You are on page 1of 2

Filozofia bashkëkohore

 Artur Shopenhaueri

Është perfaqesuesi më I njohur I rrymes filozofike bashkekohore, që quhet voluntarizëm.

Shopenhaueri I nënçmoi të gjithë filozofët gjermanë, e veçanërisht Hegelin dhe duke reaguar

ndaj sistemit filozofik të Hegelit Shopenhaueri e merr si pikënisje idealizmin transcendental të

Kantit, të cilin e konsideron mendimtar të madh.

Shopenhaueri kishte provuar se botën që e përjetojnë me anë të ndijimeve është ndërtuar prej

shfaqjes ose përfytyrimit.

Duke u bazuar tek titulli I veprës se tij “Bota si vullnet dhe përfytyrim” dhe pikërisht kjo filozofi

e vullnetit nënkupton që bota empirike ekziston vetëm si përfytyrim.

Sipas Shopenhauerit të kërkosh sendin në vetvete para përfytyrimit është I pakuptimt.

Sipas Shopenhauerit për të qenë diçka objekt (send ne vetvete) duhet të jetë I përfytyruar nga

subjekti, prandaj mund të themi se vullneti është parësor ndaj objektit.

Vullneti sipas Shopenhauerit nuk është vetëm parim metafizik dhe ontologjik, por është edhe

përcaktues I njohjes së botës.

 Etika pesimiste e Shopenhauerit

Në qoftë se thelbi I jetës dhe botës është vullneti atëherë edhe vlera e tyre sipas Shopenhauerit

është negative. Bota jonë është më e keqja nga të gjitha botrat e mundshme dhe sikur të ishte

për një fije më e keqe nuk do të mund të ekzistonte.

Plotësimi I dëshirave respektivisht nevojave sipas Shopenhauerit njeriut I sjell mërzi edhe mos

plotësimi I sjell dëshpërim edhe njëra edhe tjetra e bëjnë njeriun të pafat, respektivisht

pessimist, prandaj të synuarit zgjat shumë, plotësimi është I shkurt, deshira e plotësuar ia

lëshon vendin të pa plotësuarës, e para paraqet të njohurën, e dyta është një mashtrim, pra e

pa njohur. Kënaqësia dhe gjendjet emocionale positive janë të rralla sa nuk I takojnë realitetit

psikologjik, prandaj realitetit psikologjik I takon vetëm dhimbja, dëshpërimi dhe brenga.

Tri të mirat më të larta të jetës, shëndetin, rininë dhe lirinë nuk I çmojmë kur I kemi por vetëm

kur I humbim .
I mbyllur në vetëvete I shkëputur nga lidhjet sociale krijuan pesimizmin e tij si bindje, I ndarë

nga bota në grindje me nënën e vet (edhe pse me fajin e saj), I dashuruar në pikëpamjet e veta

dhe në filozofin e tij me testament pasurin e vet ua la ushtarëve prusian që shtypnin

revolucionin demokratik në gjermani.

Pikëpamjet etike të Shopenhauerit përfshin tre veçori të veprimtarisë së njeriut: 1. Egoizmi

(dashja e së mirës vetjake), 2. Dashakeqësia(dashja e së keqes së huaj), 3. Dhimbsuria (dashja e

së mirës së huaj) .

Nga këto veprime lumturia e njeriu tjetër mund të bëhet qëllim I veprimeve tona, pra veçoria e

tretë është kriter I veprimeve etike sipas Shopenhauerit. Ky fenomen I identifikimit me tjetrin

në aktin e dhimbsurisë është etik.

Dhimbsuria, ngushëllimi për vuajtjet e njeriut tjetër është bazë e moralitetit njerëzor, pra

dhimbusria është thelbi I moralit, në dhimbsuri kapercejnë bazen e egoizmit .

You might also like