You are on page 1of 3

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Të dhëna bazike të lëndës


Njësia akademike: Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë
Titulli i lëndës: Korrozioni dhe mbrojtja nga korrozioni
Niveli: Studime paradiplomike Bachelor
Statusi lëndës: Zgjedhore
Viti i studimeve: III
Numri i orëve në javë: 2+2
Vlera në kredi – ECTS: 5
Koha / lokacioni: E mërkure, 13.00-14.30, S-105
Mësimëdhënësi i lëndës: Dr.sc. Ali Sadiku
Detajet kontaktuese: Tel: 028 530446; e-mail: ali.sadiku@uni-pr.edu

Përshkrimi i lëndës Konceptet themelore të lëndës jepen në këta kapituj:


Aspektet termodinamike të korrozionit kimik dhe
elektrokimik i metaleve; kinetika e reaksioneve kimike
dhe elektrokimike të cilat shkaktojnë procesin e
korrozionit dhe faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e
korrozionit; format të korrozionit lokal të metaleve dhe
aliazheve dhe kushtet në të cilat shkaktohet; pasivizimi i
metaleve. Metodat e mbrojtjes nga korrozioni, zgjedhja e
materialit, përpunimi i mjedisit, izolimi i metalit dhe
mbrojtja elektrokimike.
Mësimi praktik: Korrozioni i metaleve me lirim të
hidrogjenit; korrozioni në kontakt (galvanik) i metaleve;
korrozioni interkristalor; mbrojtja elektrokimike.
Qëllimet e lëndës: Studentët të njihen me faktorët që shkaktojnë
korrozioni, format dhe llojet e proceseve të korrozionit .
Mënyrat ose metodat e mbrojtjes së materialeve nga
korrozioni. Studentët të jenë në gjendje që në mënyrë të
pavarur të vlerësojnë rrezikun , faktorët dhe zgjedhjen e
metodave adekuate mbrojtëse nga korrozioni.
Rezultatet e pritura të nxënies: Studentët do të mësojnë:
1. Njohurit bazike për termodinamikën e korrozionit të
metaleve dhe kinetikën dhe mekanizmin e
reaksioneve (kimike dhe elektrokimike) të
korrozionit.
2. Njohjen dhe klasifikimin e formave të ndryshme të
korrozionit të metaleve.
3. Të kuptojë format e proceseve të korrozionit që
lajmërohen në praktikë dhe të bëjë zgjedhjen
adekuate të materialeve për konstruksion.
4. Njohin dhe aplikoj mbrojtjen adekuate të korrozionit
varësisht nga kushtet dhe lloji i korrozionit.

1
Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё
nxёnit tё studentit)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej
Ligjërata 2 15 30
Ushtrime teorike/laboratorike 2 15 30
Punë praktike
Kontaktet me 2
mësimdhënësin/konsultimet
Ushtrime në teren
Kollokfiume,seminare
Detyra të shtëpisë 2 6 12
Koha e studimit vetanak të studentit 1 15 15
(në bibliotekë ose në shtëpi)
Përgaditja përfundimtare për provim 30
Koha e kaluar në vlerësim 1 6 6
(teste,kuiz,provim final)
Projektet,prezentimet ,etj

Totali 125

Metodologjia e mësimëdhënies: Ligjërata të kombinuara me paraqitje vizuale të rasteve


konkrete të korrozionit. Bashkëbisedimi me studentët
për problemet e korrozionit, ushtrimet laboratorike.

Metodat e vlerësimit: Prania në ligjërata dhe ushtrime 6%.


Testet gjatë mësimit : 15 x2 =30%.
Detyrat: 6x4 =24%
Provimi përfundimtar: 40%.
Literatura
Literatura bazë: 1. Z.Gaçe, M.Prifti: Shkenca e korrozionit, Tiranë,2003
2. Z. Gaçe: Mbrojtja nga korrozioni, Tirane, 2003.
3 .M.Shala-Mehmeti, M. Paul, H. Mehmeti:
Korrozioni dhe mbrojtja e materialeve nga korrozioni,
Prishtine, 2006.
Literatura shtesë: 1. E.Stupnišek-Lisac: Korozija i zaštita konstrukcijskih
materijala, Zagreb, 2005.
2. V.S. Sastri, Corrosion Inhibitors: Principles and
Applications, J. Willey & Sons, Inc.,New York, 1998.
Plani i dizejnuar i mësimit:

Java Ligjerata që do të zhvillohet


Java e parë: Përkufizimi dhe kostoja ekonomike e korrozionit. Klasifikimi i
dukurive të korrozionit.
Java e dytë: Korrozioni kimik, kushtet termodinamike. Mekanizmi dhe kinetika
e korrozionit kimik. Qëndrueshmëria ndaj korrozionit kimik.
Java e tretë: Dukuria e korrozionit elektrokimik. Kushtet termodinamike.

2
Mekanizmi dhe kinetika e proceseve të korrozionit elektrokimik.
Java e katërt: Llojet e korrozionit elektrokimik të metaleve.
Java e pestë: Korrozioni i materialeve inorganike dhe organike.
Java e gjashtë: Korrozioni në atmosferë.
Java e shtatë: Korrozioni në tokë.
Java e tetë: Korrozioni në ujë.
Java e nëntë: Biokorrozioni. Korrozioni për shkak të rrymave bredhëse.
Java e dhjetë: Mbrojtja nga korrozioni. Zgjedhja e materialeve, masat
teknologjike dhe konstruktive.
Java e njëmbedhjetë: Mbrojtja me përpunimin e mjedisit korroziv, inhibitorët e
korrozionit.
Java e dymbëdhjetë: Metodat e mbrojtjes elektrokimike.
Java e trembëdhjetë: Mbrojtja me izolim nga mjedisi. Bojërat dhe llaqet.
Java e katërmbëdhjetë: Veshjet metalike.
Java e pesëmbëdhjetë: Rëndësia e mirëmbajtjes dhe inspektimit.

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:


Prania dhe angazhimi gjatë ligjërate dhe ushtrimeve laboratorike. Respektimi i orarit të mësimit,
mos përdorimi I telefonave mobil etj.

You might also like