografi duhet të sfidojë ligjet e probabilitetit madje dhe të mundësisë; në kahun e kundërt duhet të sfidojë
ato të interesantes: fotoja bëhet befasuese kur nuk e dimë përse është bërë.
-Në kohët e para, Fotografia në mënyrë që të befasonte, fotografonte të shquarën, por shpejt, ajo dekretoi të
shquar çfarëdo që fotografonte.
-ÇFARËDOGJËJA BËHET ATËHERË KULMI I SOFISTIKUAR I VLERËS.

15.Të japësh domethënie

You might also like