You are on page 1of 2

Pikëpamjet mbi format themelore të mendimit logjik Sueda Latifi Xl/5

1.Tregoni thelbin e mendimit logjik?

Çdo dukuri, process, lidhje, marrëdhënie etj, natyrore shoqërore e shpirtërore, pa marrë parasysh se
mbi të cilën nga pikëpamjet filozofike mbështetet, mendimi logjik dhe logjika detyrohen ta shpjegojnë se
ç’është njohja dhe kur e për çfarë arsye ajo është e vërtetë. Pra qëllimi kryesor i mendimit logjik dhe i
logjikës është njohja e vërtetë e një mendësie.

2. Shpjegoni pikëpamjet formale dhe jofromale mbi përkufizimin e logjikës.

Logjika që ngulmon në format e kulluara të mendimit dhe në rregullsinë formale të të menduarit quhet
logjikë formale, dhe studion ‘format e kulluara’ të mendimit, përmes një rregulli formal që lidhet me
format ‘e zbrazëta’ të të menduarit. Sipas përcaktimeve të logjikës joformale detyra e parë e saj është
studimi i formës së mendimit të drejtë, i përmbajtjes konkrete dhe i vërtetësisë së të menduarit.

3.Argumentoni logjikën formale e joformale.

Logjika formale – në të ekzisotojnë format e kulluara të zbrazëta të mendimit logjik.

Logjika joformale – ku ekziston rregullsia formale e mendimit logjik.

Njohja logjike. Logjika simbolike


1.Përshkruani raportin e logjikëës me realitetin.

Si mendimi logjik ashtu edhe logjika, janë të drejtuara kah njohja teorike dhe zotërimi praktik i tërë
realitetit . Realiteti natyror, shoqëror apo shpirtëror është objekt i mendimit logjik dhe i logjikës.

2. Analizoni format themelore të mendimit logjik.

Format themelore të mendimit logjik janë;

-Mendimi logjik metafizik- Ka fillesat te parimet e arsyetimit të Aristotelit dhe duke u bazuar në këto
parime ka pranuar pavarësinë e dukurive të realitetit.

-Mendimi logjik dialektik- e trajton realitetin në shumëllojhmërinë e tij, në lidhje dhe kundërti, në lëvizje,
ndryshim dhe zhvillim të pandërprerë.

-Mendimi logjik bashkëkohor- synon njohjën logjike të një realiteti thelbësor. Ky synon drejt kërkimit të
së vërtetës, që në rrethana të caktuara perputhet me realitetin.
3.Interpretoni logjikën simbolike dhe elementet e saj.

Logjika që mbështetet në gjuhën artificiale të simboleve, që në vend të fjalëve përdor simbole, formula
grafike, quhet “logjika simbolike”. Ajo ka përdorim më të gjerë në shkencat natyrore dhe ato quhen
“shkenca ekzakte”. Shpjegimi synon të japë përgjigje për çështje të shtuara nga mendimi logjik.
Shpjegimi përbehet nga dy pjesë ose elemente metodike:

Eksplikandi (objekt, çështje apo dukuri që duhet të shpjegohet e sqarohet)

Ekspliknasi (përshkrimi, mendimi, prova, që shpjegon atë që është e njohur)

Këto elemente zakonish funksionojnë së bashku, dke synuar drejt asaj që quhet “argumenti i shpjegmit
më të mirë”

Sueda Latifi Xl/5

You might also like